Wednesday 11 March 2009

Mësimi në kontinjerë e me 3 ndërresat, i paefektshëm



Disa shkolla të Drenasit ende përballen me mungesë hapësirash



Zyrtarët e arsimit thonë se mësimi në kontinjerë dhe problemi i ndërresave mundë të zgjidhën tek në fillim të shtatorit të sivjetmë për disa shkolla, tash për tash nuk ka zgjidhje për shkollën e Gllobarit

Bekim Dobra

Drenas, 9 shkurt - Katër shkolla në Drenas ende përballën me mungesë të madhe hapësirash shkollore. Në kontinjerë zhvillohet mësimi në 3 ndërresat më orar të shkurtuar orësh. Ora zgjat 25 minutam thonë zyrtarë arsimi në Drenas. Sipas tyre kjo gjë po e pengon procesin dhe arritjen e sukseseve. Problemi më i theksuar i mungesës së hapësirës shkollore është në SHMT "Fehmi Lladroci", e cila ka 2000 nxënës. Ndërsa ende vazhdon të aplikohet mësimi me 3 ndërresa e në kontinjer, ku një dhomë mësimi ka më shumë se 55 nxënës, ndërsa ora mësimore zhvillohet vetëm për 25 minuta. Për drejtorin e kësaj shkolle,Gani Krasniqi, problemi më i theksuar është mësimi më 3 ndërresa, mungesa e hapësirës së mjaftueshme dhe numri tejet i madh i nxënësve nëpër klasë. Në këtë shkollë në një klasë të vetme minimumi i nxënësve është 30, ndërsa maksimumi 57 nxënës. Drejtori i shkollës, Krasniqi thotë se problemet e mëdha në këtë shkollë ndikojnë në procesin mësimor. " Nuk mundë të kemi nivel të kënaqshëm të mësimit në këto kushte ku një orë mësimore zgjatë vetëm 25 minuta”, thotë Krasniqi. Blerim Hoxha, nxënës i kësaj shkolle, thotë se nga aplikimi i mësimit me 3 ndërresa po ndikon që të mbesin mbrapa dhe se nuk ka asnjë qetësi në klasë. “Me 25 minuta mësim është absurd të mbahet mësim cilësor”, thotë ky nxenës. Shkolla ka vetëm 10 dhoma mësimi, pa asnjë kabinet për praktikë. Më po të njëjtat telashe përballet edhe SHF e vetme e qytetit “Bashkimi”. Në të mësimi zhvillohet në 3 ndërresa dhe në kontinjerë. Më probleme dhe hapsirë shkollore nuk është fare më mirë as SHF “Naim Frashëri” e Gllobarit. Nxënësit e kësaj shkolle në gjysmëvjetorin e dytë objektin e kanë gjëtur vetëm më të dëmtuar. Problemin e paraqet edhe drejtori i kësaj shkolle, Skënder Elshani, i cili thotë se që nga ndërtimi i këtij objekti asnjëherë nuk ka pasur riparime. Shkolla ka 366 nxënës, ndërsa në mungesë të hapësirës shkollore mësimi zhvillohet edhe në kontenjerë. Edhe SHF “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë të Vjetëer ka telashe të tilla për të zhvilluar procesin mësimor. Madje në këtë shkollë për mungesë kushtesh hixhenike, paralelja e parashkollorëve është e mbyllur. Për problemet e hapsirave shkollore flet edhe drejtori i Arsimit në Drenas, Arsim Mehmeti. Ai pranon problemet e paraqitura dhe thotë se pikërisht në këto shkolla kushtet e mësimit janë minimale. Por Mehmeti tregon se për SHMT-në “Fehmi Lladrovci” është menduar zgjidhhja pasi që ka nisur ndërtimi i një shkolle të mesme profesionale, e cila do të arrijë vlerën 2 milion 200 mijë euro. Ndërsa për shkollën fillore të qytetit tregon se i është ndërtuar aneksi në Lagjën e Bajraktarëve dhe në fillim të muajit prill pritet të hapet. Gjithashtu tregon memorandumin e nënshkruar midis USAID-it dhe KK-së për ndërtimin e shkollës fillore “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë të Vjetër, e cila do të kushtojë 160 mijë euro. Mehmeti thotë se deri tashti nuk është bërë asnjë zgjidhje për shkollën e Gllobarit, por tregon se është në listën e prioriteteve.


No comments: