Sunday 7 December 2008

Ordinancat punojnë pa licencë dhe pa leje komunale të punës


Shëndetësia e “vyshkur” edhe në Drenas

Drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Elmi Dobra, ka thënë se janë 35 ordinanca private, kurse vetëm 13 sosh kanë licencën nga Ministria e Shëndetësië, ndrërsa pjesa më e madhe nuk kanë as leje komunale të punës

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 4 dhjetor - Shumica e ordinancave private që kryejnë shërbime shëntetësore në Komunën e Drenasit operojnë pa licencë të Ministrisë së Shëndetësisë që është domosdo e obligueshme, e po ashtu edhe pa leje komunale të punës. Këtë fakt e kanë bërë publik autoritetet komunale të Drenasit. Një dokument që e ka paraqitur drejtoresha e Inspektorisë, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, është mesuar se në komunën e Drenasit operojnë gjithsejt 35 ordinanca shëndetësore private. Ajo ka thënë se inspektorët e tregut kanë bërë kontrollime për ordinancat dhe barnatoret shëndetësore se sa kanë leje pune që veprojnë në Drenas. Ajo ka thënë se nga 35 sosh, 3 e kanë pushuar menjëherë veprimtarinë, ndërsa 12 kanë leje komunale për zhvillim të veprimtarisë. 15 nga to nuk janë të paisura më leje pune, ndërsa për 5 të tjera nuk janë kontrolluar pasi që punojnë ditëve të fundjavës dhe pas orarit të punës ( natën ). Këto ditë do të kontrollohen të gjitha ordinancat shëndetësore, kurse ato që nuk janë të pajisura me leje pune, inspektorët e tregut u kanë dhënë 7 ditë afat për t’u pajisur me leje qarkulluese komunale, në të kundërtën do të merrën masa për t’i mbyllur këto veprimtari. Edhe drejtori i Shëndetësisë komunale, Elmi Dobra, është i shqetësuar më faktin e veprimatrisë së ordinancave private. Ai ka thënë se nga 35 ordinanca që operojnë në komunë, vetëm 13 kanë licencë të MSH-së, ndërsa të tjerat jo. “Më e keqja këtu është se edhe disa ordinanca private që kanë licencë ministrore nuk janë të pajisura me leje pune nga KK-ja dhe nuk i paguajnë tatimin komunal që i takon secilës veprimtari komunale që kryen biznes privat” ka thënë drejtori Dobra. Ai ka shtuar se janë bazuar në kërkesën e MSH-së për t’i kërkuar të gjitha emrat e ordinancave shëndetësore, duke përfshirë poliklinikat, ambulancat, barnatoret etj që të pajisen më obligimet ligjore. “Ne si drejtori, në bashkëpunim më Drejtorinë e Inspektoriatit kemi verefikuar pjesën më të madhe të ordinancave, poliklinikat, ambulancat, barbatoret, laboratorët që ekzistojnë në Drenas” ka thënë Dobra dhe ka shtuar se “ky bashkëpunim është duke vazhduar më inspektorët dhe janë duke i zbatuar obligimet, i kemi dhënë afat 7 ditë për t’u pajisur me leje pune dhe nëse brenda këtij afati nuk do të veprojnë në bazë të kërkesës sonë ne do të veprojmë sipas ligjit”, ka thënë ai. Sipas tij, të gjitha ato ordinanca që nuk e kanë licencën e MSH-së dhe lejen komunale për këtë veprimtari, konsiderohën se punojnë ilegalisht dhe duhet të merrën masa ndaj tyre. Drejtoresha e Inspektoriatit, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, ka thënë se pas kërkesës për t’u pajisur më leje komunale, shumë ordinanca private kanë aplikuar. Ajo ka kujtuar se sikurse leja komunale ashtu edhe licenca duhët të vazhdohën çdo vit, ndërsa inspektorët janë të ngarkuar për ata që nuk respektojnë rregulloret komunale.

No comments: