Sunday 1 March 2009

Rrezikon të mbyllet Shtëpia integruese e shëndetit mendor

Nuk vihet në jetë memorandumi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve local të shëndetësisë

Nga 1 janari Shtëpia integruese e shëndetit mendor është dashur të vihej në mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur

Bekim Dobra

Drenas, 7 janar - Zyrtarë shëndetësie në Drenas janë shprehur të shqetësuar, ngase Shtëpia integruesemë e shëndetit mendor mund të mbyllet shkaku i moskujdesit nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas Gani Halilajt, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Hafir Shala”, nga 1 janari është dashur që shtëpia integruese e shëndetit mendor të mbikëqyrej nga Ministria e Shëndetsësië. Për këtë ai është bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit që është bërë midis MSH-së, SSHSHM-së në Prishtinë dhe Drejtorisë së Shendetësisë në Drenas. Halilaj ka thënë se deri në fund të 2008-es, kjo shtëpi si për nga stafi i infermiereve dhe paga e tyre është mundësuar nga DSH-ja komunale, duke shfrytëzuar mundësinë e bartjes së punëtoreve nga QKMF-ja, dhe pa pasur mundësin e shtimit të punëtoreve. Ai tregon se 3 punëtorë për një vit paga e tyre është mundësuar përmes një donacioni nga Keshilli Danez për Refugjatët. Dhe Halilaj shprhehet se nëse nuk do të këtë ndonjë përgjigje pozitive nga MSH-ja deri në fund të muajit janar, jemi të detyruar që punëtoret e shtëpisë të kthehën ne QKMF. Shpjegon se nëse respektohët marrëveshja, punëtoret që janë duke punuar në këtë shtëpi mbesin, ndërsa për punëtorë shtesë në QKMF do të shpallet konkurs. “Kjo qendër rrezikon të mbyllet nese MSH-ja nuk ndërmerr ndonjë iniciativë të shpejt për gjetjen e mundësisë së punëtoreve për t’i paguar” ka thënë drejtori Halilaj. Të dy drejtorët, ai i Drejtorisë komunale të Shëndetësisë Elmi Dobra dhe drejtri i QKMF-së, Gani Halilaj, kanë thënë se nuk janë të interesuar për mbylljen e këtij objekti, por nese nuk respektohet një marrëveshje e nënshkruar do të jenë të detyruar t’i kthejnë punëtoreve në QKMF. MSH-ja nuk e ka respektuar memorandumin e nënshkruar nga ish-sekretari i shëndeësisë në MSH, Ilir Rrecaj, Dr.Sarie Doko drejtore e Shëndetit mendor në Prishtinë, dhe 2 drejtorët, Dobra dhe Halilaj. Sipas meorandumit MSH-ja dhe SHSHM-ja duhët të sigurojë për 5 punëtorët e QKMF-së, të cilët do të punojnë në Shtëpinë e shëndetit mendor në Drenas pas datës 31. 12. 2008 për të cilën do të sigurohen mjete buxhetore nga buxheti i MSH-së, në mënyrë që këta punëtor të kalojnë në regjistrin e pagave të punëtorëve të kësaj ministrie. “Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Shëndetësisë në Drenas kanë arrit këtë marrëveshje me qëllim të ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor për popullatën e këtij rajoni, ku aktualisht kërkesat për këto shërbime janë shumë të mëdha” thuhët në këtë memorandum. Drejtori i QKMF-së, Gani Halilaj, që njëkoherësh është edhe konsulltant në Shtëpinë e shëndetit mendor, ka thënë se “pas stabilizimit të punëtoreve jemi të interesuar që numri i pacientëve në këtë qendër të rritet, pasi që ekzistojnë mundësit dhe të orentohemi tek pacientet e Drenasit, duke marrë parasysh se kjo trevë është goditur nga lufta dhe si pasojë e saj ka shumë të prekur më semundje mendore”. Kryeinfermierja e kësaj shtëpie, Mirdita Leku ka thënë se deri tashti në këtë shtëpi kanë gjetur përkrahjen e qëndrimit 24 orë, 5 pacientë, 3 nga rajoni i Prsithinës, 2 nga Drenasi. Por ka shtuar se kanë klientë të shumtë që kryjnë terapinë ditore e mujore në këtë shtëpi. “Kemi mbi 200 pacientë që marrin ampula, ku vetëm brenda një muaji deri në 30 vetë kryjnë një shërbim të tillë”, thotë Leku. Ajo shton: “Qëllim yni është aftësimi i integrimit të klientëve në shoqëri, familje dhe komunitet, secili klient ka të caktuara detyrat e veta, ndërsa terapia dhe ushqimin e kanë të rregulluar”. Leku nuk është pajtuar më SHSHM-në në Prishtinë dhe më MSH-në që i sjellin pacientët nga Prishtina, kurse në Drenas fatkeqësisht thotë se ka paciant me sëmundje mendore që bredhin rrugëve. Ajo tregon se kanë kërkesa të shumta nga banorët e Drenasit, nga familjarë të të sëmurëve që të vendosin klientët në këtë shtëpi. Por thotë se deri sa të merret vesh së në “mëshirë” të kujt do te mbetet nuk kanë mundësi të pranohen më shumë pacientë për qëndrimit ditorë për më shumë se 10 veta. Klienti R.D nga Nekoci i Drenasit thotë se ndihet shumë mirë në këtë shtëpi dhe se ka filluar të merr vetën falë angazhimit dhe aktiviteteve që zhvillohen në këtë shtëpi.

No comments: