Saturday 21 March 2009

Shtëpia e Shëndetit Mendor shpërndan klientët



Për mosrespektim të memorandumit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drenasit



Mirdita Leku, kryeinfermiere, thotë se 2 klientë janë derguar në shtëpitë e tyre, ndërkaq 2 të tjerë në Repartin e Psikiatrisë në Prishtinë, ndërkohë që njëri ka mbetur në rrugë

Bekim Dobra

Drenas, 19 shkurt - Shtëpia Shëndetit Mendor në Drenas ka shpërndarë klientët për mungesë përkrahjeje institucionale. Kryeinfermierja e kësaj shtëpie, Mirdita Leku, ka thënë se për mosrespektim të memorandum të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, shtëpia në fjalë ka ndërprerë klientet të cilët kanë qendruar 24 orë. Leku, kryeinfermiere, thotë se janë shpërnda klientet që kanë qendruar 24 orë: 2 për në shtepit e tyre, 2 të tjer në Repartin e Psikiatrisë, kurse një ka mbetur në rrugë. "Puna e jonë nuk është ndërprerë, ndonëse punojmë edhe në muajin e dytë pa paga. Nuk jemi të interesuar që një qendër e ngritur të mbyllet", ka thënë Leku. Ajo ka shtuar se 3 nga punëtorët e shtëpisë punojnë në mënyre krejt vullnetare. Veprimi për largimin e klientëve është marrë nga drejtoresha e shëndetit mendor në Prishtinë, Sarie Doko. Drejtori i QKMF-së, Gani Halilaj, ka thënë se veprimi i tillë është marrë pasi që punëtorët e kësaj shtëpie nuk janë përfshirë në listën e pagave dhe se as që ka ardhur ndonjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për zgjidhjen problemit. "Marrëveshja midis MSH-së dhe DSHMS-së komunale është injoruar dhe në bazë të gjërave aktuale ajo marrëveshje as që do të arrihët", është shprehur Halilaj. Ai ka thënë se nëse MSH-ja mbështet memorandumin e nënshkruar dhe jep një afat, do t’i kthejë punëtorët në këtë shtëpi nga QKMF-ja për riaktivizimin. "Ne kurrë nuk kemi qënë për mbyllhjen e kësaj shtëpie kur dihet roli i saj, por injorimi i marrëveshjes na ka detyruar që t’i kthenim punëtorët në QKMF", ka thënë ai. Në fillim të këtij muaji drejtori Halilaj pa dashje u është përmbajtur deklaratave të veta për kthimin e 3 punëtorëve nga Shtëpia Shëndetit Mendor në QKMF. Ai i kishte dhënë një muaj ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë për t’u zbatuar marrëveshja e mirëkuptimit. Tashti është detyruar që 3 punëtoret sa kanë punuar në mënyrë vullnetare në shtëpinë integruese t’i kthejë në QKMF. Ndërsa 3 të tjerë që paga e tyre ishte mundësuar deri më 31.12.2008 nga një donacion i Këshillit danez, kanë mbetur pa vende pune, ngase marrëveshja e nënshkruar nga zyrtarë të MSH-së ende nuk është zbatuar. Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit, nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësië, Shtëpisë së Shëndetit Mendor të Prishtinës dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Drenas ishte se që nga 1 janari i vitit 2009, Shtëpia Shëndetit Mendor në Drenas të këtë mbikëqyrje nga MSH-ja. Sipas memorandumit, MSH-ja dhe SHSHM-ja duhët të sigurojnë për 6 punëtorë e Shtëpisë së Shëndetit Mendor paga dhe përkujdesje të plotë dhe punëtoret të kalojnë në regjistrin e pagave të punëtorëve të MSH-së. Drejtori i Shëndetësisë komunale, Ilmi Dobra, dhe ai i QKMF-së Gani Halilaj, së fundi i kishin drejtuar edhe një letër rikujtese të memorandumit të nënshkruar MSH-së, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje ende.

No comments: