Sunday 1 March 2009


Kalon edhe një vit ,me peripeci invalidi i luftës ish-UÇK-së Vehbi Fazliu, nga Nekoci i Drenasit
Fazliut i humb vetëdija, shpeshherë ka ankthe, bëhet i palëvizshëm, nuk merr guximin të dalë jashtë shtëpie…, thotë pak kanë bërë institucionet për luftëtarët e lirisë
Bekim Dobra
Drenas, 31 dhjetor - Vehbi Faliu nga Nekoci i Drenasit, pjesëtar i ish-UÇK-së që nga 18 prill ‘99, jeton me ciftla metali në kokë tashmë 10 vjet dhe ka peripeci të mëdha jetësore. Atij i humb vetëdija shpeshherë ka ankthe, bëhet i palëvizhshëm, nuk merr guximin të dalë jashtë shtëpie. Vehbiu ka qenë pjesëtar i Brigadës 121 në Gryken e Gashit të Nekocit, ku edhe plagoset rendë. Merr si “dhuratë” cifla metali të predhës së minahedhësit, kalibri 120 mm. Jo vetëm në kokë, por edhe në gjithë trupin e tij. Ai lishte përjetuar edhe një gjendje të pavetëdijeshm goxha një kohë të gjatë. “Tri javë të tëra kam qenë pa vetëdije, ndërsa 3 javë krejtësisht i paralizuar. Dy javë kam qëndruar në shpellën e tij Ymer Devetakut të Lipjanit, pa ushqim dhe pa ilaqe”, kujton Vehbiu nisjen e peripecive, duke e falënderuar Ragip Gjoshin, një tjetër luftëtar i UÇK-së, i cili e kishte tërhequr atë nga shpella, vetëm pak orë pasi që atë ta merrnin forcat serbe.
Mungesa e përkrahjes për shërim
Pas përfundimit të luftës, me imazhin e luftëtarit për liri dhe duke menduar se institucionet do të kujdeseshin për shërimin e tij, Fazliu nis të kërkojë trajtimin mjekësor. “Ajo çka më dhemb shumë, është pa dyshim moskujdesja ndaj meje. Eshtë për të ardhur keq, që asnjë institucion nuk është përkujdesur për shërimin tim. Jam detyruar të shes truall shtëpie për të paguar shërimin, më saktë vetëm për ta bërë një fotografim CT, më ka kushtuar 820 euro, ndonëse kam statusin e invalidit të luftës së UÇK-së”, thekson ai. Vehbiu ka bërë të paktën 11 fotografime të këtilla, asnjë nga mjekët nuk kishte pranuar që ta operonte, pasi që operacioni tregohet të jetë shumë i ndërlikuar dhe nëse do të ishte i pasuksesshëm, atëherë ai do të mund të mbetej i palëvizshëm. Shërimi i tij mund të bëhet vetëm jashtë vendit. “Mjekët më kanë ndalur të punojë çfarëdo pune. Ata ndëkombëtarë ma kanë caktuar shkallën e invaliditetit 79 për qind. Por komisioni i mjekëve ka menduar ndryshe dhe e kanë zbritur në 40 për qind”, sqaron Fazliu. Sipas tij nuk i ishte lejuar të aplikonte për t’u punësuar në polici. Nuk i ishte lejuar gjithashtu që të aplikonte për patentë shofer, pasi që është vlerësuar se është i paaftë. “Kur më mohohet e drejta për punë dhe kur më kufizohen shumë gjëra, të nevojshme për të mbijetuar, atëherë pyes veten, se cili është statusi im në Kosovën e lirë, për të cilën derdhëm gjakun”. Ai gjithashtu pohon, se tash e dhjetë vjet ndien pasoja e plagëve. “Tashmë 10 vjet jetoj me 5 cifla të granate në kokë. Më humbë vetëdija, kam ankthe, bëhëm i palevizshëm, nuk kam guximin të dal jashtë shtëpisë”, tregon gjendjen e tij. Ndërsa bashkëshortja e tij, Rabishja, shton se kur bashkëshortin e saj e kapin ankthet, atëherë ai bëhet “trup e krye bashkë”.

Një hallkë tjetër varfëra
Krahas problemeve të rënda me shëndetin e kryefamiljarit, familja e Vehbi Fazliut hallkë tjetër ka edhe varfërinë. Jeton në kushte të rënda banimi në një shtëpi më e djegur tashti e çarë në të gjitha anët. Ai mbijeton me vetëm 72 euro si invalid lufte. Por jo dhe ndihmat sociale për fëmijet e vegjel. “Paj vallahi e kam harrue veten krejt, sepse po e shoh që askush nuk kujdeset për shëndetin tim, por tash e kam hallin se si të mbijetoj me familjen. Kam tre fëmijë, marr vetëm 72 euro, të cilat as për barna nuk më mjaftojnë”, thotë Fazliu, i cili ankohet në institucionet e pushtetit lokal në Drenas, por edhe në ato të Kosovës, të cilat nuk e kishin ndihmuar. Derisa vajzat e Vehbiut, Rrezarta (7), Doruntina (5) dhe djali Rrezarti (3), të cilët edhe ata e ndjejnë varfërinë, përpiqeshin të ngrohëshin ne dhomen e ftohetë. Vehbiun herë pas here e kanë ndihmuar humanistë të ndryshëm më artikuj ushqimorë. Vehbiu është 30 vjeç dhe jeta është para tij, por më parë duhet që të shërohet. Kërkesat e shumta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në institucionet e tjera të vendit, që të ndihmohet për t’u shëruar jashtë vendit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat deri më tashti. “Nuk kam marrë deri më tash ndonjë përgjigje konkrete. Por unë shpresoj se kjo do të ndodhë. Jam qytetar i këtij vendi, për të cilin kam derdhur gjakun. Do të ishte e drejt, që shteti, i cili u ngrit mbi gjakun e derdhur të bijave dhe bijve më të mire të vendit, përfundimisht të përkujdeset për shërimin tim”, përfundon Vehbi Fazliu.


No comments: