Friday 13 March 2009

Vjedhja e kapakëve të pusetave, rrezikon kalimtarët



Vazhdon “trendi” i vjedhjeve të kapakëve të pusetave në Drenas


Bekim Dobra

Drenas, 11 shkurt – Në Drenas jo pak gropa septike kanë mbetur pa kapakë. Ata janë vjedhur për t’u shitur për hekur. Kështu kanë konstatuar zyrtarët komunal dhe ata policorë të Drenasit, dhe kanë shtuar se ato paraqesin rrezik për kalimtarët. Kreshnik Hoxha, një banor i Drenasit, tregon se i kishte ndodhur të lëndohej natën në një gropë të tillë. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi, ka shprehur shqetësimin për dukuri të shëmtuar. Ai ka stheksuar se janë duke shqyrtuar mundesit për rregullimin e kapakëvë të gropave. Shqetësimin e ka shprehur edhe menaxheri i ndërmarrjes regjionale “Pastrimi”, Muhamer Qela. Ai ka thënë se pas hapjes së këtyre gropave ato janë shndërruar në deponi mbeturinash dhe për ndërmarrjen paraqet një vështirësi shtesë pastrami.Thotë se më të gjitha kapacitetet që ka ndërmarrja janë duke u munduar të mbajë një pasterti të qytetit, por shton se vetëdijesimi i qytetarëve mungon. Togeri Fehmi Hoti ka thenë se dukuria e shpeshtë e paraqitur në Stacionin policorë të Drenasit është vjedhja e kapakëve të pusetave. Tregon kjo gjë ndodhë ne pjesët që llogaritën të jenë pronë komunale dhe kur hapen raste të tilla policia merr masa. “Kemi pas raste të shumta kur edhe kemi marrë masa dënimi me burgim ndaj disa pronarëve të doponive të hekurishtave që kanë pranuar materiale të kundërligjshme”, ka theksuar Hoti. Hoti thotë se këto raste pos që konsiderohen më ligj si vepra penale, ato paraqesin edhe rreziqe të mëdha për qytetarë. Ai ju ka bërë apel të gjithë pronarëve të deponive të mos të blejnë pjesë të dyshimta, të cilat vidhen dhe përdoren për përfitime materiale. Togeri Hoti tregon rastin e fundit të së mërkurës kun ë Komoran përgjatë trotuarit, përsona të papërgjegjshëm, kanë vjedhur bulonat mbajtës të mbrojtësve të çeliktë të vendosura para pak ditësh.

No comments: