Wednesday 11 March 2009

Familjet që jetojnë në baraka të drurit rrezikojnë të mbesin edhe pa to



Banorët e barakave të “Ferronikelit” në pritje të një strehe të sigurt


Ndonëse 25 familje të vendosura në barakat të improvizuara nga druri në lagjen e “Ferronikelit”. ish-“Ramiz Sadiut” shpresojnë se do t’u zgjidhet çështja e banimit, zyrtarët komunal thonë se me banesat sociale plotësohen vetëm 20 për qind e nevojave

Bekim Dobra

Drenas, 8 shkurt - Gjendja ekonomike e 25 familjeve që jetojnë në barakat e “Ferronikelit” është rënduar edhe më, ndërkohë që pushteti i Drenasit nuk ka lëvizur ne drejtim të ndonjë zgjidhje të qëndrueshme. Në pritje të ndërtesave sociale banorët edhe me tej i nënshtrohen presionit të “Ferronikelit” për t’ua liruar hapësirën dhe mosgadishmërisë së pushtetit lokal për një veprim me të shpejtë. Familjes së Elheme Zeqitit është njëra nga këto familje që vazhdon ta bëjë jetën në këto Baraka. Elhemja tregon se aktualisht gjinden disi me një pension invalidor. Ajo pohon se është dashur të hyjë kredi për të sheruar vajzën, e cila i është nënshtrimi një ndërhyrje kirurgjike. Kjo familje jeton vetëm më 70 euro ndihmë sociale dhe një asistenc invaliditeti. Nëntë anëtarë të kësaj familje jetojnë me këto të ardhura, ndërkohë që pesë fëmijë ndjekin mësimin në shkollë.

Lutjet drejtuar qeverisë qendrore dhe asaj lokale të Drenasit

“Jetojmë në kushte të mjerushme, për sa vite kërkojmë të gjendet një zgjidhje e strehimit, por deri tash kemi marrë vetëm premtime” ka thënë Elhemja dhe ka shtuar se “asfalti nuk na bjen me hanger neve, problemi jonë është qeshtja e strehimit dhe ekzistenca për jetë”, ka shprehur shqetësimin drejtuar institucioneve kosovare Elhemja. “Nëse nuk ndërmerr Kuvendi Komunal i Drenasit për na zgjidhur qeshtjen e banimit do t’i drejtohëm dyerve të Parlamentit të Kosovës”, thotë Elhemja. Në kushte edhe të rënda jeton familja 13- anëtareshe e Dalip Morinës. “Shumë ditë e net më ka ndodhur me i shti femijët me fjet, ngase nuk kam pas miell per gatojë”, fillon rrefimin rrënqethës të jetës kryefamiljarja Mihrije Morina. Ajo tregon se ka burrin e sëmurë që nga pas lufta, ndërsa tregon se marrin një ndihmë sociale prej 50 eurove. “Mos me na ndihmu kanihere me miell dhe gjëra tjera elementare komuna, nuk e di se si kishim me jetu”. Kjo familje ka 3 fëmijë në shkollë, të cilëve nuk po arrin t’ua sigurojë kushtet. Prej 23 vitesh, kjo familje jeton në Baraka. Mihrija tregon se fëmijët e saj mbledhin mbeturina te metalta për të fituar kafshatën e gojës. Jo më mirë se dy familjet e lartëpermendura jeton edhe familja e Muhamet Deliut me 12 anëtarë. Gjendjen e vështirë të banimit në barakat e drurit e tregon Islam Zekaj, zëvendëskryetar i fshatit, i cili jeton në këto shtëpiza të improvizuara të drurit. “Të gjitha familjet që jetojnë në këto baraka marrin asistenc sociale, ndërsa gjendja e tyre është tejet e vështirë e banimit” tregon Zekaj. Ai thotë se dhomat e improvizuara janë ndërtuar para më shumë se 40 viteve dhe secila është e dëmtuar thuajse krejtësisht. “Jeta në këtë vend është e pamundur, por s’kemi ku të shkojmë” thot ai.

Ndërtimi i banesës kolektive nuk i plotëson as 20 për qind të kërkesave

Islam Zekaj është njëeri nga banuesit, i cili tregon në përpjekje pë t’i bërë care vetes ka drejtuar një kërkesë në adresë të qeverisë lokale dhe asaj qendrore. Asnjëra qeveri nuk i ka dalë në ndihmë. Brakat e “Ferronikelit” janë pronë e vetë ndërmarrjes, dhe se kjo e fundit i kishte kërkuar disa herë KK-së që t’i gjej një zgjidhje familjeve dhe t’i lirojnë vendin kërë hapsirë, por komuna nuk kishte bërë asnjë lëvizje, duke u arsyetuar në mungesë buxheti. Madje, banorët së fundi pranuar një kërkesë nga drejtues të “Ferronikelit”, të cilët sërish kanë kërkuar që banuesit t’ia lirojnë këtë haësirë. PNjë kërkesë e tillë, sipas tyre, u është drejtuar edhe strukturave të pushtetit lokal. Mëgjithate, zyrtarët komunalë mohojnë të kënë një kërkesë të tillë. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku ka theksuar se ndërtesa kolektive e cila është duke u ndërtuar nuk i përmbush as 20 për qind të kërkesave të banimit. Ai pohon se në Drenas janë mbi 200 familje që jetesën e kalojnë në kushte të vështira, por ankohet se mjetet buxhetore janë të vogla për të zgjidhur çëshjte të banimit. “Drenasi deri më tani nuk ka pasë asnjë ndërtesë të banimit social, tani është duke u ndërtuar një objekt i cili nuk do t’i përmbush nevojat as edhe 20 për qind të familjeve nevojtare”, ka thënë ai. Kreu i Drenasit pa dhëën ndonje afat kohorë ka thënë se shikohet mundësin e ndërtimit edhe të një objekti tjetër të banimit social.



No comments: