Saturday 7 March 2009

Imami i ri në Komoran pengohet në punë

Vazhdojne problemet në përzgjedhjen e imameve në Drenas

Bekim Dobra

Drenas, 18 janar - Rrahja e paradisaditshme kryetarit të Bashkësisë Islame në Drenas, mulla Osman Musliut është përcjell me kërcenime dhe mos pranime edhe të imamëve të rinjë që i ka caktuar Këshilli i BI-së në Drenas. Maliq Gashi i zgjedhur me konkurs nga Këshilli i BI-së në Drenas është penguar të premten, ditën e xhuma për të kryer obligimin ndaj BI-së. Ai ka thënë se këtë pengesë e ka hasur nga ish-imami i deritanishëm i kësaj xhamie, Musli Bajraktari, kundërkandidati i tij i konkursit, Betim Gruda dhe xhemati, kryesisht farefisi i këtyre dy të fundit. Dita e xhuma, që të feja islame konsiderohët si një ditë e shenjtë, nuk ka qënë edhe për ata që kryejn obligimet e kësaj dite. “Në orën 11:30 kamë qënë në oborrin e xhamisë së Komoranit dhe imami i i deritanishëm së bashku më Betim Grudën kan filluar të falin xhuman para kohe”, ka thënë Maliq Gashi. Ai ka shpjeguar se në konkursin e Këshillit të BI-së në Drenas ka marrë 5 vota për dhe vetëm një kundër dhe tregon edhe vendimin për emrimin e tij si imam i kësaj xhamie. “Mos falja ime në ditën e xhuma ka qënë kur Musli Bajraktari (ish-imami i kësaj xhamie) e ka urdhëruar muezinin që ta therras ezanin, me 15 minuta para kohe që në islam rreptësisht është e ndaluar”, ka nis rrefimin e ditës së premte mulla Gashi, duke shtuar se i ka kërkuar mulla Bajraktarit që është duke filluar para kohe faljen dhe se ky duhet falur këtë ditë xhuman, mirëpo ka treguar se ky i fundit nuk ka degjuar dhe ka urdhëruar të thirret ezani. “Para se të përfundonte synetin e xhumasë më ka thirrë komandanti i Policisë së Drenasit, Valdet Bujupi, për të biseduar me të, sepse falja është bërë nen masa të sigurise dhe biseda ime nuk ka zgjatur më shumë se 4 minuta dhe deri sa une jam kthyer, falja e xhumasë tashmë kishte përfunduar”, ka thënë Gashi. Zgjedhja e imamit të ri të kësaj xhamie ka trazuar edhe familjen e Maliq Gashit. Babai i këtij të fundit, Sejdi Gashi, ka thënë se në orën 9 e 30 minuta, ditën e xhuma kanë ardhë para shtepisë së tij 5 përsona dhe i janë kërcenuar. “Nëse vjen djali yt për të falur xhumanë do të ja bëjmë më zi se mulla Osmanit”, imiton fjalet e këtyre përsonave që për Sejdiun janë edhe të njohur. Ai thot se i ka kthyer atyre se nuk do ta ndalë djalin, “e kam shkolluar për shërbim të popullit dhe nese ma mbytni une edhe ju fali gjakun se kam edhe 6 tjer, por dua të kem arsye se pse po e mbytni”, ka thënë Sejdiu përgjigjen që i ka kthyer. Mulla Osman Musliu, ka thënë se në konkursin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit kanë qënë dy kundërkandidatë për zgjedhjen e imamit të ri, (pasi që imami i deritanishem ka dalë ne pension), Maliq Gashi dhe Betim Gruda, mirëpo Këshilli ka vendos që më 5 vota për të zgjidhet Maliq Gashi. Osmani ka thënë se veprimi i xhematit të xhamisë së Komoranit është i jashtëligjshëm për faljen e xhumasë para afatit kohorë, mirëpo ka thënë se është bërë me prapavijë. Komandanti i Stacionit Policorë të Drenasit, Valdet Bujupi ka pranuar se më një kërkesë të imamit të ri të zgjedhur të xhamisë së Komoranit është bërë siguria e faljes së xhumasë, por ka thënë se falja ka kaluar pa asnjë ekces. Komandanti Bujupi ka treguar se një rast kërcenimi në familjen Gashi të fshatit Nekoc të Drenasit është paraqitur dhe se hetimet për këtë janë duke vazhduar.

No comments: