Tuesday 9 December 2008

Demaku i shkruan letër refuzuese Ministrisë së Punës


Emërimi i drejtorit të Qendrës së Punës Sociale në Drenas i papranueshëm për kreun e KK-së

Duke ia përkujtuar ligjet MPMS-së, kryetari ka theksuar se në bazë të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, është paraparë që komunat t’i themelojnë qendrat për punë sociale po edhe drejtorët të zgjidhen nga komunat, nëpërmjet konkursit

Bekim Dobra


Koha Ditore - Drenas, 6 dhjetor - Autoritetet komunale të Drenasit i kanë derguar një letër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS ), duke i kërkuar anulimin e vendimit mbi zgjedhjen e drejtorit të Qëndrës për Punë Sociale ( QPS ) në Drenas. “Mënyra se si është zgjedhur drejtori i kësaj qendre është e paparanueshme dhe po aq jolegjitime” thuhet ndër të tjera në letër. Në emër të Komunës së Drenasit , Nexhat Demaku, ia ka kujtuar ligjet Ministrisë së Punës, mbi të cilat janë rregulluar shërbimet sociale. “Në bazë të Ligjit për shërbime sociale dhe samiljare është paraparë që secila komunë themelon Qendrën për Punë Sociale, si institucion publik dhe se drejtorët e QPS-së zgjidhen nga komunat me anë të konkursit, sipas Rregullores mbi shërbimin civil” ka vazhduar letra . Më tutje është thënë se në bazë të këtyre dispozitave, MPMS-ja është në kundërshtim më ligjet e aprovuara. “Ju në kundërshtim të këtyre dispozitave keni bërë zgjedhjen e drejtorit të QPS-së dhe nga kjo bazë, meqë nuk keni të drejtë të bëni zgjedhjen e drejtorit, kërkojmë nga ju që të Anuloni vendimin mbi zgjedhjen e drejtorit, ngase për të qënë një punë juridikisht e vlefshme duhët të këtë edhe bazën juridike” është thënë në këtë shkresë. Përmes kësaj kërkese, zyrtarët komunal i kanë kujtuar MPMS-së se nëse nuk ndërmerr hapa sipas kërkesës së parashtruar, ata duke respektuar Ligjin për shërbime sociale dhe familjare, do të ndërmarrin veprimet procedurale rreth shpalljes së konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Drenas. Me konkursin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, drejtor është zgjedhur ushtruesi i detyrës, Avdi Gashi, i cili në bazë të rekomandimeve komunale nuk njihet si drejtor. Kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, ka thënë se “nuk kemi asgjë kundër drejtorit të emëruar, por jemi kundër veprimeve të MPMS-së, pasi që kanë bërë shkelje dhe janë përzier në kompetencat që tani janë lokale”, ka thënë kryetari Demaku. Ai ka shtuar se është e vërtët se në një përiudhë këto qendra në gjithë Kosovën janë menaxhuar nga MPMS-ja, por tani ligji ka paraparë që ato të jenë nen mbikqyrjen e qeverisë locale. “Dhe në bazë të këtyre dispozitave ne duhët të jem ata që të shpallim konkurs për drejtor të QPS-së në Drenas”, ka thënë Demaku.

No comments: