Saturday 21 March 2009

Më çekan dhe thumba të falur, arrin të mbaj familjen



Kadri Zymberi, me zanatin e kepuctarisë merret që nga viti 1989, thotë se në kohën më të veshtirë ka filluar të ushtron këtë zej që ka arrit të shkollon tre femijët e tij edhe më diploma universitare

Bekim Dobra

Drenas, 25 shkurt - Kadri Zymberi më prejardhje nga Komuna e Vushtrrisë, është nga këpucëtaret e vetëm që ushtron zanatin në Drenas, ndonëse një zej i tillë konkurenca e lirë e mbathjes mund edhe të shuaj një zanat të këpuctarisë. Janë vetëm dy lokale të tilla në Drenas që më fanatizëm, pasion e punë ekzistenciale mbajn këtë zej. Kadri Zymberi thot se zejin e këpuctarisë tani e ka ekzistenc, por edhe deshirë, që në jetë i ka sjellur edhe të ardhura të mira materiale. Tregon se fillimisht ka nisur këtë punë më një çekan dhe disa thumba të falur nga dajallaret e tij nga Mitrovica që më pastaj ka marrë kembet dhe ka pas sukses në këtë zej. Zymberi tregon se këtë zej ka filluar kur masat e dhunshme të vitit 1989 e kishin larguar nga ndërmarrja gjigante e “Trepçës” dhe thot se i kishin mbetur dy rrugë, të fillonte një punë te re, ose të largohej nga shteti. Por Zymberi kishte zgjedhur pikërisht zejin e kepuctarisë, ku edhe kishte ndjekur trajnimin për këtë zanat në Skenderaj. “Në fillim kam nisur punen në një kiosk të vogël, më vetëm një çekan dhe disa thumba të falur nga dashamirët” tregon fillimin e veshtirë të punës Zymberi, që thot se ka arrit të mbaj familjen më një ekzistenc të mirë. “Kam shkolluar tre femijët e mijë edhe më diploma universitare nga ky zanat, kam ndërtuar edhe shtepi dhe kam plotësuar të gjitha kushtet e jetëses nga e vetmja kjo punë ”, thotë Zymberi. Ai tregon veshtirësin dhe përipecit e jetës që i ka sjellur ky zanat. Thotë se ka qënë e veshtirë krijimi si dhe mbajtja e kësaj pune, sidomos në kohën e masave të dhunshme, por nevoja më ka shtyer të krijoj një zanat për të mbajtur familjen. Zymberi kishte filluat të hapte dhe fabrikën e këpuceve dhe një organizat e grave ndërkombëtare i kishte sjellur edhe makinat, por veshtirësit më energji elektrike i kanë djegur ato, por ka ndikuar edhe çmimi i ulët i këpuceve, tregonte Zymberi. Ai kujton se para luftës zhvillimi i këtij zanati ka pas edhe efekt më të madhë, por edhe përfitime, ndonese tregon pasigurinë e atëhershme, ndërsa krahason kohën e sodit dhe thot se tani kesaj pune dalëngadal edhe po i vie fundi dhe se fitimet janë shumë më të vogla. Zymberi tregon se ka mbajtur edhe kurse të këpuctarisë, sidomos për femra. Tregon se rreth 60 femra kanë marrë zanat nga ky zej që thot se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar zonat e luftës, por edhe familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ai tregon se punojnë në një lokal jo më të madhë se 2 metra katrorë, më çmime shumë të vogla, prej 0.30 cent deri në 3 euro, varësisht nga demtimi i këpucës. Këtë thot se e bejnë duke e ditur gjendjen e rendë ekonomike dhe sociale të shumë familje në Drenas. “Ne krahasim më komunat tjera, ne kemi tregun e punës mjaftë të lirë, krejt duke u bazuar në kushtet ekonomike të dobëta në shumë familje”, thot Zymberi. Djali i tij Bujari, ndonese ka kryer fakultetin e kriminalistikës, punon që nga mosha 13 vjeçare më prindin e vet. Zymberi tregon se 6 anëtarë të familjes mbahën nga ky zanat, ndonese thot se puna është e veshtirë dhe e zorshme, por thot se e kam respektuar ngase ka arrit të mbaj familje po nga kjo punë që vazdon të mbaj me pasion.

No comments: