Friday 31 October 2008

Pronari fajëson KK-në për përzierje në kompetenca të huaja


Gurëthyesi në Baicë "Doni Fert" i ndërpritet puna nga inspektorët komunal të Drenasit


Afrim Elshani, pronari i firmës "Doni Fert", ka thënë se më një rregullore të UNMIK-ut, të nxjerr në janarë të 2005, gurthyesit hyjnë nën mbikëqyrje të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 25 tetor - Inspektorët komunal të Drenasit i kanë ndërprerë punën gurthyesit të fshatit Baicë "Doni Fert", më arsyetimin se nuk është paisur me leje pune. Drejtoresha e Inspektorisë, Hyrije Xhemajli- Thaçi ka thënë se pronarit i është ndaluar përkohësisht ushtrimi i veprimtaris së punës deri sa të paiset më leje të punës në drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomisë. "Në kemi kërkuar nga policia të mbikqyrë pronarin se a është duke e respektuar aktvendimin e inspektoriatit për mbyllje të punës" ka thënë ajo. “I kemi dhënë disa herë edhe afat pronarit për t’u paisur më leje të punës, por dy hërë i ka kaluar koha dhe ai nuk ka paraqit kërkes për leje pune, kështu që jemi detyruar t’i ndërpresim ushtrimin e veprimtarisë” ka thënë drejtoresha Thaçi. Edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Skender Hasi ka thënë se gurthyesi “Doni Fert” nga komuna nuk ka leje dhe sipas rregullores komunale, secila veprimatari që është brënda teritorit të kësaj komune është e obliguar të paiset me leje pune, ka thënë Hasi. Mirëpo, krejt të kundërtën e shpreh pronari i firmës “Doni Fert”, Afrim Elshani. Ai ka thënë se më një rregullore të UNMIK-ut të nxjerr nga janari i vitit 2005 rregullon që gurthyesit të hynë nën mbikqyrjen e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Elshani ka thënë se deri në atë vit ju kemi përgjegj instancave lokale, por më miratimin e kësaj rregullore ne i përgjigjemi drejtpërdrejt KPMM-së. Pronari ka treguar edhe licencën nga KPMM-ja dhe një varg pëlqimesh nga institucionet e Kosovës, një pelqim edhe të Komunës së Drenasit. “Jam një ndër firmat e para në Kosovë që kamë trokitur për t’u paisur më të gjitha dokumentet e nevojshme, ndërsa zyrtarët komunal kanë informacione jo të plota rreth kësaj problematike” ka thënë Elshani dhe ka shtuar se nuk është mirë të flitet dhe të ndërmerret diqka që nuk është në autoritetin e tyre. Elshani ka thënë se për të gjitha punët që kryhen në këtë gurthyes janë të njoftuar zyrtarët komunal dhe nga ta thot se kamë marrë edhe pelqimin se mund të zhvilloi veprimtari. “Dokumenti i Komunës që ma kanë leshuar tregon se une nuk i kam anashkaluar organet komunale, ai është një dokument shumë i vlevshëm, sepse janë dal zyrtarët komunalë kanë dhënë mendimin profesional dhe e kanë konstatuar se aty mundë të zhvillohët një veprimatari” ka thënë Elshani.


25 vjet licencë gjurmimi


Sipas licencës së KPMM-së, firma “Doni Fert” ka afat për 25 vite brenda zonës së licenencës së lëshuar të gjurmoi pasuri nen tokësore që është në pronën e pronarit të gurthyesit. Drejtori i Gjeodezisë, Mehdi Kurrumeli ka thënë se pronari të gjithë pronën e ka në emër të vetin. Pronari i firmës “Doni Fert”, Afrim Elshani ka thënë se për të lëshuar një vendim për mbyllje të gurthyesit tani kompetente është KPMM-ja dhe jo komuna. "Këtë fakt e rregullon ligji" ka spikatur Elshani. Duke interpretuar rrergullorën 2005/3 të UNMIK-ut që përcakton të drejtat e fushëveprimatrisë së minierave,Elshani ka theksuar se në bazë të saj përcaktohët edhe tatimi pronësor që kryhën në KPMM. “Deri në vitin 2005 autoritet për të mbledh taksat e frimes ka qënë Komuna, kurse më nxjerrjen e kësaj rregullore taksat i paguhën nivelit qendrorë-KPMM-së"ka thënë Elshani dhe ka shtuar se taksat për eksploatim të burimeve natyrore për vitin 2005/6 dhe 07 janë paguar në vlerën prej 372 mijë e 204 euro nëKPMM, kurse obligimi ndaj tantiemave thot se është zero.


Krasniqi: "Taksat i cakton Komuna"


Drejtori i Financave, Hamdi Krasniqi, ka thënë se më rregulllore Komuna cakton taksën dhe për këtë është e çertifikuar nga niveli qendror. Ai ka thënë se leja e operimit duhët të jëtë e vazhdueshme për çdo vjet. Sipas tij, më parë taksatat për gurorët kanë qenë 7.500 euro për vit, ndërsa komuna prej vitit 2007, më një vendim këtë taks e ka zbrit në 3.500 euro. "E njejta taks ju kthehet bizneseve, pa kurfarë shkurtimi drejpërdrejt në infrastrukturë" ka thënë krasniqi dhe ka shtuar se “Doni Fert” obligimet ndaj komunës i ka të paguara pjesërisht. Një arsye tjetër e komunarëve pë mbyllje të këtij gurëthyesi ka dalë të jëtë ankesat e banorëve të fshatit Baicë, ku punon gurthyesi, të cilët kanë thënë se po bëhën dëme të mëdha, gjë të cilën e ka hedhur posht kategorikisht Elshani. “Jemi duke punuar në pajtim me ligjet e Kosovës. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, firma punon më kapacitet të standardeve më të larta europiane dhe për këtë flasin faktet” ka theksuar Elshani. Kreu i Komunës, Nexhat Demaku, ka thënë se ka marrë peticione të shumta nga banorët e fshatrave përreth gurthyesit për mbylljen e tij.

U jepen 21 krerë lopë familjeve me jetimë



Organizata për kujdesin e Jetimëve “Magbuleja” ne Drenas zgjeron aktivitetin humanitar

Përfitues të kësaj ndihme janë 13 familje nga Drenasi, 3 nga Skenderaj dhe 5 familje nga Prishtina

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 27 tetor - Të hënën organizata për kujdesine jetimëve “Magbuleja” në Drenas u ka shpërndarë 21 krerë lopë familjeve me jetimë të tri komunave ku zhvillon aktivitetin kjo organizat, Drenas, Prishtinë dhe Skedneraj. Në këtë shperndarje të kësaj ndihme ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, struktura komuale dhe përfaqëses të shoqatave joveritare që veprojnë në Drenas. Më këtë rast drejtori i kësaj organizate për Kosovën, Mahmut Abaz ka thënë se kjo ndihmë bëhët për t’i ndihmuar fëmijet jetim që të kënë një lehtësim. Ai ka shtuar se kjo ndihmë është bërë në bashkëpunim më organizatën e shtetit të Katarit dhe organizatën “Magbuleja”. “Sot para jush po prezentojmë projektin Burimi Rrjedhës për Familjet e Bonjakëve, këto lopë që janë frytëdhënese, lopë qumështore dhe së shpejti do të fillojm edhe më projekte të tjera për t’i ndihmuar fëmijet jetim” ka thënë drejtori Abaz. Ai ka njoftuar se projekti ka kushtuar mbi 100 mijë euro dhe ndihma ka ardhë nga shteti i Katarit. Abaz ka thënë se ky prezentim i këtij projekti do të jëtë vetëm fillimi i një projekti të tillë, dhe ka shtuar se në një të afër të afert do të ndihmojn femijet jetim edhe më projekte të tjera. Në këtë solemnitet ka marrë pjes edhe Zevendesministri i Bujqesisë, Syl Sylani që ka falenderuar organizatën Magbuleja dhe shtetin e Katarit për këtë ndihmë. Ai ka thënë se “mungesa e më të dashurve nuk mundë të kompenzohët më asgjë në botë, mirëpo një përkrahje e tillë do të jëtë shumë e mirëseardhur për këto familje më të ndieshme në Kosovë” ka thënë zv.ministri, Sylanaj. Ai ka shtuar se fatkeqësisht edhe pas më shumë se tetë vite pas lufte në Kosovë ka mjaft familje skamnore, sidomos ka vequar rajonin e Drenicës, por ka shtuar se më ndihëm e kësaj dhurate më krer lopë, do të kemi 21 familje që do të dergojn gëzim në shtëpit e tyre. Përfaqësuesi i organizatës nga shteti i Katarit, Muhamet Ader Dar ka thënë se “ndiehem shumë i gëzuar që në këtë ditë më djell do t’i gëzohën shumë fëmijë jetim kësaj ndihme” ka thënë ai dhe ka shtuar se shteti i Katarit është i gëzuar me popullin e Kosovës dhe është i gatshëm për t’i ndihmuar në shumë sfera në të ardhmën. Ai ka kujtuar se organizata e Katarit ndihmon mbi 30 fëmijë jetim në Azi dhe vende të tjera në botë, por thotë se vend të veqant kanë Kosovën. Në emër të familjeve përfituese ka falenderuar Mihrije Kukaj. Kësaj ndihme i është gëzuar Sevdije Krasniqi nga Gllanasella, ajo ka thënë se “ne tash do të kemi një lopë më shumë dhe nga ajo do të marrin qumesht”. Edhe Argjend Gashi ka shpreh një falenderim për organizatën “Magbuleja” që i ka dhuruar këtë lopë . Drejtori i Organizatës “Magbuleja”, Mahmut Abaz ka njoftuar se më ndihmën e shtetit të Katarit kjo organizatë në këto tri komuna arrin t’i ndihmon 850 familje të jetimeve më ndihma mujore në të holla, dhe ka shtuar se shumë shpejt do të paraqesin edhe projekte të ngjashme për fëmijët jetim.

Nis faza a dytë e ndërtimit të sheshit "Skenderbu", bllokohet rruga kryesore

Më ndërtimin e sheshit, Drenasi merr një pamje të re

Për realizimin e këtij projekti, komuna ndan 150 mijë euro, MTPT-ja rregullon trotuaret, ndërsa GTZ-ja në bashkëpunim më komunen ndriqimin

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 29 tetor - Është ndërprer rruga kryesore e qytetit të Drenasit për t’u ndërtuar sheshi tani i emrertuar edhe zyrtarisht “Skenderbe”. Pos punimeve që janë duke u parë më një intenzitet tështuar, këtë gjë e ka pohuar edhe i pari i komunës, Nexhat Demaku. Ai ka thënë se me mjetet e buxhetit komunal ka filluar faza e dytë e punimeve për ndërtimimin e sheshit “Skenderbe” që pritet të përfundon brenda këtij viti. Komuna e Drenasit ka ndarë 150 mijë euro për ndërtimin e kësaj faze se dytë që kjo fazë ka thënë kryetari Demaku do të jëtë edhe përfundimtarja. Ndërtimi i këtij sheshi ishte parapar para më shumë se pese vite, dhe vetëm në pranver të këtij viti kishte filluar faza e parë e ndërtimit që i është dashur më shumë se gjashtë muaj pritje për të filluar edhe faza e dytë dhe preliminarja e këtij projekti. Vonesat për ndërtim të tij, i pari i komunës, Demaku i ka arsyetuar se “janë dashur të mblidhen parat nga mjetet vetanake të komunës për të vazhduar punimet e këtij sheshi” ka thënë Demaku. Faza e parë e këtij projekti kishtë kushtuar mbi 80 mijë euro, mjete të KK-së, dhe për përfundimin e krejt këtij projekti ishin paraparë disa faza, mirëpo zyrtarë komune kanë thënë se tani më fazën e dytë do të përfundon i gjithë projekti. Brenda sheshit janë paraparë të ndërtohën gjelbrime, ulese, trotuare, fonatanë, pemishte, një krua publik dhe gjëra të tjera. Për t’u ndërtuar ky projekt janë rrënuar mbi 50 lolake afariste, dhe për më shumë se pese vite vendi kishte mbetur vetëm në rrenojë. Tani qytetaret e shohin më një sy tjetër këtë ndërtim. Ata shpresojn që të përfundon ky projekt dhe të kënë një vend ku edhe do të mund të qlodhen. Ahmet Berisha, një i moshuar rreth të 80-ve shikonte punimet brenda këtij sheshi dhe thoshte “ishalla përfundon më shpejt ky park se dalim ne sheher e skem ku te rrim, ne keto lokalet ku po rrin rinja na bre migjes nuk po mun hym aty, na kena qef dikund ne natyre me nejt me moshataret tan” thoshte plaku Ahmet. Në kuadër të këtij sheshi janë duke u shtrirë edhe trotuaret si dhe ndriqimi publik. Rregullimi i trotuareve është financim i MTPT-së në bashkëpunim më Komunën e Drenasit që punimet për ndërtimin e tyre janë duke vazhduar në mbi 22 kilometra brenda teritorit të Drenasit. Ndërsa ndriqimi publik është duke u financuar nga GTZ-ja gjermane dhe nga Komuna. Drejtori i Sherbimeve Publike, Ragip Gjoshi ka thënë se janë duke u përmbyll të gjitha mundesit për ndërtimin e një sheshi sa më të mirë të qytetit. “Qyteti po merr një pamje të rë më ndërtimin e sheshit, ku në kuadër të krejt kësaj është duke u ndërtuar edhe elektrifikimi që mundesohët nga GTZ-ja gjermane dhe nga komuna” ka thënë Gjoshi. Ai ka treguar se GTZ-ja ka participuar më një vler prej 40 mijë euro për ndriqim e po më të njejtën vler edhe komuna e Drenasit. Kryetari Demaku ka thënë se pas mbylljes së një pompe të benzines që ka qënë në këtë pjes, ajo do të largohët krejtësisht nga qyteti për t’i krijuar hapësirë ndërtimit të sheshit.