Saturday 6 December 2008

Drejtori e lufton papërgjegjësin me rregullore


Arsim Mehmeti, drejtor i DA-së, ka thënë se Rregullorja nuk do të jet vetëm program në letër, ndërsa mosrespektimi i saj do të thotë ndëshkim

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 26 nëntor - Niveli i dobët i suksesit shkollorë dhe puna “shkel e shko” e drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve, ka bërë që Arsim Mehmetin, drejtor komunal i Arsimit, të protokolojë rregullore të punës që do t’u dërgoët shkollave dhe që do të shërbente për drejtor shkolloash, mësimdhënës e nxënës. Ai ka thënë se rregullorja nuk do të jetë vetëm program në letër, dhe mosrespektimi i saj do të thotë ndëshkim. “Në rast të moszbatimit të rregullores do merren masa diciplinore deri në largimin nga shkolla”. Drejtori Mehmeti ka thënë se së pari i është treguar drejtorëve të shkollave, të cilët duhet ta respektojnë atë, ndërsa ka permendur diasa pika, siç janë raportet e drejtorëve DA-në, kryerja me kohë dhe saktë e obligimeve ndaj DA-së, respektimi i të gjitha procedurave financiare, sjellja në DA e orareve të punës në shkolla, sjellja e orarit të perosnelit (të orëve mësimore sipas lëndëve dhe normativit) si dhe respektimi i urdhëresave të DA-së për duhanin, uniformat unike të një shkolle etj. “Për moszbatimin e këtyre obligimeve do të aplikohen masa administrative dhe financiare për të gjithë drejtorët e shkollave” ka ritheksuar Mehmeti dhe ka shtuar e gjithë bëhet me qëllimin të funksionalizimin të mirëfilltë të sistemit arsimor në Komunën e Drenasit, si dhe për të krijuar shprehi dhe kulturë pune, për të arritur suksese të larta në aspektin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Sipas drejtorit Mehmeti, drejtorët e shkollave obligohen që nëpërmjet formularit të kritereve t’i vlerësojë mësimdhënësit. Në bazë përshkrimit të kritereve bazë për vlerësim është kërkuar që të kërkohët kualifikimi i mësimdhënësve, përvoja e punës, rezultatet në punë (suksesi i nxënësve), mënaxhimi i klasës dhe orës mësimore, mënaxhimi si kujdestar i klasës, respektimi i orarit të punës, rendit shtepiak në shkollë, kodit të mirësjelljes dhe etikës, krijimi i raporteve të shëndosha mësimdhënës- nxënës dhe kritere tjera. Për sëcilin kriter duhët të bëhet vlerësimi më pikë nga çdo muaj. Për tre muaj, mësimdhënësi që ka mesataren prej 20-49 pikë do t’i ndërpritet kontrata e punës, për ata që kanë 50-59 do t’i tërhiqet vërejtja më shkrim dhe kështu më radhë. Një rregullore e re është nxjerrë edhe për sjelljen e nxënësve në shkolla. Më këto rregulla përcaktohën të drejtat, detyrat, obligimet për sjellje dhe disipinë të nxënësve në shkolla. Drejtori Mehmeti ka thënë se në bazë të kësaj rregulloreje nxënësit do të njoftohen për të drejtat e tyre në shkolla, për detyrat dhe obligimet që do t’i kënë, për masat disiplinore dhe për rregulla të tjera gjatë procesit shkollorë. Për krejt këto, drejtori Mehmeti thotë se janë bërë më qëllim të krijimit të një institucioni tamam shkollor, që të respektohen dhe të aprovohen të drejtat dhe dispozitat e gjithsecilit në shkollë.

No comments: