Sunday 7 June 2009

Ujërat e zeza depërtojnë në disa puse të lagjes



Në një pjes të “Drenasin III” shpërthen një gropë septike e cika shkakton panik te banorët


Banorët kanë thënë se që nga ndërtimi i kësaj grope para 6 v jetësh nuk është pastruar. Komunarët pranojnë se gropa nuk i plotëson kushtet për t’u derdhur ujërat e zeza në të

Bekim Dobra

Drenas, 16 prill - Në një pjes e lagjës së “Drenasit III” ka shpërthyer një gropë septike, ndërkohë që uji i saj ka depertuar në disa puse të lagjës. Banorët e kësaj lagje, janë ankuar se që nga ndërtimi para gjashtë vitesh, kjo gropë septike nuk është pastruar asnjëherë. Mexhid Qorri nga “Drenasi III” shprehet i shqetësuar nga ujërat e zeza që kanë depertuar në pusin e shtëpisë së tij. "Kjo grop septike është ndërtuar që 6 vjet më parë dhe asnjëherë nuk është pastruar nga asnjë kompani. Ajo pranë shtëpisë sime ka shpërthyer dhe ujërat e zeza kanë dalë në oborr dhe kanë hyrë edhe në pusin e ujit të pijshëm dhe terbohemi se mos fëmijët do të marrin ndonjë epidemi, është tejet e vështirë të jetohet ku unë jetoj, sidomos tashti që ka filluar të nxehet koha" ka thënë Qorri. Edhe Lulzim Qerkini banor i “Drenasit III”, pohon të jetë në hall nga era e keqe që del nga kjo gropë septike. "Jam detyruar që fëmijet t’i largoja për një kohë nga shtëpia se ka qenë e pamundur të jetohej afër gropës septike”, ka thënë Qerkini. Nga ana tjetër administratori i lagjes, Qazim Shala thotë se qytetarët nuk kanë bërë asjnëherë asnjë aknkesë te ai. "Gropa septike është ndërtuar për të mirën e qytetarëve për funksionimin e rregullt të kanalizimit”, ka thënë shkurt Shala dhe ka pohuar se deri tashti nuk kas pasë asnjë shqetësim për këtë problem nga qytetarët e kësaj lagje. Së këndejmi drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi, ka pohuar se ekziston problem i madh çështja e asaj grope septike cila pa asnjë filtrim derdh ujërat e zeza jashtë barkut të saj. Ndërsa për shpërthimin e saj thotë se vet banorët e lagjes duhet të kujdesën për të pastruar më ndonjë kompani ujin e grumbulluar në gropë. Drenasi ka vetëm 3 gropa septike dhe ato nuk pastrohën, por pa ndonjë pengesë të madhe derdhën ne lumin Drenica. Premtimet e komunës për të zgjidhur këtë çështje kanë qënë të mëdha, sidomos për rregullimin e shtratit të lumit, por deri më tashti si kah i rregullimit të kanalizimeve është vërejtur vetëm në numër në listen parësore për vitin 2009, ku 9 projekte janë paraparë të rrëgullohën vetëm për kanalizime, sidomos në ato fshatra që kanë lumin afër.

Fotolajm



Drenas, 15 prill – Ndonëse të asfaltuara jo fort moti, në shumë rrugë të Drenasit janë krijuar gropa. Autoritetet komunale, dëri tashti nuk kanë ndërmarrë asjnë veprim për sanimin e tyre, ndëkohë që pa caktuar ndonjë datë, kanë paralajmeruar fillimin e punimeve për eleminimin e gropave. ( B.D.)

Komuna tashmë ka në llogari të vetën mjetet për 28 projekte

Drenasi nis mbar vitin, ngase i akordohet 78 për qind e grantit qeveritar

Drejtori i Financave i Drenasit, Hamdi Krasniqi, ka thënë se nga 40 projekte sa janë paraparë të realizohen sivjet, për 28 sosh janë derdhur mjetet në llogarinë banakare të komunës

Bekim Dobra

Drenas, 13 prill - Viti 2009 sipas drejtorit të Financave, Hamdi Krasniqi, ka nisur mbarë për faktin se 78 për qind e grantit të Qeverisë si objektiv vjetor është akodruar për 28 projekte kapitale, apo shuma prej 1.166.296 euro. Për akordinim e ketyre mjeteve Krasniqi ka thënë se buxheti fillesatar për këto projekte kapitale është në llogarin bankare të Komunës dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë e nisjes së procedurave të prokurimit e njëherësh lidhja e kontratave për projektet që janë të miratuara në buxhetin e vitit 2009. Krasniqi ka shtuar se shumës së sipërcaktuar në 3 mujorin e parë të këtij viti i shtohen edhe mjetet financiare nga burimet vetjake për kategorin ë e shpenzimeve ekonomike kapitale si bartje nga viti 2008 shuma prej 415 mijë e 731,25 euro dhe shuma e mjeteve të akrëtuara në muajin janar-shkurt prej 85.699 euro. Deri tashti komuna ka arkëtuar mjete financiare për kategorinë e shpenzimeve ekonomike të shpenzimeve kapitale në shumë prej 1 milion e 667.726,25 euro. “Është një shumë që asnjëher komuna nuk ka pas rastin ta kishte brenda periudhës së parë të vitit”,ka thënë Krasniqi. Të hyrat e burimeve vetjake kanë pasur një rrjedhojë të dëritashme dhe për përiudhën janar-mars janë arkëtuar gjithsejt 190.498,27 euro, apo 40,94 për qind e objektivit vjetor. Krasniqi ka theksuar se nëse rrjedhin të hyrat burimore vetjake në 3 përiodat e ardhshme të vitit nj ësoj si në përiudhën e parë, Komuna do t’i kapërcejë objektivat e planifikuara për 64 për qind. Buxheti Komunal për vitin 2009 është planifikuar të jetë në shumën prej 6 milion e 500.280 euro, ku nga kjo shumë për investime kapitale janë paraparë 24.64 për qind e mjeteve të planit buxhetor është ndarë për kategorinë ekonomike të shpenzimeve kapitale ku si kategori e veçantë për këtë vit fiskal ka një rritje të konsiderueshme derisa në vitin paraprak ka qënë mesatarisht 13 për qind e gjithë buxhetit vjetor. Më gjithë akordimin e të gjitha mjeteve për investime, Komuna e Drenasit këtë vit ende nuk ka nisur të realizojë asnjë nga projektet e parapara nga lista e prioriteteve.

Sunday 10 May 2009

SHF “Bashkimi” përfiton 15 mijë dollarë për nyje sanitare



Bekim Dobra

Drenas, 12 prill - Drejtori i Administratës së Drenasit, Xhemë Binaku, ka bërë të ditur të dielen se sipas marrëveshjes së mirëkuptimit me USAID-in amerikan dhe me CIMIC është marrë vendim t’i jepen 15 mijë dollarë Drenasit për rregullimin e nyjave sanitare në SHF “Bashkimi”. “Ne shpalljen solemne të shpërblimit për komunat efektive dhe zbatim të ligjit nga USAID-i e kemi fituar një projekt nga i cili është nga programi i kësaj organizate i ashtuquajturi “Komunat Efektive” , në të cilën na është ndarë shpërblimi për meremetimin e nyejve sanitare të SHF “Bashkimi” në Drenas”, ka treguar drejtori Binaku. Shpërblimi prej 15 mijë dollarësh e kemi fituar ndër komunat që janë më efikasitet dhe zbatim të mirë te ligjit, ka shtuar Binaku. Me organizatën ushtarako civile të KFOR-it, Drenasi është përfituese edhe e rregullimit të kanalizimit të lagjes Karaçica të Llapushnikut.

Ndotja shkatërron faunën e lumit

Peshkatarët alarmojnë për rrezikun që i kanoset lumit Drenica


Bekim Dobra




Pos ujërave të zeza nga fshatrat, shqetësimi ngrihet edhe nga derdhja e ujit të nxehtë nga “Ferronikeli”, i përbërë nga kripëra të xeherores


Drenas, 8 prill - Fauna e lumit të vetëm në Drenas është duke u shkatërruar nga ujërat e zeza dhe derdhja e ujit të nxehtë të “Ferronikelit” i përberë nga kripëra të xeherores. Shqetësimin më të madh e shprehin anëtarët e Shoqatës së Peshkaarëve Sportivë të Drenasit. Ismet Berisha, kryetarë i kësaj shoqate, thotë se gjendja e lumit ka shkaktuar zhdukje masive të peshkut. Sipas tij, pa asnjë pengesë, të gjitha fshatrat që janë përskaj, i derdhin ujërat e zeza në lum. Dikur lumi Drenica ka pasur shumë lloje peshku, aktualisht nuk ka. Fshatrat që ndotin lumen janë: Tersteniku, Baica, Çikatova e Re, Shtrubullova, disa lagjë të Drenasit, Pakleku i Vjetër, Zabel dhe Korroticë e Poshtme dhe i gjithë fshati Komoran, thotë Berisha. Anëtarët e Shoqatës kërkojnë nga këto fshatra që të kënë kujdes se ku i derdhin ujërat e zeza. “Çdo ngjalles që jëton në këtë ujë të ndotur ka ngordhur”, ka thenë Berisha. Ndër gjallesat që janë zhdukur janë edhe gaforrja, siluri, trofta, ngjala etj. Berisha thotë se ky problem është shtruar për disa vjet në Kuvendin Komunal, por nuk ka pasur ndonjë efekt. Edhe anëtari i Kryesisë së peshkatarëve, Ali Shehu, thotë së dukuri tjetër shqetësuese është edhe hedhja pa kontroll e mbeturinave të shumta. Në vend të vendeve përkatëse ato hidhen në lumë. Ismet Berisha ka akuzuar inspektoret komunalë, duke thënë se ata janë përgjegjës për gjendjen e lumit. “Inspektorët e ambientit duhët t’i ndalojnë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumë dhe të merren masa përkatëse”,ka thenë Berisha. Për këtë problem drejtori i Urbanizmit…, Liman Krasniqi, ka pranuar se lumi Drenica ndotët nga shumë faktorë. Ai ka thenë se edhe pse ekzistojnë 3 gropa septike në Komunën e Drenasit, në to nuk bëhet pastrami i ujit dhe derdhen në lumë. Ka shumë fshatra, të cilat lumin e shfrytezojnë si të vetmën zgjidhje për derdhjen e ujërave fekale. “Orientimet e KK-së janë për t’u bërë zgjidhja e kanalizimeve. Këtë vitë në listën e prioriteteve janë 9 projekte për rregullimin e kanalizimeve, kryesisht në ato fshatra afër lumit” thotë Krasniqi. Edhe inspektori i ambientit, Ahmet Ahmeti, pranon se lumi është tejet i ndotur, por ai ankohet në munges mjetësh për rregullim të gropave septike.

Fotolajm



Drenas, 8 prill - Këto mbeturina prej disa muajsh janë duke qendruar ndërmjet ndërtesave në qendër të Drenasit. Ndërmarrja "Pastrimi"ka akuzuar punëkryrësin e rregullimit të trotuareve i cili nuk ka larguar ato. Thasëve të mbushur më copa betoni tani u janë shtuar edhe mbeturinat e tjera, që banorët e ndërtesave i hedhin në këtë vend, ndërsa nuk pastrohen nga askush. (B.D.)

S’ka transmetim live të seancave

Kërkesa e opozitës refuzohet nga Kuvendi Komunal i Drenasit

Kryeopozitari Izet Abdyli (LDK) ka kërkuar që seancat e KK-së të transmetohën live, por kunvendarër e opozitës kanë refuzuar me arsyetimin se nuk ka buxhet

Bekim Dobra

Drenas, 8 prill - Në kuadër të rregullorës mbi transparencën, kërkesa e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas, që seancat e Kuvendit Komunal të transmetohën live në njëren nga radiot lokale nuk i ipet drit a jeshile nga këshilltaret e KK-së. Izet Abdyli, deputet në Asamblen Komunale nga radhet e opozitës (LDK), ka kërkuar ditë më parë nga deputetet e asambles që së paku 6 seanca gjatë vitit të transmetohen drejpërdrejt në njerën nga radiot lokale të Drenasit. Kjo kërkesë e tij ka ardhur pikërisht kur Asambleja Komunale e Drenasit ka votuar rregullorën e re mbi transparencën. Kërkesa e Abdylit nuk ka marrë më shumë se 6 vota pro. Zyrtarët komunalë, mosrealizimin e kësaj kërkese e kanë arsyetuar në munges të buxhetit komunal. Propozuesi i kësaj ideje, Izet Abdyli, mosmiratimin e saj e cilëson papërgjegjesi të vetë këshilltareve të Kuvendit Komunal të Drenasit. “Të gjithë ne jemi të ardhur në asamble nga votat e popullit, andaj ata duhet të degjojn zërin e arsyes për çfarë jemi të thirrur t’i mbrojm interesat e tyre”, ka thënë Abdyli. Rregullorja e re mbi transparencën thot se “qëllimi e kësaj rregullore është forcimi i transparencës se organeve të administratës komunale, rritjen e pjesmarrjes së publikut në vendimmarrje ne nivel lokal”. Madje në nenin 4 pika 2 thuhet se Kuvendi Komunal sipas mundësive buxhetore mund të bëjë transmetim të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. Naim Krasniqi, kryeredaktor në radio Dodonë, thotë se mediumi i tij është i gatshëm të bëjë transmetimin e e seancave të KK-së. “Kjo do të ishte e mirë për të gjithë qytetarët që me votën e tyre zgjodhën këta delegatë për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të kësaj ane, përmes transmetimit do të mësohet se cili është aktiv dhe joaktiv e që nuk i dëgjohet zëri”, ka thënë ai. Krasnqi tregon se medimunim e tij ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët që transmetimet e seancave të jenë live. Nga ana tjetër qytetarët vlerësojnë se një transmetim live do të ishte në dobi të tyre. Arbenita Rubovci, refuzimin e KK-së për t’i transmetuar publikisht seancat e KK-ja e ka cilësuar “jotransparencë dhe korrupsion”. “Më këtë gjest, deputetët japin mesazh të qartë se kanë hyrë në asamble për t’i përfaqësuar interesat e tyre përsonale dhe jo për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Rubovci. Edhe Naser Gashi është i mendimit se seanca e KK-së duhet të transmetohen në mënyrë që qytetarët të kuptojnë nga dora e parë se çfarë bëjnë të përzgjedhurit e tyre.

Autoritetet komunale presin udhezimin e Qeverisë

Kuvendi Komunal i Drenasit ende pa vendim për 44 eurot e punëtorëve shëndetësorë

Bekim Dobra

Drenas, 7 prill - Kuvendi Komunal i Drenasit ende nuk ka marrë asnjë vendim për të zbatuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i mbuluar pagat e punëtorëve shëndetësor. Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në QKMF “Dr.Hafir Shala”, Daut Gjinovci, ka thënë se përkundër parashtrimit të kërkesës te autoritetet komunale për pagesën e 44 eurove, një përgjigje në këtë çështje ende nuk është marrë. Gjinovci ka thënë se kanë pasur edhe takime më përfaqësues të Kuvendit Komunal të Drenasit dhe nga ta kanë marrë premtime se kërkesa e punëtoreve shëndetësorë dhe vendimi i Qeverisë do të zbatohen. Ai vonesen e KK të Drenasit e quan neglizhencë për të zgjidhur këtë çeshtje, derisa përmend tjera komuna që këtë çështje e kanë mbyllur. Nga ana tjetër zyrtarë të Kuvendit Komunal të Drenasit kanë thënë se janë duke pritur një udhezim nga Qeveria për të zbatuar marrëveshjen e arritur ndërmjet ekzekutivit kosovar dhe sindikalistëve shëndetësorë. Kryetari i KK të Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se kërkesa dhe vendimi i Qeverisë do të paraqitet në fund të muajit si kërkesë në Asamblen Komunale të Drenasit para deputeteve të KK-së. “Ne do të paraqesim si propozim këtë kërkesë në Asamblen Komunale ne fund të këtij muaji dhe do të marrim një vendim për të mbuluar pjesën e 44 eurove që na takojnë”, ka thënë Demaku. Ai ka shtuar se kërkesa është në shqyrtim në ekzekutivin komunal, ndërsa buxheti komunal është miratuar.

Saturday 18 April 2009

"Ferronikeli" në dilemë: të ulë rrogat, apo të largojë ೨೦೦ punëtorë

Kriza ekonomike globale godet gjigantin “Ferronikeli”

I përballur me rrezikun e mbylljes së ndërmarrjes, menaxhmenti i ka propozuar Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dy mundësi për parandalimin e shuarjes së ndërmarrjes: zbritjen e rrogave për 10 për qind, ose largimin nga puna të 200 punëtorëve për tre muaj me 70 për qind të pagave. Opsionet e ndërmarrjes për zvogëlim të numrit të punëtorëve ose për zbritje në paga Sindikata e Pavarur i ka refuzuar

BEKIM DOBRA

Drenas, 5 prill - Gjiganti kosovar “Ferronikeli”, i privatizuar me “spin off special” dy vite më parë gjendet pasra dy dilemave të mëdha, nëpërmjet të të cilave synon t’i tejkaloi pasojat e krizës globale. I përballur me rrezikun e mbylljes së ndërmarrjes, menaxhmenti i ka propozuar Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dy mundësi për parandalimin e shuarjes së ndërmarrjes: zbritjen e rrogave për 10 për qind, ose largimin nga puna të 200 punëtorëve për tre muaj me 70 për qind të pagave. Këto dy kushte për punëtorët janë bërë të ditura për gazetën nga Arten Bajrushi, një nga përfaqësuesit e lartë të “Ferronikelit”. Ai ka thënë se ndërmarrja është duke punuar tash sa muaj me kapacitet shumë të zvogeluar, ndërsa në prodhim është vetëm njerëa furrë rrotulluese, nga dy sa ka “Ferronikeli”. Ai ka thënë se nga 30 mijë dollar për një tonë nikel sa ka qënë shitja e tregut ndërkombëtar, ka rënë për 10 mijë dhe si pasojë e kësaj, prodhimi në ndërmarrje është përgjysmuar. Sipas tij, kriza financiare që ka goditur shumë vende të botës ka ndikuar edhe në ndërprerjen e kontratave të “Ferronikelit” me disa ndërmarrje të huaja. “Nikeli shitet vetëm në vendet e tjera dhe ate jashtë Ballkanit, ndërsa ato vende i ka kap kriza e madhe financiare, dhe kjo ka goditur edhe ndërmarrjen e “Ferronikelit”, ka thënë Bajrushi. Opsionet e ndërmarrjes për zvogëlim të punëtoreve ose zbritje në paga, Sindikata e Pavarur i ka refuzuar. Kryetari i sindikatës, Fehmi Nika, ka kujtuar se një grevë që ishte mbajtur në qershorë të vitit të kaluar kishte pasur dy kërkesa të vetme: rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në ndërmarrje. Si pasojë propozimet e fundit konsiderohen si të papranueshme. Nika ka thënë se 1021 punëtorë sa ka ndërmarrja punojnë në kushte tejet të vështira dhe të rënda. Nika ka thënë se edhe rroga momentale për punëtorët është tejet e vogël, ndërsa ka mohuar të jetë zvogëluar procesi i prodhimit në ndërmarrje aq sa për të marrë dy varientet e propozuara nga menaxhmenti. Ai thotë se prodhimi mund të jetë zvogëluar deri në 20 për qind, por jo edhe 50 për qind sa pohon menaxhmenti. “Më dy furra rrotulluese kemi prodhuar 600 tonë nikel për muaj, ndërsa tani më një furrë në muajin mars kemi prodhuar 470 tonë”, ka thënë ai duke hedhur posht edhe pohimet se efektet e krizës financiare janë kaq të mëdha sa për të zvogëluar numër punëtorësh apo zbritje të pagave. “Ne i mbrojmë interesat e punëtoreve dhe jemi të interesuar të mbrojmë edhe ndërmarrjen, ngase nga paga që merren këtu mbahen mbi një mijë familje”, ka thënë Nika. Ai ka shfaqur shpresën se menaxhmenti nuk do të marrë asnjë vendim pa pelqimin e punëtorëve të ndërmarrjes. Ndërkaq, sekretari i sindikatës, Sjedi Morina, ka thënë se “Ferronikeli” po e shfrytëzon në maksimum vakumin e padefinuar ligjor mbi punëtorët në Kosovë. “Nese një ndërmarrje në botë e ka shumë mirë gjendjen, kjo është “Ferronikeli”. Ka një klasë punëtore tejet të lirë, energjinë elektrike të lirë, naftën, mazutin, shfrytëzimin e tokës për xehe. Madje blerja është bërë më një çmim simbolik”, ka thënë Morina, duke ju referuar çmimit prej 33 milionë eurosh sa ka kushtuar privatizimi i ndërmarrjes. Ai i ka sugjeruar menaxhmentit të ndërmarrjes se ka hapësirë për të reduktuar shpenzimet si transportin dhe shpenzime të tjera për të mos i prekur punëtorët. Punëtorët e “Ferronikelit” kishin hyrë në grevë në qershorë të vitit të kaluar. Ata kishin kërkuar të rriteshin pagat e punëtorëve të shtresës se mesme dhe të ulët. Në kërë rast ka qënë kryeministrit Hashim Thaçi ai që ka ndërhyrë dhe punëtorët kanë ndërprerë grevën duke rifilluar prodhimin. “Ferronikeli”, iu kishte ngritur pagat atyre për 5 për qind, ndërsa tani ata rrezikohen t’u ulen pagat për 10 për qind. Mësohet se paga minimale e një punëtori në ndërmarrje është 180 euro, ndërsa maksimalja deri në 380 euro për punëtorë.

BOX:

Kriza ekonomike në botë i ka pamundësuar “Ferronikelit” edhe sigurimin e filtrave për tymtarë. Zyrtari për ambient në Kuvendin Komunal të Drenasit, Haki Bekolli, ka thënë se ndërmarrja vazhdon të ndotë ambientin për shkak se nuk i ka vënë këta filtra. Bekolli ka rikujtuar se ndërmarrja ka pasur edhe një afat të caktuar nga Ministria e Ambientit për vendosjen e tyre, por thotë se përfaqësues të ndërmarrjes janë ankuar në shkëputjen e kontratës me një kompani holandeze për furnizmin me filtra, ngase kriza globale ka pamundësuar blerjen. Këtë çështje e ka konfirmuar për gazetën edhe vetë Arten bajrushi, një nga përfaqësuesit e lartë të “Ferronikelit”. Sipas tij, kontrata në vlerë prej 8 milion euro është dashur të ndërpritej për shkak të krizës në botë.

KK-ja dhe shoqata e gjuetarëve "Drenica I" eleminojnë qentë endacakë

Bekim Dobra

Drenas, 3 prill - Drejtoria e Ekonomisë dhe Bujqësisë në Drenas në bashkëpunim me shoqatën e gjuetarëve "Drenica I" ka filluar pë të dytën herë eleminimin e qenve endacakë. Zyrtarja për informim në Kuvendin Komunal të Drenasit, Rinore Veliu, ka thënë se tenderin për eliminimin e qenve endacakë e ka fituar shoqata e gjuetarëve “Drenica-1” nga Drenasi dhe se aksioni do të zgjasë 14 ditë. “Ky aksion është bërë pubik në mënyrë që popullata të jetë e informuar për orarin dhe vendin e mbajtjes së aksionit. Gjithashtu janë informuar edhe subjekte relevante si KFOR-i rajonal dhe Stacioni Policor në Drenas”, ka thënë Veliu. Ajo ka shtuar se monitorimi i rrjedhës së aksionit është duke u bërë nga komisioni i caktuar nga Drejtorati për ekonomi dhe bujqësi. Për fazën e parë të aksionit KK-ja kishte ndarë 3000 euro të parashikuara sipas planit të buxhetit të Drejtorisë për ekonomi dhe bujqësi, kurse për fazën e dytë e cila është duke u implementuar janë ndarë mjete në vlerë 3800 euro. Drejtori i Ekonomisë dhe Bujqësisë, Skënder Hasi, ka thënë se pas informatave që kanë marr nga tereni dhe ankesat e banorëve për shumimim e qeneve endacak dhe rrezikun e tyre që kanë paraqitur kanë shpallur tenderin e fazës së dytë për eleminim e qenve. Hasi ka thënë se ata paraqesin rrezik të madhë të përhapjes së semundjeve zoonoze, terbimi-rabiese si dhe qenet endacak rrezikojnë qytetarët që gravitojnë sidomos ka veqaur si më të rrezikuarit femijet dhe nxënësit e shkollave. Hasi ka ngritur shqetësimin e tij se përderisa një aksion i tillë nuk ndërmerret nga të gjitha komunat e Kosovës është veshtirë të elminohën dhe të zhduken të gjithë qentë. Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Gjuaetarëve, Zeqir Qorri, ka thënë se në fazën e parë të aksionit që ka përfunduar para më shumë se tri javesh kanë arritur të eleminonin 377 qenë, ndërsa ka bërë të ditur se edhe në fazën e dytë që ka filluar para katër ditesh janë eleminuar 172 qen.

Monday 6 April 2009

Kryetari Demaku fton bizneset vendore dhe ndërkombëtare që të vendosen në Parkun e Biznesit



MTI-ja dhe Komuna e Drenasit të mobilizuar për funksionalizim të Parkut të Biznesit në Korroticë


"Parku ofron çdo gjë që është në interes të bizneseve, ujë të pijshëm dhe atë industrial, lidhje individuale në kanalizim, gaz, nxehje, telefon, rrymë, internet dhe ofron një siguri të plotë shtetërore", ka thënë kryetari Demaku, duke rikujtuar se tarifat për metër katror janë tejet të ulëta deri në 0,15 euro

Bekim Dobra

Drenas, 1 prill – Në kohën kur punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit në Drenas janë fare praën përfundimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe komuna e Drenasit janë duke u angazhuar në joshjen e sa më shumë bizneseve në këtë zonë. Nëpërmjet konkursit të shpallur MTI-ja i ka bërë publike edhe ofertat që i ofron ky vend, i cili gjendet në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Korroticë të Epërme të Drenasit. Ndërkaq, pas gjithë "zhurmës", së madhe të krijuar kohë me parë ndërmjet ish-ministrit Bujar Dugolli dhe strukturave komunale të Drenasit, tani kreu i Drenasit Nexhat Demaku, duket optimist se puna e përfunduar në këtë pjesë dhe mundësia e vendosjeve të bizneseve do të gjenerojë deri në 1 mijë vende pune gjë që do ta zbuste shkallën e lartë të papunësisë. Kryetari Demaku u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të interesuara që të vendosën në PBD. Ai gjatë një pronencimi që ka dhënë për gazetën ka rikujtuar mundesitë që i ofron parku dhe ka thënë se parku ka një rendësi të madhe jo vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosovën. "Me vendosjën e bizneseve në këtë pjes do të zbutet shkalla e papunësisë, jo vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosovën", ka thënë ai. Demaku ka konfirmuar bashkëpunimin më Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e bizneseve në këtë zonë prej 24 hektarësh tokë të ndarë nga komuna si destunim për këtë qëllim, e ku financimin e ndërtimit të infrastrukturës së brendshme e ka kryer MTI-ja. "Parku ofron çdo gjë që është në interes të bizneseve, ujë të pijshëm dhe atë industrial, lidhje individuale në kanalizim, gaz, nxehje, telefon, rrymë, internet dhe ofron një siguri të plotë shteterore", ka thënë kryetari Demaku. Paku më një hapsirë prej 24 hektarë ka gjithsejt 74 parcella me madhësi të ndryshme dhe bizneseve do t’i jepet vendi në shfrytëzim për 99 vite. Zyrtarë komunal të Drenasit kanë thënë se me zgjerimin e rrugës magistrale Prishtinë-Pejë që do të vazhdojnë këtë vit deri në fshatin Gjurgjicë do të ndihmohën bizneset e vendosura në park. Kryetari Demaku ka thënë se janë paraparë tarifa tejet të ulëta deri në 0,15 euro për metër katror dhe ka premtuar se kjo tarifë do të ulet edhe më shumë më fillimin e gjenereimit të bizneseve. Nga 1 mijë të punësuar sa pritet të angazhojë parku, 60 për qind e tyre pritet të jenë nga Komuna e Drenasit.

Fotolegjend: Në kohën kur punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit në Drenas janë fare praën përfundimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Komuna e Drenasit janë duke u angazhuar në joshjën e sa më sh umë bizneseve në këtë zonë

Lindja e Largët, joshëse për të papunët

Edhe në Drenas publikohet konkursi për punë në Afganistan


Në Zyrën Komunale të Punësimit vetëm për 3 ditë kanë arritur të plotësohën 9 aplikacione për punësim në Afganistan, ndërsa në Qendrën e Punës Sociale, numri i familjeve që marrin asistencë ka arritur në 1.917

Bekim Dobra

Drenas, 29 mars - Imer Gjokaj, nga fshati Tërstenik, është lodhur në kërim të një vendi pune, ndaj ka vendosur të aplikojë për punë në Afganistan, nese i shkrep fati. Ai tregon se që nga paslufta për dhjetë vjet kërkon punë përmes Zyrës Komunale të Punësimit, por asnjëherë nuk ka arritur të gjente një vend pune për të mbajur familjen. "Kam dëgjuar për konkursin e mundësisë së punësimit në Afganistan, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Gjokaj. Nga ana tjetër, zyrtarë në ZKP-së kanë theksuar se me gjithë komunat e tjera, në Drenas interesimi i punëkërkuesve për të punuar Afgaistan është i madhë. Shefi i ZKP-së, Ragip Dervishi ka thënë se gjatë një jave që kur është hapur konkursi janë plotësuar mbi 15 aplikacione. Dervishi ka thënë se kriteret e caktuara në konkursin e shpallur i selektojnë mundësit e punësimit në këtë vend, ngase kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe njohja e punës së përshtatjes së atij vendi. Megjithatë, shumëkush në Drenas mund ta shohë këtë konkurs si shpëtim. Statistikat e Qendrës së Punës Sociale, flasin për shifra alarmante të rasteve sociale. Avdi Gashi, Drejtor i Qendrës së Punës Sociale, ka theksuar se numri i shfrytëzuesve të ndihmave socale ka arritur në 1.917 familje. Rritja e këtij numri, drejtroi Gashi e ka arsyetuar me papunësinë e madheqë mreteron në këtë rajon .

Kryekuvendari ankohet në Ministrinë e Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor



Drejtoria për Urbanizëm e Drenasit s’i jep leje ndërtimikryesuesit të KK-së, Idriz Hyesni


Drejtori i Urbanizmit i Drenasit, Liman Krasniqi, ka thënë se objekti i kryesuesit të KK-së nuk i plotëson kushtet teknike për leje. Ndërkaq kreu i legjislativit në Drenas Idriz Hyseni, njëherësh pronar i ndërmarrjes “Kulla”, e ka konsideruar si të padrejtë refuzimin e dhënies së lejes së ndërtimit

Bekim Dobra

Drenas, 29 mars - Refuzimi i lejes së ndërtimit për një objekt shumeëkatësh, pronë e kreut të KK-së, Idriz Hysenit, ka bërë që ky i fundit të ankohet në Ministrinë e Ambentit dhe Planifikimit Hapësinor ndaj kryeurbanistit të kësaj komune, Liman Krasniqi. Kërkesa e Hysenit drejtuar Drejtorisë së Urbanizmit për t’u pajisur me leje të ndërtimit i është refuzuar nga kjo e fundit me arsyetimin se punimet nuk janë në përputhshmeri të kushteve tekniko-urbanistike. “Po, i është refuzuar leja e ndërtimit shkaku që objekti i filluar nuk është në perputhje ne kushtet tekniko-urbanistike dhe planin detaj urbanistik për atë zonë të ndërtimit”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Liman Krasnqi. Ai ka shtuar se sipërfaqja e objektit ne raport me kushtet tekniko-urbanistike është rritur për disa metra katrorë. Krasniqi beson se ka kryer detyrën e tij konfrom ligjit dhe së drejtoria e Urbanizmit nuk mund të lëshojë leje urbanistike asnjë ndërtuesi, i cili nuk i plotëson kriteret. “Ajo pjesë është zonë urbanistike, dhe për çdo veprim, ndërtim apo rrënim, secili është i obliguar të pajiset me leje urbanistike”, ka potencuar drejtori Krasniqi. Mëgjithatë ky refuzim i dhënies së lejes ka ardhur katër muaj pas fillimit të punimeve nga ndërmarrja “Kulla”, e cila tanimë ka ndërtuar katin e katërt të ndërtesës. Ndonëse ka vazhduar ndërtimin pa leje, kreu i KK-së, Hyseni, vendimin e kolegut të tij Krasniqi e ka cilësuar të padrejt pa bazë ligjore. Ai ka bindjen se i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara më ligj. Më herët ai i ka deklaruar KD-së se ka leje ndërtimi, por më refuzimin që i u bë nga DU-ja del se ai që nga fillimi ka bërë ndërtim pa leje. Për këtë kontest kreu komunal, Nexhat Demaku, nuk ka dhënë opinionin e tij nëse Drejtoria e Urbanizmit ka vepruar drejt, por ka deklaruar se janë duke pritur përgjigjën përfundimtare nga MAPH-ja.

Fotolegjenda: Prej katër muajsh objekti disakatësh e kreut të KK-së, Idriz Hyseni, është duke u ndërtuar pa lejen e komunës

“Fehmi Lladroci” ia zë vendin "Skënderbeut"


Kuvendarët e Drenasit riemërojnë sheshin kryesor të kësaj komune

Bekim Dobra

Drenas, 28 mars – Pasi që ka përjashtuar mediat nga seanca, Kuvendi Komunal i Drenasit ka vendosur që sheshin që mbante emrin “Skënderbeu” ta emërtojë me emrin e dëshmorit Fehmi Lladroci. Përzënien e mediave e kanë kundështuar shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kanë kërkuar një debat transparent për këtë pikë, mirëpo më insistimin e kryesuesit të Kuvendit, Idriz Hyseni, seanca është zhvilluar pa praninë e gazetarëve. Sipas burimeve mirë të informuara brenda Kuvendit, pas një debate të tensionuar prej më tepër se tri orë, deputetët kanë vendosur që sheshi i Drenasit të marrë emrin e komandantit Fehmi Lladroci. Jo zyrtartarisht mësohet se ka pasur edge propozime të tjera për emrin e sheshit. “Rasim Kiqina”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Dëshmorët e Drenicës”, ishin tri prej propozimeve, të cilat janë apostrofuar në seancë dhe nga të cilat asnjëri nuk kaloi. Ndonëse vendimi për emërtimin e sheshit “Skënderbeu” nuk është shfuziquar, këshilltarët janë thirrur në Ligjin për vetëqeverisje lokale. "Të gjitha emërtimet jozyrtare dhe thirrjet e më hershme të këtij sheshi abrogohen më hyrjen në fuqi të këtij vendimi", është thënë në projektvendim dhe është shtuar se pas miratimit të tij nga ana e Kuvendit Komunal, organi profesional i Komunës e kthen në fuqi ligjore për zbatim. Sheshi “Skënderbeu” e ka trashëguar emrin e rrugës që kalonte në këtë pjesë të qytetit dhe më këtë emërtim njihet që nga viti 2002. Për ndërtimin e tij ishin rrënuar mbi 50 objekte private afariste dhe ishte larguar një pompë benzene. Punimet në ndërtimin e këtij sheshi ende nuk kanë mbaruar, ndonëse kanë nisur nga fund ii vitit të kaluar.

Mbi 800 mijë dollarë për ujë të pijes në Drenas



USAID-I prezentoi projektin e ujësjellësit në bashkësinë e Komoranit


USAIDI, IRD-ja, CDF-ja dhe zyrtarë komunalë të Drenasit kanë prezentuar para qytetarëve të Komoranit projektin e ujësjellesit, i cili do të bashkëfinancohët edhe nga ujësjellësi rajonal “Prishtina” dhe nga komuniteti

Bekim Dobra

Drenas, 26 mars - Marrëveshja e arritur ndërmjet USAID-it, IRD-së, CDF-së dhe Pejë, Drenasit, Klinës dhe Malishevës, për përmirësimin e ujit të pijshëm, është prezentuar të enjten në bashkësinë e Komoranit. Ky projekt parashihet të nisë së zbatuari në këtë pjesë. Kryetari i bashkësisë, Avdi Gashi, ka njoftuar banorët për menyrën e shtrirjes së projektit dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm një projekt të tillë. “Uji në Komoran dhe rrethinë jo vetëm që është i parpërdorshëm për pije, por është i papërdorshëm edhe për larjen e rrobave”, ka thënë Gashi. Merita Kasapolli, zëvendësudhëheqëse e projektit dhe përfaqësuese e IRD-së, ka shpjeguar se projekti është në partneritet me CDF-në, i cili është implementues i një projekti madhorë të USAID-it. Ajo ka thënë se Komuna e Drenasit, përkatësisht Komorani është zgjidhur si pikë fillestare e implementimit të projektit, duke marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballet kjo pjes më ujin e pijshëm. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku, ka thënë se raportet e mira që kanë më donatorët e jashtëm kanë arritur që të fillojnë me projektin e ri, më të cilin brenda 3 vjetësh parashihet përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm. Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi, ka sqaruar shtrirjen e projektit, me të cilin parashihet që rezervuari të ndërtohet në sukat e Komoranit. Banorët e fshatit Komoran I, II, III dhe IV dhe të Zabelit të Poshtëm e kanë mirëpritur një projekt të tillë. Ahmet Meha, duke mbështetur projektin ka kërkuar edhe nga qytetarët e tjerë që të japin kontributin e tyre që projekti të finalizohet sa më parë. Në këtë projekt KK-ja participon më 150 mijë euro, kompania rajonale “Prishtina” më 200 mijë euro, 350 mijë donacion i USAIDI-t, IRD-së dhe CDF-së dhe pjesën tjetër të mjeteve do ta participojë edhe komuniteti. Ndërsa është paraparë që më dy rezervuar që do të ndërtohën ne Vërboc dhe Komoran pritet që mbi 70 për qind të fshatrave të kësaj komune të përfshihën në sistemin e ujësjellësit.

Thursday 26 March 2009

Policët rrahin qytetarin në prezencë të femijëve

Pasi kishte shkuar t’i marrte dy fëmijët e tij në çerdhen pa vendparkim, babait i del punë me policinë



“Kur kam dalë jashtë kam parë të gjithën, për një moment më kanë shkuar sytë nga fëmijët dhe me vrap kam shkuar për t’i larguar nga vendi i ngjarjes, kur i kam sjellë në çerdhe, ata të tërët dridheshin nga frika. Nuk degjoja fjalë tjetër nga ta përveç ‘na kanë rreh policia babin’”, i ka përshkruar edukatorja e Rinorit e Rinës momentet kur policët kanë ushtruar dhunë ndaj babait të tyre

Bekim Dobra
Drenas, 21 mars - F.S, baba i Rinorit gjashtë vjeç, e i Rinës katër vjeçe, është rrahur nga policët e Policisë së Kosovës para syve të tyre dhe të shumë fëmijëve të tjerë të çerdhes “Ardhmëria” në Drenas. Ky banor i Çikatovës së Re e Drenasit, kishte shkuar të enjtën për t’i marrë djalin e vajzën e tij në këtë çerdhe, e cila pasi nuk ka vendparkim, prindërit detyrohen t’i ndalin veturat për pakë çaste në trotuarin karshi. Këtë e kishte bërë edhe S.F, por atij i kishte dalë punë me policët. Ata i kishinë bërë problem për ndaljen e veturës dhe e tërë situate kishte përfunduar me rrahjen e tij, përdorimin e sprejit që i kishte afektuar edhe Rinorin e Rinën, të cilët, përveç kësaj, janë ndarë të traumatizuar nga keqtrajtimi dhe pastaj edhe arrestimi i babit të tyre. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë rrefyer se si policia e kishte rrahur qytetarin në prezencë të fëmijëve të tijë, por edhe të fëmijëve tjer të çerdhes, ndërkaq zyrtarët e policisë arsyetohen se prindi që po i merrte fëmijët në çerdhe i kishte penguar policët në kryerjen e detyrës. "Policia ia ka tërhequr vërejtjën të dyshuarit, por ai ka penguar, fyer dhe sulmuar fizikisht policët ne detyrë zyrtare, ndërsa ata kanë bërë një rezistenc aktive jo pasive dhe i janë kundërvënë të dyshuarit", ka thënë togeri i Stacionit Policor të Drenasit Fehmi Hoti. Ai ka shtuar se F.S është dërguar në Stacionin Policor të Drenasit, pastaj në QKMF "Dr.Hafir Shala" në Drenas dhe në QKU në Prishtinë dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Hoti thotë se Gjykata Komunale e Drenasit në procedurë të shpejt ka caktuar të dyshuarit arrest shtëpiak për 15 ditësh. Rrefimin në hollësi e ka dhënë të shtunën për gazetën bashkëshortja e qytetarit të rrahur, Qerime Bytyqi, e cila është police në Stacionin Policor të Drenasit. Ajo tregon te ketë marrë lajmin nga një koleg i saj derisa ishte ne detyrë zyrtare. Qerimja thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, atëherë kur fëmijët dalin nga çerdheja. "Automjeti i burrit ka qënë i parkuar përballë çerdhes dhe nuk ka qënë i vetmi, aty janë parkuar edhe tri vetura të tjera, sepse të gjithë në atë kohë marrim fëmijët dhe në mungesë të parkingut për pak kohë shfrytezojmë trotuarin", ka filluar të tregoj ajo rastin e ditës së 19 marsit. Qerimja rrëfen se është detyruar të marrë pushim mjekësor për të qëndruar afër dy fëmijëve të saj të traumatizuar dhe burrit të lenduar. Ajo thotë se, përveç bashkëshortit, nga shufrat dhe spreji i policisë janë prekur edhe fëmijët e saj. "Djalin e kam të lënduar nga shufrat e policëve dhe nga spreji që kanë përdorur në sytë e fëmijëve", ka thënë ajo. Qerimja tregon se kur ka arritur për t'i marrë fëmijët në çerdhe i ka gjetur të traumatizuar nga sjellja e policëve dhe thotë se aty kanë qënë edhe rreth 50 fëemijë të tjerë atë ditë kur ka ndodhur ngjarja. "Une vet jamë police dhe nuk kemi të drejt në prezencë të shkollave, çerdheve dhe frekuentimi i të miturve të përdorim dhunë e aq më pak përdorim para fëmijëve të shufrave dhe të sprejit", thot ajo. Ajo tregon se ka kërkuar nga policia që të hapë rast për ngjarjen që i ka ndodhur, por tregon se një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga Stacioni Policorë i Drenasit. "Kam njoftuar Qendrën për Punë Sociale, Këshilin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut", ka thënë ajo. Ajo përmend edhe emrat e policëve që kanë qënë atë ditë, B.G, A.F,K.I, I.P dhe L.T. "Nga tramuat e shkaktuara fëmijët i kam dërguar edhe në spital dhe raporti i mjekut të pediatrisë kam marrë se fëmijët kanë pësuar stres traumatik", ka thënë ajo. Për këtë ngjarje Qerimja tregon të këtë angazhuar edhe avokat mbrojtës. Mihrie Halilaj edukatore në çerdhen e qytetit, tregon se atë ditë i ka dorezuar fëmijët prinderit, por thotë se pas një kohe ka dëgjuar piskamet e fëmijëve. "Kur kamë dalë jashtë kamë parë të gjithën, për një moment më kanë shkuar sytë nga fëmijët dhe me vrap kam shkuar për t'i larguar nga vendi i ngjarjes, kur i kam sjellë në çerdhe të tërë u dridheshin nga frika, nga ta nuk dëgjohej tjetër fjalë vetëm se na kanë rrahë policia babin", tregonte gjendjen rrënqethëse të fëmijëve Mihrija. Ajo pranon problemin e mungesës së vendparkimit për veturat që sjellin dhe marrin fëmijët, por shton se janë bërë disa herë kërkesa për rregullimin e një vendpakrim, gjë që nuk është zgjidhur asnjëherë. Edhe drejtori i çerdhës së qytetit "Ardhmëria", Nuredin Ibriqi, tregon incidentin e krijuar atë ditë dhe paraqet se problem kanë më nje vendparking ku do të mund të qëndrojnë veturat e prindërve të fëmijëve, por tregon se kërkesa e tyre ende nuk ka marrë kahun e realizimit.

Gjykata më vetëm 2 gjykatës

Gjykata Komunale e Drenasit, për mungesë të gjyqtarëve, grumbullon lëndë të pazgjidhura



Kryetari i Gjykatës Komunale të Drenasit, Avdi Haxhaj, ka bërë të ditur se nga 2.971 lënë bazike janë zgjidhur vetëm 1.446 sosh, ndërkohë kanë mbetur pa u zgjidhur 1.542 lënë, ose 52 për qind e numrit të përgjithshëm

Bekim Dobra

Drenas, 21 mars - Kreu i Gjykatës Komunale të Drenasit, Avdi Haxhaj, i është dashur t’i përvjelë mëngët vetë për të shqyrtuar 282 lëndë, ngase numri i kuadrove në këtë gjykatë nuk mjafton për t’u kryer puna me efikasitet. Kryetari Haxhaj është ankuar se numri i vogël i gjykatësve ka bërë që të mos ketë as kolegj penal, kështu që lëndët penale duhet të procedohen në Prishtinë. Gjykata Komunale në Drenas tash ka mbetur në vetëm dy gjykatës, ndërsa vitin e kaluar kishte tre. “Bazuar në numrin e banorëve që ka Komuna e Drenasit të paktën duhet t’i kemi 6-7 gjykatës, kurse kemi vetëm dy, në këtë mënyrë nuk e kemi numrin e mjaftueshëm të gjykatësve për ta pasur edhe kolegjin penal, kështu që lendët detyrohemi t’i dërgojmë në Prishtinë”, thotë Haxhaj. Duke folur me shifra, kryetari i Gjykatës, Haxhaj, ka saktësuar se nga 2.971 lëndë bazike janë zgjidhur vetëm 1.446 sosh, ndërkohë kanë mbetur pa u zgjidhur 1.524 lëndë, ose 52 për qind e numrit të përgjithëshëm. Ai tregon se 1.202 lendë janë trasheguar nga viti 2007 dhe që ato janë të grumbulluar nga viti 2003. Sipas një raporti të prezantuar, gjykata ka pasur në procedurë 555 lëndë të natyrës penale, nga të cilat janë zgjidhur 303 sosh. Lëndë të natyrës civile kishte në trajtim 679 lëndë, nga të cilat janë zgjidhur vetëm 273. Kryetari Haxhaj në veçanti, ka potencuar ngecjet në zgjidhjen e lëndëve përmbarimore (ekzekutimet). Sipas tij, nga 1.069 lëndë përmbarimore është arritur që zbatohen vetëm 332 prej tyre, kanë mbetur pa u përmbaruar edhe 737 sosh. “Mund të them me komoditet të plotë, se janë treguar rezultate në punë, ndonëse na kanë përcjellur shumë vështirësi, siç janë niveli i ulët i pagave, mosplotësimi i vendeve të zbrazëta për pozitën e gjykatësve, stërngarkimi me punë i stafit të adminstratës gjyqësore, si pasojë e moslejimit të vendeve të nevojshme shtesë të punës, stëvjetërimi i pajisjeve elektronike”, ka veçuar disa nga vështirësitë, ai. Haxhaj për një gjykatës më pak që ka mbetur gjykata ka thënë se arsyet janë se nuk ka stimulim për punën e bërë, ndërsa puna është tejet e ngarkuar. Një veshtirësi tjetër Hazhaj ka potencuar edhe ligjet e shumta, ato të UNMIK-ut, ato të ish-Jugosllavis që thotë se ende punojnë me to në mungesë të ligjeve të reja dhe i veshtirësojnë në masë të madhe punen.

Komuna dhe organizata “Islamic Relief” bashkë në projektin “Shëndeti dental”

Drenas, 19 mars - Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “Islamic Relief” në Drenas kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për realizimin e projektit të “Shëndetit Dental”, i cili do të implementohet në dy qendra të mjekësisë familjare, në Tërstenik dhe në Komoran, projekt, i cili do tëkushtojë mbi 27 mijë euro. Projekti për shëndetin dental ka për qëllim humanitar në ofrimin e shërbimeve mjekësore për shërbimin dental në menyrë që jetimeve dhe familjeve të varfra t’iu ofrohet kujdes shëndetësor. Vendi ku do të implementohet projekti janë dy qendrat e mjekësisë familjare, njëra në Tërstenik dhe tjetra në Komoran. Projekti do të zgjasë 12 muaj me mundësi vazhdimi. Drejtori i Shëndetësisë Komunale të Drenasit, Ilmi Dobra, ka thënë se përmes këtij projekti DSHMS-ja është e obliguar të punësoj stafin punues, të ofroj objektin në shfrytëzim dhe të mbikëqyrë anën profesionale të shërbimit që do të kryhet nga ana e personelit të punësuar. ( B. D. )

Shtyhet për 15 prill procesi gjyqësor për rastin e xhamisë në Zabel të Ulët

Drenas, 19 mars - Për mungesë të palës së dëmtuar-mulla Osman Musliut, procesi gjyqësor i nisur dy ditë më parë në Gjykatën e drenasit është shtyer. Gjykatësi Skënder Zariqi ka marrë vendim që të ndërpritet seanca gjyqësore për shkak të mosprezencës së palës së demtuar, përkatësisht Osman Musliut, i cili ka deklaruar se nuk ështënë gjendje të mirë shëndetësore. Vendimi i procesit është caktuar për datën 15 prill. ( B.D )

Fillon dhe ndërpritet gjyikimi për rastin e xhamisë së Zabelit të Ulët në Drenas

Drenas, 18 mars - Procesi gjyqësor i rastit të rrahjes në Xhaminë e Zabelit të Ulët, i nisur të mërkurën në Gjykatën Komunale në Drenas është ndërprerë, pasi që prokurori Faik Hoxha ka thënë të jetë fyer nga deklarimi i mullla Osman Musliut. I fundit ka akuzuar prokurorin se nuk ka arritur të identifikojë sulmuesit e tij. Pas këtyre fjalëve, prokurori Hoxha ndërprehu seancën. “Nuk kamë ardhur në seancë për të mi vlerësuar aftësitë e mija, por për të kryer procesin gjyqësorë në bazë të Ligjit”, ka thënë prokurori Hoxha. Ndërkaq gjyqtari komunal, Skënder Zariqi pas braktisjes së seancës nga prokurori Hoxha ka kërkuar që seanca të vazhdoi ditën e enjte me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të akuzuarve tjerë. Të nëntë të akuzuarit për këtë rast në ditën e parë të gjykimit kanë mohuar fajësinë që u ngarkohet. Ata akuzohen për shkaktim të dëmeve fizike,vepër kjo e cila sanksionohet me Kodin penal të Kosovës. Ndryshe, në incidentin e 9 shkurtit në xhaminë e fshatit Zabel i Ulët ishte rrahur kryetari i Bashkësisë Islame të Drenasit, Osman Musliu dhe dy qytetar. ( B.D )

Grupet vullnetare ndryshojnë gjendjen për mirë në arsim

Projekti i Qendrës së Përparimit dhe Edukimit Arsimor (QPEA) nga Ferizaj jep rezultate në Drenas



Drejtori i Arsimit i Drenasit, Arsim Mehmeti, ka thënë Komuna e Drenasit prin me shtrirjen e projekti të grupeve vullnetare që ka si qëllim koordinimin e punëve në grupe edhe në udhëheqje shkollash

Bekim Dobra

Drenas, 16 mars - Drejtoria komunale e Arsimit e Drenasit së bashku më Qendrën e Përparimit dhe Edukim Arsimorë (QPEA) nga Ferizaj dhe më 28 shkollat e kësaj komune, në saj të formimit të grupeve vullnetare si projekt në shkolla ka dhënë rezultate. Drejtori i Arsimit në Drenas, Arsim Mehmeti, ka thënë se DA-ja nё bashkёpunim me QPEA-në nga Ferizaj kishte themeluar nё shtator të vitit 2008 fillimisht 2 grupe vullnetare nga nxёnёsit nё 2 shkolla fillore, më sakt nё fshatin Abri e Epёrme dhe Korroticё e Epёrme si pilotprojektet e para nё Drenas. “Ideja pёr themelimin e kёtyre grupeve vjen si rezultat i bashkёpunimit tё shkёlqyeshёm qё ka DA-ja nё Drenas me QPEA-nё, e cila vepron nё Komunёn e Drenasit me intensitet mё tё madh qё nga viti 2008 dhe falё Kryesisё sё kёsaj qendre, shkollat kanё pёrfituar mbajtjen e disa trajnimeve me tema kryesisht psikosociale nёpёr shkolla”, ka theksuar drejtori Mehmeti. Nga fillimi i trajnimeve të mbajtura, Mehmeti ka thënë se kanё dhёnё rezultate tё mёdha nё 2 shkollat fillore, duke krijuar klimё tё pёrshtatshme psikosociale nё procesin mё tё ndjeshёm arsimor mёsimdhёnie-mёsimnxёnie nё pёrfshirjen e prindёrve nё angazhime maksimale pёr fёmijёt e tyre pёr tё jetёsuar zbatimin e reformave me nxёnёsit nё qendёr me qёllim tё arritjes sё cilёsisё nё arsim qё ёshtё prioriteti kryesor i vendit. Nga tema të ndryshme qё janё mbajtur nё kёto trajnime, njёra nga to qё ka zgjuar interesim tё madh te tё gjithё ka qenë ajo pёr punёn vullnetare, ka thënë drejtori Mehmeti, temё e cila referohet nga libri i dr. Anica Mikush Kos, njё humaniste e njohur sllovene dhe mike e madhe e shqiptarёve, e cila ka qenё nё Komunёn e Drenasit dhe kishte vizituar shkollat. Në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit janë formuar grupet vullnetare, ku secila shkollë ka nga 15 nxënës dhe nga një koordinator mësimdhënës. Deri tashti kёta vullnetarё sipas drejtorit Mehemti, kanё organizuar njё varg aktivitetesh vullnetare nё shkolla e tyre, duke ndryshuar gjendjen pёr tё mirё tё nxёnёsve si nё suksese nё mёsime, ashtu edhe nё vetё ndryshimin e ambienteve shkollore. “Janë themeluan 28 grupe vullnetare nё tё gjitha shkollat fillore dhe tё mesme nё Komunёn e Drenasit, duke shёnuar kёshtu risinё e parё nё Republikёn e Kosovёs”, ka theksuar drejtori Mehmeti. Qёllimi i formimit tё kёtyre grupeve, Mehmeti ka thënë se ёshtё nё radhё tё parё që shkollat tё kenё klimё tё pёrshtatshme psikosociale, e cila do tё krijon mundёsi tё reja tё gjithёpёrfshirjes nё procesin edukativo-arsimor nё ndihmё nxёnёsi-nxёnisin nё fusha tё ndryshme arsimore, krijim tё njё kulture humanitare qё mungon nё masё tё madhe sidomos nё Kosovёn e pasluftёse. “Secili nxёnёs vullnetar nё fund tё vitit shkollor do tё merr njё çertifikatё si dёshmi e angazhimit tё tij, ndёrsa mёsimdhёnёsit koordinatorë do tё pёrfitojnё trajnime dhe çertifikatё falёnderimi”, ka thënë Mehmeti. QPEA-ja që ka mbështetur këtë pilot projektin në Drenas ka siguruar 74 bursa për nxënësit të shkollave të mesme të Drenasit për këtë vit shkollor.

Sunday 22 March 2009

Defektet deknike lënë fëmijët pa çerdhe

Në Drenasin III, prej pesë vitesh, një objekti i arsimit parafillor mbetet jashtë përdorimit

Drejtori i QEAP-së “Ardhmëria”, Nuredin Ibriqi, thotë se objekti i vetëm institucional që ai menaxhon nuk i përmbush kërkesat e shumta, ndërsa çerdhja po shkatërrohet si brenda ashtu edhe jashtë

Bekim Dobra

Drenas, 11 mars - Objekti i çerdhes për fëmijë, i ndërtuar para më shumë se 5 vitësh në Drenasin III ende mbetet jashtë funksionit, ngaqë nuk është pranuar teknikisht, shaku i defekteve. Kjo çerdhe është ndërtuar nga një donacion i jashtëm, ndërsa punimet i ka kryer një firmë vendëse. Pas një viti, në këtë objekt janë bllokuar tubat e kanalizimit dhe si pasjë është dashur të ndërpritet puna në këtë çerdhe. Katër vjet pas ndërtimit, objekti është demoluar brenda dhe jashtë. Drejtori i SHF “Ali Gashi”, Haki Kuliqi, i cili një kohë ka qenë edhe përgjegjës i mirëmbajtjes së këtij objekti, tregon se që nga fillimi i punimeve ua koshte tërhequr vërejtjen strukturave të atëhershme komunale se punimet nuk janë duke u bërë mirë, por tregon se nuk është ndërmarrë asgjë. Kuliqi kujton se pasi që janë përfunduar punimet, KK-ja teknikisht, nuk i koshte pranuar objektin, porse ky vendim ka qenë i vonuar. Tashti objekti nuk i përmbush standardet për të funksionuar si një institucion i edukimit parafillor, pasi që nuk ka të rregulluar nyjat sanitare, kanalizimin dhe është demoluar në masë të madhe. Pamja e jashtme e objektit tregon se është shndërruar në një vend mbeturinash. Çdo gjë që e pengon objektin e SHF-së “Ali Gashi”, dhe vetë nxënësit i hedhin në oborrin e çerdhës. Drejtori Kuliqi thotë se janë dëmtuar edhe dritaret e objektit. Objekti ishte ndërtuar më të vetmin qëllim për të lehtësuar çerdhen e vetme të qytetit që nuk i përmbush kërkesat e banorëve të Drenasit. Këtë e konfirmon edhe drejtori i QEAP-së “Ardhmëria”, në Drenas, Nuredin Ibriqi. Ai thotë se kërkesat janë tejet të mëdha që të vendosën fëmijët e moshës 1- 6 vjeç në këtë institucion të vetëm në qytet, ndërsa mundësit janë të vogla. “Mundesitë tona janë deri në 100 fëmijë të qëndrojnë në këtë objekt, ndërsa kërkesat janë shumë të mëdha, objekti është tejet i vjetëruar që dikur ishte shfrytëzuar si ambulancë shëndetësore”, tregon vështirësitë Ibriqi dhe thotë se disa herë objekti ishte renovuar e përshtatur për të marrë pamjen që ka sot. “Me ndërtimin e një objekti të ri ose zgjerimin e këtij ekzistues do t’i dilnim në ndihmë qytetareve dhe kërkesave të shumta”, thotë Ibriqi. Ndërsa zyrtarët komunalë nuk premtojnë shumë në realizim të shpejtë të funksionimit të objektit ekzistues në Drenasin III. Drejtori i Arsimit, Arsim Mehmeti, thotë se është menduar në zgjidhjen e këtij problemi, por tregon se prioritet i dëritanishëm ka qenë si nga qeveria ashtu edhe nga institucionet lokale rregullimi i shkollave. Ai ka potencuar janë duke shikuar mundësitë përmes donatorëve të jashtëm për të riparuar nyjen sanitare të objektit dhe të gjejnë zgjidhje të shpejt.

Komemoracion për ish-kryetarin e Drenasit



Më rastin e vdekjes në moshë 76 vjeçare të Halil Halilajt


Bekim Dobra



Drenas, 9 mars - Më rastin e vdekjes së magjistrit të drejtësisë, idh-kryetarit të Drenasit, Halil Halilaj, në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit është mbajtur komemoracion, të hënën. I ndjeri ishte kryetar i Drenasit ,veprimtar politik dhe së fundmi gjykatës i Gjykatës Supreme të Kosovës. Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, në emër të qytetarëve të komunës, i ka shprehur ngushëllime familjes Halilaj, duke thënë se "Halil Halilaj ishte kryetar në kushtet më të vështira dhe në kohën me të ndjeshme të Kosovës. Por çdo herë u ka dalë në mbrojtje qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Demaku. Ndërsa në emër të Gjykatës Supreme të Kosovës ka folur Rexhep Haxhimusa. Ai ka theksuar se Kosova sot po ndahet nga gjyqtari më i mirë i viteve 60-70-80. Mungesa e tij do të ndihet çdo herë në Gjykatën e Kosovës. Daut Demaku është shprehur se biografia e Halilit është shumë e fuqishme dhe këruar nga rinia dhe e ardhmja e vendit të mos e harrojnë veprën dhe sakrificën e Halilit. Më këtë rast familjes Halilaj i kishin mbërritur shumë telegrame ngushëllimi, ndër të cilët edhe i ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi. Për ta nderuar veprën e Halil Halilajt merrnin pjes shumë përfaqësues institucionesh, familjarë qytetarë. Ndërkohë varrimi i Halilajt u bë në varrezat e Drenasit III. Ai ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

Shkatërrohet objekti që nuk menaxhohet nga askush



Mbetët i padefinuar statusi i Stacionit të Autobuseve në Drenas dhe gjendja e keqe e tij


Drejtori i "Kosovartansit" në Drenas, Hajzer Istogu, thotë se që nga viti 2007 shërbimet e kompanisë janë pa operime, ndërsa mbahen me vështirësi nga të hyrat e transportuesve privatë, kurse zyrtarët komunal, thonë se është oblige i “Kosovatransit” ta mirëmbajë satcionin

Bekim Dobra

Drenas, 3 mars - Që nga ndërtimi, Stacionit të Autobusëve në Drenas ka mbetur pa statusin që i takon dhe gjithnjë në gjendje të keqe. Prona ku operojnë transportuesit privat është e komunës, ndërsa kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për të rregulluar statusin e vet. Stacioni i Autobuseve kontrollohet nga "Kosovatransi", ndërsa kjo e fundit tash për tash mbikëqyret nga AKP-ja. Ndonëse ka licencën e operimit ndërmarrja në fjalë nga Ministria e Transporti dhe PostëTelekomunikacionit, veprimtaria e saj që nga viti 2007 është vetëm kryerja e shërbimeve në stacion. Drejtori i "Kosovatransit", Hajzer Istogu, ka thënë se çështja e Stacionit të Autobusëve që nga ndërtimi është ende pa një status të veçantë. Thotë të kenë bërë kërkesa disa herë në KK të Drenasit, por pa ndonjë rezultat. Tregon se të ardhurat ndërmarrja i realizon nga të hyrat prej 2 euro për peron nga transportuesit privatë. Ndërsa veshtirësitë janë pasi që ndërmarrja ka 37 punëtorë dhe realizimi i të ardhurave krijohet më shumë zor. Istogu tregon se kanë në dispozicion 167 metra katrorë dhe janë 6 peronë ku më vështirësi operojnë edhe transportuesit privatë. Paga minimale për një punëtor tregon të jetë 60 euro, ndërsa më e larta prej 120 euro. Istogu ankohët edhe në linjat e transportuesve privatë, të cilët ndërpresin linjat, për çka tregon se edhe atyre ju paraqet vështirësi operimi ilegalë i kombibusëve, gjë që ndikon negativisht në menaxhimin e të hyrave të ndërmarrjes. Një veshtirësi tjetër potencon Istogu, janë disa transportues të tjerë privatë, të cilët kalojnë transit pa u ndalur në Stacion në Drenas në destinacionin Prishtinë-Drenas-Skenderaj. "Ne nuk mund të menaxhojmë ndërmarrjen, duhët të kemi një status të definuar. 37 punëtorë që kanë punuar për sa vjet në njëfarë mënyre kanë mbetur pa punë", ka thënë Istogu. Nga ana tjetër zyrtarët komunalë të Drenasit thonë se Stacioni i Autobusëve është pronë e tyre, por pranojnë se nuk menaxhohet nga komuna. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi, thotë se vendi është pronë komunale, por që kurr nuk është menaxhuar nga komuna. Gjoshi ka theksuar se Stacioni i Autobuseve i është dhënë në shfrytëzim "Kosovatransit". Sipas Gjoshit shfrytëzuesi është i obliguar të mbajë objektin ashtu siç e kishte pranuar. "E tërë pasuria është pronë komunale e dhënë në shfrytëzim "Kosovatransit", ndërsa kjo e fundit që nga marrja në shfrytëzim nuk i ka paguar komunës tatimin e obliguar sipas rregullores", ka thënë Gjoshi. Ai shton se ndërmarrja ka të drejtën të funksionoj vetëm si ndërmarrje shërbyese. "Ne kuptojmë se ndërmarrja ka veshtirësi të mëdha ekonomike, ka afër 40 punëtorë që nga të hyrat e vogla mbahet që më nje kosto aktuale nuk i mbulon aktivitetet", thotë Gjoshi. Por shton se sipas Ligjit për ndërmarrjet publike i ndalohet regjistrimi ndërmarrjeve të reja dhe bie ndesh më Ligjin e qeverisjes locale. Përderisa Komuna dhe "Kosovatransi", nuk merren vesh, vendi i Stacionit të Autobuseve po shkatërrohet. Ndërkaq kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se do të merr hapa në bashkëpunim më inspektorët komunalë që të merrën masa rreth stacionit dhe çështjeve të tjera të parregullta.

Edhe këtë muaj nuk marrin paga 11 punëtorë të pasistemuar

Bekim Dobra

Drenas, 8 mars - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Drenas, hajriz berisha, pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Kosovë, Ali Shabanaj, dhe kryetarin e arsimot fillor, Rrahman Jashari, ka njoftuar se edhe këtë muaj nuk kanë marrë pagat për 5 muaj 11 punëtorë të pasistemuar të dy shkollave të mesme. Drejtori i Arsimit, Arsim Mehmeti, ka informuar sindikalistet mbi terë procesin edukativo-arsimor që zhvillohet në Drenas dhe sipas tij me vendimin e MASHT-it për shtimin e paraleleve, janë punësuar punëtorët dhe të gjithë janë sistemuar sipas rregulloreve. Por MASHT-i buxhetin shtesë, për këta punëtorë edhe pas 5 muajsh nuk e ka lëshuar. Sindikalistet kanë propozuar që nga KK-ja të bëhet një zgjidhje në bashkëpunim më DKA-në dhe kryetarin në mënyrë që KK-ja t'u ndihmojë punëtorëve derisa MASHT-i të bëjë një zgjidhje në mënyrë që punëtorët mos të pesojnë pa të ardhura pa fajin e tyre.

Saturday 21 March 2009

Më gjithë ndalesat, shkollarët në mësim me celular

Shkelet Kodi i Mirësjelljes nga nxënësit e shkollave të Drenasit


Nxënësit mbajtjen e celularit e quajnë domosdo, kurse përdorimin e duhanit fazë pjekurie, ndëkaq zyrtarët e arsimit thonë se prindërit pak po kontribojnë duke mos marrë pjesë në mbledhje

Bekim Dobra

Drenas, 4 mars – Shkolllarë të mesëm të Drenasit e konsiderojnë telefonin si domosdo kohe, ndërsa konsumimin e duhanit si fillim i moshës së pjekurisë. Edhe vetë nxënësit pranojnë se mbajn celularë si pjesë përditshëmerie, madje edhe në objektet shkollore. Ndonëse celularit duani janë ndaluara në shkolla, janë më evidentet në dy shkollat e mesme të Drenasit. “Edukimi nga mësimdhënesit nuk mungon. Por janë evidente përdorimi i celularit dhe përdorimi i duhanit”, ka thënë petagogu i gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, Sylejman Hajdari. Për parandalimin e këtyre dukurive, Hajdari ka thënë se nuk e ka mbështetjen prindërore. Madje thotë se prania e tyre është shumë e rrallë më gjithë takimet e planifikuara që janë obliguese për çdo muaj. Ata nuk i përgjigjën thirrjes. “Secili nxënës bart me vete telefonin, ne po përpiqemi ta eliminojmë këtë dukuri, pasi që paraqet pengesë në mësim, por është tejet e vështirë”,thotë Hajdari. Ai shprehet se nuk kanë pasur raste deri tanshti të paraqitura kur nxënësi ka penguar procesin mësimorë, por ka pranuar se si dukuri është prezente. Profesoresha e biologjisë, Syzana Bytyqi, tregon t’i këtë lëshuar të përdorin celularët nga nxënësve kur thotë se kanë pasur raste urgjente. Por në raste tjera ka marrë masa sipas Kodit të Mirësjelljes. Edhe drejtori i SHMT “Fehmi Lladrovci”, Gani Krasniqi, ka pranuar se në shkollën e tij është evidente dukuria e përdorimit të celulareve dhe konsumimi i duhanit. Shton se deri sa të merret një hap tjetër që të ndalohet edhe bartja e telefonit në shkolla, përdorimi i bisedës, është vështirë t’u ndalohet në objekt shkollore. Drejtori Krasniqi, tregon se kanë pas raste kur edhe i kanë marrë nxënësit telefonin. Ndërsa për konsumimin e duhanit ka thënë se atë e përdorin meshkujt jashtë oborrit të shkollës. A.K, nënës i gjimnazit, tregon se ka përdorur disa herë telefonin pa u vënë re nga mësimdhënesi. “Po valla e kam përdor, se e la me vibrim edhe si te bahet zhurum pak në klasë une edhe bej thirrje”, tregonte ky nxënës. Astrit Hajdari, kryetar i Këshillit rinorë të nxënësve, ka thënë se të gjithë nxënësit bartin telefona dhe se ata e konsiderojnë atë si domosdo kohe. “Nuk jemi kundër bartjes së telefonit, por jemi kundër kohës ku shfrytëzohet, sidomos gjatë orës mësimore”, thotë Hajdari. Ai ka thënë se problem më i theksuar brenda objekteve shkollore është konsumimi i duhanit, sidomos ka veçuar femrat. Ndërkaq drejtori i DA-së në Drenas, Arsim Mehmeti, ka thënë se dukuria e përdorimit të celularëve në shkolla dhe konsumimi i duhanit është bërë problem i madhë. Thotë se është duke u punuar bashkërisht më mësimdhënësit për t’u zbatuar Kodi i Mirësjelljes, por tregon se mungon edhe mbështetja prindërore e nxënësve.

Administrat e Drenasit minus 31 punëtorë


Bekim Dobra

Drenas, 1 mars - Më miratimin e rekomnandimeve të Grupit punues ndërqeveritarë për kriteret e madhësisë së administratës komunale, ku sipas organogramit dhe tabelës numërike, Komuna e Drenasit karshi komunave që kanë deri në mbi 50 punëtor plus, Drenasi është minus 31 punëtorë administrativë. Kjo gjë është bërë e ditur me vendimin që ka marrë Komuna e Drenasit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në të cilin është thënë se Drenasi është në mungesë të punëtorëve administrativë për 31 veta. Për zbatimin e këtij vendimi, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe atë të Shërbimeve Publike. Mirëpo më gjithë zbatimin e këtij vendimi KK të Drenasit i është rekomanduar që të zbatojë pas 20 muajve. Në bazë të këtij vendimi të firmosur nga kryeministri o Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur edhe në menyrë tabelare organogrami i pozitave bazë për Komunat e Kosovës. Komunat e Kosovës që kanë më pak se 100 mijë banorë, 1 punonjës administrate do të shërbejë për 780 qytetarë, është thënë ne këtë vendim. Në kalkulimet e pozicionimit të stafit komunal, tabela e skenarit që është paraqitur nga Qeveria e Kosovës më statistika të përgjithshme për Drenasin, janë paraqitur 60 mijë banorë. Kjo gjë nuk duket të jetë ashtu. Në faqën zyrtare të OSBE-së numri i popullatës në Drenas arrin në mbi 75 mijë banorë, dhe në bazë të këtij numri i punonjësve adminstrativë që duhet shtuar arrinë në 40 veta. Zyrtarët komunalë të Drenasit kanë thënë se vendimi i arritur parasheh zbatim decentralizues pas 20 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Këshilltaarët komunal ende mbajnë poste të dyfishta




Drenas, 1 mars - Më gjithë vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me mbajtjen e vetëm një posti, nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Drenasit ata ende vazhdojnë t’i mbajn nga dy sosh. Kuvendi Komunal i Drenasit ka 6 këshilltarë që mbajn njëherësh nga dy vende pune, që bien ndesh më vendimin e MAPL-së. Megjithatë MAPL-ja ka marrë vendimin madje me ultimatum për zbatimin e këtij vendimi për një përiudhë të shpejt, zyrtarët komunal të Drenasit nuk e zbatojnë një vendim të tillë. Drejtori i Administratës dhe Përsonelit i Drenasit, Xhemë Binaku, ka thënë se nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë deri më tashti. “Në zyra të Kuvendit Komunal nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë për tërheqjen e këshilltarëve komunal nga njëri post”, thotë Binaku. Kuvendi Komunal i Drenasit ka gjithsejt 31 këshilltarë, 22 janë nga PDK-ja, 3 nga IBQ-ja, 3 kandidat të pavaruru (2 nga ish-AAK-së dhe një nga ORA), nga një kanë LDK-ja, LDD-ja dhe AKR-ja. Ndërsa nga 6 deputet që ushtrojnë nga dy pozita, 4 janë nga radhet e PDK-së, ndërsa një nga IBQ-ja dhe 1 nga LDD-ja. (B.D)

Gropa midis rruge, rrezikon pjesëmarrësit në qarkullim


Drenas, 1 mars - Kjo grop e hapur në mes të rrugës kryesore të Drenasit ka mrizuar sa ditë pa e penguar askënde. Ndonëse është tejet e rrezikshme dhe pengesë në rrugë , zyrtarët komunal nuk kanë ndërmarrë asgjë për mbulimin e saj pas vjedhjes së kapakut nga përsonat e pandërgjegjshëm. Qytetarët ankohen se ajo është bërë tejet e rrezikshme sidomos natën për automjtet të cilat mund të hasin në të. Ndërsa zyrtarët komunal nuk janë në dijeni për këtë gropë. B.D

Disa barnatore respektojnë, disa jo ararin e kujdestarisë


Drejtori i Shëndetësisë komunale Ilmi Dobra ka thënë se ne kemi marrë një vendim të tillë për respektimin e orarit të kujdestarisë, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi janë inspektoret ata që do të kujdesën për zbatim apo moszbatim

Bekim Dobra

Drenas, 1 mars – Nuk është mbushut as edhe një muaj i plotë që kur është marrë vendimi i Drejtorisë së Shëndetësisë Komunale për orarin e kujdestarisë nga barnatoret private në Drenas, por një vendim i tillë nuk ka gjetur respektim nga barnatoret private. Drejtori i Shëndetësisë, Ilmi Dobra, ka thënë se gjatë një takimi me përfaqësuesit e të gjithave barnatoreve private qe kanë pas, kanë marrë një vendim të tillë. Ai ka thënë se në bazë të këtij vendimi caktohet orari i kujdestarisë në Drenas dhe se vlen për 4 barnatoret private që operojnë si ajo “Dea”, “Medikos”, “PallmaFarm” dhe “Internistika”. Dobra ka thënë se orari i kujdestarisë për barnatorët e cekura më lart fillon prej orës 21 deri në orën 8:00 të mëngjesit. “Më këtë orar kanë pajtuar përfaqësuesit e barnatorëve private, por pse tani nuk janë duke zbatuar une nuk e di, ne kemi qenë të obliguar të marrim këtë vendim, tani për zbatim ose jo duhët të merrën inspektoret”, ka thënë Dobra. Mirëpo përkundër këtij vendimi që është marrë, ai ende nuk është duke u venë në jetë nga të gjitha barnatoret. Këtë e pranon edhe pronarja e barnatores “MedKos”, Sebie Hasi. Ajo ka thënë se nuk janë duke bërë kujdestari gjatë orarit të natës. Hasi ka thënë se punojnë vetëm deri në orën 19:00, ndërsa për mosrespektim të orarit të caktuar si arsyetim ajo ka thënë se nuk kanë siguri të mjaftueshme. Nuk është vetëm barnatorja “MedKos” e cila nuk respekton këtë vendim janë edhe dy barnatore tjera që nuk bejnë kujdestari. Nevojtareve ju bie që të shkojnë për barëra në komunat tjera, si në Skenderaj e Malishevë. Ajo që bënë kujdestari kur të ka orarin, është barnatorja “Dea”. Esat Pajaziti, pronarë i barnatorës së fundit thotë se që nga marrja e vendimit janë duke zbatuar orarin e kujdestarisë, edhe ate kur të tjerat nuk kujdestarojnë. Drejtoresha e Inspektoriatit, Hyrije Xhemajlaj- Thaçi, ka thënë se vendimi posa është marrë dhe ka shtuar se do të përkujdesën që të respektohet nga të gjitha lokalet që kryejn shërbim farmacist, të kundërtetn ka thënë se do të merren masa ndeshkuese që parasheh ligji.

Në Drenas u prezentua Plani i veprimit rinor

Bekim Dobra

Drenas, 28 shkurt - Këshilli i veprimit rinor lokal i Drenasit përmes OJQ-së "Zana", të shtunën ka bërë prezentimin e planit për vitin 2009/2010 para nxënësve të shkollës së mesme teknike "Fehmi Lladrovci". Durmish Kurti, anëtar i hartimit të projektit dhe përfaqësues i OJQ-së "Zana", ka thënë se ky projekt ka rëndësi, ngase i bën më aktivë nxënësit dhe të rinjtë e kësaj komune. Përmes këtij projekti janë paraparë edhe fushat ku do të shtrihet aktiviteti rinor i Drenasit. Në arsim, është paraparë rregullimi i ambienteve shkollore, abatimi i reformave, parandalimi i dhunës në shkolla, zbatimi i të drejtave etj. Për të zhvilluar debate, konferenca, punëtori, seminare e fushata, për të gjitha ato që u përmenden, KVRL-ja ka prezentuar dhe ka kërkuar nga Kuvendi Komunal i Drenasit19 mijë e 100 europër ta mbeshtetur aktivitetin e tyre. Mirëpo, gjasat e zbatimit dhe implementimin e këtij plani të përgaditur nga KVRL-ja janë minimale, ngase KK-ja ka miratuar buxhetin për këtë vit dhe janë bërë planifikimet se ku do të shpenzohet buxheti i sivjetmë.

Të rinjtë gjimnazist debatuan kundër dukurive negative



Kryetari i KK-së Nexhat Demaku, ka thënë se në bashkëpunim më strukturat e sigurisë dhe aktivitetet tjera në shkolla do të mundohemi që së bashku t'i luftojmë dukurit që nuk i përkasin shoqerisë sonë

Bekim Dobra

Drenas, 26 shkurt - Një debat që ka organizuar këshilli rinorë i gjimnazit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" ku tema e të cilit ka qënë "Preokupimet e të rinjëve për dukurit negaztive", kanë marrë pjes strukturat komunale, ato të sigurisë,përfaqësues të OSCE-së, EULEX dhe struktura tjera e nxënës shkolle. Fillimisht përmes projektorit, kryetari i këshillir rinorë të shkollës Astrit Hajdari, ka paraqitur problemet që shkatërrojnë të rinjët e kësaj komune, si trafikimi i qënieve njerëzore, droga, duhani, alkooli, prostitucioni, vetëvrasja, lojërat e dhunshme kompjuterike, braktisja e shkollave, siguria e nxenësve si dhe përdorimi i armëmbajtjeve pa leje nepër shkolla. Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku ka përgezuar të rinjët e kësaj shkolle për organizimin e ketij debati të rendesishem. "Ne duhët në bashkëpunim të ndersjell me organet e sigurisë dhe aktiviteteve siç është ky sot t'i luftojmë dukurit që nuk i përkasin shoqerisë sonë", ka thënë kryetari Demaku. Ai ka pranuar se fatkeqësisht dukurit që po debatohen përmes këtij takimi janë prezente në Kosovë dhe ato po shenojnë çdo ditë e më tepër rritje. Murat Gashi, profesor i sociologjisë nga nxënësit ka kërkuar që të mos bien pre e trafikimit të qenieve njerëzore. Si dukuri tejet shqetesuese e të rinjëve në shkolla, Gashi ka thënë se është konsumimi i tepert i duhanit. "Duhani dhe konsumimi i tij tek të rinjët ka filluar në masë shumë të madhe, dukuri që mundëson alternativë te leht edhe në konsumimin e alkoolit dhe gjërave narkotike", ka thënë profesori Gashi. Ndërsa Isuf Isufi profesor ka ngeh shqetësimin tjetër ku në shkolla behët braktisja e bankave shkollore. "Braktisja e shkollës është ikja e dritarës nga jeta, dhe kjo vie nga dukurit si duhani, droga, devijimi i gjendjes psikike, veshtirësit ekonomike dhe sociale" ka thënë Isufi. Ai ka kërkuar bashkëpunim edhe më të madhë nga institucionet dhe organet arsimore, prinderore mësimdhënes që të parandalojnë këtë dukuri të braktisjes së shkollave. Ndërsa komandanti i stacionit Policorë të Drenasit Valdet Bujupi, ka thënë se policia ka plan strategjik dhe plane operative për parandalimin e dukurive negative dhe se çdo herë janë në patrollime të luftimit të zvoglimit të dukurive negative. Ai ka premtuar nxënësit se kan përkrahjen maskimale të Policisë së Kosovës. Në fund takimi ka marrë karakterin e një debati dhe pyetësori, ku nxënësit kanë pyetur të pranishimit për dukurit që i pengojnë ata në shkollë.

Më çekan dhe thumba të falur, arrin të mbaj familjen



Kadri Zymberi, me zanatin e kepuctarisë merret që nga viti 1989, thotë se në kohën më të veshtirë ka filluar të ushtron këtë zej që ka arrit të shkollon tre femijët e tij edhe më diploma universitare

Bekim Dobra

Drenas, 25 shkurt - Kadri Zymberi më prejardhje nga Komuna e Vushtrrisë, është nga këpucëtaret e vetëm që ushtron zanatin në Drenas, ndonëse një zej i tillë konkurenca e lirë e mbathjes mund edhe të shuaj një zanat të këpuctarisë. Janë vetëm dy lokale të tilla në Drenas që më fanatizëm, pasion e punë ekzistenciale mbajn këtë zej. Kadri Zymberi thot se zejin e këpuctarisë tani e ka ekzistenc, por edhe deshirë, që në jetë i ka sjellur edhe të ardhura të mira materiale. Tregon se fillimisht ka nisur këtë punë më një çekan dhe disa thumba të falur nga dajallaret e tij nga Mitrovica që më pastaj ka marrë kembet dhe ka pas sukses në këtë zej. Zymberi tregon se këtë zej ka filluar kur masat e dhunshme të vitit 1989 e kishin larguar nga ndërmarrja gjigante e “Trepçës” dhe thot se i kishin mbetur dy rrugë, të fillonte një punë te re, ose të largohej nga shteti. Por Zymberi kishte zgjedhur pikërisht zejin e kepuctarisë, ku edhe kishte ndjekur trajnimin për këtë zanat në Skenderaj. “Në fillim kam nisur punen në një kiosk të vogël, më vetëm një çekan dhe disa thumba të falur nga dashamirët” tregon fillimin e veshtirë të punës Zymberi, që thot se ka arrit të mbaj familjen më një ekzistenc të mirë. “Kam shkolluar tre femijët e mijë edhe më diploma universitare nga ky zanat, kam ndërtuar edhe shtepi dhe kam plotësuar të gjitha kushtet e jetëses nga e vetmja kjo punë ”, thotë Zymberi. Ai tregon veshtirësin dhe përipecit e jetës që i ka sjellur ky zanat. Thotë se ka qënë e veshtirë krijimi si dhe mbajtja e kësaj pune, sidomos në kohën e masave të dhunshme, por nevoja më ka shtyer të krijoj një zanat për të mbajtur familjen. Zymberi kishte filluat të hapte dhe fabrikën e këpuceve dhe një organizat e grave ndërkombëtare i kishte sjellur edhe makinat, por veshtirësit më energji elektrike i kanë djegur ato, por ka ndikuar edhe çmimi i ulët i këpuceve, tregonte Zymberi. Ai kujton se para luftës zhvillimi i këtij zanati ka pas edhe efekt më të madhë, por edhe përfitime, ndonese tregon pasigurinë e atëhershme, ndërsa krahason kohën e sodit dhe thot se tani kesaj pune dalëngadal edhe po i vie fundi dhe se fitimet janë shumë më të vogla. Zymberi tregon se ka mbajtur edhe kurse të këpuctarisë, sidomos për femra. Tregon se rreth 60 femra kanë marrë zanat nga ky zej që thot se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar zonat e luftës, por edhe familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ai tregon se punojnë në një lokal jo më të madhë se 2 metra katrorë, më çmime shumë të vogla, prej 0.30 cent deri në 3 euro, varësisht nga demtimi i këpucës. Këtë thot se e bejnë duke e ditur gjendjen e rendë ekonomike dhe sociale të shumë familje në Drenas. “Ne krahasim më komunat tjera, ne kemi tregun e punës mjaftë të lirë, krejt duke u bazuar në kushtet ekonomike të dobëta në shumë familje”, thot Zymberi. Djali i tij Bujari, ndonese ka kryer fakultetin e kriminalistikës, punon që nga mosha 13 vjeçare më prindin e vet. Zymberi tregon se 6 anëtarë të familjes mbahën nga ky zanat, ndonese thot se puna është e veshtirë dhe e zorshme, por thot se e kam respektuar ngase ka arrit të mbaj familje po nga kjo punë që vazdon të mbaj me pasion.

Ndonëse Komuna kërkon të zgjidhet qështja, udhëtaret ende mërdhijnë jashtë

Komuna e Drenasit merret më shkresa drejtur Hekurudhave të Kosovës, pa veprim që restorant –hotelieri “Kalaja” të kthehet në stacion të trenit


Drenasi ka derguar edhe një letër përgjigje menaxhmentit të Hekurudhave të Kosovës lidhur më (ish) stacionin e trenit, ku nuk është terhiqur nga ajo se restorant- hoteleri “Kalaja” t'u kthehet destinimi që ka pas për udhëtarë

Bekim Dobra

Drenas, 22 shkurt - Përderisa Komuna e Drenasit dhe Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës merren më shkresa derguar njëra tjetres pa asnjë rezultat për qeshtjen e stacionit të trenit që shfrytëzohet si restorant-hoteleri, më së shumti që pesojn janë udhetaret të cilët presin në qiell të hapur trenin që qarkullon në linjen Prishtinë - Pejë. Së fundi me letër përgjigje është marrur Kuvendi Komunal i Drenasit, ku i ka derguar menaxhmentit te Hekurudhave të Kosovës një shkres në të cilën është thënë se menyra e koncesionit të objektit në fjalë është dhenë në kundërshtim më Ligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve. Letra që është e firmosur nga i pari i komunës, Nexhat Demaku drejtuar pikërisht drejtorit të infrastrukturës në HK, Nazmi Kajtazit, ku kërkohet që stacioni i trenit në Drenas të ju kthehet udhëtareve për çka edhe është i destinuar. Përderisa dy zyrtarë të lart në poste merren vetëm me letra dhe ato edhe fyese drejtuar njëri tjetrit, udhëtaret janë ata që mërdhijnë dhe që ju ekspozohën temperaturave plu e minus. Ata nuk kanë ende një vend ku do të mund të prisnin trenin. Në letër përgjigje kritikohët menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës në krye me Xhevat Ramosaj. Kryetari Demaku përmes saj drejton fjalet se Komuna e Drenasit ka kërkuar që restorant, “Kalaja” të kthehet në destinimin që ka pas, por nga ana e Hekurudhave të Kosovës nuk kemi marrë kurfarë përgjigje lidhur më këtë keresë. Përgjigje kemi marrë nga drejtori i infrastrukturës Nazmi Kajtazi i cili nuk është përgjigjur lidhur për mundësin e kthimit të objektit të stacionit të trenit në shfrytëzim të udhëtareve, por është marrë më çështje të cilat nuk janë objekt i kërkesës së parashtruar, është thënë në letrën që i është derguar HK-së. Më pastaj është shtuar se përgjigja e Kajtazit ka qënë se objekti është dhënë me koncesion dhe se mos të merrën (Komuna) më dezinformata për t’i informuar gabimisht votuesit e kryetarit Demaku. “Unë (duke përdorur vetën e parë kryetari Demaku në letër) nuk deshroj të bie në nivelin e tij (Nazmi Kajtazit) nga fakti se dihet kontributi i Komunës që përfaqësoj , kontributi im dhe dihet se une kam ardhë në pozit me votën e popullit të kësaj treve”, ka thënë kryetari Demaku në letër duke kritikuar drejtorin e infrastrukturës. Kryetari Demaku ka njoftuar strukturat menaxhuese të hekurudhave të Kosovës së koncesioni është dhënë në kundërshtim më Ligjin, nga baza se koncesionari (përfituesi i koncesionit) renovimin e objektit e ka bërë para se autoritetet kontraktuesetë shpallin publikisht dhënien e kontratës në pajtim më dispozitat përkatese të ligjit për prokurim publik dhe kjo dihët botërisht se koncesionari objekin e ka rinovuar duke filluar në muajin maj të vitit 2006, ndërsa tenderi nga autoriteti kontraktues është shpallur publikisht në muajin shkurt të vitit 2007. “Koncesionari nuk ka të drejtë, siç ka vepruar, ta ndryshoj në terësi funksionin e infrastrukturës, por është i obliguar të bejë modifikimin e shërbimeve me qëllim të plotësimit të nevojave për vazhdimësin e shërbimit për nevojat publike për qka edhe është i dedikuar ky objekt, ndërsa në rastin konkret i tërë objekti është shëndrruar në objekt hotilerie” është thënë ndër të tjera në shkres. Madje përmes letres strukturat komunale kanë mohuar të gjitha thëniet se autoriteti kontraktues nga organet komunale ka marrë lejën për renovimin e objektit, ata madje kanë thënë se palët kontraktuese kanë ndryshuar destinimin e objektit, kanë qënë të obliguar që nga organi kompetent komunal të kërkojnë leje të re urbane dhe leje të re ndërtimi, që një gjë të tillë as qe e kanë parashtruar. Objekt i stacionit të trenit, tani më i njohur si restorant-hoteleri “Kalaja” ka muaj që është shëndrruar në pik të konfliktit ndërmjet Kuvendit Komunal të Drenasit dhe Hekurudhave të Kosovës. Drenasi kundërshton mënyrën se si Hekurudha e ka dhënë këtë objekt në kundërshtim më Ligjin për procedurën e koncesioneve. Ndërsa Hekurudhat përmes shkresave arsyetohën se si kompani komerciale kanë të drejtën e dhënies me koncesion të objekteve të veta, por që nuk është obligim i tyre të kujdesën nese përfituesit nga koncesioni do të kryejnë obligimet komunale. Konflikti për sa muaj ende zhvillohët nëpërmjet këmbimit të letrave, pa një marrëveshje dhe zgjidhje të këtij problemi. Autoritetet komunale i “frikohën” vendimit të mbylljes, ndërsa Hekurudhave të Kosovës thonë se objekti është dhënë për 15 vjet më koncesion dhe se nuk ka drejt KK-ja e Drenasit të mërr masa ndaj vendimit të tyre.
Komuna “kërcenon” vetëm më letra, Hekurudhat më vendimin e koncesionit
Një shkres që kanë marrë Kuvendi Komunal i Drenasit rreth qështjes së stacionit të trenit që i ka derguar Nazmi Kajtazi, drejtori i infrastrukturës në HK, është thënë se Hekurudha e Kosovës është kompani komerciale e ndarë në dy divizione, në atë të infrastrukturës dhe komerciale dhe që të dyja këto divizione operojnë nga të ardhurat dhe mbijetojnë nga të ardhurat që i krijojnë. Përmes kësaj letre HK-ja ka informuar KK-në se stacioni i trenit është dhënë më koncesion për 15 vjet. Ky koncesion është dhënë përmes tenderit dhe fitues ka qënë Mihane Bekteshi nga Skenderaj, më qëllim të hapjes së një restoranti. Mirëpo zyrtaret komunal të Drenasit kanë kundershtuar kategorikish shfrytëzimin e objektit si restorant. Ata kishin thënë se dhenia e objekteve më koncesion bëhet sipal Ligjit 02/L-44 për procedurën e dhënies së koncesioneve. Dhe sipas këtyre thuhet se në vështrim të të nenit 43 pika 2 të këtij Ligji, autoriteti kontraktues objektin me koncesion e jep për 10 vite dhe në bazë të nenit 36 pika 9 të po të njejtit ligj punët ndërtimore mund të fillojn pasi të merret leja e ndërtimit. Zyrtarë komunal kishin thënë madje se më ndryshimin e destinimt të një objekti që është në rastin konkret, shëndrrimi i stacionit të trenit në objekt hotelier, kërkohet leja e re urbane dhe leja e re e ndërtimit nga zyret e KK-së, që këto të fundit nuk i posedon restorant “Kalaja”. Kërkimin që restorant “Kalaja” të ktheher në destinimin që ka pas, zyrtarë komunal thonë së është bërë ngase prej që është leshuar linja e trenit ka kërkesa të shumta të qytetareve që objekti të këtë shfrytezimin për pritje të udhëtareve.

Shtëpia e Shëndetit Mendor shpërndan klientët



Për mosrespektim të memorandumit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drenasit



Mirdita Leku, kryeinfermiere, thotë se 2 klientë janë derguar në shtëpitë e tyre, ndërkaq 2 të tjerë në Repartin e Psikiatrisë në Prishtinë, ndërkohë që njëri ka mbetur në rrugë

Bekim Dobra

Drenas, 19 shkurt - Shtëpia Shëndetit Mendor në Drenas ka shpërndarë klientët për mungesë përkrahjeje institucionale. Kryeinfermierja e kësaj shtëpie, Mirdita Leku, ka thënë se për mosrespektim të memorandum të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, shtëpia në fjalë ka ndërprerë klientet të cilët kanë qendruar 24 orë. Leku, kryeinfermiere, thotë se janë shpërnda klientet që kanë qendruar 24 orë: 2 për në shtepit e tyre, 2 të tjer në Repartin e Psikiatrisë, kurse një ka mbetur në rrugë. "Puna e jonë nuk është ndërprerë, ndonëse punojmë edhe në muajin e dytë pa paga. Nuk jemi të interesuar që një qendër e ngritur të mbyllet", ka thënë Leku. Ajo ka shtuar se 3 nga punëtorët e shtëpisë punojnë në mënyre krejt vullnetare. Veprimi për largimin e klientëve është marrë nga drejtoresha e shëndetit mendor në Prishtinë, Sarie Doko. Drejtori i QKMF-së, Gani Halilaj, ka thënë se veprimi i tillë është marrë pasi që punëtorët e kësaj shtëpie nuk janë përfshirë në listën e pagave dhe se as që ka ardhur ndonjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për zgjidhjen problemit. "Marrëveshja midis MSH-së dhe DSHMS-së komunale është injoruar dhe në bazë të gjërave aktuale ajo marrëveshje as që do të arrihët", është shprehur Halilaj. Ai ka thënë se nëse MSH-ja mbështet memorandumin e nënshkruar dhe jep një afat, do t’i kthejë punëtorët në këtë shtëpi nga QKMF-ja për riaktivizimin. "Ne kurrë nuk kemi qënë për mbyllhjen e kësaj shtëpie kur dihet roli i saj, por injorimi i marrëveshjes na ka detyruar që t’i kthenim punëtorët në QKMF", ka thënë ai. Në fillim të këtij muaji drejtori Halilaj pa dashje u është përmbajtur deklaratave të veta për kthimin e 3 punëtorëve nga Shtëpia Shëndetit Mendor në QKMF. Ai i kishte dhënë një muaj ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë për t’u zbatuar marrëveshja e mirëkuptimit. Tashti është detyruar që 3 punëtoret sa kanë punuar në mënyrë vullnetare në shtëpinë integruese t’i kthejë në QKMF. Ndërsa 3 të tjerë që paga e tyre ishte mundësuar deri më 31.12.2008 nga një donacion i Këshillit danez, kanë mbetur pa vende pune, ngase marrëveshja e nënshkruar nga zyrtarë të MSH-së ende nuk është zbatuar. Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit, nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësië, Shtëpisë së Shëndetit Mendor të Prishtinës dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Drenas ishte se që nga 1 janari i vitit 2009, Shtëpia Shëndetit Mendor në Drenas të këtë mbikëqyrje nga MSH-ja. Sipas memorandumit, MSH-ja dhe SHSHM-ja duhët të sigurojnë për 6 punëtorë e Shtëpisë së Shëndetit Mendor paga dhe përkujdesje të plotë dhe punëtoret të kalojnë në regjistrin e pagave të punëtorëve të MSH-së. Drejtori i Shëndetësisë komunale, Ilmi Dobra, dhe ai i QKMF-së Gani Halilaj, së fundi i kishin drejtuar edhe një letër rikujtese të memorandumit të nënshkruar MSH-së, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje ende.