Thursday 5 March 2009

Humbet besimi për punësim, çregjistrohen 1.074 punëkërkues

Zyra Komunale e Punësimit në Drenas paraqet raportin e punës për vitin 2008


Gjatë vitit 2008, përmes kësaj zyre janë punësuar 199 veta, në krahasim më vitin 2007 kur ishin punësuar 261 veta

Bekim Dobra

Drenas, 10 janar - Ndryshime të shumta kanë karakterizuar punën e Zyrës komunale të punësimit në Drenas, më 2008, në krahasim me vitin paraprak. Në një raport të paraqitur për punën e vitit 2008, kjo zyre ka evidentuar 11.829 punëkërkues, që është numër më i vogël për 203 punëkërkues në krahasim më vitin paraprak. Ndryshim tjetër ka pësuar edhe besimin e punësimit përmes kësaj zyre, ku numri i aplikuesve që janë çregjistruar ka arritur në 1.074 punëkërkues, ndërsa një vit më herët ky numër nuk kishte arritur më shumë se 468 veta të çregjistruar. Po ashtu vërehet një ndryshim edhe në numrin e përgjithshëm që janë punësuar më ndërmjetësim përmes ZKP-së. Gjatë vitit raportues kanë arritur të punësohen 199 veta, prej tyre 50 femra, që po ashtu është një ndryshim i madhë edhe në këtë shifër të të punësuarve në krahasim më vititn 2007 ku përmes ZKP-së kishin arrit të punësoheshin 261 veta. Shefi i ZKP-së në Drenas, Ragip Dervishi, ka thënë se numri i punëkerkueseve deri në fund të muajit dhjetor ka shënuar rënie për 15 për qind në krahasim me vitin paraprak. Sipas tij, edhe këtë vit numrin më të madh të punëkërkuesit e përbëjnë aplikuesit e paklualifikuar më 62 për qind. Duke pohuar se në Drenas numri i të papunësuarve është rreth 30 mijë, por që nuk janë paraqitur si të papunë, Dervishi ka përmendur si karakteristikë numrin e rritur të çregjistruarve, prej më shumë se 1 mijë sish, e që, sipaj tij, është pasojë e humbjes së besimit në këtë zyrë. Dervishi ka përmendur edhe faktin e rënies së numrit të të punësuarve nëpërmjes kësaj zyre, ngase në vitin 2007, vetëm në ndërmarrjen e “Ferronikelit” kishin arritur të punësohën 92 punëkërkues, ndërsa vitin 2008 janë në këtë gjigant janë punësuar 25 veta.

No comments: