Tuesday 9 December 2008

Krasniqi: Kryesuesi i KK-së ndërton në pronën komunale


Drejtori i Urbanizmit kritiokon kryesuesin e KK-së se ka bërë shkelje procedurale urbanistike

Pronari i ndërmarrjes “Kulla”, Idriz Hyseni, njëherësh edhe kryesuesi i KK-së të Drenasit, ka mohon deklaratat e drejtorit të Urbanizmit dhe ka thënë se ka leje ndërtimi

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 6 dhjetor - Kryesuesi i KK-së të Drenasit, Idriz Hyseni, njëkohësisht edhe pronari i ndërmarrjes ndërtimore, “Kulla”, është akuzuar nga Drejtoria e Urbanizmit se ka bërë shkelje në procedurat e planeve detale të Komunës. Komuna e Drenasit ka dhënë pronen e vet për ndërtim banesor. Ky lloj ndërtimi u është dhënë me koncesion dy firmave, asaj “Rukolli” nga Skenderaj dhe “Kulla” nga Drenasi. Pornar i kësaj të fundit është vetë kryesuesi i KK-së, Idriz Hyseni. Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi, ka thënë se me kushtet tekniko urbanistike ai e ka hapsirën prej 529 metrash katrorë. Mirëpo për vazhdimin e punimeve duhet që domosdoshmërish të kërkojë leje urbanistike të ndërtimit, gjë që një kërkesë të tillë nuk e ka bërë. Drejtori i Urbanizmit , Liman Krasniqi, pasi ka thënë se askush nuk duhet të lejohet të punojë pa i plotësuar kushtet ligjore, ka akuzuar inspektorët se nuk janë duke e kryer punën si duhet. Madje Krasniqi ka shfaqur dyshimin se “Kulla” ka dalë edhe nga leja e kushteve urbanistike dhe hapësirave te planit, gjë që, sipas tij, duhët verefikohet nga inspektorët e ndërtimit. “Ai ( Idriz Hyseni ) edhe pengon punën zyrtare të inspektorëve për të verefikuar se a ka dalë jashtë lejës urbanistike”, ka thënë Krasniqi dhe ka akuzuar drejtorin e Inspektorisë se nuk është duke vepruar sipas ligjit. “Nësë është kryesues i KK-së ai nuk duhët të sillet si pronar i tokës komunale” ka theksuar Krasniqi, ndërsa ka shtuar se “ajo pjes është zonë urbanistike dhe për çdo veprim, ndërtim apo rrënim, secili është i obliguar të pajiset më leje ndërtimi apo rrënimi”. Drejtoresha e Inspektoriatit, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, ndërkaq, ka thënë se ndërmarrja “Kulla” është në fazen e parë të ndërtimit dhe se duhet pritur per ta verefikuar vazhden e punimeve. “Ne i kemi dhënë sugjerimet tona, që t’i përfillë kushtet tekniko-urbanistike të lejuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe përderisa është në këtë fazë të punimeve ne nuk mund të dalim më një konkulzion se a ka dal jashtë vijave destinuese apo jo”, ka thënë drejtoresha Thaçi. Akuzat e drejtorit të DU-së,Krasniqi, i ka hedhur poshtë pronari i ndërmarrjes “Kulla”. Idriz Hyseni. Ai pasi ka mohuar akuzat ka thënë shkurt se ka leje ndërtimi, dhe se ka plotësuar të gjitha kërkesat e duhura. “Une kamë leje ndërtimi dhe atë të kushteve tekniko- urbanistike. Këtu thjesht është inat, sepse une kamë ofruar 27 për qind të objektit KK-së, ndërsa firma e drejtorit Krasniqi vetëm 15 për qind. Kamë qenë ofertuesi më përqindjen më të lartë dhe për ate edhe kam fituar tenderin” ka thënë Idriz Hyseni dhe ka shtuar se nuk ka dal nga asnjë vijë urbanistike dhe se ka respektuar parcelën që i është dhënë. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku, ishte i njoftuar më “kaosin” e krijuar ndërmjet dy udhëheqësve të lartë komunalë. Ai ka thënë se brenda shumë pak ditësh do të iniciojë personalisht zgjidhjen e kësaj qështjeje. “Jam në dijeni më problemin e krijuar dhe personalisht do të inicioj që kjo qështje të përfundojë brenda tri titësh” është zotuar Demaku.

No comments: