Sunday 8 March 2009

Banorët ankohen për munges kushtesh, kryetari për mungesë buxheti

Administratorë fshatrash të Drenasit kërkojnë angazhim të pushtetit komunal


Bekim Dobra

Drenas, 4 shkurt - Përfaqësues të fshatrave të Drenasit në takim me strukturat komunale kanë parashtruar një varg kërkesash që kanë të bëjnë me përmirësimin e kualitetit të tyre të jetesës. Faton Sallahu (Lagja e Ferronikelit) ka thënë se qytetarët e lagjës që ai përfaqëson janë të lodhur nga takimet, pasi që në këtë lagje nuk është përmbushur asnjë premtim. Elmi Dobërdolani nga Korrotica e Lartë ka thënë se prioritet për sa vite ka qënë asfaltimi i rrugës, kanalizimit, por që nga pas lufta asnjë projekt nuk është realizuar në fshatin, të cilin ai e përfaqëson. “Si t’i njoftojmë qytetaret kur ata kanë humbur besimin në institucione, nuk besojnë më në premtime boshe të parealizueshme, asnjë qytetarë i fshatit nuk i bëson më këtij pushteti, madje kanë thënë se kur të vie koha e votës edhe do t’i bojkotojnë ato”, ka thënë Dobërdolani. Ndërsa Flamur Bujupi nga Pakleku i Ri ka thënë se fshati ka 214 nxënës, të cilët nuk kanë shkollë fillore i duhet në shkollën e qytetit për t’i vijuar mësimet, ndërsa rruga brenda fshatit ka thënë se është krejt më baltë. Edhe Isa Berisha nga Vasileva është ankuar se në këtë fshat nuk është realizuar asnjë projekt. Pasi që ka degjuar ankesat e banorëve, kryetari Demaku është arsyetuar se kufizimet buxhetore ia pamundësojnë përmbushjen e shumë premtimeve të dhëna. Megjithatë, ai ka premtuar se të gjitha ankesat do të trajtohen me seriozitet dhe do të shikohen mundësit për realizimin e tyre. Demaku ka thënë se gjatë tri viteve në vazhdim do të zgjidhen problemet e ujit në Drenas, për këtë ai është bazuar në nenshkrimin e memorandumit me USAID-in dhe me ujësjellësin rajonal “Prishtina”.

No comments: