Sunday 7 December 2008

Drenasi pa parkingje publike, veturat parkohen vend e pa vend


Togeri Fehmi Hoti ka thënë se 30 për qind e punës policore ka të bëjë me parkimet e veturave nëpër vende të papershtatshme

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 3 dhjetor - Komuna e Drenasi ka mangësi në menagjimin e hapsirave të lëna bosh në qytetin e vogël të Drenasit. Është thuje e vetmja komunë në Kosovë që i mungonë të paktën një parking publik ku qytetarët do ta kishin të siguruar veturën e parkuar qoft edhe për një moment. Naser Gashi, mërgimtar nga Suedia ka thënë se të mërkurën është endeur kot në rrugën kryesore të Drenasit për të parkuar veturën dhe për ta kryer një punë, për kryerjen e së cilës nuk nevojiteshin më tepër se 10 minuta. Ai thoshte se nuk ka guxim ta parkojë veturën larg syve të njerëzve pasi që sipas tij “verës e kam parkuar veturën luksoze në një vend të papërshtatshëm , por kur jam kthyer e kam gjetur të demtuar, të thyer pasyqrën”. Gashi shfaqte mendimin se Komuna duhët të kujdeset për ta caktuar një vend për parkim veturash. Problemin i mungesës së parkingjevevpublike në qytet e shqëteson edhe kreun policor në Drenas. Togeri Fehmi Hoti ka thënë se 30 për qind e punës njëzetekatërorëshe të policisë është pikërisht probmeli rreth parkimit të veturave në vende të papershtatshme nga qytetarët. Togeri Hoti ka konfirmuar se nga mungesa e menaxhimit të vendparkimeve të qytetit ka raste të shumta kur lajmërohen qytetarët dhe thonë se u janë demtuar veturat. Togeri Hoti ka shtuar se kanë pasur jo pak raste kur edhe janë vjedhur veturat. “Kemi kërkuar nga Komuna që të marrë masa rreth kësaj problematike, por deri tashti nuk kemi marrë asnjë përgjigje” ka thënë Hoti. Puna më të madhe për këto raste i ka rënë kompanisë së vetme që ka “mërmiangën”, “Idea” e cila brenda ditës me urdhër të policisë bartë deri në dhjetë vetura që janë parkuar në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit dhe i dergon në vende të posaçme për këtë punë. Këtij kaosi urbanistik i ka ndihmuar edhe ndryshimi i destinimit të rrugëve dhe trotuareve të qytetit, të cilat janë në vlugun më të madhë të punimeve. Ndryshimet brenda qytetit në rregullimin e sheshit “Skenderbe”, trotuareve në të gjitha pjesët, ndriqimi publik dhe gjelberimi i Drenasit ka bërë qytetarët të mos e njohin një qytet të dikurshëm. Ata i konsiderojnë si të mirëpritura këto ndryshime, por ankohën se në mosgjetjen e një zgjidhje të parkimit për vetura është krijuar roblem. Astrit Zeqiri thoshte se dy herë i është marrë vetura nga policia, ngase nuk ka pasur vend të caktuar për parkim. Nga ana tjetër, zyrtarë komunalë kanë thënë se me zbatimin e planit zhvillimorë do të zgjidhën problemet e “trasheguara”.

No comments: