Monday, 6 April 2009

Mbi 800 mijë dollarë për ujë të pijes në Drenas



USAID-I prezentoi projektin e ujësjellësit në bashkësinë e Komoranit


USAIDI, IRD-ja, CDF-ja dhe zyrtarë komunalë të Drenasit kanë prezentuar para qytetarëve të Komoranit projektin e ujësjellesit, i cili do të bashkëfinancohët edhe nga ujësjellësi rajonal “Prishtina” dhe nga komuniteti

Bekim Dobra

Drenas, 26 mars - Marrëveshja e arritur ndërmjet USAID-it, IRD-së, CDF-së dhe Pejë, Drenasit, Klinës dhe Malishevës, për përmirësimin e ujit të pijshëm, është prezentuar të enjten në bashkësinë e Komoranit. Ky projekt parashihet të nisë së zbatuari në këtë pjesë. Kryetari i bashkësisë, Avdi Gashi, ka njoftuar banorët për menyrën e shtrirjes së projektit dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm një projekt të tillë. “Uji në Komoran dhe rrethinë jo vetëm që është i parpërdorshëm për pije, por është i papërdorshëm edhe për larjen e rrobave”, ka thënë Gashi. Merita Kasapolli, zëvendësudhëheqëse e projektit dhe përfaqësuese e IRD-së, ka shpjeguar se projekti është në partneritet me CDF-në, i cili është implementues i një projekti madhorë të USAID-it. Ajo ka thënë se Komuna e Drenasit, përkatësisht Komorani është zgjidhur si pikë fillestare e implementimit të projektit, duke marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballet kjo pjes më ujin e pijshëm. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku, ka thënë se raportet e mira që kanë më donatorët e jashtëm kanë arritur që të fillojnë me projektin e ri, më të cilin brenda 3 vjetësh parashihet përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm. Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi, ka sqaruar shtrirjen e projektit, me të cilin parashihet që rezervuari të ndërtohet në sukat e Komoranit. Banorët e fshatit Komoran I, II, III dhe IV dhe të Zabelit të Poshtëm e kanë mirëpritur një projekt të tillë. Ahmet Meha, duke mbështetur projektin ka kërkuar edhe nga qytetarët e tjerë që të japin kontributin e tyre që projekti të finalizohet sa më parë. Në këtë projekt KK-ja participon më 150 mijë euro, kompania rajonale “Prishtina” më 200 mijë euro, 350 mijë donacion i USAIDI-t, IRD-së dhe CDF-së dhe pjesën tjetër të mjeteve do ta participojë edhe komuniteti. Ndërsa është paraparë që më dy rezervuar që do të ndërtohën ne Vërboc dhe Komoran pritet që mbi 70 për qind të fshatrave të kësaj komune të përfshihën në sistemin e ujësjellësit.

No comments: