Sunday 1 March 2009

Disa rrugë fshatrash zor të kalueshme

Kompania "Pastrimi" nuk arrin t'u dalë zot pastrimit të ë gjitha rrugëve në Drenas

Në fshatrat Baicë, Tërdec, Abri, Verboc, Gllobar dhe Tërstenik rrugët kalohën me veshtirësi. Ndëraq zyrtarë të kompanisë “Pastrimi” kanë pranuar se ka disa rrugë të pakalueshme,porse ata janë munduar të bejnë punën e tyre

Bekim Dobra

Drenas, 6 janar - Rruga që lidh fshatrat Baicë, Tërdec dhe Abri vazhdon të jetë vështirë e kalueshme për automjete dhe për njerëz. Faruk Hyseni, pronar i një linje autobusësh që qarkullon në këtë relacion, ka thënë se është detyruar të intervenojë vetë që rrugën ta bëjë të kalueshme. “Kam blerë kripë kuzhine dhe kam larguar disa pjes të borës, por rruga është 15 kilometra dhe nuk k a mundesi ta pastrojë krejt rrugën, kjo është përgjegjësi e ndërmarrjes dhe e Komunës së Drenasit”, është ankuar ky operator. Sipas tij, në vendin e quajtur “Garrapole”rruga gati është tërësisht e pakalueshme. Një gjendje e tillë është edhe në rrugët e fshatrave Vërboc, Gllobar dhe Tërstenik. Sabit Gashi, nga fshati Vërboc, thotë se rruga e këtij fshati kalohet me vështirësi të mëdha, ngase kompanitë e pastrimit nuk kanë intervenuar në këtë anë. Përveç fshatrave, as gjendja e rrugëve në Drenas nuk është e mirë. Besnik Hoxha, banues në Drenas, është ankuar se shumica e trotuareve janë të pakalueshme. Nga ana tjetër, KK-ja ka përzgjedhur ndërmarrjen “Pastrimi” për të pastruar borën nëpër rrugët e kësaj komune. Mëgjithatë, kontrata në vlerë prej 7.883 euro duket të jetë jo e kënaqshme për drejtuesit e kompanisë. Menaxheri i kësaj ndërmarrjeje, Muhamer Çelaj, thotë se mjetet e KK-së nuk mjaftojnë as për shpenzimet e ndërmarrjes. Çelaj ka pranuar se disa rrugë janë të pakalueshme, por ka thënë se janë munduar t’i pastrojnë rrugët e të gjitha lokaliteteve. Nga ana tjetër, Drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi, ka thënë se gjendja në trafik është veshtirësuar, por sipas tij, “të gjitha rrugët lokale janë kalueshme dhe janë të lidhura me qendrën komunale”. Ndërkaq togeri nga Stacioni policorë i Drenasit, Fehmi Hoti, ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur 3 aksidente me dëme materiale. Ai ka apeluar te ngasësit që t’u përshtaten kushteve klimatike gjatë ngasjes dhe domosdoshmërisht t’i kenë pajisjet dimërore.

No comments: