Sunday, 22 March 2009

Komemoracion për ish-kryetarin e Drenasit



Më rastin e vdekjes në moshë 76 vjeçare të Halil Halilajt


Bekim Dobra



Drenas, 9 mars - Më rastin e vdekjes së magjistrit të drejtësisë, idh-kryetarit të Drenasit, Halil Halilaj, në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit është mbajtur komemoracion, të hënën. I ndjeri ishte kryetar i Drenasit ,veprimtar politik dhe së fundmi gjykatës i Gjykatës Supreme të Kosovës. Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, në emër të qytetarëve të komunës, i ka shprehur ngushëllime familjes Halilaj, duke thënë se "Halil Halilaj ishte kryetar në kushtet më të vështira dhe në kohën me të ndjeshme të Kosovës. Por çdo herë u ka dalë në mbrojtje qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Demaku. Ndërsa në emër të Gjykatës Supreme të Kosovës ka folur Rexhep Haxhimusa. Ai ka theksuar se Kosova sot po ndahet nga gjyqtari më i mirë i viteve 60-70-80. Mungesa e tij do të ndihet çdo herë në Gjykatën e Kosovës. Daut Demaku është shprehur se biografia e Halilit është shumë e fuqishme dhe këruar nga rinia dhe e ardhmja e vendit të mos e harrojnë veprën dhe sakrificën e Halilit. Më këtë rast familjes Halilaj i kishin mbërritur shumë telegrame ngushëllimi, ndër të cilët edhe i ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi. Për ta nderuar veprën e Halil Halilajt merrnin pjes shumë përfaqësues institucionesh, familjarë qytetarë. Ndërkohë varrimi i Halilajt u bë në varrezat e Drenasit III. Ai ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

No comments: