Thursday 5 March 2009

Një shkollë e re për Çikatovën e Vjetër

Komuna e Drenasit dhe USAID-i me marrëveshje për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Bekim Dobra

Drenas,13 janar - Komuna e Drenasit do të bëhet edhe me një shkollë të re, falë një marrëveshje me USAID-in amerikan. Kjo shkollë do të ndërtohe në fshatin Çikatovë e Vjetër, ka bërë të ditur të martën zyrtarja për informim në KK, Rinore Veliu. Sipas saj, vlera e projektit është 160 mijë euro. USAID-i është zotuar se për këtë project do të ndajë mjete në vlerë prej 80 mijë euro, ndërkaq 80 mijë të tjera do t’i ndajë KK i Drenasit. Kreu i Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se mjetet e KK-së në vlerë prej 80 mijë eurove janë si rezultat i mjeteve të grumbulluara nga të hyrat vetjake gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2008. “Ky projekt do të jetë i pari i këtij viti dhe ka një rendesi të veçantë, ngase nxënësit e kësaj shkolle deri tani kanë mësuar në kushte të veshtira infrastrukturore:, ka thënë Demaku. Ai ka bërë me dije se punimet për ndërtimin e kësaj shkolle pritet të fillojnë gjatë muajit mars të këtij viti dhe se do të përfundojnë në fillim të vitit shkollorë 2009/10. Shkolla fillore “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë të Vjetër ka zhvilluar procesin mësimor në kushte të vështira.

No comments: