Sunday 22 March 2009

Shkatërrohet objekti që nuk menaxhohet nga askush



Mbetët i padefinuar statusi i Stacionit të Autobuseve në Drenas dhe gjendja e keqe e tij


Drejtori i "Kosovartansit" në Drenas, Hajzer Istogu, thotë se që nga viti 2007 shërbimet e kompanisë janë pa operime, ndërsa mbahen me vështirësi nga të hyrat e transportuesve privatë, kurse zyrtarët komunal, thonë se është oblige i “Kosovatransit” ta mirëmbajë satcionin

Bekim Dobra

Drenas, 3 mars - Që nga ndërtimi, Stacionit të Autobusëve në Drenas ka mbetur pa statusin që i takon dhe gjithnjë në gjendje të keqe. Prona ku operojnë transportuesit privat është e komunës, ndërsa kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për të rregulluar statusin e vet. Stacioni i Autobuseve kontrollohet nga "Kosovatransi", ndërsa kjo e fundit tash për tash mbikëqyret nga AKP-ja. Ndonëse ka licencën e operimit ndërmarrja në fjalë nga Ministria e Transporti dhe PostëTelekomunikacionit, veprimtaria e saj që nga viti 2007 është vetëm kryerja e shërbimeve në stacion. Drejtori i "Kosovatransit", Hajzer Istogu, ka thënë se çështja e Stacionit të Autobusëve që nga ndërtimi është ende pa një status të veçantë. Thotë të kenë bërë kërkesa disa herë në KK të Drenasit, por pa ndonjë rezultat. Tregon se të ardhurat ndërmarrja i realizon nga të hyrat prej 2 euro për peron nga transportuesit privatë. Ndërsa veshtirësitë janë pasi që ndërmarrja ka 37 punëtorë dhe realizimi i të ardhurave krijohet më shumë zor. Istogu tregon se kanë në dispozicion 167 metra katrorë dhe janë 6 peronë ku më vështirësi operojnë edhe transportuesit privatë. Paga minimale për një punëtor tregon të jetë 60 euro, ndërsa më e larta prej 120 euro. Istogu ankohët edhe në linjat e transportuesve privatë, të cilët ndërpresin linjat, për çka tregon se edhe atyre ju paraqet vështirësi operimi ilegalë i kombibusëve, gjë që ndikon negativisht në menaxhimin e të hyrave të ndërmarrjes. Një veshtirësi tjetër potencon Istogu, janë disa transportues të tjerë privatë, të cilët kalojnë transit pa u ndalur në Stacion në Drenas në destinacionin Prishtinë-Drenas-Skenderaj. "Ne nuk mund të menaxhojmë ndërmarrjen, duhët të kemi një status të definuar. 37 punëtorë që kanë punuar për sa vjet në njëfarë mënyre kanë mbetur pa punë", ka thënë Istogu. Nga ana tjetër zyrtarët komunalë të Drenasit thonë se Stacioni i Autobusëve është pronë e tyre, por pranojnë se nuk menaxhohet nga komuna. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi, thotë se vendi është pronë komunale, por që kurr nuk është menaxhuar nga komuna. Gjoshi ka theksuar se Stacioni i Autobuseve i është dhënë në shfrytëzim "Kosovatransit". Sipas Gjoshit shfrytëzuesi është i obliguar të mbajë objektin ashtu siç e kishte pranuar. "E tërë pasuria është pronë komunale e dhënë në shfrytëzim "Kosovatransit", ndërsa kjo e fundit që nga marrja në shfrytëzim nuk i ka paguar komunës tatimin e obliguar sipas rregullores", ka thënë Gjoshi. Ai shton se ndërmarrja ka të drejtën të funksionoj vetëm si ndërmarrje shërbyese. "Ne kuptojmë se ndërmarrja ka veshtirësi të mëdha ekonomike, ka afër 40 punëtorë që nga të hyrat e vogla mbahet që më nje kosto aktuale nuk i mbulon aktivitetet", thotë Gjoshi. Por shton se sipas Ligjit për ndërmarrjet publike i ndalohet regjistrimi ndërmarrjeve të reja dhe bie ndesh më Ligjin e qeverisjes locale. Përderisa Komuna dhe "Kosovatransi", nuk merren vesh, vendi i Stacionit të Autobuseve po shkatërrohet. Ndërkaq kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se do të merr hapa në bashkëpunim më inspektorët komunalë që të merrën masa rreth stacionit dhe çështjeve të tjera të parregullta.

No comments: