Thursday 26 March 2009

Komuna dhe organizata “Islamic Relief” bashkë në projektin “Shëndeti dental”

Drenas, 19 mars - Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “Islamic Relief” në Drenas kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për realizimin e projektit të “Shëndetit Dental”, i cili do të implementohet në dy qendra të mjekësisë familjare, në Tërstenik dhe në Komoran, projekt, i cili do tëkushtojë mbi 27 mijë euro. Projekti për shëndetin dental ka për qëllim humanitar në ofrimin e shërbimeve mjekësore për shërbimin dental në menyrë që jetimeve dhe familjeve të varfra t’iu ofrohet kujdes shëndetësor. Vendi ku do të implementohet projekti janë dy qendrat e mjekësisë familjare, njëra në Tërstenik dhe tjetra në Komoran. Projekti do të zgjasë 12 muaj me mundësi vazhdimi. Drejtori i Shëndetësisë Komunale të Drenasit, Ilmi Dobra, ka thënë se përmes këtij projekti DSHMS-ja është e obliguar të punësoj stafin punues, të ofroj objektin në shfrytëzim dhe të mbikëqyrë anën profesionale të shërbimit që do të kryhet nga ana e personelit të punësuar. ( B. D. )

No comments: