Friday 31 October 2008

Pronari fajëson KK-në për përzierje në kompetenca të huaja


Gurëthyesi në Baicë "Doni Fert" i ndërpritet puna nga inspektorët komunal të Drenasit


Afrim Elshani, pronari i firmës "Doni Fert", ka thënë se më një rregullore të UNMIK-ut, të nxjerr në janarë të 2005, gurthyesit hyjnë nën mbikëqyrje të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 25 tetor - Inspektorët komunal të Drenasit i kanë ndërprerë punën gurthyesit të fshatit Baicë "Doni Fert", më arsyetimin se nuk është paisur me leje pune. Drejtoresha e Inspektorisë, Hyrije Xhemajli- Thaçi ka thënë se pronarit i është ndaluar përkohësisht ushtrimi i veprimtaris së punës deri sa të paiset më leje të punës në drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomisë. "Në kemi kërkuar nga policia të mbikqyrë pronarin se a është duke e respektuar aktvendimin e inspektoriatit për mbyllje të punës" ka thënë ajo. “I kemi dhënë disa herë edhe afat pronarit për t’u paisur më leje të punës, por dy hërë i ka kaluar koha dhe ai nuk ka paraqit kërkes për leje pune, kështu që jemi detyruar t’i ndërpresim ushtrimin e veprimtarisë” ka thënë drejtoresha Thaçi. Edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Skender Hasi ka thënë se gurthyesi “Doni Fert” nga komuna nuk ka leje dhe sipas rregullores komunale, secila veprimatari që është brënda teritorit të kësaj komune është e obliguar të paiset me leje pune, ka thënë Hasi. Mirëpo, krejt të kundërtën e shpreh pronari i firmës “Doni Fert”, Afrim Elshani. Ai ka thënë se më një rregullore të UNMIK-ut të nxjerr nga janari i vitit 2005 rregullon që gurthyesit të hynë nën mbikqyrjen e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Elshani ka thënë se deri në atë vit ju kemi përgjegj instancave lokale, por më miratimin e kësaj rregullore ne i përgjigjemi drejtpërdrejt KPMM-së. Pronari ka treguar edhe licencën nga KPMM-ja dhe një varg pëlqimesh nga institucionet e Kosovës, një pelqim edhe të Komunës së Drenasit. “Jam një ndër firmat e para në Kosovë që kamë trokitur për t’u paisur më të gjitha dokumentet e nevojshme, ndërsa zyrtarët komunal kanë informacione jo të plota rreth kësaj problematike” ka thënë Elshani dhe ka shtuar se nuk është mirë të flitet dhe të ndërmerret diqka që nuk është në autoritetin e tyre. Elshani ka thënë se për të gjitha punët që kryhen në këtë gurthyes janë të njoftuar zyrtarët komunal dhe nga ta thot se kamë marrë edhe pelqimin se mund të zhvilloi veprimtari. “Dokumenti i Komunës që ma kanë leshuar tregon se une nuk i kam anashkaluar organet komunale, ai është një dokument shumë i vlevshëm, sepse janë dal zyrtarët komunalë kanë dhënë mendimin profesional dhe e kanë konstatuar se aty mundë të zhvillohët një veprimatari” ka thënë Elshani.


25 vjet licencë gjurmimi


Sipas licencës së KPMM-së, firma “Doni Fert” ka afat për 25 vite brenda zonës së licenencës së lëshuar të gjurmoi pasuri nen tokësore që është në pronën e pronarit të gurthyesit. Drejtori i Gjeodezisë, Mehdi Kurrumeli ka thënë se pronari të gjithë pronën e ka në emër të vetin. Pronari i firmës “Doni Fert”, Afrim Elshani ka thënë se për të lëshuar një vendim për mbyllje të gurthyesit tani kompetente është KPMM-ja dhe jo komuna. "Këtë fakt e rregullon ligji" ka spikatur Elshani. Duke interpretuar rrergullorën 2005/3 të UNMIK-ut që përcakton të drejtat e fushëveprimatrisë së minierave,Elshani ka theksuar se në bazë të saj përcaktohët edhe tatimi pronësor që kryhën në KPMM. “Deri në vitin 2005 autoritet për të mbledh taksat e frimes ka qënë Komuna, kurse më nxjerrjen e kësaj rregullore taksat i paguhën nivelit qendrorë-KPMM-së"ka thënë Elshani dhe ka shtuar se taksat për eksploatim të burimeve natyrore për vitin 2005/6 dhe 07 janë paguar në vlerën prej 372 mijë e 204 euro nëKPMM, kurse obligimi ndaj tantiemave thot se është zero.


Krasniqi: "Taksat i cakton Komuna"


Drejtori i Financave, Hamdi Krasniqi, ka thënë se më rregulllore Komuna cakton taksën dhe për këtë është e çertifikuar nga niveli qendror. Ai ka thënë se leja e operimit duhët të jëtë e vazhdueshme për çdo vjet. Sipas tij, më parë taksatat për gurorët kanë qenë 7.500 euro për vit, ndërsa komuna prej vitit 2007, më një vendim këtë taks e ka zbrit në 3.500 euro. "E njejta taks ju kthehet bizneseve, pa kurfarë shkurtimi drejpërdrejt në infrastrukturë" ka thënë krasniqi dhe ka shtuar se “Doni Fert” obligimet ndaj komunës i ka të paguara pjesërisht. Një arsye tjetër e komunarëve pë mbyllje të këtij gurëthyesi ka dalë të jëtë ankesat e banorëve të fshatit Baicë, ku punon gurthyesi, të cilët kanë thënë se po bëhën dëme të mëdha, gjë të cilën e ka hedhur posht kategorikisht Elshani. “Jemi duke punuar në pajtim me ligjet e Kosovës. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, firma punon më kapacitet të standardeve më të larta europiane dhe për këtë flasin faktet” ka theksuar Elshani. Kreu i Komunës, Nexhat Demaku, ka thënë se ka marrë peticione të shumta nga banorët e fshatrave përreth gurthyesit për mbylljen e tij.

No comments: