Tuesday 9 December 2008

Krasniqi: Kryesuesi i KK-së ndërton në pronën komunale


Drejtori i Urbanizmit kritiokon kryesuesin e KK-së se ka bërë shkelje procedurale urbanistike

Pronari i ndërmarrjes “Kulla”, Idriz Hyseni, njëherësh edhe kryesuesi i KK-së të Drenasit, ka mohon deklaratat e drejtorit të Urbanizmit dhe ka thënë se ka leje ndërtimi

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 6 dhjetor - Kryesuesi i KK-së të Drenasit, Idriz Hyseni, njëkohësisht edhe pronari i ndërmarrjes ndërtimore, “Kulla”, është akuzuar nga Drejtoria e Urbanizmit se ka bërë shkelje në procedurat e planeve detale të Komunës. Komuna e Drenasit ka dhënë pronen e vet për ndërtim banesor. Ky lloj ndërtimi u është dhënë me koncesion dy firmave, asaj “Rukolli” nga Skenderaj dhe “Kulla” nga Drenasi. Pornar i kësaj të fundit është vetë kryesuesi i KK-së, Idriz Hyseni. Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi, ka thënë se me kushtet tekniko urbanistike ai e ka hapsirën prej 529 metrash katrorë. Mirëpo për vazhdimin e punimeve duhet që domosdoshmërish të kërkojë leje urbanistike të ndërtimit, gjë që një kërkesë të tillë nuk e ka bërë. Drejtori i Urbanizmit , Liman Krasniqi, pasi ka thënë se askush nuk duhet të lejohet të punojë pa i plotësuar kushtet ligjore, ka akuzuar inspektorët se nuk janë duke e kryer punën si duhet. Madje Krasniqi ka shfaqur dyshimin se “Kulla” ka dalë edhe nga leja e kushteve urbanistike dhe hapësirave te planit, gjë që, sipas tij, duhët verefikohet nga inspektorët e ndërtimit. “Ai ( Idriz Hyseni ) edhe pengon punën zyrtare të inspektorëve për të verefikuar se a ka dalë jashtë lejës urbanistike”, ka thënë Krasniqi dhe ka akuzuar drejtorin e Inspektorisë se nuk është duke vepruar sipas ligjit. “Nësë është kryesues i KK-së ai nuk duhët të sillet si pronar i tokës komunale” ka theksuar Krasniqi, ndërsa ka shtuar se “ajo pjes është zonë urbanistike dhe për çdo veprim, ndërtim apo rrënim, secili është i obliguar të pajiset më leje ndërtimi apo rrënimi”. Drejtoresha e Inspektoriatit, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, ndërkaq, ka thënë se ndërmarrja “Kulla” është në fazen e parë të ndërtimit dhe se duhet pritur per ta verefikuar vazhden e punimeve. “Ne i kemi dhënë sugjerimet tona, që t’i përfillë kushtet tekniko-urbanistike të lejuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe përderisa është në këtë fazë të punimeve ne nuk mund të dalim më një konkulzion se a ka dal jashtë vijave destinuese apo jo”, ka thënë drejtoresha Thaçi. Akuzat e drejtorit të DU-së,Krasniqi, i ka hedhur poshtë pronari i ndërmarrjes “Kulla”. Idriz Hyseni. Ai pasi ka mohuar akuzat ka thënë shkurt se ka leje ndërtimi, dhe se ka plotësuar të gjitha kërkesat e duhura. “Une kamë leje ndërtimi dhe atë të kushteve tekniko- urbanistike. Këtu thjesht është inat, sepse une kamë ofruar 27 për qind të objektit KK-së, ndërsa firma e drejtorit Krasniqi vetëm 15 për qind. Kamë qenë ofertuesi më përqindjen më të lartë dhe për ate edhe kam fituar tenderin” ka thënë Idriz Hyseni dhe ka shtuar se nuk ka dal nga asnjë vijë urbanistike dhe se ka respektuar parcelën që i është dhënë. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku, ishte i njoftuar më “kaosin” e krijuar ndërmjet dy udhëheqësve të lartë komunalë. Ai ka thënë se brenda shumë pak ditësh do të iniciojë personalisht zgjidhjen e kësaj qështjeje. “Jam në dijeni më problemin e krijuar dhe personalisht do të inicioj që kjo qështje të përfundojë brenda tri titësh” është zotuar Demaku.

Demaku i shkruan letër refuzuese Ministrisë së Punës


Emërimi i drejtorit të Qendrës së Punës Sociale në Drenas i papranueshëm për kreun e KK-së

Duke ia përkujtuar ligjet MPMS-së, kryetari ka theksuar se në bazë të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, është paraparë që komunat t’i themelojnë qendrat për punë sociale po edhe drejtorët të zgjidhen nga komunat, nëpërmjet konkursit

Bekim Dobra


Koha Ditore - Drenas, 6 dhjetor - Autoritetet komunale të Drenasit i kanë derguar një letër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS ), duke i kërkuar anulimin e vendimit mbi zgjedhjen e drejtorit të Qëndrës për Punë Sociale ( QPS ) në Drenas. “Mënyra se si është zgjedhur drejtori i kësaj qendre është e paparanueshme dhe po aq jolegjitime” thuhet ndër të tjera në letër. Në emër të Komunës së Drenasit , Nexhat Demaku, ia ka kujtuar ligjet Ministrisë së Punës, mbi të cilat janë rregulluar shërbimet sociale. “Në bazë të Ligjit për shërbime sociale dhe samiljare është paraparë që secila komunë themelon Qendrën për Punë Sociale, si institucion publik dhe se drejtorët e QPS-së zgjidhen nga komunat me anë të konkursit, sipas Rregullores mbi shërbimin civil” ka vazhduar letra . Më tutje është thënë se në bazë të këtyre dispozitave, MPMS-ja është në kundërshtim më ligjet e aprovuara. “Ju në kundërshtim të këtyre dispozitave keni bërë zgjedhjen e drejtorit të QPS-së dhe nga kjo bazë, meqë nuk keni të drejtë të bëni zgjedhjen e drejtorit, kërkojmë nga ju që të Anuloni vendimin mbi zgjedhjen e drejtorit, ngase për të qënë një punë juridikisht e vlefshme duhët të këtë edhe bazën juridike” është thënë në këtë shkresë. Përmes kësaj kërkese, zyrtarët komunal i kanë kujtuar MPMS-së se nëse nuk ndërmerr hapa sipas kërkesës së parashtruar, ata duke respektuar Ligjin për shërbime sociale dhe familjare, do të ndërmarrin veprimet procedurale rreth shpalljes së konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Drenas. Me konkursin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, drejtor është zgjedhur ushtruesi i detyrës, Avdi Gashi, i cili në bazë të rekomandimeve komunale nuk njihet si drejtor. Kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, ka thënë se “nuk kemi asgjë kundër drejtorit të emëruar, por jemi kundër veprimeve të MPMS-së, pasi që kanë bërë shkelje dhe janë përzier në kompetencat që tani janë lokale”, ka thënë kryetari Demaku. Ai ka shtuar se është e vërtët se në një përiudhë këto qendra në gjithë Kosovën janë menaxhuar nga MPMS-ja, por tani ligji ka paraparë që ato të jenë nen mbikqyrjen e qeverisë locale. “Dhe në bazë të këtyre dispozitave ne duhët të jem ata që të shpallim konkurs për drejtor të QPS-së në Drenas”, ka thënë Demaku.

Sunday 7 December 2008

Ordinancat punojnë pa licencë dhe pa leje komunale të punës


Shëndetësia e “vyshkur” edhe në Drenas

Drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Elmi Dobra, ka thënë se janë 35 ordinanca private, kurse vetëm 13 sosh kanë licencën nga Ministria e Shëndetësië, ndrërsa pjesa më e madhe nuk kanë as leje komunale të punës

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 4 dhjetor - Shumica e ordinancave private që kryejnë shërbime shëntetësore në Komunën e Drenasit operojnë pa licencë të Ministrisë së Shëndetësisë që është domosdo e obligueshme, e po ashtu edhe pa leje komunale të punës. Këtë fakt e kanë bërë publik autoritetet komunale të Drenasit. Një dokument që e ka paraqitur drejtoresha e Inspektorisë, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, është mesuar se në komunën e Drenasit operojnë gjithsejt 35 ordinanca shëndetësore private. Ajo ka thënë se inspektorët e tregut kanë bërë kontrollime për ordinancat dhe barnatoret shëndetësore se sa kanë leje pune që veprojnë në Drenas. Ajo ka thënë se nga 35 sosh, 3 e kanë pushuar menjëherë veprimtarinë, ndërsa 12 kanë leje komunale për zhvillim të veprimtarisë. 15 nga to nuk janë të paisura më leje pune, ndërsa për 5 të tjera nuk janë kontrolluar pasi që punojnë ditëve të fundjavës dhe pas orarit të punës ( natën ). Këto ditë do të kontrollohen të gjitha ordinancat shëndetësore, kurse ato që nuk janë të pajisura me leje pune, inspektorët e tregut u kanë dhënë 7 ditë afat për t’u pajisur me leje qarkulluese komunale, në të kundërtën do të merrën masa për t’i mbyllur këto veprimtari. Edhe drejtori i Shëndetësisë komunale, Elmi Dobra, është i shqetësuar më faktin e veprimatrisë së ordinancave private. Ai ka thënë se nga 35 ordinanca që operojnë në komunë, vetëm 13 kanë licencë të MSH-së, ndërsa të tjerat jo. “Më e keqja këtu është se edhe disa ordinanca private që kanë licencë ministrore nuk janë të pajisura me leje pune nga KK-ja dhe nuk i paguajnë tatimin komunal që i takon secilës veprimtari komunale që kryen biznes privat” ka thënë drejtori Dobra. Ai ka shtuar se janë bazuar në kërkesën e MSH-së për t’i kërkuar të gjitha emrat e ordinancave shëndetësore, duke përfshirë poliklinikat, ambulancat, barnatoret etj që të pajisen më obligimet ligjore. “Ne si drejtori, në bashkëpunim më Drejtorinë e Inspektoriatit kemi verefikuar pjesën më të madhe të ordinancave, poliklinikat, ambulancat, barbatoret, laboratorët që ekzistojnë në Drenas” ka thënë Dobra dhe ka shtuar se “ky bashkëpunim është duke vazhduar më inspektorët dhe janë duke i zbatuar obligimet, i kemi dhënë afat 7 ditë për t’u pajisur me leje pune dhe nëse brenda këtij afati nuk do të veprojnë në bazë të kërkesës sonë ne do të veprojmë sipas ligjit”, ka thënë ai. Sipas tij, të gjitha ato ordinanca që nuk e kanë licencën e MSH-së dhe lejen komunale për këtë veprimtari, konsiderohën se punojnë ilegalisht dhe duhet të merrën masa ndaj tyre. Drejtoresha e Inspektoriatit, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, ka thënë se pas kërkesës për t’u pajisur më leje komunale, shumë ordinanca private kanë aplikuar. Ajo ka kujtuar se sikurse leja komunale ashtu edhe licenca duhët të vazhdohën çdo vit, ndërsa inspektorët janë të ngarkuar për ata që nuk respektojnë rregulloret komunale.

Drenasi pa parkingje publike, veturat parkohen vend e pa vend


Togeri Fehmi Hoti ka thënë se 30 për qind e punës policore ka të bëjë me parkimet e veturave nëpër vende të papershtatshme

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 3 dhjetor - Komuna e Drenasi ka mangësi në menagjimin e hapsirave të lëna bosh në qytetin e vogël të Drenasit. Është thuje e vetmja komunë në Kosovë që i mungonë të paktën një parking publik ku qytetarët do ta kishin të siguruar veturën e parkuar qoft edhe për një moment. Naser Gashi, mërgimtar nga Suedia ka thënë se të mërkurën është endeur kot në rrugën kryesore të Drenasit për të parkuar veturën dhe për ta kryer një punë, për kryerjen e së cilës nuk nevojiteshin më tepër se 10 minuta. Ai thoshte se nuk ka guxim ta parkojë veturën larg syve të njerëzve pasi që sipas tij “verës e kam parkuar veturën luksoze në një vend të papërshtatshëm , por kur jam kthyer e kam gjetur të demtuar, të thyer pasyqrën”. Gashi shfaqte mendimin se Komuna duhët të kujdeset për ta caktuar një vend për parkim veturash. Problemin i mungesës së parkingjevevpublike në qytet e shqëteson edhe kreun policor në Drenas. Togeri Fehmi Hoti ka thënë se 30 për qind e punës njëzetekatërorëshe të policisë është pikërisht probmeli rreth parkimit të veturave në vende të papershtatshme nga qytetarët. Togeri Hoti ka konfirmuar se nga mungesa e menaxhimit të vendparkimeve të qytetit ka raste të shumta kur lajmërohen qytetarët dhe thonë se u janë demtuar veturat. Togeri Hoti ka shtuar se kanë pasur jo pak raste kur edhe janë vjedhur veturat. “Kemi kërkuar nga Komuna që të marrë masa rreth kësaj problematike, por deri tashti nuk kemi marrë asnjë përgjigje” ka thënë Hoti. Puna më të madhe për këto raste i ka rënë kompanisë së vetme që ka “mërmiangën”, “Idea” e cila brenda ditës me urdhër të policisë bartë deri në dhjetë vetura që janë parkuar në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit dhe i dergon në vende të posaçme për këtë punë. Këtij kaosi urbanistik i ka ndihmuar edhe ndryshimi i destinimit të rrugëve dhe trotuareve të qytetit, të cilat janë në vlugun më të madhë të punimeve. Ndryshimet brenda qytetit në rregullimin e sheshit “Skenderbe”, trotuareve në të gjitha pjesët, ndriqimi publik dhe gjelberimi i Drenasit ka bërë qytetarët të mos e njohin një qytet të dikurshëm. Ata i konsiderojnë si të mirëpritura këto ndryshime, por ankohën se në mosgjetjen e një zgjidhje të parkimit për vetura është krijuar roblem. Astrit Zeqiri thoshte se dy herë i është marrë vetura nga policia, ngase nuk ka pasur vend të caktuar për parkim. Nga ana tjetër, zyrtarë komunalë kanë thënë se me zbatimin e planit zhvillimorë do të zgjidhën problemet e “trasheguara”.

Saturday 6 December 2008

Kryetari kërkon që restorant “Kalaja” të kthehet në stacion të trenit


KK i Drenasit i drejtohet me një letër Hekurudhave të Kosovës

Lokali i lartshënuar më parë kishte qenë në shërbim të stacionit të trenit, ndërsa disa vjet radhazi është shfrytëzuar si restorant

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 28 nentor - Autoritetet komunale të Drenasit ia kanë bërë me dije Hekurudhave të Kosovës se stacioni i trenit në qytet nuk do të shfrytëzohet su restorant, të cilin destinim e ka prej disa vjetësh. Ata kanë kërcënuar të etjën se di t’ia bënë drynin këtij objekti, në rast se ai nuk do të jetë në shërbim të udhëtarëve. Zyra e kryetarit të Komunës, Nexhat Demaku, ka protokoluar të ejtën një kërkesë adresuar Hekurudhave të Kosovës dhe drejtorit të Hekurudhave për kthim të restorant “Kalaja” në stacion të trenit, siç ka qenë më herët. Në këresë është thënë se kjo bëhet me qëllim që udhëtarët të kenë këtë vend si destinacion të pritjes së trenit. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja për informim, Rinore Veliu. Ajo ka thënë se kërkesai është drejtuar menaxhmentit të Hekurudhave të Kosovës për të vetmin qëllim që stacioni i trenit të këtë destinimin e pritjes së udhëtareve për trenin që qarkullon në linjen Prishtinë - Pejë. I gjithë stacioni i trenit në Drenas për disa vjet shfrytëzohet si restorant dhe hotel. Sipas një burimi të informuar komunal mësohet se “Kalaja” as që ka leje komunale për shfrytëzim të tij si restorant dhe hotel, ndërsa kounës nuk i ka paguar asnjëherë taksat për shfrytëzim të objektit. Qytetarët që presin trenin mirëpresin kërkesën komunale për kthim të tij në stacion treni. Njëri nga ta ishte Elmi Hoxha. “Ne detyrohemi pa dashje që të hyjmë me pi diçka në restorant për të pritur trenin. Më shtrenjtë na kushton pija se bileta” ka thënë ky qytetar. Ai ka shtuar se tash në kohën e ftohtë qytetarët mërdhijnë në pritje, meqë nu ka një vend adekuat për qëndrim. Menaxhmenit i Hekurudhave të Kosovës si mbules prapa restorantit “Kalaja” kishte vendosur dy Baraka për pritje, të cilat janë thuajse çdo herë të mbyllura. Vendosja e tyree pati shqetësuar komunën. Autoritetet komunale kanë thënë se do t’i largojnë kontinjerët, pasi që ekziston objekti për destinim të caktuar. Sipas një deklarate të zyrtares për informim, Rinore Veliu, nëse nuk ndërmerr asgjë menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës për lejimin e shfrytëzimit si stacion të trenit këtë destinim, komuna do të detyrohet të bëjë mbyllje të restorantit dhe largim të menjëhershëm të kontinjerëve. Ajo ka shtuar se kërkesa i është drejtuar përgjegjësve për mirëmbajtje të këtij objekti dhe presin shumë shpejt edhe veprimin e menaxhmentit hekurudhor që të veprojnë në harmoni me kërkesën komunale dhe të udhëtarëve.

Drejtori e lufton papërgjegjësin me rregullore


Arsim Mehmeti, drejtor i DA-së, ka thënë se Rregullorja nuk do të jet vetëm program në letër, ndërsa mosrespektimi i saj do të thotë ndëshkim

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 26 nëntor - Niveli i dobët i suksesit shkollorë dhe puna “shkel e shko” e drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve, ka bërë që Arsim Mehmetin, drejtor komunal i Arsimit, të protokolojë rregullore të punës që do t’u dërgoët shkollave dhe që do të shërbente për drejtor shkolloash, mësimdhënës e nxënës. Ai ka thënë se rregullorja nuk do të jetë vetëm program në letër, dhe mosrespektimi i saj do të thotë ndëshkim. “Në rast të moszbatimit të rregullores do merren masa diciplinore deri në largimin nga shkolla”. Drejtori Mehmeti ka thënë se së pari i është treguar drejtorëve të shkollave, të cilët duhet ta respektojnë atë, ndërsa ka permendur diasa pika, siç janë raportet e drejtorëve DA-në, kryerja me kohë dhe saktë e obligimeve ndaj DA-së, respektimi i të gjitha procedurave financiare, sjellja në DA e orareve të punës në shkolla, sjellja e orarit të perosnelit (të orëve mësimore sipas lëndëve dhe normativit) si dhe respektimi i urdhëresave të DA-së për duhanin, uniformat unike të një shkolle etj. “Për moszbatimin e këtyre obligimeve do të aplikohen masa administrative dhe financiare për të gjithë drejtorët e shkollave” ka ritheksuar Mehmeti dhe ka shtuar e gjithë bëhet me qëllimin të funksionalizimin të mirëfilltë të sistemit arsimor në Komunën e Drenasit, si dhe për të krijuar shprehi dhe kulturë pune, për të arritur suksese të larta në aspektin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Sipas drejtorit Mehmeti, drejtorët e shkollave obligohen që nëpërmjet formularit të kritereve t’i vlerësojë mësimdhënësit. Në bazë përshkrimit të kritereve bazë për vlerësim është kërkuar që të kërkohët kualifikimi i mësimdhënësve, përvoja e punës, rezultatet në punë (suksesi i nxënësve), mënaxhimi i klasës dhe orës mësimore, mënaxhimi si kujdestar i klasës, respektimi i orarit të punës, rendit shtepiak në shkollë, kodit të mirësjelljes dhe etikës, krijimi i raporteve të shëndosha mësimdhënës- nxënës dhe kritere tjera. Për sëcilin kriter duhët të bëhet vlerësimi më pikë nga çdo muaj. Për tre muaj, mësimdhënësi që ka mesataren prej 20-49 pikë do t’i ndërpritet kontrata e punës, për ata që kanë 50-59 do t’i tërhiqet vërejtja më shkrim dhe kështu më radhë. Një rregullore e re është nxjerrë edhe për sjelljen e nxënësve në shkolla. Më këto rregulla përcaktohën të drejtat, detyrat, obligimet për sjellje dhe disipinë të nxënësve në shkolla. Drejtori Mehmeti ka thënë se në bazë të kësaj rregulloreje nxënësit do të njoftohen për të drejtat e tyre në shkolla, për detyrat dhe obligimet që do t’i kënë, për masat disiplinore dhe për rregulla të tjera gjatë procesit shkollorë. Për krejt këto, drejtori Mehmeti thotë se janë bërë më qëllim të krijimit të një institucioni tamam shkollor, që të respektohen dhe të aprovohen të drejtat dhe dispozitat e gjithsecilit në shkollë.

Wednesday 26 November 2008

Emërtimi Drenas dëshirë e vullnet, jo komunikim zyrtar



Statuti komunal i miratuar në KK, para më shumë se dy muajsh, emërtimet i ka paraparë sikurse kanë qenë

Bekim Dobra

Koha Ditore Drenas, 14 nentor - Të gjithë qytetarët e Drenasit për 9 vite pas lufte gojarisht prezentohen së janë nga Komuna e Drenasit dhe ndihen krenarë më këtë emërtim të propozuar nga historiani Muhamet Pirraku. Një vullnet i tillë ka ekzistuar edhe në instancat e njëpasnjëshme lokale të Komunës. Dhe kështu në hymje të ndërtesës emërtimi tregon vetëm vullnetin, por jo dhe komunikimin zyrtar. A.K nga fshati Shkabë (ish- Gllanasella) që kishte një çertifikatë të lindjes, i pyetur se nga vinte përgjigjja ishte nga fshati Shkabë, komuna e Drenasit. Por faktikisht deklaratë ishte vetëm dëshirë. Ai në dokument përshkrimin e vendbanimit e kishte Gllanasell dhe Komuna Gllogoc, ndryshimi i vetëm nga Gllogovc siç ka qenë ishte pa shkronjën V në Gllogoc. Zyrtarët komunalë shërbimin që kryejn ndaj qytetarëve më çdo dokument zyrtarë të komunikimit e zbatojnë në bazë të gazetave zyrtare dhe ligjeve të miratuara për vendbanimet në Qeverinë e Kosoves. Statuti komunal i miratuar në KK para më shumë se dy muajsh emërtimet i ka paraparë sikurse kanë qënë më parë dhe në harmoni më ligjet nga Qeveria. Në statut nuk është parapar mundësia e ndryshimit të tyre, zyrtarët komunal kanë thënë se emërtimet janë të mbeshtetura mbi ligjet e pushtetit administrativë të Kosovës dhe një ndryshim i till ata nuk mundë të bëjën. As komuna nuk e do Gllogocin, por punon më Gllogocin. Drenasi është komuna e vetme që numëron në gishta banorët që i përkasin etnive joshqiptare dhe sipas Ligjit mbi emërtimet të vendbanimeve që është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komunës duhët t’i kthehet emri më origjinë sllave, më të cilin identifikohëj deri në vitin 1999. Zyrtarët komunal kanë thënë se janë të shtrënguar nga popullata që të mos pranohën emërtimet e vjetra, sidomos ato që janë të ndërtuara mbi bazën e fjales sllave. Kryetari i Drenasit (Gllogocit), Nexhat Demaku, ka thënë se asnjëhër nuk ka vendos KK i Drenasit për ndryshim të emertimeve. Ai thotë se burimi i këtij emri dhe shumë fshatrave tjera ka ardhë nga qytetaret. Ka shpresuar se vullneti dhe dëshira e banorëve për emërtimin e vendbanimeve të hasë në mirëkuptim të autoritetet qendrore, në mënyrë që të legjitimojnë emrin Drenas. Ai pranon se deri tashti anjëherë Komuna nuk ka protokoluar ndonjë kërkesë për t’u emërtuar ky emër. Por ka thënë se një gjë e tillë edhe do të ndodhë. Ish-zedhënesi i KK-së dhe tani, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se "Ligji nuk na lejon të bëjmë ndryshime emërtimesh, por ne do të bëjmë presion tek autoriteti qendrorë që të bëjë ndryshime emërtimesh", ka thënë Ragip Gjoshi. Ai ka shtuar se këtu ekziston vullneti dhe deshira e të gjithë qytetarëve për të bërë ndryshime rreth emërtimeve. Në qeverinë e përkohshme lokale dhe atë qendrore pas luftës një komision kishtë bërë perpjekjet për çrrënjosjen e emertimeve sllave dhe rikthimin e toponomisë shqipe, që pati zyrtarizuar emërtimin e qytetit dhe të 42 vendbanimeve (fshatrave). Gjoshi tregon se emertimi i qytetit jo vetëm që është pranuar nga qytetarët, por tashmë në këto anë askush nuk e përmend emertimin Gllogoc. Por thotë për ironi të fatit që administrata e UNMIK-ut nuk lejoj përligjen e ketyre emërtimeve. Historiani dhe propozuesi i emrit Drenas, Muhamet Pirraku, ka thënë se Gllogoci është i ndërtuar mbi bazën e fjalës sllave që do të thot "murriz". Ideatori i cili kishte propozuar dhe kishte marrë pjes në komisionin për ndryshimin e emërvendeve në Qeverinë e Përkohshme për emrin Drenas dhe emërvendeve tjera, historiani Pirraku është zhgënjyër më deputetët që kanë miratuar një ligj të tillë. Sipas Pirrakut, emri Gllogoc nuk rrjedh nga ndonjë emër autokton shqiptarë, por është i ndërtuar mbi bazën e fjalës serbe. Pirraku ka shtuar se institucionet qendrore dhe ato lokale e kanë pranuar një ligj të imponuar, që Serbisë ia kthen tapinë administrative të Drenicës (Drenasit), tregon se pushteti aktual qendror e lokal janë instrumente në duar të kalkuluesve politikë evropianë e botërorë. Pirraku ka thënë se asnjë ligj nuk është i përgjithshëm dhe ky ligj i miratuar doemos duhët të rishikohët dhe të përshtatet më të drëjtat natyrore të qytetarëve. "Vetëm një popull i padenjë për jetën kombëtare të dinjitetshme duron tabelat në rrugë, sheshe qytetesh e fshatra me emra të një gjuhe të huaj” ka shtuar Pirraku. Në Qeverinë e Përkohshme emërtimi Drenas, u pranua nga Themeluesi i Komisionit, nga Qeveria e Kosovës, u përvetësua pa asnjë vërejtje, por sot thot Pirraku janë mashturar qytetarët edhe pas 9 viteve lirie. Edhe shoqatat e dala nga lufta janë kundër "kthimit" të emërtimit Gllogoc dhe kundër miratimit të ligjit që ka dal nga Pakoja e Ahtisaarit. Kryetari i OVL-së në Drenas, Enver Hajdari ka thënë se ne si shoqata kemi qenë dhe jemi kundër emertimit të Gllogocit dhe për të gjitha vendbanimeve. Mëgjithatë OVL-ja, SHIL-i dhe SHFD-ja të Drenasit përfaqësuesit e tyre thonë se kanë dhënë kontributin e tyre për këtë emërtim. Enver Hajdrai (OVL), Agim Okrashtica (SHIL) dhe Zeqir Elshani (SHFD) thonë se çdo dokument që leshojnë këto janë më emërtime të reja dhe tregojnë se kanë hasur në mirëkuptim dhe janë pranuar pa ndonjë vështirësi në të gjitha institucionet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare. Edhe zyrtarët komunalë kanë thënë se më disa shkresa zyrtare dergojnë dhe marrin mbi emërtimin Drenas, por jo dhe leshim dokumentesh.

Saturday 15 November 2008

Holanda vazhdon të përkrah projektin për ndërtimin e një shkolle të mesme Bujqësore në Drenas



Si rezultat i një bashkëpunimi disa vjeqar ndërmjet dy shkollave të mesme të Drenasit më shkollën e mesme të Wellantcolege të Dordecht nga Holanda premtohët që të realizohët kërkesa e DKA-së

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 15 nentor - Bashkëpunimi disa vjeçar në mes të dy shkollave të mesme të Drenasit dhe asaj të Wellantcolege të komunës Dordecht nga Holanda është zgjeruar edhe më shumë kur zyrtrarët komunal të Drenasit kanë mësuar nga profesoresha e shkollës Holandeze, Willma Kubbinga se kërkesae pë ndërtimin e shkollës së mesme Bujqësore i është paraqit Ministrisë së Bujqësisë së Holandez. Këtë lajm, profesoresha Willma e ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Drenasit ku është takuar edhe më zyrtarët me të lartë të KK-së. Ky projekt për ndërtimin e kësaj shkolle është paraqit shtetit të Holandës gjatë një vizite që i kishin bërë një grup nxenesish të shkollave të mesme në krye më drejtorin e DKA-së, Arsim Mehmeti në muajin korrik të këtij viti ku kishin qendruar për dy javë atje. Willma Kubbinga, profesoresh e shkollës së mesme bujqësore në Wellantcolege thot se është emocionale se si kemi filluar këtë ngjarje të bashkëpunimit. Ajo tregon se kanë degjuar dhe parë në television holandez se ato familje që kanë mundësi për t’i strehuar fëmiljet kosovar jetim të lajmërohën dhe tregon se vullnetarisht e kishin strehuar për tri javë Valentina dhe Avdi Sejdiut nga Pokleki i Drenasit, që pastaj ishin bërë edhe sebep i këtij bashkëpunimi së bashku më Lutfi Bytyqin nga Tërsteniku. Willma tregon se e kanë strehuar Valentinen dhe Avdin të cilët kishin qendruar në Holandë pas luftes që tash është pjes e këtij bashkëpunimi. Willma është e lumtur se mënyra e bashkëpunimit më nuk është privat, por edhe institucional, ku kreu i komunës Nexhat Demaku ka mirëprit disa here në takime këtë delegacion holandez. Willma thot se kërkesa e DKA-së është marrë dhe paraqitur në Ministrinë e Bujqësis së Holandes dhe kanë një shpres se ky projekt do të kaloi dhe së shpejti edhe të fillohët punimi për ndërtimin e kësaj shkolle të mesme bujqësore. Kryetari Demaku thot se për këtë projekt tashmë është njoftuar edhe Minsitri Hoxhaj i cili e ka mirëpritur realizimin e një kërkese të tillë. Demaku ka falenderuar këtë delegacion për bashkëpunimin. "Përfaqësuesit e shkollës së mesme bujqësore të Holandës kanë zgjedh komunën tonë për t’i ndihmuar dhe i jemi shumë mirënjohës, për dy vite radhazi nxenesit e Drenasit vizitojnë shtetin e Holandës dhe janë shumë të mirëpritur nga ta" ka thënë kryetari Demaku. Ai vlereson këtë lloj bashkëpinimi dhe shpreson që të vazhdoi edhe në të ardhmën, ndërsa për projektin në fjal thot se lokacioni tashmë është edhe i caktuar për ndërtimin e shkollës së mesme Bujqësore dhe vetëm presin realizimin final. Bashkëpunimi i Holandës më KK-në e Drenasi ka filluar që nga viti 2003 kur familja e Willmës kishte qendruar në Kosovë për disa javë. Në vitin 2005 një grup nxenesish nga Holanda prej më shumë se 30 vetave qendrojnë më disa javë ne Drenas dhe punojn në projekte të ndryshme, ndër to edhe në ndërtimin e një sere bujqësore në Terstenik. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshem në vitin 2007, 22 nxenes nga Drenasi vizitojn Holandën. Bashkëpunimi është fuqizuar në fillim të vitit 2008 kur një grup nxenesish holandez vizitojn Drenasin dhe në kuadër të kësaj vizite riparojnë dy dhoma mësimi të SHF "Zenel Hajdini" në Tërstenik dhe një kopsht të fëmijeve më lodra sportive. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Holanda ka ndërtuar edhe dy shtëpi familjeve që nuk kishin strehim, një në lagjën e Ferronikelit dhe një në Komoran. Tani pritet që të miratohët kërkesa e Drenasit për ndërtimin e shkollës Bujqësore dhe ngritja e disa serave bujqësore. Mbreteria e Holandës është zotuar se ky bashkëpunim do të fuqizohët edhe më mundesimin e qendrimit dy vjeçar të profesoreve dhe nxenesve per të specializuar në universitete dhe shkolla të Holandës.

Friday 31 October 2008

Pronari fajëson KK-në për përzierje në kompetenca të huaja


Gurëthyesi në Baicë "Doni Fert" i ndërpritet puna nga inspektorët komunal të Drenasit


Afrim Elshani, pronari i firmës "Doni Fert", ka thënë se më një rregullore të UNMIK-ut, të nxjerr në janarë të 2005, gurthyesit hyjnë nën mbikëqyrje të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 25 tetor - Inspektorët komunal të Drenasit i kanë ndërprerë punën gurthyesit të fshatit Baicë "Doni Fert", më arsyetimin se nuk është paisur me leje pune. Drejtoresha e Inspektorisë, Hyrije Xhemajli- Thaçi ka thënë se pronarit i është ndaluar përkohësisht ushtrimi i veprimtaris së punës deri sa të paiset më leje të punës në drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomisë. "Në kemi kërkuar nga policia të mbikqyrë pronarin se a është duke e respektuar aktvendimin e inspektoriatit për mbyllje të punës" ka thënë ajo. “I kemi dhënë disa herë edhe afat pronarit për t’u paisur më leje të punës, por dy hërë i ka kaluar koha dhe ai nuk ka paraqit kërkes për leje pune, kështu që jemi detyruar t’i ndërpresim ushtrimin e veprimtarisë” ka thënë drejtoresha Thaçi. Edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Skender Hasi ka thënë se gurthyesi “Doni Fert” nga komuna nuk ka leje dhe sipas rregullores komunale, secila veprimatari që është brënda teritorit të kësaj komune është e obliguar të paiset me leje pune, ka thënë Hasi. Mirëpo, krejt të kundërtën e shpreh pronari i firmës “Doni Fert”, Afrim Elshani. Ai ka thënë se më një rregullore të UNMIK-ut të nxjerr nga janari i vitit 2005 rregullon që gurthyesit të hynë nën mbikqyrjen e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Elshani ka thënë se deri në atë vit ju kemi përgjegj instancave lokale, por më miratimin e kësaj rregullore ne i përgjigjemi drejtpërdrejt KPMM-së. Pronari ka treguar edhe licencën nga KPMM-ja dhe një varg pëlqimesh nga institucionet e Kosovës, një pelqim edhe të Komunës së Drenasit. “Jam një ndër firmat e para në Kosovë që kamë trokitur për t’u paisur më të gjitha dokumentet e nevojshme, ndërsa zyrtarët komunal kanë informacione jo të plota rreth kësaj problematike” ka thënë Elshani dhe ka shtuar se nuk është mirë të flitet dhe të ndërmerret diqka që nuk është në autoritetin e tyre. Elshani ka thënë se për të gjitha punët që kryhen në këtë gurthyes janë të njoftuar zyrtarët komunal dhe nga ta thot se kamë marrë edhe pelqimin se mund të zhvilloi veprimtari. “Dokumenti i Komunës që ma kanë leshuar tregon se une nuk i kam anashkaluar organet komunale, ai është një dokument shumë i vlevshëm, sepse janë dal zyrtarët komunalë kanë dhënë mendimin profesional dhe e kanë konstatuar se aty mundë të zhvillohët një veprimatari” ka thënë Elshani.


25 vjet licencë gjurmimi


Sipas licencës së KPMM-së, firma “Doni Fert” ka afat për 25 vite brenda zonës së licenencës së lëshuar të gjurmoi pasuri nen tokësore që është në pronën e pronarit të gurthyesit. Drejtori i Gjeodezisë, Mehdi Kurrumeli ka thënë se pronari të gjithë pronën e ka në emër të vetin. Pronari i firmës “Doni Fert”, Afrim Elshani ka thënë se për të lëshuar një vendim për mbyllje të gurthyesit tani kompetente është KPMM-ja dhe jo komuna. "Këtë fakt e rregullon ligji" ka spikatur Elshani. Duke interpretuar rrergullorën 2005/3 të UNMIK-ut që përcakton të drejtat e fushëveprimatrisë së minierave,Elshani ka theksuar se në bazë të saj përcaktohët edhe tatimi pronësor që kryhën në KPMM. “Deri në vitin 2005 autoritet për të mbledh taksat e frimes ka qënë Komuna, kurse më nxjerrjen e kësaj rregullore taksat i paguhën nivelit qendrorë-KPMM-së"ka thënë Elshani dhe ka shtuar se taksat për eksploatim të burimeve natyrore për vitin 2005/6 dhe 07 janë paguar në vlerën prej 372 mijë e 204 euro nëKPMM, kurse obligimi ndaj tantiemave thot se është zero.


Krasniqi: "Taksat i cakton Komuna"


Drejtori i Financave, Hamdi Krasniqi, ka thënë se më rregulllore Komuna cakton taksën dhe për këtë është e çertifikuar nga niveli qendror. Ai ka thënë se leja e operimit duhët të jëtë e vazhdueshme për çdo vjet. Sipas tij, më parë taksatat për gurorët kanë qenë 7.500 euro për vit, ndërsa komuna prej vitit 2007, më një vendim këtë taks e ka zbrit në 3.500 euro. "E njejta taks ju kthehet bizneseve, pa kurfarë shkurtimi drejpërdrejt në infrastrukturë" ka thënë krasniqi dhe ka shtuar se “Doni Fert” obligimet ndaj komunës i ka të paguara pjesërisht. Një arsye tjetër e komunarëve pë mbyllje të këtij gurëthyesi ka dalë të jëtë ankesat e banorëve të fshatit Baicë, ku punon gurthyesi, të cilët kanë thënë se po bëhën dëme të mëdha, gjë të cilën e ka hedhur posht kategorikisht Elshani. “Jemi duke punuar në pajtim me ligjet e Kosovës. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, firma punon më kapacitet të standardeve më të larta europiane dhe për këtë flasin faktet” ka theksuar Elshani. Kreu i Komunës, Nexhat Demaku, ka thënë se ka marrë peticione të shumta nga banorët e fshatrave përreth gurthyesit për mbylljen e tij.

U jepen 21 krerë lopë familjeve me jetimë



Organizata për kujdesin e Jetimëve “Magbuleja” ne Drenas zgjeron aktivitetin humanitar

Përfitues të kësaj ndihme janë 13 familje nga Drenasi, 3 nga Skenderaj dhe 5 familje nga Prishtina

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 27 tetor - Të hënën organizata për kujdesine jetimëve “Magbuleja” në Drenas u ka shpërndarë 21 krerë lopë familjeve me jetimë të tri komunave ku zhvillon aktivitetin kjo organizat, Drenas, Prishtinë dhe Skedneraj. Në këtë shperndarje të kësaj ndihme ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, struktura komuale dhe përfaqëses të shoqatave joveritare që veprojnë në Drenas. Më këtë rast drejtori i kësaj organizate për Kosovën, Mahmut Abaz ka thënë se kjo ndihmë bëhët për t’i ndihmuar fëmijet jetim që të kënë një lehtësim. Ai ka shtuar se kjo ndihmë është bërë në bashkëpunim më organizatën e shtetit të Katarit dhe organizatën “Magbuleja”. “Sot para jush po prezentojmë projektin Burimi Rrjedhës për Familjet e Bonjakëve, këto lopë që janë frytëdhënese, lopë qumështore dhe së shpejti do të fillojm edhe më projekte të tjera për t’i ndihmuar fëmijet jetim” ka thënë drejtori Abaz. Ai ka njoftuar se projekti ka kushtuar mbi 100 mijë euro dhe ndihma ka ardhë nga shteti i Katarit. Abaz ka thënë se ky prezentim i këtij projekti do të jëtë vetëm fillimi i një projekti të tillë, dhe ka shtuar se në një të afër të afert do të ndihmojn femijet jetim edhe më projekte të tjera. Në këtë solemnitet ka marrë pjes edhe Zevendesministri i Bujqesisë, Syl Sylani që ka falenderuar organizatën Magbuleja dhe shtetin e Katarit për këtë ndihmë. Ai ka thënë se “mungesa e më të dashurve nuk mundë të kompenzohët më asgjë në botë, mirëpo një përkrahje e tillë do të jëtë shumë e mirëseardhur për këto familje më të ndieshme në Kosovë” ka thënë zv.ministri, Sylanaj. Ai ka shtuar se fatkeqësisht edhe pas më shumë se tetë vite pas lufte në Kosovë ka mjaft familje skamnore, sidomos ka vequar rajonin e Drenicës, por ka shtuar se më ndihëm e kësaj dhurate më krer lopë, do të kemi 21 familje që do të dergojn gëzim në shtëpit e tyre. Përfaqësuesi i organizatës nga shteti i Katarit, Muhamet Ader Dar ka thënë se “ndiehem shumë i gëzuar që në këtë ditë më djell do t’i gëzohën shumë fëmijë jetim kësaj ndihme” ka thënë ai dhe ka shtuar se shteti i Katarit është i gëzuar me popullin e Kosovës dhe është i gatshëm për t’i ndihmuar në shumë sfera në të ardhmën. Ai ka kujtuar se organizata e Katarit ndihmon mbi 30 fëmijë jetim në Azi dhe vende të tjera në botë, por thotë se vend të veqant kanë Kosovën. Në emër të familjeve përfituese ka falenderuar Mihrije Kukaj. Kësaj ndihme i është gëzuar Sevdije Krasniqi nga Gllanasella, ajo ka thënë se “ne tash do të kemi një lopë më shumë dhe nga ajo do të marrin qumesht”. Edhe Argjend Gashi ka shpreh një falenderim për organizatën “Magbuleja” që i ka dhuruar këtë lopë . Drejtori i Organizatës “Magbuleja”, Mahmut Abaz ka njoftuar se më ndihmën e shtetit të Katarit kjo organizatë në këto tri komuna arrin t’i ndihmon 850 familje të jetimeve më ndihma mujore në të holla, dhe ka shtuar se shumë shpejt do të paraqesin edhe projekte të ngjashme për fëmijët jetim.

Nis faza a dytë e ndërtimit të sheshit "Skenderbu", bllokohet rruga kryesore

Më ndërtimin e sheshit, Drenasi merr një pamje të re

Për realizimin e këtij projekti, komuna ndan 150 mijë euro, MTPT-ja rregullon trotuaret, ndërsa GTZ-ja në bashkëpunim më komunen ndriqimin

"Koha Ditore" Bekim Dobra

Drenas, 29 tetor - Është ndërprer rruga kryesore e qytetit të Drenasit për t’u ndërtuar sheshi tani i emrertuar edhe zyrtarisht “Skenderbe”. Pos punimeve që janë duke u parë më një intenzitet tështuar, këtë gjë e ka pohuar edhe i pari i komunës, Nexhat Demaku. Ai ka thënë se me mjetet e buxhetit komunal ka filluar faza e dytë e punimeve për ndërtimimin e sheshit “Skenderbe” që pritet të përfundon brenda këtij viti. Komuna e Drenasit ka ndarë 150 mijë euro për ndërtimin e kësaj faze se dytë që kjo fazë ka thënë kryetari Demaku do të jëtë edhe përfundimtarja. Ndërtimi i këtij sheshi ishte parapar para më shumë se pese vite, dhe vetëm në pranver të këtij viti kishte filluar faza e parë e ndërtimit që i është dashur më shumë se gjashtë muaj pritje për të filluar edhe faza e dytë dhe preliminarja e këtij projekti. Vonesat për ndërtim të tij, i pari i komunës, Demaku i ka arsyetuar se “janë dashur të mblidhen parat nga mjetet vetanake të komunës për të vazhduar punimet e këtij sheshi” ka thënë Demaku. Faza e parë e këtij projekti kishtë kushtuar mbi 80 mijë euro, mjete të KK-së, dhe për përfundimin e krejt këtij projekti ishin paraparë disa faza, mirëpo zyrtarë komune kanë thënë se tani më fazën e dytë do të përfundon i gjithë projekti. Brenda sheshit janë paraparë të ndërtohën gjelbrime, ulese, trotuare, fonatanë, pemishte, një krua publik dhe gjëra të tjera. Për t’u ndërtuar ky projekt janë rrënuar mbi 50 lolake afariste, dhe për më shumë se pese vite vendi kishte mbetur vetëm në rrenojë. Tani qytetaret e shohin më një sy tjetër këtë ndërtim. Ata shpresojn që të përfundon ky projekt dhe të kënë një vend ku edhe do të mund të qlodhen. Ahmet Berisha, një i moshuar rreth të 80-ve shikonte punimet brenda këtij sheshi dhe thoshte “ishalla përfundon më shpejt ky park se dalim ne sheher e skem ku te rrim, ne keto lokalet ku po rrin rinja na bre migjes nuk po mun hym aty, na kena qef dikund ne natyre me nejt me moshataret tan” thoshte plaku Ahmet. Në kuadër të këtij sheshi janë duke u shtrirë edhe trotuaret si dhe ndriqimi publik. Rregullimi i trotuareve është financim i MTPT-së në bashkëpunim më Komunën e Drenasit që punimet për ndërtimin e tyre janë duke vazhduar në mbi 22 kilometra brenda teritorit të Drenasit. Ndërsa ndriqimi publik është duke u financuar nga GTZ-ja gjermane dhe nga Komuna. Drejtori i Sherbimeve Publike, Ragip Gjoshi ka thënë se janë duke u përmbyll të gjitha mundesit për ndërtimin e një sheshi sa më të mirë të qytetit. “Qyteti po merr një pamje të rë më ndërtimin e sheshit, ku në kuadër të krejt kësaj është duke u ndërtuar edhe elektrifikimi që mundesohët nga GTZ-ja gjermane dhe nga komuna” ka thënë Gjoshi. Ai ka treguar se GTZ-ja ka participuar më një vler prej 40 mijë euro për ndriqim e po më të njejtën vler edhe komuna e Drenasit. Kryetari Demaku ka thënë se pas mbylljes së një pompe të benzines që ka qënë në këtë pjes, ajo do të largohët krejtësisht nga qyteti për t’i krijuar hapësirë ndërtimit të sheshit.

Sunday 21 September 2008

Kontejnerët dhe tri ndërresat ende pjesë të shkollimit në Komunën e Drenasit


Drejtori i Arsimit, Arsim Mehmeti, ka thënë se edhe pse sivjet janë shënuar përmirësime në infrastrukturën shkollore edhe disa shkolla kanë trashëguar problemet

Bekim Dobra

"Koha Ditore" , Drenas, 20 shtator - Deklarimet e Ministrsisë së Arsimit së këtë vitë të ri shkollorë nuk do të këtë shkolla kontinjer dhe zhvillim të procesit mësimor në tri nderresa, ky fakt nuk qendron në komunën e Drenasit. Më po të njëjtat probleme ka filluar procesinë mësimorë Shkolla e vetme e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”. Ndonëse këtë vitë edhe është shtuar numri nxënesve, ndërsa më problemet kanë mbëturë më të theksuara së vitin e kaluar. Merita Gashi nxënese e klasës së dymbëdhjet, brengosët nga fakti se edhe këtë vit i duhët t’i ndjek mësimet më orë mësimore tejet të shkurtëra, dhe në klasë më mbi 50 nxënes. “Ora ka 30 minuta, deri sa po e shkruan profesori orën po humbin pesë minuta, deri sa po qetësohën nxënesit prap pesë, mbi 50 nxënes në klasë, ku mund të ketë qetesi, kështu që ne edhe këtë vit vetëm po vimë në shkollë, mesim të mirëfillt nuk ka” ka shpreh shqetesimet kjo nxënese. Fakti se mësimet nuk mundë të zhvillohën sipas standardeve që kërkohën, tregojn rezultatet e arritura të maturanteve në testin kombetar, ku nga 176 nxenës që i janë nenshtruar testit nga kjo shkollë, kanë kaluar vetëm 7 nga ta, apo 3.97 për qind e nxenesve. Ky fakt ka shqetësuar të parin e arsimit në këtë komunë, Arsim Mehmeti, ai ka thenë se ky vit ka shënuar rënie të dukshme në rëzultatet e testit e maturës. Shkakun kryesorë të rënies së këtyre rezultateve tejet të dobëta, Mehmeti ka potencuar se në shkolla nuk është punuar me plan programe mësimore, prandaj përgjegjësia ka thënë bie direkt mbi drejtorët e shkollave, mirëpo nuk ka mohuar se edhe interesimi i nxenesve nuk ka qenë në nivel, gjithashtu ndikim të veqant ka potencuar edhe mungesën e petagogut në shkollë si dhe zhvillimin e procesit mësimorë në tri ndërresa, orari i shkurtuar dhe numrit të madhë të nxenesve në një dhomë mësimi. Këtë vit është thenë se do të fillohën punimet për ndërtimin e Shkollës Profesionale në mënyrë moderne, mirëpo drejtori Mehmeti ka thënë se mëgjithë që projekti është dorëzuar në MASHT, ai është modifikuar për arsye se projekti nuk i plotëson standardet, pritet që vitin e ardhshëm ministria në fjal të drejton investime nga ky objekt, që është shumë i nevojshëm. “Nxënësit në këtë shkollë vijojnë procesin mësimorë sikur vitin e kaluar më tri ndërresa, më pak dhoma mësimi, kushtet tejet të vështira për t’u kryer një procesë mësimorë ashtu siç duhët” thot drejtori Mehmeti. Drejtor i shkollës së Mesme Gani Krasniqi ka thënë se interesimi i nxënësve për t’u regjistruar në shkollën e mesme profesionale është gjithë herë në ngritje,ka kërkesa të mëdha, ndërsa ka potencuar së më hapsirë shkollore gjendja vazhdon për sa vite të jetë shumë e veshtirë. “Numri maksimal i nxënësve në disa paralele është mbi 55 nxënës, si mundë të zhvillohët procesi mësimorë më kaq shumë nxenes në një klas” ka thënë drejtori Krasniqi dhe ka shfaq problemin tjetër se ka edhe munges të dhomave të mësimit. “Kemi vetëm dhjetë dhoma mësimi, ndërsa e gjithë shkolla ka mbi 2050 nxenës”. Edhe drejtori Krasniqi ka shpreh shqetësimin e tij rreth të arriturave të nxenesve në tstin kombëtar, por është ankuar në kushtet tejët të dobëta shkollore. Problemet e infrastrukturës shkollorë nuk përfundojnë vetëm më SHMT “Fehmi Lladrovci”. Ky vit i ri shkollë gjithashtu ka gjet edhe tri shkolla fillore që mësimin e zhvillojnë në kontinjer. SHF “Naim Frashëri” në Gllobar, SHF “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë e Vjetër dhe SHF “Bashkimi” në Drenas. Në shkollën e fshatit të Çikatovës së Vjetët parashkollorët kanë ndërprer mësimin për shkak të infrastrukturës së dobët në atë objekt. Drejtori i Arsimit, Arsim Mehmeti ka thënë se kjo paralele parashkollore ka vijuar deri më tani mësimin ne natyrë, por më uljen e teperaturave ata kanë ndërprer mësimin pasi që klasa e tyre kundërmon një erë tejet të rënë sa që mundë edhe të sjell ndonjë epidemi. Mehmeti ka thënë se ministria ka premtuar që të sjell një klasë kontinjer për këta parashkollorë, pasi që mundësit për ndërtimin e kësaj shkolle edhe këtë vit nuk do të këtë. Gjithashtu në komunën e Drenasit asnjë shkollë nuk ka të sistemuar kabinetin e informatikës. Drejtori, Mehmeti ka thënë se problem tjetër të theksuar këmi edhe më inventar nëpër disa shkolla si dhe problemin më ujë. Shkolla fillore “Abedin Bujupi” në Arllat, ajo “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe “Gjevë Lladrovci” në Gllanasell që nga fillimi i vitit të ri shkollorë nuk kanë ujë në shkolla. Drejtrori Mehmeti ka potencuar se më të gjitha kapacitetet që disponon ky departament janë duke u munduar që t’i eliminojnë këto probleme të theksuara.

Friday 19 September 2008

Në fshatin Shtuticë të Drenasit banorët e hidheruar me punëkryerësin e asfaltit, kërkojnë cilësi pune ose largim të tij

Bekim Dobra

"Koha Ditore" , Drenas, 17 shtator - Asfaltimi i rrugës së fshatit Shtuticë, që sipas banorëve aty po bëhët cilësi e dobët e punimeve nga kompania “Graniti Com” ka bërë që këta të fundit t’ia përcjellin një shkresë të parit të komunës, Nexhat Demakut dhe këshilltareve të KK-së, nëpërmjet Keshillit të fshatiti. Ata kanë thenë se punëkryerësi është duke vazhduar punimet më një intenzitet tejet të dobët, duke mos respektuar projektin e paraparë. Cilesia e dobët e punimeve mos respektimi i projektit nga ana e ndërmarrjes punuese, ngushtimi i rrugës dhe shumë arsye tjera janë paraqit përmes kësaj shkrese. “Një ditë punon, një javë nuk doket fare në fshat” ka thenë banori i këtij fshati Rifat Bilalli. Ai ka shtuar së Këshilli i fshatit ka marrë vendim që nese nuk përmirëson kushtet e parapara nga komisioni, punëkryerësit do t’i ndërpriten punimet brenda tri ditësh. “Punimet është duke i kryer shkel e shko, nuk ka hek lisat nga rruga, nuk respekton projektin e paraparë, është duke ngushtuar rrugën, punon më një cilesi tejet të dobët” ka vleresuar disa nga cilesit e punimeve Bilalli, madje ka shtuar se punëkreyrësi trasimin e bazës me material, ka zevendesuar më baltë. Sipas Bilallit punëkryerësi nuk është duke respektuar trashësinë e zhavorit sipas projektit 20cm+10cm, që ngjeshja më cilindër vibratues nuk është duke u bërë fare. Po të njejten brengë kan shpreh edhe banorët tjetër të këtij fshati Hajdin Hajdari dhe Ruzhdi Berisha. Hajdini që është rreth viteve të 70-ta ka thenë se “kur këmi marrë vesh se po shtrohët rruga e kemi pritur më një gëzim shumë të madhë, pa ditur që do të shfaqën probleme të kësaj natyre” ka thenë Hajdari. Ai ka rikujtuar se fshati Shtuticë, luftës së fundit ja ka dhënë 72 viktima ndër ta 10 deshmorë, ndërsa sot ka 15 invalid, 92 fëmijë jetim dhe më së 25 gra kryefamiljare.

Fshatarët, të vendosur

Ndërtimi i kësaj rruge, sipas Hajdarit, është projekti i parë në këtë fshat që nga pas lufta. Ky ka shtuar se “ne si fshat nuk do të lejojmë që të vazhdohën punimët në këtë mënyrë”. “Si fshat kemi vendosur se nëse kompania nuk i përmirëson kriterët e punimve , do të detyrohemi t’ia ndërpresim punimet” ka rikujtuar Hajdari. Kryetari i fshatit, Fadil Hajdari, i revoltuar, ka thënë se “asgjë që të kënaq syrin nuk është duke u kryer”. “Më shumë ka bërë dëme në rrugën ekzistuese se që ka rregulluar”, ka thenë ai. Punimet për asfaltimin e kësaj rruge kishin nisur më 17 qershorë të këtij viti, kurse afati i fundit për mbarimin e punëve, sipas kontratës ishte 12 ditë. Për shtrimin e kësaj rruge MTPT-ja ka dhënë 300 mijë euro, KK-ja 100 mijë euro, ndërsa komuniteti ka participuar vetëmnë projektin në letër, më 5 mijë euro. Për asfaltimin e rrugës katër kilometershe, zotimin e punimeve e kishte marrë firma nga Skenderai GrantitiCom, ndërsa po të njejtën ditë solemnisht kishin filluar asfaltimi edhe i tri rrugëve tjera, në Abri, Gradicë dhe Sankovc që ato sot janë të përfunduara, kurse rruga në fjalë sipas gjendjes në teren dhe vazhdën e punimeve të jep pak shpresa që ajo do të përfundon këtë vit.

Zyrtarët komunal pranojnë shkeljet

Kryetari i komunës, Nexhat Demaku, ka pranuar se punimet janë të një cilësie të dobët. Ai ka thënë komisioni mbikëqyrës i punimeve duhët të marrë masa për përmiresim të punimeve “që në asnjë mënyrë të mos lejohen ato cilësit që janë duke u kryer”. Përgjegjësi i mbikëqyrjes së këtyre punimeve në urbanizëm, Shaban Dobra, e ka thenë të njejtën gjë. Ai ka treguar se dy herë i janë ndërprerë punimet kësaj kompanie vetëm për shkak të pengesave që i janë shkaktuar nga mosmarrëveshjet më pronarët e tokave. Florim Ymeri, përfaqësues i kompanisë “Graniti Com” , ka thënë se afati kohorë i përfundimit të punëve nuk ka kaluar. Ky ka theksuar se kanë pasur disa pengesa pronësore dhe këto pengesa kanë vonuar punimet afërsisht për tri javë. Pengesë tjetër, sipas Ymerit, është se janë disa shtylla elektrike në rrugë, të cilat natyrisht vonojnë ecurinë e punimeve. “Kën mbetur edhe 7 ditë pune për të përfunduar projektin, nese lejon moti, punimet do të përfundojnë brenda afatit që shkruan në kontratë” ka thënë ai dhe është zotuar se punën në cilësi do të përfundojnë në bazë të kontratës, kjo mbetet të shihet nese premtimet e komisionit dhe të firmës do t’i përmbahën banorët e revoltuar të fshatit Shtuticë.

Thursday 18 September 2008

Shumë fshatra të Drenasit, ndonëse më rrjet ujësjellësi nuk kanë ujë të pijshëm, banorët thonë se ka ujë, por mungon menagjimi

Bekim Dobra

"Koha Ditore" , Drenas, 13 gusht - Nezir Krasniqi nga fshati Gllobar i Drenasit, rutin ditore pa dashje ka bërë që për qdo ditë të shkon nga fshati i tij para Bashkësisë Islame për të marrë ujë më shishe të plastikës në qeshmën publike që furnizohën shumë njerez dhe presin në rend. Neziri thot se lagja e tij që ka më shumë se 40 shtëpi që për ujë të pijshëm nvarën vetëm nga ujësjellesi regjional “Prishtina” njesia punuese në Drenas që furnizohën nga rezervaret e Ferronikelit, pasi që puset nuk e kanë ujin e pijshëm. Sipas Krasniqit i cili është edhe përgjegjes për këtë lagjë ankohët në ujësjelles që thot se ndonese fshati më rrjet të ujësjellesit ujë nuk ka. “Ka më shumë se dy muaj që nuk kemi ujë, edhe kur kemi ndonjë orë ndalet rryma, fajin e madhë e kanë zyrtaret e ujësjellesit, por edhe komuna, përkatësisht vetë kryetari dhe shefi i administratës që janë të njoftuar me rastin, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë” ka thenë ky hallegji deri sa mbushte enet më ujë. Ai ka shtua se fshati Gllogar është fshati i vetëm që e ka ujin e papijshëm, pasi qe uji i cili gjindet nepër puse sipas Nezirit është me thengjill. “ Janë bërë analizat që uji që është në këtë lagje ndalohët të ujitën edhe kafshët dhe për larjën e rrobave, ndërsa për njerezit ndalohët rreptësisht” ka thenë ai. Neziri është ankuar edhe në kanalizimin e ujitjës së “Ibër Lepencit” që kalon nepër këtë fshatë pasi që thot se pluhuri i ndërmarrjes së Ferronikelit ka bërë që ky ujë të shënërrohët dhe të merr formën sikur një vaj motorik. Ai ka thenë se nuk është mbetur më të jetohët në këtë lagje, jan hap thot të gjitha mundesit e hapjes së ndonjë epidemie sidomos të fëmijet të cilët e përdorin qumshtin, pasi që kafshët kur të lëshohën ujitën në këtë kanalizim. Të njejtën breng e ka shfaqur edhe Bekim Morina. Ai ka thenë se në fshat është vendosur menjëher pas lufte sistemi i ujësjellesit nga fondacioni “Soros”, por kurrnjë nuk janë bërë rehat më ujë. “Zyrtarët e ujësjellesit ankohën se nuk ka shtypje të mjaftueshme për pompat që të përcjellin ujin në këtë lagje që nuk qendron fakti ashtu aspak sepse ujë ka por mungon menagjimi” ka thenë Morina. Nuk përfundojnë hallet për ujë të pijshëm vetëm më fshatin Gllobar, të njejtën gjendje e ka edhe fshati Verbovc dhe Tërsteniku I, ku edhe këto dy fshatra ndonese kanë ujësjelles ujë nuk kanë. Zevendeskryesuesi i fshatit Verbovc, Rrahman Gashi tregon gjendjen faktike të këtij fshati, thot se kurrnjë nuk kanë ujë. Ky fshat ka ujësjelles por menagjimi kryhët nga pronari i tokës së leshuar për ujë, i cili kryen një menagjim të lojes, ku fshati kurrnjë nuk ka ujë. Gashi thot se janë bërë disa here kërkesa që ujësjellesi të kalon nen sistemin e menagjimit të Ujësjellesit Regjional Prishtina, por ende nuk ka asgjë konkrete dhe rreth 220 shtëpi të fshatit vazhdojn të mbesin edhe kësaj vere pa ujë të pijshëm. Edhe kryetari i fshatit Tërstenik I, Rifat Gashani ka thenë se fshati i tij që e ka të shtrirë sistemin e gypave të ujësjellesit, ujë nuk ka, kjo thot se vie si pasojë e keqmenagjimit të ujësjellesit nga Drenasi.

Zyrtarët e ujësjellesit, fajësojnë keqpërdoruesit

Shumë fshatra të Komunës së Drenasit po përballen më problemin e ujit të pijshëm që nga muaji qershorë i këtij viti, ku rritja e temperaturave ka shkaktuar rënje të nivelit të ujit. Menagjeri i Ujësjellesit Regjional Prishtina njësia në Drenas, Ismet Baliu ka thenë së që nga fillimi i muajit qershor kanë filluar zbatimin e reduktimeve ku si arsye ka cekur problemin e furnizimit më ujë dhe mungesën e mjaftueshme të ujti, sidomos për ata konsumatorë në disa lagje dhe vendbanime ku pika është nivel i lartë si fshati Gllobar Tërseniku I dhe disa fshatra tjera. Baliu ka thenë se ka keqëperdorime të ujti nga konsumatoret, por ka spikatur edhe problem tjetër të theksuar nderpremjet e shumta të energjsë eketrike që në pompën në Bivalak vështireson furnizimin më ujë. “Arsyeja e zbatimit për planit e orarit të reduktimeve është se gjatë sezonit verorë po krijohën shpenzime të mëdha dhe keqperdorime të ujit të pijshëm, ku si rezultat i këtyre po zvogëlohët shtypja në rrjet dhe nuk po mundë të arrihet uji sidomos në pikat më të larta” ka thenë Baliu dhe ka shtuar se për këtë problem për ndërmarrjen e masave parandaluese për keqperdoruesit e ujit të pijes kanë njoftuar Kuvendin Komunal gjegjesisht departamentin e inspeksionit dhe SHPK-në në Drenas dhe presin një bashkëpunim që këtë sezon vere të ndihmojnë në teren për ata konsumatorë të cilët e keqpërdorin ujin e pijshëm, ndonese pranon se ende nuk kanë një përgjigjje nga asnjëra palë. Baliu thotë së në këtë sistem të ujësjellesit komuna e Drenasit është e përfshirë rreth 30 për qind të qytetareve dhe ka kërkesa të shumta që të kyçen në këtë sistem të ujit të pijshëm edhe shumë fshatra tjera, mirëpo tregon Baliu se kjo mundë të bëhët vetëm në saj të rritjes së kapaciteteve prodhuese të ujit. Disa fshatra thot Baliu si, Abria, Llapushniku, Polluzha, Shtutica, Tërdevci, Gllobari dhe shumë fshatra tjera kanë bërë kërkes për planin urgjent të përfshirjes se ujit të pijshëm më autocisterna gjatë sezonit veror, dhe jemi duke i dalur më mundesit që kemi në ndihmë, mirëpo është ankuar se mekanizmi në dispozicion nuk mjafton për plotësimin e të gjitha kërkesave. Baliu ju ka bërë apel të gjithë konsumatoreve që gjatë këtij sezoni të krizes ta kursejnë sasin e ujit të pijshëm, dhe mos ta përdorin për qellime tjera të jashtëligjshme, të kunderten mund të pësojn gjoba dhe rrezikojn të mbesin pa ujë të pijes.

Shkolla Fillore "Naim Frashëri", në Gllobar, ende mësim në kontinjer


Bekim Dobra

"Koha Ditore" , Drenas, 3 shtator - Më gjitha premtimet e Ministrisë së Arsmit që në fillim vitin e ri shkollorë 2008/09 nuk do të ketë më shkolla kontinjer, realiteti në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Gllabar të komunës së Drenasit është tjetër. Aty fillimin e këtij viti i shkollorë nxenesit e kan gjetur shkollën vetëm më të demtuar nga viti paraprak për nga vjetërsia e saj. Shkolla nuk i përmbush asnjë standrat të kushteve normale për të evituar një proces mësimorë. Këtë gjë e pohon edhe drejtori i kësaj shkolle Skender Elshani i cili tregon se shkolla që nga ndërtimi i saj nuk ka pasur asnjë riparim as të jashtëm e as të brendshëm. Shkolla ka 366 nxenes dhe në munges të hapsirës, një paralele zhvillon procesin mësimorë në kontinjer. “ Gjëndja e shkollës është jo e mirë, ka vetëm 6 dhoma mësimi dhe një kontinjer, mungon dyshemeja e klaseve, dyert janë krejtësisht të demoluara, dritarët nuk hapën nga vjetërsia janë të bllokuara me gozhda, kulmi është krejtësisht i demtuar sa që era e tij sjell edhe semundje kancerogjene” tregon drejtori Elshani veshtirësit që përmballet më shkollën. Ai shton se nga vjetersimi i kulmit gjatë sezonit të dimrit kulmi edhe pikon nga shirat, ngase ererat e forta ja largojn selenitin nga pullazi. Drejtori Elshani tregon që kërkesat për zgjerim të objektit dhe riparim kanë bërë që nga pas lufta në DKA dhe në Ministrin e Arsimit, por këto kërkesa deri më tani nuk kanë rezultuar më një rezultat pozitiv. Kanë qenë premtimet nga Cartitasi zviceran dhe i Luksemburgut për ngritjen edhe të një kati të shkollës, por gjendja ende mbetet e mjerueshme, thot Elshani. Në një dhomë mësimi, ora zhvillohët më 39 nxenes, këtë veshtirësi për të zhvilluar një proces të mirëfillt mësimor e ndjen mësuesi i lendës se gjeografisë, Blerim Buqinca. Ai tregon se mësimi është tejet e veshtirë të mbahet në kushte normale, pasi që thot se mungojn të gjitha kushtet elemtare në shkollë. “Problem kryesor në shkollë është kushtet dhe ambienti shkollorë, mungon dyshemeja, nxemja, kjo është një ndër shkollat më të paprekurat nga dora investuese e njeriut që nga ngritja e saj, bankat dhe inventari në përgjithesi janë të tipit të moqëm mësimorë” tregon problemet mësuesi Buqinca dhe shton problemin shqetësues tjetër se nga kushtet e dobëta shkollore po braktisin nxenesit këtë shkollë për të shkuar në një shkollë tjeter, pasi që tregon se kan pasur edhe raste që nga pluhuri që shkaktohët në shkollë kanë pasur edhe të helmuar.

Banka Botërore dhuron kabinet të teknologjis informative, nuk ka ku të vendosën

Banka Botërore tregon drejtori Elshani ka ndihmuar më një grant të paisjeve dhe veglave pune për një kabinet të teknologjisë informative, por në munges lokali ato kanë mbetur të pavendosura. Drejtori Elshani nuk ndalet së përmenduri problemet që përmballen më munges lokali në shkollë, ai thot se për dy vite rresht kanë humbur edhe dy gjenerata të parashkollorëve vetëm që nuk kanë pasur kushte objektive. Problem tjetër ka spikatur drejtori Elshani edhe mungesën e trotuarit në rrugën kryesore Drenas- Skenderai, ku thot se që nga pas lufta kanë pasur 6 raste që nxenesit kanë pësuar më fatalitet, ndërsa janë lenduar edhe disa të tjer. Nxenesit e lagjës Dvorani, Binaku dhe Lanve janë të rrezikuar qdo herë nga kalimi i kësaj rruge pa trotuar. Në shkollë thot Elshani mungon edhe stafi professional ku nuk ka petagog, refernt por edhe sigurim i shkollës. Nxenesi i klasës së tetë, Lorik Morina thot se “kushtet në shkollë janë tejet të veshtira, mungon bibloteka, salla e kompjutereve, sallat sportive dhe shumë qka tjetër”. Murat Elshani kryetar i fshatit thot se kërkesa për rregullimin e shkollës është anashkaluar nga ana e zyrtareve komunal, pasi që thot se asnjë investim në fshat nuk është kryer nga mjetet e komunës. “Fshati ka halle të mëdha, por problem kryesor ka gjendjen e shkollës e cila zhvillon një process mësimorë të mjerueshem” ka thenë kryetari i fshatit Elshani i cili ka treguar se fshati është i zhgenjyer nga premtimet boshe. Problemin e shkollës së fshatit Gllabar e ka pranuar edhe i pari i arsimit në Drenas, Arsmi Mehmeti. Ai ka theksuar se një ndër shkollat e vetme që gjendja është tejet e veshtirë e procesit mësimorë është shkolla fillore “Naim Frashëri”, por është ankuar në munges të mjeteve. Përderisa Ministri Hoxhaj përuron shkolla të shumta nepër Kosovë, nga dy e tri nga një fshat, nxenesit e fshatit Gllabar dhe një pjes e nxenesve nga Tërsteniku II dhe të Baicës që ndjekin mësimet në këtë shkollë ende hallë kryesor kanë mungesën e objektit shkollorë.

DKA-ja kërkon që kjo qendër të menagjohët nga ky department, OJQ-të pakënaqësit i shprehin të i pari i komunës, Nexhat Demaku

Bekim Dobra

"Koha Ditore" , Drenas, 9 gusht - Më një njoftim dhe urdhdër nga Departamenti i Arsimit, Kulturës Rinis dhe Sporteve në Drenas ka obliguar të gjitha OJQ-të që veprojnë në Qendrën e Rinisë të cilave ju ka përfunduar kontrata zyrtare me komunën që nga janari i këtij vit, të nderprejn të gjitha aktivitetet e tyre deri në një zgjidhje. Përmes këtij njoftimi DKA-ja ka obliguar OJQ-të që t’i dorëzojn qelesat dhe inventarin menjeher der në një ofert të re për Qendren e Rinisë. “Të gjitha obligimet që keni ndaj komunës sipas kontratës dhe obligimet për shërbime publike ju inkurajojmë që t’i kryeni më së largu deri më 08.08.2008, në të kundërtën lendët do të dërgohën në gjykatë” thuhët në këtë njoftim të leshuar nga DKA-ja dhe vazhdohët se pas raportit të komisionit dhe vleresimit të gjendjes, DKA-ja do të del më një qendrim të qartë publik për ofertat e reja në këtë qendër. Drejtori i DKA-së Arsim Mehmeti ka deklaruar për KD-në se kjo Qendër duhët të menagjohët nga departamenti për arsim, kultur, rini dhe sporte. Në kuadër të kësaj Mehmeti thot se DKA-ja ka marrë masa për largimin e mënjëhershëm për të gjitha OJQ-të qe veprojnë në këtë qendër dhe është kërkuar nga to të lirojnë objektin e qendrës. Ato (OJQ-të) thot Mehmeti nuk kanë kontrat legjitime më DKA-në që në fakt kontrata e tyre ka skaduar më 31 dhejtor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë për plotë shtatë muaj kanë shfrytëzuar objektin ilegalisht. “Aty do të qeverisum dhe menagjojmë tash ne dhe nuk lejohën më parregullsi” ka spikatur drejori Mehmeti dhe ka shtuar se qendra parashihët të i ipet në shfrytësim në mënyrë të rregullt ligjore OJQ-ve dhe një pjesë Caritas-it zviceran dhe atij të Luksemburgut ku do të shfrytëzojn për trajnimin e edukatoreve dhe si qerdhe për fëmijë. Vlen të përmendet fakti se kjo qendër është e demoluar teresisht dhe për një kohë të gjatë ka mbetur nën mëshirë të menagjimit. Aty janë demtuar muret, infrastruktura e brendshme, rrethojat o oborrit, dyert dhe shumë pjes tjera. Ky fakt e ka shqetësuar edhe të parin e DKA-së Mehmetin, ky i fundit ka pranuar se qendra është demoluar terësisht dhe thotë se gjendja e krijuar është tejet shqetesuese andaj është marr hapi që të këtë një mbikqyrje nga departamenti që ai drejton. Mehmeti ka fajesuar për gjendjen e krijuar OJQ-të, ka thenë se ato kanë shfrytëzuar objektin ndërsa nuk janë kujdesur për të, por vetëm kanë shikuar interesin e përfitimit. “Prej që kamë marrë detyrën si drejtor, qendra nuk ka qenë nen menagjimin timin, dhe kamë marr hapin që kjo qendër të këtë një mbikqyrje nga departamenti im” ka thenë Mehmeti. Ai ka drejtuar një kritik edhe të ish-kryeshefi i mëhershëm i ekzekutivit, thot se ai ka lidh një kontrat pa e ditur se nen menagjim te kujt poi jepet.

OJQ-të ankohën të kryetari

Pas largimit të gjitha OJQ-ve nga Qenra e Rinis, këto të fundit kanë kërkuar një takim më të parin e KK-së Nexhat Demaku. Demaku ka mirëprit vendimin e DKA-së për të qenë mbikqyrese, por është ankuar se aty duhët veprojn OJQ-të dhe të mos ju ndërprehet aktiviteti. Për mos kryerjes së obligimeve ndaj KK-së, organizatat, Demaku ka thenë se atyre do të ju ofrohët një marrveshje e re, ndërsa për borgjin që kanë për tetë muaj do të shqyrtohët në mbledhjen e radhës në KK për t’i shlyer të gjitha obligimet që kanë deri më tani, por prej muajit të nentë të këtij viti, të hyp në fuqi një vendim të një marrveshje të re, ka sqaruar Demaku. Aktivitetet e rinis së Drenasit janë tejet pasive, për mos të thuhët se asnjë projekt realizues që nga formimi i qeverisjes së re lokale. Një e re nga kjo komunë Fitore Rubovci e entuziasmuar për të ditur planet e sektorit për rini në KK, thot se nuk ka gjetur as edhe zyren e këtij të fundit e aq më keq thot se as që e njoh se kush e drejton këtë sektor. Ajo ka shpreh një mllef ndaj zyrtareve komunal duke thenë se komuna e Drenasit është e përbërë prej më shumë se 50 për qind e popullatës më rini, ndërsa aktivitetet janë tejet të mangeta. ."Unë ja di vetëm emrin zyrtarit për rini, fizikisht nuk e njoh, ndërsa për aktivitetet e tij për rini as që kam degjuar realizimin e ndonjë projekti" ka thenë Fitorja dhe ka shpreh një interesim për t'u kyqur në projektet e rinis në këtë komune. Për këtë sektor edhe drejtori i DKA-së Mehmeti në dy raportet e tre mujorshit të parë dhe të dytë sektorin e rinis e ka paraqit “pasiv”. Këtë fakt e ka pohuar Mehmeti edhe zyrtarisht.

Bashkësia Islame në Drenas, për konvertimin në fenë katolike të disa individeve të fshatit Llapushnik e quan provokim

Bekim Dobra

"Koha Ditore" Drenas, 18 maj - Disa banorë të fshatit Llapushnik të Drenasit para disa ditësh, në Kishën e Zojës së Bekuar në Letnicë, janë konvertuar në besimin katolikë. Madje ata pas marrjes së bekimit të këtij besimi,përmes mediave publike kosovare kanë shprehë deshirën që në fshatin e tyre te kenë edhe kishën që në këtë rajon të Drenasit ndertimi i një shtylle të besimit të till do t’i printe objektit katolik. Veprimet e këtyre banoreve të këtij fshati kanë nxitur reagime dhe përqamje fetare e shoqerore të treves etnike me shqiptar të Drenasit dhe besim mysliman . Pas publikimit të një deklarate të dhenë njërave nga mediat kosovare, Ismet Sopi ka thenë se konvertimit të tij i janë bashakngjitur edhe 32 bashkëfshatar tjer të këtij fshati që deri më tani feja e vetme në këtë fshat madje në terë Drenasin ka qenë feja myslimane. Sopi përmes kësaj deklarate nuk ka pranuar se kanë ndryshuar religjion, sepse veten e kanë konsideruar gjithmonë si katolikë të fjetur dhe se riti i besimit të tyre nuk është shfaqur deri më tani, ata kishin thenë se tani është momenti për t’i shfaqur ndjenja e tyre fetare të kahëmotshme dhe se numri 32 nuk është real, ai mundë te jëtë 320 apo të arrin në 3200 kishte thenë Ismeti. Konvertimin e këtyre fshatareve muk e kanë mirëpritur qytetaret e shumtë të kësja ane. Ata në heshtje flisnin njëri me tjetrin për ketë “të papritur” në këtë komunë. Një i moshuar nga Drenasi rreth 80-ve, Jupë Hasi tha se “feja është shprehje e pa imponueshme, mirëpo ne brengosemi se ky grup individesh mund të ketë ndonjë prapavi tjeter”tha Jupa dhe shtoi se në këtë komunë nuk mban mend as gjysherit të kenë përmendur ndonjë familje të këtij besimi, “Drenasi për disa shekuj muj me than nuk mban mend të këtë pasur familje të besimit katolik” tha Jupa. Këtë iniciativë Bashkësia Islame e Drenasit e quan provokim për popullat dhe habi. Ata menjeher pas rastit kanë dal më një reagim dhe i kanë drejtuar edhe të gjitha institucioneve të Republikës më te re në botë Kosovës. Kryetari i BI-së në Drenas Mulla Osman Musliu përmes kësaj deklarate ka potencuar se inicimi për ndertimin e kishës në fshatin Llapushnik është se pari kundër gjithë fshatareve të këtij fshati, pasi që në atë vend nuk ka besmimtar te atij riti, ky është provokim, aq më tepër kur nuk ka as kuadër e as vend, thuhet në këtë reagim të BI-së. “Ndertimi i një objekti fetar pa besmitar të atij besimi, në mesin e besmtareve të një besimi tjetër (mysliman) është elemtent destabilizues i vlerave tona të tolerances së shkëlqyeshme ndërfetare” ka thenë mulla Osmani dhe ka shtuar se e drejta e besimit është e drejt e gjithsecilit individ, madje as feja islame nuk njeh imponime e as dhunë në fe, islami parnon edhe fet tjera, por ne jemi të shqetësuar kur besimi e feja politizohen e përdoren për qellime të ulëta e të dyshimta, tha Osmani dhe ju ka berë thirrje qytetareve që të mos bien pre e manipulimeve dhe spekulimeve siç i quan ai të njerezve që nuk dihen as në agjend të kujt janë. Osmani madje i ka kërkuar edhe Bashkësisë Katolike që të mos vihen në lajthitje nga këta njerez të dyshimt. Sipas disa burimeve brenda BI-së në Drenas than se ky grup qysh para dy viteve ka filluar të merreshin më ketë rit në heshtje dhe se në KK kanë kërkuar të ju lirojn tokë për vënien e një kishe në mes të fshatit Llapushnik. Edhe zyrtar komunal kanë pranuar se ish-udheheqesia e atëhershme në vitin 2006 ka pasur në sirtarin e tyre një kërkes për ndertim kishe në këtë fshat. Beqir Thaçi administrator i fshatit Llapushnik, tha se “pasi që ky grup kishte filluar të bejnë propogand për ndertimin e një kishe në fshat, ne kemi organizuar edhe një potecion me nenshkrime të qindrave qytretareve të fshatit kundër ketij veprimi”. Thaçi shtoi se para dy viteve kanë mbajtur edhe një takim më banorët e këtij fshati dhe unanimisht janë shpreh kundër veprimeve të ketij grupi. Sipas burimeve te KD-së u mësua se në Drenicë nuk ka asnjë familje të ketij besimi katolik deri më tani, pos këtij grupi. Në ditën e “gjuma” e premte, besimtaret e fes islame ne të gjitha gjamit sipas Mulla Osman Musliut në një ligjerat para faljes së namazit të kësaj dite janë njoftuar më veprimet e këtij grupi.

Të gjitha fshatrat përskaj tij, shfrytezojnë lumin si rrjet kanalizimi dhe deponi mbeturinash

Bekim Dobra

“Koha Ditore” Drenas, 18 shtator - Pamja e ujit të zi në lumin e vetëm të Drenasit ka shqetesuar shumë qytetarë të kësaj ane. Më se tepermi që ndjejn habi dhe shqetësim janë anëtaret e shumtë të Shoqatës së Peshkatareve Sportivë të Drenasit, të cilët thojnë se gjendja e lumit ka shkaktuar me zhdukje masive të llojeve të peshqeve. Ismet Berisha, kryetarë i kësaj shoqate ka numëruar fshatrat të cilat tregojnë një pakujdesi ndaj lumit Drenica. Berisha ka thenë se në të gjitha ato fshatra që kalon lumi, derdhen ujërat e zeza pa gropa septike dhe hudhen mbeturina pa kontroll. Fshatrat të cilat më se tepermi e ndotin këtë lumë janë, Tersteniku, Baica, Çikatova e Re, Shtrubullova, disa lagjë të shumta të qytetit të Drenasit, Pakleku i Vjetër, Zabel dhe Korroticë e Poshtme dhe i gjithë fshati Komoran. Anëtarët e shoqatës kërkojn nga këto fshatra që të kënë kujdes se ku i derdhin ujërat e zeza. “Çdo ngjalles që jëton në këtë ujë të ndotur ku derdhën ujërat e zeza ato nuk mundë t’i përballojn dhe ngordhin” ka thenë Berisha. Ai ka përmendur zhdukjen e gaforrës, silurit, troftës, ngjalës dhe shumë llojeve të tjera të ngjallesave të ujit, përkundër asaj që thot se kemi marrë aksion për pasurimin e llojeve të peshqeve, mundimi i ka shkuar huq, sepse më të arritur në lumë kanë ngordhur. Berisha thotë se të njejtin problem kanë shtruar për disa vite në Kuvendin Komunal, përkatësisht të inspektori për ambient dhe të zyrtari për mjedisë ne drejtorinë e urbanizmit, por akuzon se nuk kanë ndërmarrë asgjë deri më tani dhe kyqja ilegale nga fshatarët në lumë rritet çdo ditë. “Këto ditë të nxehta ka renë niveli i ujit dhe është rritur niveli i derdhjeve të ujërave të zeza, më shumë dominojnë ujërat e zeza” tregon shqetësimin Berisha që këtij mendimit të tij ju bashkangjitet edhe anëtari i kryesisë Ali Shehu. Shehu thotë së dukuri tjetër shqetësuese është edhe hedhja pa kontroll e mbeturinave të shumta që ka thënë se kjo është diqka e pa tolerueshme, “çka ju pengon qytetareve në shtëpi dhe në rrugë e hudhin në lumë, lumi është shënderruar në një deponi bërrllogu” ka thenë Shehu. Ismet Berisha ka akuzuar inspektoret komunal, ka thenë se ata janë përgjegjes për gjendjen e tillë çfare mbretëron, “inspektorët e ambientit duhët t’i ndalojnë qytetaret se ajo qka është e kundërligjshme për t’u hudhur edhe te denohët dhe të merren masa për këto kategori”, ka thenë Berisha dhe ka shpreh dyshimin se edhe ndermarrjen e Ferronikelit është ndotëse e ujit. Ai ka treguar se kanë njoftuar këtë ndermarrje e cila i derdhë ujërat në lumë dhe thot se ata (AL-Feroni) ka organizuar një komision i cili është duke u analizuar së bashku më anëtaret e shoqatës dhe thot se kemi marrë mostra në vendin e ngjarjes dhe analizat janë duke u kryer. Për këtë problem drejtori i Urbanizmit Liman Krasniqi ka pranuar se lumi Drenica ndotët nga shumë faktorë. Ai ka thenë se edhe pse ekzistojnë tri gropa septike në komunën e Drenasit, në to nuk bëhët pastrami i ujit dhe derdhen në lumë, ku ka dhe shumë fshatra të cilat lumin e shfrytezojnë si të vetmën zgjidhje për derdhjen e ujërave fekale. Krasniqi ka thenë se më plan zhvillimor planifikojm impiantivë për ujëra të zeza dhe ka thenë se gjithashtu për këtë problem kemi hartuar edhe një projekt që i është paraqitur edhe Konferencës së Donatoreve. “Orientimet e Kuvendit Komunal janë për t’u bërë zgjidhja e kanalizimeve, por gradualisht sepse mjetet vetanake na cungojnë shtrirje të gjërë” ka thenë drejtori Krasniqi. Edhe inspektori i ambientit, Ahmet Ahmeti pranon se lumi është tejet i ndotur, por edhe ky ankohët në munges mjetësh për rregullim të gropave septike të cilat pengojnë derdhjen në lumë. “Ka munges buxheti në shumë familje dhe sit ë vetmën zgjidhje kan gjeturë lumen që është diqka jo e zakonshme, por edhe ne si drejtori nuk kemi buxhet edhe pse kjo dukuri na shqeteson” është shprehur inspektori Ahmeti.
Kjo dukuri e palakëmueshme vazhdon të shqetëson edhe për shumë kohë shoqatën e peshkatareve dhe qytetarë të Drenasit. Ismet Berisha tregon se lumi Drenica ka qenë shembull për pasterti, tani është shembull për ndotjes, që thot se është i rrezikshëm edhe për hapjen e ndonjë epidemie.

Vjedhja e kapakëve të pusetave, dukuri tejet shqetesuese

Bekim Dobra

Drenas, 18 shtator – Dukuri tejet shqetësuese këto vitet e fundit në komunen e Drenasit është bërë vjedhja e kapakëve të pusetave nga dora e pandergjegjshme e qytetarëve që i marrin për perfitime materiale. Kjo gjë ka shqetesuar zyrtarët komunal, përfaqësuesit e ndërmarrjes "Pastrimi", stacionin policorë të Drenasit dhe qytetarë të shumtë të kësaj ane. Besnik Hoxha një banorë i Drenasit tha se vjedhja e këtyre kapakëve është dukuri shumë shqetesuese për shumë vitë më radhë, “kapaket e çelikt vjedhen pa kurfarë droje dhe shitën në deponit e hekurishtave, ndersa për gropat e hapura pastaj nuk kujdeset askush, ato të gjitha mbushën më mbeturina dhe më vitë të tera mbesin te rrezikshme” ka thenë ky banorë dhe ka shtuar se pos që janë mbushur më mbeturina dhe të rrezikshme ato paraqesin edhe mundesin e hapjes së mdojë epidemie për banorë të kësaj ane. Drejtori i Shërbimeve Publike Ragip Gjoshi ka shpreh shqetesimin e tij rreth kësaj dukurie të shemtuar. “Vjedhja e kapakëve të pusetave në qytet të cilat po përdorën për përfitim material të keqëbëresve dhe gropat pastaj po shëndrrohën në deponi të egra të mbeturinave është tejet shqetesuese” ka thenë drejtori Gjoshi. Gjoshi ka shtuar se janë duke shikuar mundesit për përmiresimin e këtyre gropave të cilat pos që kanë krijuar një imazh të keq, ato janë bërë madje edhe të rrezikshme për qytetarët, mirëpo është ankuar në munges të mjeteve. Edhe menagjeri i ndërmarrjes Regjionale “Pastrimi” njesia punuese në Drenas, Muhamer Qela ka shpreh të njejtin shqetesim të kësaj dukurie. "Shumë gropa në qytet pasi që i janë vjedhur kapaket për përfitime në shitje të mëtalit, ato janë shenderruar në deponi të egra mbeturinash" ka thenë menagjeri Qela. Qela ka thenë se më të gjitha kapacitetet që posedon ndërmarrja që ai menagjon janë duke u munduar që të mbajn një pasterti të qytetit, por shton se vetedijesimi i qytetareve mungon. “Qytetaret dhe pronaret e lokaleve duhët të jenë vet ata që të kujdesen se ku i hudhin mbeturinat, në të gjitha vendet janë të vendosur kontinjeret, ndërsa vjedhja e kapakëve dhe rrezikon qytetarë, ku hapja e një pusete po ja humb destinacionin, ajo po shëndrrohët në një deponi të egër të mbeturinave” ka thenë Qela. Gropa të tilla fatkeqesisht që i janë vjedhur kapakët janë të shumta në qytet, madje edhe në "Sheshin Skenderbe" që vetëm para disa muajsh është kryer faza e pare aty është krijuar një vend grumbullimi i mbeturinave pasi që janë vjedhur kapakët dhe gropat janë stermbushur më mbeturina. Edhe togeri Fehmi Hoti ka thenë se dukuri e shpesht e paraqitur në stacionin policorë të Drenasit është vjedhja e kapakëve të pusetave. Hoti thot se kjo gjë ndodhë ne pjeset që llogaritën të jenë pronë komunale dhe kur hapen raste të tilla, policia marrin masa. “Kemi pas raste të shumta kur edhe kemi marrë masa denimi me burg për disa pronarë të doponive të hekurishtave që kanë pranuar materiale të kundërligjshme” ka thenë togeri Hoti. Ai thot se gjë e shemtuar është edhe vjedhja e bulonave dhe pjeseve tjera në hekurudhë që shkaktojn edhe rrezik dhe demolim të binareve. Hoti ka thenë se këto raste përpos që konsiderohën më ligj si vepër penale ato paraqesin edhe rreziqe të mëdha për qytetarë. Hoti ju ka bërë apel të gjithë pronareve të deponive të hekurishtave që mos të blejn pjes të cilat vidhen dhe përdorën për përfitime materiale, të kundërten thot se nese gjinden në deponi pjes të tilla do të merren masa, gjithashtu Hoti i ka terhequr vemendjen edhe qytetareve që mos të kryejn vepra të tilla, sepse nese kapën do të konsiderohën se kanë bërë vepër penale. Menagjeri i ndërmarrjes “Pastimi” Muhamer Qela ka ngrit shqetësimin tjetër, ai ka then se ka raste të shpeshta kur qytetarët e pandërgjegjshëm demtojn edhe kontinjeret dhe marrin pjes për t’i shitur. Qela ka shtuar se edhe të disa pronarë lokalesh afariste nuk respektojn vendosjen e kontinjereve. “Shumë pronarë dyqanesh nuk respektojn kontinjeret ku i kemi vendosur, ata (pronar dyqanesh) për t’i ikur pageses simbolike, krijojnë deponi të egra të mbeturinave” ka thenë Qela dhe ka shtuar se shumë më të kujdesshëm tregohën shërbimi i amviseris dhe ekonomive familjare dhe thot se janë edhe në pages më të rregullt, sesa bizneset dhe industritë komerciale.

Drenasi pa ORA-në, ish-kryetari Dibrani paraqet dorëheqjen te kryetari I Komunës së Drenasit

Bekim Dobra

Drenas, 29 korrik - Dega e Partisë Reformiste ORA në Drenas ka nderprer edhe zyrtarisht ditën e martë të gjitha aktivitetet e saja politike në këtë qytet. Në një letër informuese të shkruar nga kryetari i deritanishëm i ORA-së në Drenas, Ismail Dibrani drejtuar strukturave komunale të Drenasit, përkatësisht kryetarit të KK-së Nexhat Demakut është mësuar se Dibrani si i vetmi përfaqësues nga ORA në Asamblen Komunale, asmble e formuar nga zgjedhjet e 17 nentorit, tani e tutje ai do ta ushtroi këtë post si këshilltarë i pamvarur në AK, ndërsa aktiviteti i kësaj “opozite të heshtur” nderpren të gjitha aktivitetet e saj politike dhe shuhet si degë në Drenas. Dega e kësaj partie edhe pse zyrtarisht ditën e martë është marrë vesh se shuhet si parti opozitare, zyra e kësaj partie që nga përfundimi i rezultateve të zgjedhjeve të 17 nentorit është mbyllur dhe nuk ka fonkusionuar, ndërsa aktiviteti i saj nuk është degjuar asnjëher. Kryetari i kësaj dege për tri vite Ismail Dibrani ka paraqit dorëheqjen e paevokueshme së bashku më kryesin e degës dhe është mësuar së shuhët partia në këtë qytet dhe se nuk do të ketë as edhe zyre, që paraprakisht ka nderprer të gjitha aktivitetet e saj në këtë qytet që nga pas zgjedhjet e 17 nentorit. Ish-kryetari i kësaj dege Ismail Dibrani gjatë një bisede ka arsyetuar vendimin për shuarjen e kësaj partie në Drenas. Ai ka thenë se ka angazhime e tij përsonale si dhe është bazuar në rezultatet e “dobeta” siç i çuan ai në zgjedhjet e fundit. “Kam angazhime për studime posdipolmike jashtë vendit, por edhe duke u bazuar në rezultatet e arritura tepër të dobëta në zgjedhjet e fundit, kam marrë vendim që të shuhet dhe t’i përmbyll të gjitha aktivitetet ORA në Drenas” ka thenë shkurt Dibrani. Asambleja komunale ka gjithsejt 31 këshilltarë, 22 janë nga radhet e PDK-së, 3 nga IBQ-ja, 2 nga AAK-ja, ndërsa nga një kanë LDK-ja, AKR-ja, LDD-ja dhe ORA, ku tani përfaqësuesi i kësaj të fundit aktivitetin e tij politik thot se do ta ushtron si këshilltarë i pamvarur. Mirëpo sipas disa burimeve të informuara brenda struktures politike udhëheqese të PDK-së në Drenas merret vesh se, ish-kryetari i degës së ORA-së në këtë qytet, Ismail Dibrani së bashku më kryesin e kësaj dege është në bisedime më partinë monopole në Drenas për fitim të zgjedhjeve që nga pas lufta, për t’u rikthyer në PDK kësaj partie.

Shtëpisë se Mallrave i leshohët leja e rrënimit, prishet më teme

Bekim Dobra

Drernas, 2 shtator - Pronari i Shytëpisë së Mallrave në Drenas ka vazhduar rrënimin e objektit pas më shumë se dy muajsh, vetëm atëher kur i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara nga drejtoria e urbanizmit pasi që kjo e fundit i kishte ndaluar rrënimin atëkohë më arsyen se për rrënim duhet leja sepse është zonë urbanistike. Drejtori i Urbanizmit Liman Krasniqi ka thenë se ne si drejtori i kemi leshuar lejenë e rrënimit pasi që pronari i këtij objekti të blerë nga AKM-ja ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara nga drejtoria. “Pronari ka plotësuar të gjitha kushtet e ndertimit në përgjithësi, ka paraqit edhe dokumentin që objekti është liruar nga hipoteka bankare” ka thenë drejtori Krasniqi dhe ka shtuar se kusht tjetër të rrënimit ka plotësuar edhe hudhjen e mbeturinave në deponin legale si dhe ka larguar rrethojat nga trotuari që i kishte vendosur. Krasniqi thot se pronari është vonuar më plotësimin e të gjitha dokumentet e nevojshme për rrënim, mirëpon ka thenë se është hap i mirë pasi një kërkes të tillë e ka paraqitur më shumë se dy muaj dhe tani është kompletuar. Kransiqi ka përkujtuar se pronari nuk ka të drejt të bejë ndërrim të destinacionit të caktuar të atij vendi, pasi që ai lokacion është i destinuar për objekte afariste. Mirëpo këtë pohim të Krasniqit nuk e kishte thenë edhe pronari i kësaj shtëpie, Bajram Gashani, pasi që kishte deklaruar se prona është e tij dhe mund të ndërron qëllimin e objektit. “Une e kam bler pronën nga AKM-ja tani më unë menagjoj më atë pronë dhe jo komuna” kishte thenë Gashani. Krejt kjo mosmarrveshje kishte ardhur kur pronari i ish-Shtëpisë së Mallrave kishte bler më shumë se tri vite këtë objekt nga AKM-ja dhe kishte hasur në mosmarrveshje më ish-pronarët e kësaj toke pasi që prona ku ishte e ndertuar Shtëpia e Mallrave kishte qenë pronë kontestuese në gjykata më ish- pronarët që toka e marrë nuk i ishte kompenzuar, dhe bleresi, firma Al-Trade nga Drenasi në krye me Bajram Gashanin nuk ka qenë në dijeni më problemin në mes të pronareve dhe komunës. Ai, Bajram Gashani para dy muajsh kur kishte filluar të rrenonte objektin ishte marr vesh më ish-pronarët e kësaj toke që të rrënohet objekti dhe kishte thenë se kjo është një fillim i zgjedhjes së atij problemi më ish pronaret. Gashani kishte akuzuar Komunën e Drenasit dhe AKM-në që kishin menagjuar më një pronë kontestuese në gjykata dhe kishte thenë se gjatë procedurës së shitjes nuk i kishin definuar qeshtjen e pronësisë më ish- pronaret që gjatë viteve të 70-ta kur ishte ndertuar ky objekt i ishin marrur tokat dhe nuk i janë kompenzuar sot e asaj dite. Pronari në qershor të këtij viti kishte filluar të rrënonte objektin pa kërkuar leje urbanistike nga komuna, dhe kishte hasur në veshtirësi nga inspektorët dhe policia ku kishin kërkuar nga pronari që të kërkon leje për rrënim, pasi që prona është zonë urbanistike dhe ligji thot se edhe për rrënim duhet pasur leje. Pas hulumtimit të zyrtarëve komunal kishin vertetuar se pronari objektin e kishte pasur hipokek në Raffaissen Bank dhe i kishin kërkuar pronarit lirim nga hipoteka dhe plotësim të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për rrënim. Pronari pas dy muajsh ka vertetuar dokumentin nga banka se prona është liruar nga hipoteka dhe kishte plotësuar të gjitha kërkesat e parapara nga drejtoria e Urbanizmit. Drejtori i Urbanizmit Liman Krasniqi ka thenë se pronari ka paraqit planë të sigurisë për rrënim të atij objekti për të mos rrezikuar banorët dhe është duke vazhduar rrënimin sipas kushteve që i janë caktuar nga leja për rrënim, punëkryresi është zotuar se në afatin optimal do të bejë pastrimin e terenit ka thenë Krasniqi.

Jetesa nga mbeturinat, humbin shpresat për një jetë më të mirë

Bekim Dobra

“Koha DITORE”: Drenas, 10 shtator - Përsoni A.D së bashku më gruan dhe fëmijën për qdo ditë shihën duke mbledhur mbeturina (kanaqe) në kontinjer të qytetit për të fituar kafshatën e gojës. A.D. thot se jemi lodhur nga premtimet nga fjalet boshe, ai thot se edhe pse shumë e merzitshme dhe e lodhshme kanë zgjedhur rrugën e detyrimit për të mbijetuar duke kërkuar mbeturina të metalta për t’i shitur. Nuk është e vetmja familja A.G e cila jetesën e siguron nga mbeturinat. Edhe Xhemile Karagja nga Çikatova e Vjetër ekzistencën e siguron nga mbeturinat dhe tregon gjendjen e veshtirë të jetesës. Shkalla e varfërisë në komunën e Drenasit edhe pas 9 viteve të përfundimit të luftës mbetet tejet shqetësuese. Si pasojë e rritjes së numrit të ekonomive familjare, zvoglimi i donacioneve të huaja për ndertim dhe rindërtim ka ndikuar që të rritet numri i kërkuesve për të përfituar asistencën sociale të shtetit. Kërkesat më të mëdhaja për ekzistenc është produkti i miellit. Zyhrije Berbatovci, nga fshati Dobroshefc e cila ka ardhur para Drejtorisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale pasi që ka degjuar se kjo e fundit ndan ndihma të miellit, këtë herë është kthyer duarthat, pasi që nga drejtori ka marrë përgjigjejen se nga gjysma e këtij muaji do të jepen ndihmat e miellit, por i ka premtuar se ajo do të jetë fituese e kësaj ndihme. “Jetoj në një gjendje te mjerueshme, burrin e kam të semur, ka qenë ushtar i UÇK-së askush nuk kujdeset për gjendjen e tij të rendë shendetësore” tregon veshtiresit e jetës Zyhrija dhe vazhdon duke çarë kërkesat e fëmijeve për veshmbathje, që thot se ende kanë mbetur pa mbathje për shkollë, “hyni java e dytë e shkollës, fëmijet ende më kanë mbetur me sandale të verës, po më kërkojn më i ble puma, më qka me i ble kur marrë një social prej 65 eurove” shprehet Zyhrija. Sipas drejtorit Dobra, çdo muajë në Qendrën e Punës Sociale në Drenas ka rritje të numrit të familjeve skamnore që kërkojn asistencen e ndihmës mujore. Ai shprehet së në komunën e Drenasit nga ndihmat sociale mbijetojnë 1.854 familje të cilat janë nga dy kategori. Dobra ka ngrit problemin e kësaj komune edhe qeshtjen e strehimit, ku mbi 200 familje ka thenë se janë të pastreh, ndërsa si raste ekstreme dhe tejët të renda ka ranguar 32 familje, përderisa ka shpreh një optimizën se do të zbutet qeshtja e strehimit sadopak më ngritjen e një ndërtese të banimit social ku ka thenë se do të vendosën 24 familje. Kjo ndërtes do të ngritet në Çikatovë te Re, ndërsa është përkrahur financiarisht nga Ministria e Mireqenies Sociale. “Gjendja e varfërsisë fatkeqesisht në këtë komunë është mjaft evidente, krejt kjo si pasojë e shkatrrimit të luftës së fundit, që shkalla më e lartë në Kosovë e shkatrrimeve ka qenë Drenasi më mbi 85 për qind” ka thenë drejtori Dobra që ka shtuar se përkundër asaj që është bërë një rindertim që nga paslufta gjendja e strehimit ende mbetet shumë shqetësuese. Komuna e Drenasit ka gjithashtu edhe mbi 30 familje që jetojnë në barakat e ndërmarrjes së Feronikelit, ku gjendja e tyre është tejet e veshtirë, të reshurat atmosferike vershojnë barakat e drujta dhe familjaret shpeshher detyrohën edhe të largohën përkohësisht të të afertmit deri sa të largohët uji. Gjendja e punësimit në Drenas është nen mesataren e Kosovës thot drejtori Dobra, ndërsa më rastin e inflacionit ne si drejtori kemi konstatuar se kemi rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë emergjente për gjëra elemtentare jetësore siç janë mielli, vaji dhe gjërat tjera ushqimore tregon drejtori Dobra. Edhe pse komuna tregon Dobra nga subvencionet ndan një pjes të mjetëve për këto qellime, nevojat nuk plotësohën as 20 për qind në krahasim më kërkesat. Këmi kërkuar nga donatorë të ndryshëm, nga shoqatat humanitare dhe individet që të ju dilet në dnihmë këtyre kategorive, por një interesim i tillë mungon thot Dobra. Ai ka përmendur si rast specifik ndihmat që ndan shoqata e Islamic Refief-it në Drenas që ka thenë se edhe këtë vit do të ndan ndihma në formë të pakos ushqimore për 400 familje. Gjithashtu ka treguar se nga subvencionet e komunës janë ndihmuar 10 përsona më të holla të cilet vuajn nga semundja kronike, që kryesisht kanë qenë fëmijë. Edhe përgjegjesi i Zyrës Komunale të Punësimit në Drenas, Ragip Dervishi ka ngrit shqetësimin e gjendjes së papunësisë në këtë komunë. Ai ka treguar numrin 12.143 punëkerkues të evidentuar, por ka thenë se ky numër arrin në mbi 25 mijë, por që nuk lajmerohën për një apo tjetër arsye së janë të papunë. Dervishi tregon se më ndermjetësim këtë vit kanë arrit deri më tani të punësojnë 123 punëkërkues që ka thenë se në krahasim më vitet paraprake ka shënuar një rritje numri i punësimit,por ka shtuar se ka shënuar rritje edhe numri i punëkerkuesve.