Saturday 21 March 2009

Kërkohët strehimi i personave nevojtarë nëpër familje



"Hendikosi” në Drenas prezantoi projektin e strehimit familjar të personave me aftësi të kufizuara


Taibe Morina, kordinatore në “Hendikos”, ka thënë se qëllimi i këtij projektit është që secili fëmijë të rritet sikur fëmijë tjerë dhe të këtë përkrahje prindërore nëper familje

Bekim Dobra

Drenas, 18 shkurt – “Handikosi” në Drenas në bashkëpunim më organizatën "Save the Children" dhe në mbeshtetje donatorësh ndërkombëtarë, të mërkurën ka prezentuar para prindërve të personave më aftësi të kufizuara projektin më të ri që u kushtohet fëmijëve më aftësi të kufizuara të vendosur në institucionet shteterore. Qëllimi i implementimit të këtij projekti është që fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara t’u ofrohet mundësia të vendosen dhe të jetojnë në familje strehuese. Në takimin informues mbajtur në Drenas kanë marrë pjes prindër të shumtë të personave më aftësi të kufizuara, përfaqësues të QPS-së e përfaqësues të “Hendikosit”, prirë nga Taibe Morina. Menaxheri i “Hendikosit” për regjionin e Prishtinës, Behxhet Binaku, ka thënë se shërbimi i “Hendikosit” në Drenas është për femijet e dy komunave, Drenasit dhe Skenderajt. Binaku ka thënë se ky projekt do t’u paraqitet së pari prindërve, pastaj të bëhet senzibilizimit nëpërmjet medieve. Taibe Morina ka thënë se qëllimi i këtij projekti është që secili fëmijë të rritet dhe të ndihet sikur fëmijët e tjerë nëpër familje. "Disa fëmijë deri vonë kanë jetuar në spitale dhe rezidenca, që nuk janë vende adekuate për këto kategori personash të hendikepuar. Më implementimin e këtij projekti do të eliminoheshin këto shërbime ndaj kësaj kategorie, ndaj kërkohet përkrahje institucionale", ka thënë Morina. Ajo ka thënë se Drenasi është përzgjedhur që të hapet ky projekt dhe ka kërkuar nga prindërit e fëmijëve që të njoftojnë të interesuarit për mundësin e strehimit të femijeve më aftësi të kufizuara. Projekti sipas Morines parasheh që një familje që shpreh dëshirën për të strehuar fëmijë me aftësi të kufizuara duhet të plotësoj disa kritere, të cilat janë që në atë shtepi të mos këtë fëmijë nën moshen 2- vjeçare, t’i bëhët strehuesit testi psiko-fizik, të mos jetë nën hetime dhe caktimi i kujdestarit ligjor nga Qendra për Punë Sociale. Gjithashtu strehuesi i fëmijëve do të ketë edhe një ndihmë sociale në vler prej 150 eurosh, mbi 50 për qind të heqjes së tarifës së energjisë, lehtësim në sherbimet mjekësore, ndihma të ndryshme të OJQ-ve dhe benifite të tjera. Sadik Zogaj nga QPS-ja e Drenasit, ka thënë se strehimi i familjar në Kosovë ka filluar që nga paslufta dhe ka kërkuar që ky projekt të vazhdojnë më strehimin e fëmijëve më aftësi të kufizuara. Ai ka thënë se ekzstojnë fëmijë të braktisur më aftësi të kufizuara që janë vendosur nërezidenca të ndryshme. Ndërkaq Binaku ndërkaq ka shtuar se ka shumë familje që kanë fëmijë më aftësi të kufizuara dhe shprehin interesimin që të gjejnë familje të tjera strehuese. “Jemi OJQ që promovojmë vlera, ndërsa institucionet vendëse janë ato që duhët përkrahur këto kategori", ka thënë Binanku. Gjatë këtij takimi janë njoftuar prinderit më Ligjin më të ri të miratuar në Kuvendin e Kosovës që parasheh një pagë mujore simbolike prej 100 eurosh për familjet që mbajnë persona më aftësi të kufizuara.

No comments: