Friday 13 March 2009

11 mësimdhënës të Drenasit prej katër muajsh pa paga

Problemet me paga të disa mësimdhënësve, bartën edhe këtë vit kalendarik


Sipas drejtuesve të arsimit, mësimdhënësit nuk janë tepricë edhe pse janë jashtë formules së Bankës Botërore, e cila përcakton 21.3 nxënës për 1 mësimdhënës

Bekim Dobra

Drenas, 9 shkurt - Problemi i mospërfshirjes se të gjithë mësimdhënësve në listën e pagave është përcjellë edhe në këtë fillim vit shkollorë, kanë njoftuar drejtues arsimi në Drenas. Ata kanë thënë se janë 11 mësimdhënës të cilët është dashur t’i pranonin në arsim jashtë formulës së Bankës Botërorë (21.3 nxnës për një mësimdhënës), për shkak se janë të nevojshëm ngase janë rritur ngritja e objekteve shkollore dhe rritjën e nxënësve në shkolla të sapohapura. Mirëpo, Sindikata e Arsimit në Drenas ka shprehu pakënaqësinë te MASHT-i dhe të DKA-ja për mosmarrje pagash. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Drenas, Hajriz Berisha, ka thënë se procesi i vonesës së pagave është duke u përcjellë që nga fillimi i vitit të ri shkollor. Ai thot se kulmi i këtij problemi ka arritur në janar të këtij viti, ku pagat nuk janë marrë nga asnjë punëtor. Berisha ka thënë se 90 për qind e punëtoreve arsimorë në Drenas mbahen nga këto të ardhura, ndërsa një numri kredimarrësish në banka vonesa u ka shkaktuar probleme. Berisha potencon edhe problemin tjetër, ku ka thënë se ka punëtorë që kanë mbetur pa paga4 muaj dhe se as që janë përfshirë në lista. “Unë si kryetar i sindikatës e di që 945 punëtorë arsimi janë të sistemuar për paga, ndërsa për shkak të të punësuarve më tepër për 11 veta janë pengesë për marrjen e pagave për të gjithë mesimdhënësit”, thotë Berisha dhe shton se Drejtoria e Arsimit nuk ka bërë me kohë sistemimin e duhur të punëtoreve. Për këta punëtor Berisha thot se janë të pranuar nga DKA-ja komunale, por jo nga MASHT-i, ngase kjo e fundit , thotë Berisha nuk pranon punëtorë shtes. Përfaqësues të Sindikatës së Drenasit përmes një kërkese drejtuar DKA-së dhe MASHT-it kërkojnë që ky problem të zgjidhet dhe të mos përsëritet dhe të rehabilotohet numri i punetoreve arsimorë, në të kundërtën paralajmerojnë se do të marrin masa radikale. Drejtori i Arsimit në Drenasi, Arsim Mehmeti, thotë se nuk ka numër të tepërt punëtorësh arsimorë, por ka 11 veta që nuk janë përfshirë në listën për paga 4 muaj dhe pranon se në mossistemimin e tyre ka vonesa për të gjithë punëtorët arsimorë. Ai kërkon nga MASHT-i që të marrë masa për t’i sistemuar punëtoret arsimorë, ngase janë të nevojshëm.

No comments: