Saturday 7 March 2009

Komuna humb kontestin pronësor, padit Agjencinë Kadastrale



Lokacioni ku po ndërtohet shkolla “Bashkimi” sipas GJSA-së dhe AKK-së u ktheht pronarëve


Gjykata Supreme dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë kërkuar nga Kuvendi Komunal i Drenasit që pronën ku po ndërtohet shkoola ta regjistrojnë në emër të familjes Hasi. Kurse KK-ja më vendim të ri nuk e njeh sit ë ligjshme asnjë pronë që është marrë gjatë viteve të 90-ta

Bekim Dobra

Drenas, 1 shkurt - Derisa punimet në ndërtimet e shkollës fillore “Bashkimi” në Lagjen e Bajraktareve të Drenasit II, kanë arritur fundin, Gjykata Supreme e Kosovës dhe Agjencia Kadastrale kanë marrë vendim që prona ku po bëhet kjo shkollë t’i kthehet familjes së Jupë e Rexhep Hasit. Gjykata Supreme ka aprovuar padin e familjes Hasi ndaj KK-së dhe ka anuluar aktvevendimin e Kuvendit Komunal të Drenasit. “Paditësit në padinë e paraqitur kundërshtojnë ligjshmërinë e akvendimit të kontesuar, për shkak të rregullave të procedurës, vërtetimit jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të ligjit material, duke theksuar se Ligji është zbatuar në dëm të atyre, sepse vlerësojnë që në mënyrë arbitrare organet administrative (Komuna) kanë injoruar validitetin e provave të prezentuara në bazë të cilave atyrë iu është pranuar e drejta e pronësisë në palujsthmëri” është thënë në akvendimin e Gjykatës Supreme dhe është shtuar se padia të aprovohët si e bazuar, nërkohë që anulohët aktvendimi i konstesuar. “Gjykata Supreme e Kosovës aktvendimin e kontestuar e vlerësoi në pajtim me nenin 40, pika 1 të Ligjit për konflikte administrative dhe pas vlerësimit të thënieve në padi, përgjigjen në padi dhe shqyrtimit të shkresave në lendë, konstatoi se: Padia është e bazuar” është thënë prerë në këtë vendim. Pas akvendimit të kësaj të fundit edhe Agjensioni Kadastral i Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesat e parashtruara nga Jupë e Rexhep Hasit. Një akvendim që ka leshuar Agjencioni Kadastal i Kosovës, drejtuar KK-së, përkatësisht Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadaster, është mesuar se kërkesa e parashtruar nga Jupë dhe Rexhep Hasi kundër akvendimit të KK-së është aprovuar, ndaj shfuqizohet ai akvendim i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e cila obligohet që të bëjë regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluejtshme sipas dokumentacionit juridik. Madje AKK-ja ka dhënë edhe një arsyetim për marrjen e këtij vendimi, sipas të cilit në bazë dokumenteve të paraqitura nga pala ankuese është njohur e drejta e pronësisë. Nga ana tjetër, zyrtarët komunal pas këtyre aktvendimeve kanë drejtuar padi ndaj Agjensioni Kadastral të Kosovës. KK-ja insiston se prona është e tyre. Në padinë që ka siguruar “Koha Ditore” komuna ka akuzuar AKK-në se është thirrur vetëm në Gjykatën Supreme të Kosovës, më të cilën është aprovuar padia e paditësve, pa i dhënë shkaqet e shfuqizimit të aktvendimit. Komuna nëpërmjet padisë ka cilësuar aktvendimin e kundërshtuar të pabazë dhe jo i ligjshëm. Kuvendi Komunal përmes një vendimi të miratuar në Asamblen Komunale ka anuluar përkohësisht të gjitha vendimet e pronave që janë marrë para vitit 1999. Pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe të AKK-së, në Stacionin policorë të Drenasit më urdhër të Prokurorit, Njësia e hetimeve ka hapur hetimet, në cilat Jupë dhe Rexhep Hasi, konsiderohen sit e dëmtuar. Togeri Fehmi Hoti ka thënë se më urdhër të Prokurorit në cilësinë e pushtimit të pronës së paluejtshme janë intervistuar zyrtaret komunalë. “Sipas urdhrit të Prokurorit qytetarëve në mënyrë të paligjshme i është pushtuar prona e tyre nga ana e Kuvendit Komunal të Drenasit, në të cilën pronë është duke u ndërtuar një shkollë”, ka thënë Hoti.

BOX:

Familjes Hasi nga Drenasi në vitin 1952 i është marrë një pjes e tokës bujqesore. Në vitin 1998, Kuvendi Komunal ka marrë vendim që lokacioni prej 1 ha e 25 ari ku aktualisht po ndërtohet shkolla t’u kthehet pronareve. Mirëpo zyrtarët e KK-së kishin thënë se lokacioni i është kthyer në kohën e masave të dhunshme dhe së nuk ka bazë që prona është e tyre pasi që pronesia i është kompenzuar. Madje, sipas KK-së, këta pronarë dëshirojnë ta kthejnë tokën mbi dy baza, të komosacionit dhe kthimit sipas Ligjit mbi kthimin e pronave të konfiskuara. Kuvendi Komunal i Drenasit nuk i njeh si pronarë familjen Hasi nëpërmjet dokumenteve zyrtare, të cilat ata i posedojnë. Drejtues të KK-së kishin thënë se lokacioni në të cilin është duke u ndërtuar shkolla përpara është menagjuar nga ndërmarrja ndërtimore “Ndertimtari” dhe më falimentimin e kësaj ndërmarrje, pasuria i është bartur Kuvendi Komunal.


No comments: