Wednesday 26 November 2008

Emërtimi Drenas dëshirë e vullnet, jo komunikim zyrtar



Statuti komunal i miratuar në KK, para më shumë se dy muajsh, emërtimet i ka paraparë sikurse kanë qenë

Bekim Dobra

Koha Ditore Drenas, 14 nentor - Të gjithë qytetarët e Drenasit për 9 vite pas lufte gojarisht prezentohen së janë nga Komuna e Drenasit dhe ndihen krenarë më këtë emërtim të propozuar nga historiani Muhamet Pirraku. Një vullnet i tillë ka ekzistuar edhe në instancat e njëpasnjëshme lokale të Komunës. Dhe kështu në hymje të ndërtesës emërtimi tregon vetëm vullnetin, por jo dhe komunikimin zyrtar. A.K nga fshati Shkabë (ish- Gllanasella) që kishte një çertifikatë të lindjes, i pyetur se nga vinte përgjigjja ishte nga fshati Shkabë, komuna e Drenasit. Por faktikisht deklaratë ishte vetëm dëshirë. Ai në dokument përshkrimin e vendbanimit e kishte Gllanasell dhe Komuna Gllogoc, ndryshimi i vetëm nga Gllogovc siç ka qenë ishte pa shkronjën V në Gllogoc. Zyrtarët komunalë shërbimin që kryejn ndaj qytetarëve më çdo dokument zyrtarë të komunikimit e zbatojnë në bazë të gazetave zyrtare dhe ligjeve të miratuara për vendbanimet në Qeverinë e Kosoves. Statuti komunal i miratuar në KK para më shumë se dy muajsh emërtimet i ka paraparë sikurse kanë qënë më parë dhe në harmoni më ligjet nga Qeveria. Në statut nuk është parapar mundësia e ndryshimit të tyre, zyrtarët komunal kanë thënë se emërtimet janë të mbeshtetura mbi ligjet e pushtetit administrativë të Kosovës dhe një ndryshim i till ata nuk mundë të bëjën. As komuna nuk e do Gllogocin, por punon më Gllogocin. Drenasi është komuna e vetme që numëron në gishta banorët që i përkasin etnive joshqiptare dhe sipas Ligjit mbi emërtimet të vendbanimeve që është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komunës duhët t’i kthehet emri më origjinë sllave, më të cilin identifikohëj deri në vitin 1999. Zyrtarët komunal kanë thënë se janë të shtrënguar nga popullata që të mos pranohën emërtimet e vjetra, sidomos ato që janë të ndërtuara mbi bazën e fjales sllave. Kryetari i Drenasit (Gllogocit), Nexhat Demaku, ka thënë se asnjëhër nuk ka vendos KK i Drenasit për ndryshim të emertimeve. Ai thotë se burimi i këtij emri dhe shumë fshatrave tjera ka ardhë nga qytetaret. Ka shpresuar se vullneti dhe dëshira e banorëve për emërtimin e vendbanimeve të hasë në mirëkuptim të autoritetet qendrore, në mënyrë që të legjitimojnë emrin Drenas. Ai pranon se deri tashti anjëherë Komuna nuk ka protokoluar ndonjë kërkesë për t’u emërtuar ky emër. Por ka thënë se një gjë e tillë edhe do të ndodhë. Ish-zedhënesi i KK-së dhe tani, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se "Ligji nuk na lejon të bëjmë ndryshime emërtimesh, por ne do të bëjmë presion tek autoriteti qendrorë që të bëjë ndryshime emërtimesh", ka thënë Ragip Gjoshi. Ai ka shtuar se këtu ekziston vullneti dhe deshira e të gjithë qytetarëve për të bërë ndryshime rreth emërtimeve. Në qeverinë e përkohshme lokale dhe atë qendrore pas luftës një komision kishtë bërë perpjekjet për çrrënjosjen e emertimeve sllave dhe rikthimin e toponomisë shqipe, që pati zyrtarizuar emërtimin e qytetit dhe të 42 vendbanimeve (fshatrave). Gjoshi tregon se emertimi i qytetit jo vetëm që është pranuar nga qytetarët, por tashmë në këto anë askush nuk e përmend emertimin Gllogoc. Por thotë për ironi të fatit që administrata e UNMIK-ut nuk lejoj përligjen e ketyre emërtimeve. Historiani dhe propozuesi i emrit Drenas, Muhamet Pirraku, ka thënë se Gllogoci është i ndërtuar mbi bazën e fjalës sllave që do të thot "murriz". Ideatori i cili kishte propozuar dhe kishte marrë pjes në komisionin për ndryshimin e emërvendeve në Qeverinë e Përkohshme për emrin Drenas dhe emërvendeve tjera, historiani Pirraku është zhgënjyër më deputetët që kanë miratuar një ligj të tillë. Sipas Pirrakut, emri Gllogoc nuk rrjedh nga ndonjë emër autokton shqiptarë, por është i ndërtuar mbi bazën e fjalës serbe. Pirraku ka shtuar se institucionet qendrore dhe ato lokale e kanë pranuar një ligj të imponuar, që Serbisë ia kthen tapinë administrative të Drenicës (Drenasit), tregon se pushteti aktual qendror e lokal janë instrumente në duar të kalkuluesve politikë evropianë e botërorë. Pirraku ka thënë se asnjë ligj nuk është i përgjithshëm dhe ky ligj i miratuar doemos duhët të rishikohët dhe të përshtatet më të drëjtat natyrore të qytetarëve. "Vetëm një popull i padenjë për jetën kombëtare të dinjitetshme duron tabelat në rrugë, sheshe qytetesh e fshatra me emra të një gjuhe të huaj” ka shtuar Pirraku. Në Qeverinë e Përkohshme emërtimi Drenas, u pranua nga Themeluesi i Komisionit, nga Qeveria e Kosovës, u përvetësua pa asnjë vërejtje, por sot thot Pirraku janë mashturar qytetarët edhe pas 9 viteve lirie. Edhe shoqatat e dala nga lufta janë kundër "kthimit" të emërtimit Gllogoc dhe kundër miratimit të ligjit që ka dal nga Pakoja e Ahtisaarit. Kryetari i OVL-së në Drenas, Enver Hajdari ka thënë se ne si shoqata kemi qenë dhe jemi kundër emertimit të Gllogocit dhe për të gjitha vendbanimeve. Mëgjithatë OVL-ja, SHIL-i dhe SHFD-ja të Drenasit përfaqësuesit e tyre thonë se kanë dhënë kontributin e tyre për këtë emërtim. Enver Hajdrai (OVL), Agim Okrashtica (SHIL) dhe Zeqir Elshani (SHFD) thonë se çdo dokument që leshojnë këto janë më emërtime të reja dhe tregojnë se kanë hasur në mirëkuptim dhe janë pranuar pa ndonjë vështirësi në të gjitha institucionet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare. Edhe zyrtarët komunalë kanë thënë se më disa shkresa zyrtare dergojnë dhe marrin mbi emërtimin Drenas, por jo dhe leshim dokumentesh.

Saturday 15 November 2008

Holanda vazhdon të përkrah projektin për ndërtimin e një shkolle të mesme Bujqësore në Drenas



Si rezultat i një bashkëpunimi disa vjeqar ndërmjet dy shkollave të mesme të Drenasit më shkollën e mesme të Wellantcolege të Dordecht nga Holanda premtohët që të realizohët kërkesa e DKA-së

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 15 nentor - Bashkëpunimi disa vjeçar në mes të dy shkollave të mesme të Drenasit dhe asaj të Wellantcolege të komunës Dordecht nga Holanda është zgjeruar edhe më shumë kur zyrtrarët komunal të Drenasit kanë mësuar nga profesoresha e shkollës Holandeze, Willma Kubbinga se kërkesae pë ndërtimin e shkollës së mesme Bujqësore i është paraqit Ministrisë së Bujqësisë së Holandez. Këtë lajm, profesoresha Willma e ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Drenasit ku është takuar edhe më zyrtarët me të lartë të KK-së. Ky projekt për ndërtimin e kësaj shkolle është paraqit shtetit të Holandës gjatë një vizite që i kishin bërë një grup nxenesish të shkollave të mesme në krye më drejtorin e DKA-së, Arsim Mehmeti në muajin korrik të këtij viti ku kishin qendruar për dy javë atje. Willma Kubbinga, profesoresh e shkollës së mesme bujqësore në Wellantcolege thot se është emocionale se si kemi filluar këtë ngjarje të bashkëpunimit. Ajo tregon se kanë degjuar dhe parë në television holandez se ato familje që kanë mundësi për t’i strehuar fëmiljet kosovar jetim të lajmërohën dhe tregon se vullnetarisht e kishin strehuar për tri javë Valentina dhe Avdi Sejdiut nga Pokleki i Drenasit, që pastaj ishin bërë edhe sebep i këtij bashkëpunimi së bashku më Lutfi Bytyqin nga Tërsteniku. Willma tregon se e kanë strehuar Valentinen dhe Avdin të cilët kishin qendruar në Holandë pas luftes që tash është pjes e këtij bashkëpunimi. Willma është e lumtur se mënyra e bashkëpunimit më nuk është privat, por edhe institucional, ku kreu i komunës Nexhat Demaku ka mirëprit disa here në takime këtë delegacion holandez. Willma thot se kërkesa e DKA-së është marrë dhe paraqitur në Ministrinë e Bujqësis së Holandes dhe kanë një shpres se ky projekt do të kaloi dhe së shpejti edhe të fillohët punimi për ndërtimin e kësaj shkolle të mesme bujqësore. Kryetari Demaku thot se për këtë projekt tashmë është njoftuar edhe Minsitri Hoxhaj i cili e ka mirëpritur realizimin e një kërkese të tillë. Demaku ka falenderuar këtë delegacion për bashkëpunimin. "Përfaqësuesit e shkollës së mesme bujqësore të Holandës kanë zgjedh komunën tonë për t’i ndihmuar dhe i jemi shumë mirënjohës, për dy vite radhazi nxenesit e Drenasit vizitojnë shtetin e Holandës dhe janë shumë të mirëpritur nga ta" ka thënë kryetari Demaku. Ai vlereson këtë lloj bashkëpinimi dhe shpreson që të vazhdoi edhe në të ardhmën, ndërsa për projektin në fjal thot se lokacioni tashmë është edhe i caktuar për ndërtimin e shkollës së mesme Bujqësore dhe vetëm presin realizimin final. Bashkëpunimi i Holandës më KK-në e Drenasi ka filluar që nga viti 2003 kur familja e Willmës kishte qendruar në Kosovë për disa javë. Në vitin 2005 një grup nxenesish nga Holanda prej më shumë se 30 vetave qendrojnë më disa javë ne Drenas dhe punojn në projekte të ndryshme, ndër to edhe në ndërtimin e një sere bujqësore në Terstenik. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshem në vitin 2007, 22 nxenes nga Drenasi vizitojn Holandën. Bashkëpunimi është fuqizuar në fillim të vitit 2008 kur një grup nxenesish holandez vizitojn Drenasin dhe në kuadër të kësaj vizite riparojnë dy dhoma mësimi të SHF "Zenel Hajdini" në Tërstenik dhe një kopsht të fëmijeve më lodra sportive. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Holanda ka ndërtuar edhe dy shtëpi familjeve që nuk kishin strehim, një në lagjën e Ferronikelit dhe një në Komoran. Tani pritet që të miratohët kërkesa e Drenasit për ndërtimin e shkollës Bujqësore dhe ngritja e disa serave bujqësore. Mbreteria e Holandës është zotuar se ky bashkëpunim do të fuqizohët edhe më mundesimin e qendrimit dy vjeçar të profesoreve dhe nxenesve per të specializuar në universitete dhe shkolla të Holandës.