Saturday 18 April 2009

"Ferronikeli" në dilemë: të ulë rrogat, apo të largojë ೨೦೦ punëtorë

Kriza ekonomike globale godet gjigantin “Ferronikeli”

I përballur me rrezikun e mbylljes së ndërmarrjes, menaxhmenti i ka propozuar Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dy mundësi për parandalimin e shuarjes së ndërmarrjes: zbritjen e rrogave për 10 për qind, ose largimin nga puna të 200 punëtorëve për tre muaj me 70 për qind të pagave. Opsionet e ndërmarrjes për zvogëlim të numrit të punëtorëve ose për zbritje në paga Sindikata e Pavarur i ka refuzuar

BEKIM DOBRA

Drenas, 5 prill - Gjiganti kosovar “Ferronikeli”, i privatizuar me “spin off special” dy vite më parë gjendet pasra dy dilemave të mëdha, nëpërmjet të të cilave synon t’i tejkaloi pasojat e krizës globale. I përballur me rrezikun e mbylljes së ndërmarrjes, menaxhmenti i ka propozuar Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dy mundësi për parandalimin e shuarjes së ndërmarrjes: zbritjen e rrogave për 10 për qind, ose largimin nga puna të 200 punëtorëve për tre muaj me 70 për qind të pagave. Këto dy kushte për punëtorët janë bërë të ditura për gazetën nga Arten Bajrushi, një nga përfaqësuesit e lartë të “Ferronikelit”. Ai ka thënë se ndërmarrja është duke punuar tash sa muaj me kapacitet shumë të zvogeluar, ndërsa në prodhim është vetëm njerëa furrë rrotulluese, nga dy sa ka “Ferronikeli”. Ai ka thënë se nga 30 mijë dollar për një tonë nikel sa ka qënë shitja e tregut ndërkombëtar, ka rënë për 10 mijë dhe si pasojë e kësaj, prodhimi në ndërmarrje është përgjysmuar. Sipas tij, kriza financiare që ka goditur shumë vende të botës ka ndikuar edhe në ndërprerjen e kontratave të “Ferronikelit” me disa ndërmarrje të huaja. “Nikeli shitet vetëm në vendet e tjera dhe ate jashtë Ballkanit, ndërsa ato vende i ka kap kriza e madhe financiare, dhe kjo ka goditur edhe ndërmarrjen e “Ferronikelit”, ka thënë Bajrushi. Opsionet e ndërmarrjes për zvogëlim të punëtoreve ose zbritje në paga, Sindikata e Pavarur i ka refuzuar. Kryetari i sindikatës, Fehmi Nika, ka kujtuar se një grevë që ishte mbajtur në qershorë të vitit të kaluar kishte pasur dy kërkesa të vetme: rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në ndërmarrje. Si pasojë propozimet e fundit konsiderohen si të papranueshme. Nika ka thënë se 1021 punëtorë sa ka ndërmarrja punojnë në kushte tejet të vështira dhe të rënda. Nika ka thënë se edhe rroga momentale për punëtorët është tejet e vogël, ndërsa ka mohuar të jetë zvogëluar procesi i prodhimit në ndërmarrje aq sa për të marrë dy varientet e propozuara nga menaxhmenti. Ai thotë se prodhimi mund të jetë zvogëluar deri në 20 për qind, por jo edhe 50 për qind sa pohon menaxhmenti. “Më dy furra rrotulluese kemi prodhuar 600 tonë nikel për muaj, ndërsa tani më një furrë në muajin mars kemi prodhuar 470 tonë”, ka thënë ai duke hedhur posht edhe pohimet se efektet e krizës financiare janë kaq të mëdha sa për të zvogëluar numër punëtorësh apo zbritje të pagave. “Ne i mbrojmë interesat e punëtoreve dhe jemi të interesuar të mbrojmë edhe ndërmarrjen, ngase nga paga që merren këtu mbahen mbi një mijë familje”, ka thënë Nika. Ai ka shfaqur shpresën se menaxhmenti nuk do të marrë asnjë vendim pa pelqimin e punëtorëve të ndërmarrjes. Ndërkaq, sekretari i sindikatës, Sjedi Morina, ka thënë se “Ferronikeli” po e shfrytëzon në maksimum vakumin e padefinuar ligjor mbi punëtorët në Kosovë. “Nese një ndërmarrje në botë e ka shumë mirë gjendjen, kjo është “Ferronikeli”. Ka një klasë punëtore tejet të lirë, energjinë elektrike të lirë, naftën, mazutin, shfrytëzimin e tokës për xehe. Madje blerja është bërë më një çmim simbolik”, ka thënë Morina, duke ju referuar çmimit prej 33 milionë eurosh sa ka kushtuar privatizimi i ndërmarrjes. Ai i ka sugjeruar menaxhmentit të ndërmarrjes se ka hapësirë për të reduktuar shpenzimet si transportin dhe shpenzime të tjera për të mos i prekur punëtorët. Punëtorët e “Ferronikelit” kishin hyrë në grevë në qershorë të vitit të kaluar. Ata kishin kërkuar të rriteshin pagat e punëtorëve të shtresës se mesme dhe të ulët. Në kërë rast ka qënë kryeministrit Hashim Thaçi ai që ka ndërhyrë dhe punëtorët kanë ndërprerë grevën duke rifilluar prodhimin. “Ferronikeli”, iu kishte ngritur pagat atyre për 5 për qind, ndërsa tani ata rrezikohen t’u ulen pagat për 10 për qind. Mësohet se paga minimale e një punëtori në ndërmarrje është 180 euro, ndërsa maksimalja deri në 380 euro për punëtorë.

BOX:

Kriza ekonomike në botë i ka pamundësuar “Ferronikelit” edhe sigurimin e filtrave për tymtarë. Zyrtari për ambient në Kuvendin Komunal të Drenasit, Haki Bekolli, ka thënë se ndërmarrja vazhdon të ndotë ambientin për shkak se nuk i ka vënë këta filtra. Bekolli ka rikujtuar se ndërmarrja ka pasur edhe një afat të caktuar nga Ministria e Ambientit për vendosjen e tyre, por thotë se përfaqësues të ndërmarrjes janë ankuar në shkëputjen e kontratës me një kompani holandeze për furnizmin me filtra, ngase kriza globale ka pamundësuar blerjen. Këtë çështje e ka konfirmuar për gazetën edhe vetë Arten bajrushi, një nga përfaqësuesit e lartë të “Ferronikelit”. Sipas tij, kontrata në vlerë prej 8 milion euro është dashur të ndërpritej për shkak të krizës në botë.

KK-ja dhe shoqata e gjuetarëve "Drenica I" eleminojnë qentë endacakë

Bekim Dobra

Drenas, 3 prill - Drejtoria e Ekonomisë dhe Bujqësisë në Drenas në bashkëpunim me shoqatën e gjuetarëve "Drenica I" ka filluar pë të dytën herë eleminimin e qenve endacakë. Zyrtarja për informim në Kuvendin Komunal të Drenasit, Rinore Veliu, ka thënë se tenderin për eliminimin e qenve endacakë e ka fituar shoqata e gjuetarëve “Drenica-1” nga Drenasi dhe se aksioni do të zgjasë 14 ditë. “Ky aksion është bërë pubik në mënyrë që popullata të jetë e informuar për orarin dhe vendin e mbajtjes së aksionit. Gjithashtu janë informuar edhe subjekte relevante si KFOR-i rajonal dhe Stacioni Policor në Drenas”, ka thënë Veliu. Ajo ka shtuar se monitorimi i rrjedhës së aksionit është duke u bërë nga komisioni i caktuar nga Drejtorati për ekonomi dhe bujqësi. Për fazën e parë të aksionit KK-ja kishte ndarë 3000 euro të parashikuara sipas planit të buxhetit të Drejtorisë për ekonomi dhe bujqësi, kurse për fazën e dytë e cila është duke u implementuar janë ndarë mjete në vlerë 3800 euro. Drejtori i Ekonomisë dhe Bujqësisë, Skënder Hasi, ka thënë se pas informatave që kanë marr nga tereni dhe ankesat e banorëve për shumimim e qeneve endacak dhe rrezikun e tyre që kanë paraqitur kanë shpallur tenderin e fazës së dytë për eleminim e qenve. Hasi ka thënë se ata paraqesin rrezik të madhë të përhapjes së semundjeve zoonoze, terbimi-rabiese si dhe qenet endacak rrezikojnë qytetarët që gravitojnë sidomos ka veqaur si më të rrezikuarit femijet dhe nxënësit e shkollave. Hasi ka ngritur shqetësimin e tij se përderisa një aksion i tillë nuk ndërmerret nga të gjitha komunat e Kosovës është veshtirë të elminohën dhe të zhduken të gjithë qentë. Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Gjuaetarëve, Zeqir Qorri, ka thënë se në fazën e parë të aksionit që ka përfunduar para më shumë se tri javesh kanë arritur të eleminonin 377 qenë, ndërsa ka bërë të ditur se edhe në fazën e dytë që ka filluar para katër ditesh janë eleminuar 172 qen.

Monday 6 April 2009

Kryetari Demaku fton bizneset vendore dhe ndërkombëtare që të vendosen në Parkun e Biznesit



MTI-ja dhe Komuna e Drenasit të mobilizuar për funksionalizim të Parkut të Biznesit në Korroticë


"Parku ofron çdo gjë që është në interes të bizneseve, ujë të pijshëm dhe atë industrial, lidhje individuale në kanalizim, gaz, nxehje, telefon, rrymë, internet dhe ofron një siguri të plotë shtetërore", ka thënë kryetari Demaku, duke rikujtuar se tarifat për metër katror janë tejet të ulëta deri në 0,15 euro

Bekim Dobra

Drenas, 1 prill – Në kohën kur punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit në Drenas janë fare praën përfundimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe komuna e Drenasit janë duke u angazhuar në joshjen e sa më shumë bizneseve në këtë zonë. Nëpërmjet konkursit të shpallur MTI-ja i ka bërë publike edhe ofertat që i ofron ky vend, i cili gjendet në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Korroticë të Epërme të Drenasit. Ndërkaq, pas gjithë "zhurmës", së madhe të krijuar kohë me parë ndërmjet ish-ministrit Bujar Dugolli dhe strukturave komunale të Drenasit, tani kreu i Drenasit Nexhat Demaku, duket optimist se puna e përfunduar në këtë pjesë dhe mundësia e vendosjeve të bizneseve do të gjenerojë deri në 1 mijë vende pune gjë që do ta zbuste shkallën e lartë të papunësisë. Kryetari Demaku u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të interesuara që të vendosën në PBD. Ai gjatë një pronencimi që ka dhënë për gazetën ka rikujtuar mundesitë që i ofron parku dhe ka thënë se parku ka një rendësi të madhe jo vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosovën. "Me vendosjën e bizneseve në këtë pjes do të zbutet shkalla e papunësisë, jo vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosovën", ka thënë ai. Demaku ka konfirmuar bashkëpunimin më Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e bizneseve në këtë zonë prej 24 hektarësh tokë të ndarë nga komuna si destunim për këtë qëllim, e ku financimin e ndërtimit të infrastrukturës së brendshme e ka kryer MTI-ja. "Parku ofron çdo gjë që është në interes të bizneseve, ujë të pijshëm dhe atë industrial, lidhje individuale në kanalizim, gaz, nxehje, telefon, rrymë, internet dhe ofron një siguri të plotë shteterore", ka thënë kryetari Demaku. Paku më një hapsirë prej 24 hektarë ka gjithsejt 74 parcella me madhësi të ndryshme dhe bizneseve do t’i jepet vendi në shfrytëzim për 99 vite. Zyrtarë komunal të Drenasit kanë thënë se me zgjerimin e rrugës magistrale Prishtinë-Pejë që do të vazhdojnë këtë vit deri në fshatin Gjurgjicë do të ndihmohën bizneset e vendosura në park. Kryetari Demaku ka thënë se janë paraparë tarifa tejet të ulëta deri në 0,15 euro për metër katror dhe ka premtuar se kjo tarifë do të ulet edhe më shumë më fillimin e gjenereimit të bizneseve. Nga 1 mijë të punësuar sa pritet të angazhojë parku, 60 për qind e tyre pritet të jenë nga Komuna e Drenasit.

Fotolegjend: Në kohën kur punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit në Drenas janë fare praën përfundimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Komuna e Drenasit janë duke u angazhuar në joshjën e sa më sh umë bizneseve në këtë zonë

Lindja e Largët, joshëse për të papunët

Edhe në Drenas publikohet konkursi për punë në Afganistan


Në Zyrën Komunale të Punësimit vetëm për 3 ditë kanë arritur të plotësohën 9 aplikacione për punësim në Afganistan, ndërsa në Qendrën e Punës Sociale, numri i familjeve që marrin asistencë ka arritur në 1.917

Bekim Dobra

Drenas, 29 mars - Imer Gjokaj, nga fshati Tërstenik, është lodhur në kërim të një vendi pune, ndaj ka vendosur të aplikojë për punë në Afganistan, nese i shkrep fati. Ai tregon se që nga paslufta për dhjetë vjet kërkon punë përmes Zyrës Komunale të Punësimit, por asnjëherë nuk ka arritur të gjente një vend pune për të mbajur familjen. "Kam dëgjuar për konkursin e mundësisë së punësimit në Afganistan, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Gjokaj. Nga ana tjetër, zyrtarë në ZKP-së kanë theksuar se me gjithë komunat e tjera, në Drenas interesimi i punëkërkuesve për të punuar Afgaistan është i madhë. Shefi i ZKP-së, Ragip Dervishi ka thënë se gjatë një jave që kur është hapur konkursi janë plotësuar mbi 15 aplikacione. Dervishi ka thënë se kriteret e caktuara në konkursin e shpallur i selektojnë mundësit e punësimit në këtë vend, ngase kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe njohja e punës së përshtatjes së atij vendi. Megjithatë, shumëkush në Drenas mund ta shohë këtë konkurs si shpëtim. Statistikat e Qendrës së Punës Sociale, flasin për shifra alarmante të rasteve sociale. Avdi Gashi, Drejtor i Qendrës së Punës Sociale, ka theksuar se numri i shfrytëzuesve të ndihmave socale ka arritur në 1.917 familje. Rritja e këtij numri, drejtroi Gashi e ka arsyetuar me papunësinë e madheqë mreteron në këtë rajon .

Kryekuvendari ankohet në Ministrinë e Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor



Drejtoria për Urbanizëm e Drenasit s’i jep leje ndërtimikryesuesit të KK-së, Idriz Hyesni


Drejtori i Urbanizmit i Drenasit, Liman Krasniqi, ka thënë se objekti i kryesuesit të KK-së nuk i plotëson kushtet teknike për leje. Ndërkaq kreu i legjislativit në Drenas Idriz Hyseni, njëherësh pronar i ndërmarrjes “Kulla”, e ka konsideruar si të padrejtë refuzimin e dhënies së lejes së ndërtimit

Bekim Dobra

Drenas, 29 mars - Refuzimi i lejes së ndërtimit për një objekt shumeëkatësh, pronë e kreut të KK-së, Idriz Hysenit, ka bërë që ky i fundit të ankohet në Ministrinë e Ambentit dhe Planifikimit Hapësinor ndaj kryeurbanistit të kësaj komune, Liman Krasniqi. Kërkesa e Hysenit drejtuar Drejtorisë së Urbanizmit për t’u pajisur me leje të ndërtimit i është refuzuar nga kjo e fundit me arsyetimin se punimet nuk janë në përputhshmeri të kushteve tekniko-urbanistike. “Po, i është refuzuar leja e ndërtimit shkaku që objekti i filluar nuk është në perputhje ne kushtet tekniko-urbanistike dhe planin detaj urbanistik për atë zonë të ndërtimit”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Liman Krasnqi. Ai ka shtuar se sipërfaqja e objektit ne raport me kushtet tekniko-urbanistike është rritur për disa metra katrorë. Krasniqi beson se ka kryer detyrën e tij konfrom ligjit dhe së drejtoria e Urbanizmit nuk mund të lëshojë leje urbanistike asnjë ndërtuesi, i cili nuk i plotëson kriteret. “Ajo pjesë është zonë urbanistike, dhe për çdo veprim, ndërtim apo rrënim, secili është i obliguar të pajiset me leje urbanistike”, ka potencuar drejtori Krasniqi. Mëgjithatë ky refuzim i dhënies së lejes ka ardhur katër muaj pas fillimit të punimeve nga ndërmarrja “Kulla”, e cila tanimë ka ndërtuar katin e katërt të ndërtesës. Ndonëse ka vazhduar ndërtimin pa leje, kreu i KK-së, Hyseni, vendimin e kolegut të tij Krasniqi e ka cilësuar të padrejt pa bazë ligjore. Ai ka bindjen se i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara më ligj. Më herët ai i ka deklaruar KD-së se ka leje ndërtimi, por më refuzimin që i u bë nga DU-ja del se ai që nga fillimi ka bërë ndërtim pa leje. Për këtë kontest kreu komunal, Nexhat Demaku, nuk ka dhënë opinionin e tij nëse Drejtoria e Urbanizmit ka vepruar drejt, por ka deklaruar se janë duke pritur përgjigjën përfundimtare nga MAPH-ja.

Fotolegjenda: Prej katër muajsh objekti disakatësh e kreut të KK-së, Idriz Hyseni, është duke u ndërtuar pa lejen e komunës

“Fehmi Lladroci” ia zë vendin "Skënderbeut"


Kuvendarët e Drenasit riemërojnë sheshin kryesor të kësaj komune

Bekim Dobra

Drenas, 28 mars – Pasi që ka përjashtuar mediat nga seanca, Kuvendi Komunal i Drenasit ka vendosur që sheshin që mbante emrin “Skënderbeu” ta emërtojë me emrin e dëshmorit Fehmi Lladroci. Përzënien e mediave e kanë kundështuar shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kanë kërkuar një debat transparent për këtë pikë, mirëpo më insistimin e kryesuesit të Kuvendit, Idriz Hyseni, seanca është zhvilluar pa praninë e gazetarëve. Sipas burimeve mirë të informuara brenda Kuvendit, pas një debate të tensionuar prej më tepër se tri orë, deputetët kanë vendosur që sheshi i Drenasit të marrë emrin e komandantit Fehmi Lladroci. Jo zyrtartarisht mësohet se ka pasur edge propozime të tjera për emrin e sheshit. “Rasim Kiqina”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Dëshmorët e Drenicës”, ishin tri prej propozimeve, të cilat janë apostrofuar në seancë dhe nga të cilat asnjëri nuk kaloi. Ndonëse vendimi për emërtimin e sheshit “Skënderbeu” nuk është shfuziquar, këshilltarët janë thirrur në Ligjin për vetëqeverisje lokale. "Të gjitha emërtimet jozyrtare dhe thirrjet e më hershme të këtij sheshi abrogohen më hyrjen në fuqi të këtij vendimi", është thënë në projektvendim dhe është shtuar se pas miratimit të tij nga ana e Kuvendit Komunal, organi profesional i Komunës e kthen në fuqi ligjore për zbatim. Sheshi “Skënderbeu” e ka trashëguar emrin e rrugës që kalonte në këtë pjesë të qytetit dhe më këtë emërtim njihet që nga viti 2002. Për ndërtimin e tij ishin rrënuar mbi 50 objekte private afariste dhe ishte larguar një pompë benzene. Punimet në ndërtimin e këtij sheshi ende nuk kanë mbaruar, ndonëse kanë nisur nga fund ii vitit të kaluar.

Mbi 800 mijë dollarë për ujë të pijes në Drenas



USAID-I prezentoi projektin e ujësjellësit në bashkësinë e Komoranit


USAIDI, IRD-ja, CDF-ja dhe zyrtarë komunalë të Drenasit kanë prezentuar para qytetarëve të Komoranit projektin e ujësjellesit, i cili do të bashkëfinancohët edhe nga ujësjellësi rajonal “Prishtina” dhe nga komuniteti

Bekim Dobra

Drenas, 26 mars - Marrëveshja e arritur ndërmjet USAID-it, IRD-së, CDF-së dhe Pejë, Drenasit, Klinës dhe Malishevës, për përmirësimin e ujit të pijshëm, është prezentuar të enjten në bashkësinë e Komoranit. Ky projekt parashihet të nisë së zbatuari në këtë pjesë. Kryetari i bashkësisë, Avdi Gashi, ka njoftuar banorët për menyrën e shtrirjes së projektit dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm një projekt të tillë. “Uji në Komoran dhe rrethinë jo vetëm që është i parpërdorshëm për pije, por është i papërdorshëm edhe për larjen e rrobave”, ka thënë Gashi. Merita Kasapolli, zëvendësudhëheqëse e projektit dhe përfaqësuese e IRD-së, ka shpjeguar se projekti është në partneritet me CDF-në, i cili është implementues i një projekti madhorë të USAID-it. Ajo ka thënë se Komuna e Drenasit, përkatësisht Komorani është zgjidhur si pikë fillestare e implementimit të projektit, duke marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballet kjo pjes më ujin e pijshëm. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku, ka thënë se raportet e mira që kanë më donatorët e jashtëm kanë arritur që të fillojnë me projektin e ri, më të cilin brenda 3 vjetësh parashihet përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm. Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi, ka sqaruar shtrirjen e projektit, me të cilin parashihet që rezervuari të ndërtohet në sukat e Komoranit. Banorët e fshatit Komoran I, II, III dhe IV dhe të Zabelit të Poshtëm e kanë mirëpritur një projekt të tillë. Ahmet Meha, duke mbështetur projektin ka kërkuar edhe nga qytetarët e tjerë që të japin kontributin e tyre që projekti të finalizohet sa më parë. Në këtë projekt KK-ja participon më 150 mijë euro, kompania rajonale “Prishtina” më 200 mijë euro, 350 mijë donacion i USAIDI-t, IRD-së dhe CDF-së dhe pjesën tjetër të mjeteve do ta participojë edhe komuniteti. Ndërsa është paraparë që më dy rezervuar që do të ndërtohën ne Vërboc dhe Komoran pritet që mbi 70 për qind të fshatrave të kësaj komune të përfshihën në sistemin e ujësjellësit.