Sunday 1 March 2009

Shkollat më kod të ri të mirësjelljes

Me vendim të përbashkët të Drejtorisë Komunale dhe Kuvendit Kounal të Drenasit

Asambleja Komunale e Drenasit ka votuar unanimisht propozimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për kodin e ri të mirësjelljes për nxënesit dhe masat disiplinore

Bekim Dobra

Drenas, 9 janar - Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2008/09, Drejtoria e Arsimit dhe Asambleja Komunale kanë marrë vendim që në dy shkolla të mesme të kësaj komune të aplikohët kodi ri i mirësjelljes. Ky kod do të aplikohët në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” dhe në SHMF “Fehmi Lladrovci”. Drejtori i Arsimit në Drenas, Arsim Mehmeti, ka thënë se Kodi i mirësjelljes ka për qëllim të përcaktojë të drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmërinë në mësim dhe masat, si dhe procedurat për zbatimin e masave disiplinore, ndaj nxënësve të cilët i shkelin dhe bien ndesh me rregullat e kodit të mirësjelljes. Sipas tij, respektimi i Kodit është obligativ për nxënësit e shkollave të mësme të larta, për sa kohë që ata qëndrojnë në ambiente shkollore. Në këtë kod janë përfshirë të drejtat e nxënësve në shkollë, si e drejta për shkollim, e drejta t’i shfrytëzojë të gjitha format dhe mjetet , të cilat i posedon shkolla, të shprehin lirshëm mendimet dhe idet e tyre përsonale, të jetë i informuar etj. Gjithashtu janë paraparë edhe dispozitat obligative të nxënësve, ku ai duhët të respektoi kodin e mirësjelljes, orarin mësimorë, të këtë kujdes për hixhenën në shkollë, të bëjë arsyetimin e mungesave më deshmi përkatëse në kohën e duhur, të respektojë uniformën e caktuar nga shkolla, të këtë sjellje korrekte ndaj nxenësve dhe mësimëdhenësve, etj. Më këtë kod janë paraparë edhe veprimet e ndaluara të nxënësve në shkollë. Nxënësi nuk mund të hyjë në klasë pasi të këtë filluar mësimi, ndalohet rreptësisht bartja e armëve, përdorimi i drogës, duhanit, alkoolit, telefonit mobil në të gjitha hapësirat shkollore,etj. Në kuadër të këtyre rregullave nxënësi që bënë më shumë se 32 mungesa pa asrye gjatë vitit shkollor e humbë statusin e nxënësit të rregullt. Kodin e ri e kanë mbështetur edhe partitë opozitare. Rifat Bilalli nga LDD-ja ka thënë se këto rregulla nga DKA-ja janë shumë të mirëpritura, ndëkohë ka shfaqur brengën se ato mund të mbesin vetëm në letër. Edhe Nexhmedin Bala, nga AKR-ja ka vlerësuar këtë kod, dhe ka potencuar se zbatimi i tij mund të ndikojnë në aspektin pozitiv nëpër shkolla.

No comments: