Saturday 7 March 2009

Dëmtohet kati i sipërm nga pikja e çatisë

Në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare të Drenasit
Drejtori i kësaj qendre, Gani Halilaj, ka akuzuar invesitorët që kanë riparuar kulmin dhe ka alarmuar se, nëse nuk merren masa të shpejta, mund të mbyllet QKMF-ja

Bekim Dobra

Drenas, 17 janar - Shkaku i kulmit të pariparuar, Qendra e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, të shtunën, është përfshirë nga uji pas shkrirjes së borës. Drejtori i kësaj qendre, Gani Halilaj, ka thënë se është vështirësuar tej mase puna në katin e tretë të QKMF-së. Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ballafaqohen më këtë problem, dhe se për këtë problem kanë njoftuar edhe strukturat komunale. “Kulmi është krejtësisht i demtuar, janë bërë riparime dy herë, por pa ndonjë rezultat, vetëm sa janë shtuar vështirësitë nga depertimi i ujit në shumë reparte”, ka sqaruar drejtori Halilaj. Sipas tij, vendet ku, ka depërtuar uji në masë të madhe janë: reparti i maternitetit, salla e mbledhjeve, shërbimi i vaksinimit dhe zyre tjera. “Shenjat e një defekti të tillë janë parë edhe me herët dhe i është sugjeruar organeve komunale se duhët intervenuar në demtimin e kulmit, për mos ndodhur dëmtimi i metejmë i objektit dhe kryerja e një shërbimi tjetër profesional, në të kundërtën, nëse nuk ndërhyhet, mund edhe të mbyllet”, ka thënë Halilaj. Ai ka akuzuar invesitoret e parë që kanë renovuar kulmin, por nuk ka kursyer edhe të dytet për mos moskryerje të punëve siç duhet. Kjo situate u ka vështirësuar punën përsonelit mjekësor. Dr.Murat Tahiraj, mjek në QKMF, ka thënë se janë detyruar t’ua ndërrojnë vendin pacientëve, ngase shumica e ordinancave në katin e tretë janë mbuluar me ujë. Pavarësisht kësaj situate, në listën prioritare të Komunës për investime kapitale të vitit 2009 nuk ka figuruar ky projekt. Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Elmi Dobra, ka thënë se depërtimi i ujit në QKMF është problem i trasheguar. Ai ka thënë se është bërë një përpjekje e vazhdueshme për të evituar këtë, por pranon se nuk ka pas efekt. “Ne kemi menduar se gjatë këtij viti riparimi i kulmit të QKMF-së të hyjë në listën e projekteve emergjente dhe të rregullohet ky problem, edhe pse rregullimi i tij kërkonë një investim më të madhë, mirëpo përpjekjet tona do të jenë që zgjidhja e kësaj çeshtjeje të përfundojë gjatë këtij viti”, ka thënë drejtori Dobra.

No comments: