Saturday 6 December 2008

Kryetari kërkon që restorant “Kalaja” të kthehet në stacion të trenit


KK i Drenasit i drejtohet me një letër Hekurudhave të Kosovës

Lokali i lartshënuar më parë kishte qenë në shërbim të stacionit të trenit, ndërsa disa vjet radhazi është shfrytëzuar si restorant

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 28 nentor - Autoritetet komunale të Drenasit ia kanë bërë me dije Hekurudhave të Kosovës se stacioni i trenit në qytet nuk do të shfrytëzohet su restorant, të cilin destinim e ka prej disa vjetësh. Ata kanë kërcënuar të etjën se di t’ia bënë drynin këtij objekti, në rast se ai nuk do të jetë në shërbim të udhëtarëve. Zyra e kryetarit të Komunës, Nexhat Demaku, ka protokoluar të ejtën një kërkesë adresuar Hekurudhave të Kosovës dhe drejtorit të Hekurudhave për kthim të restorant “Kalaja” në stacion të trenit, siç ka qenë më herët. Në këresë është thënë se kjo bëhet me qëllim që udhëtarët të kenë këtë vend si destinacion të pritjes së trenit. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja për informim, Rinore Veliu. Ajo ka thënë se kërkesai është drejtuar menaxhmentit të Hekurudhave të Kosovës për të vetmin qëllim që stacioni i trenit të këtë destinimin e pritjes së udhëtareve për trenin që qarkullon në linjen Prishtinë - Pejë. I gjithë stacioni i trenit në Drenas për disa vjet shfrytëzohet si restorant dhe hotel. Sipas një burimi të informuar komunal mësohet se “Kalaja” as që ka leje komunale për shfrytëzim të tij si restorant dhe hotel, ndërsa kounës nuk i ka paguar asnjëherë taksat për shfrytëzim të objektit. Qytetarët që presin trenin mirëpresin kërkesën komunale për kthim të tij në stacion treni. Njëri nga ta ishte Elmi Hoxha. “Ne detyrohemi pa dashje që të hyjmë me pi diçka në restorant për të pritur trenin. Më shtrenjtë na kushton pija se bileta” ka thënë ky qytetar. Ai ka shtuar se tash në kohën e ftohtë qytetarët mërdhijnë në pritje, meqë nu ka një vend adekuat për qëndrim. Menaxhmenit i Hekurudhave të Kosovës si mbules prapa restorantit “Kalaja” kishte vendosur dy Baraka për pritje, të cilat janë thuajse çdo herë të mbyllura. Vendosja e tyree pati shqetësuar komunën. Autoritetet komunale kanë thënë se do t’i largojnë kontinjerët, pasi që ekziston objekti për destinim të caktuar. Sipas një deklarate të zyrtares për informim, Rinore Veliu, nëse nuk ndërmerr asgjë menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës për lejimin e shfrytëzimit si stacion të trenit këtë destinim, komuna do të detyrohet të bëjë mbyllje të restorantit dhe largim të menjëhershëm të kontinjerëve. Ajo ka shtuar se kërkesa i është drejtuar përgjegjësve për mirëmbajtje të këtij objekti dhe presin shumë shpejt edhe veprimin e menaxhmentit hekurudhor që të veprojnë në harmoni me kërkesën komunale dhe të udhëtarëve.

No comments: