Saturday 21 March 2009

Më gjithë ndalesat, shkollarët në mësim me celular

Shkelet Kodi i Mirësjelljes nga nxënësit e shkollave të Drenasit


Nxënësit mbajtjen e celularit e quajnë domosdo, kurse përdorimin e duhanit fazë pjekurie, ndëkaq zyrtarët e arsimit thonë se prindërit pak po kontribojnë duke mos marrë pjesë në mbledhje

Bekim Dobra

Drenas, 4 mars – Shkolllarë të mesëm të Drenasit e konsiderojnë telefonin si domosdo kohe, ndërsa konsumimin e duhanit si fillim i moshës së pjekurisë. Edhe vetë nxënësit pranojnë se mbajn celularë si pjesë përditshëmerie, madje edhe në objektet shkollore. Ndonëse celularit duani janë ndaluara në shkolla, janë më evidentet në dy shkollat e mesme të Drenasit. “Edukimi nga mësimdhënesit nuk mungon. Por janë evidente përdorimi i celularit dhe përdorimi i duhanit”, ka thënë petagogu i gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, Sylejman Hajdari. Për parandalimin e këtyre dukurive, Hajdari ka thënë se nuk e ka mbështetjen prindërore. Madje thotë se prania e tyre është shumë e rrallë më gjithë takimet e planifikuara që janë obliguese për çdo muaj. Ata nuk i përgjigjën thirrjes. “Secili nxënës bart me vete telefonin, ne po përpiqemi ta eliminojmë këtë dukuri, pasi që paraqet pengesë në mësim, por është tejet e vështirë”,thotë Hajdari. Ai shprehet se nuk kanë pasur raste deri tanshti të paraqitura kur nxënësi ka penguar procesin mësimorë, por ka pranuar se si dukuri është prezente. Profesoresha e biologjisë, Syzana Bytyqi, tregon t’i këtë lëshuar të përdorin celularët nga nxënësve kur thotë se kanë pasur raste urgjente. Por në raste tjera ka marrë masa sipas Kodit të Mirësjelljes. Edhe drejtori i SHMT “Fehmi Lladrovci”, Gani Krasniqi, ka pranuar se në shkollën e tij është evidente dukuria e përdorimit të celulareve dhe konsumimi i duhanit. Shton se deri sa të merret një hap tjetër që të ndalohet edhe bartja e telefonit në shkolla, përdorimi i bisedës, është vështirë t’u ndalohet në objekt shkollore. Drejtori Krasniqi, tregon se kanë pas raste kur edhe i kanë marrë nxënësit telefonin. Ndërsa për konsumimin e duhanit ka thënë se atë e përdorin meshkujt jashtë oborrit të shkollës. A.K, nënës i gjimnazit, tregon se ka përdorur disa herë telefonin pa u vënë re nga mësimdhënesi. “Po valla e kam përdor, se e la me vibrim edhe si te bahet zhurum pak në klasë une edhe bej thirrje”, tregonte ky nxënës. Astrit Hajdari, kryetar i Këshillit rinorë të nxënësve, ka thënë se të gjithë nxënësit bartin telefona dhe se ata e konsiderojnë atë si domosdo kohe. “Nuk jemi kundër bartjes së telefonit, por jemi kundër kohës ku shfrytëzohet, sidomos gjatë orës mësimore”, thotë Hajdari. Ai ka thënë se problem më i theksuar brenda objekteve shkollore është konsumimi i duhanit, sidomos ka veçuar femrat. Ndërkaq drejtori i DA-së në Drenas, Arsim Mehmeti, ka thënë se dukuria e përdorimit të celularëve në shkolla dhe konsumimi i duhanit është bërë problem i madhë. Thotë se është duke u punuar bashkërisht më mësimdhënësit për t’u zbatuar Kodi i Mirësjelljes, por tregon se mungon edhe mbështetja prindërore e nxënësve.

No comments: