Sunday 22 February 2009

Vërboci i Drenasit, vend i kulturës, traditës dhe legjendës shqiptare

Kalaja dhe Xhamia vende që mbajn traditat shekullore

Kalaja Vërbocit daton që nga viti 165 para erës sonë, ndërsa familja Kastrati mban imamin e xhamisë që nga ndërtimi i saj në vitin 1615, i 14 mulla Dritoni, ndërsa i pari mulla Ali ( Shkoza ) Kastrati.

Bekim Dobra

Vërboc, Drenas, 31 dhjetor - Fshati Vërboc shtrihët në pjesën veriore të komunës së Drenasit, ndërsa kufizohët më fshatrat, Shtiticë, Gllanasell, Gllobar, Tërstenik dhe Polluzhë. Është një fshat kodrinoro-malorë dhe ka një naltësi mbidetare prej 700 metrave. Karakteristikë e fshatit është kalaja shumëshekullore dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1615. Kalaja e Vërbocit ekziston sipas historianit Ilaz Dobra që nga viti 165 para erës sonë. Për të gjitha këto, historiani Dobra thot se ekzistojnë të dhënat se në atë vend ka pasur vendbanim. “Në vitin 165 para erës sonë ishte ndëruar Kalaja e Vërbocit, në kohën e Justinanit, përandorit bizantin që ju kishte dhënë rëndesi ndërtimit të kalave, e njëra ndër to ishte edhe Kalaja e Vërbocit” ka thënë historiani Dobra. Kjo kala sipas tij është shfrytëzuar deri në vitin 1980, gjurmet dhe muret e saj kanë qënë të dallueshme deri në këtë vit, por pakujdesia e njerëzve kanë demtuar pjesët e gureve pa e ditur rendësin e saj. Dobra ka thënë se kjo është edhe një pakujdesi e organeve shtetërore të Kosovës që nuk i kanë ruajtur monumentet historike e kulturore. Këtë vend sipas historianit Dobra e kanë vizituar shumë arkeolog nga Kosova e Shqipëria edhe ndërkombëtaret dhe kanë konstatuar se është vendbanim ilir. Kalaja ka pas të gjitha elementet e një kështjelle; rrugicat, varrrezat, shkritoren, sallat, vendbanimet, vendet mbrojtese, vendsulmimet të cilat kanë konstatuar aty kanë jetuar fiset ilire. “Kalaja e Vërbocit ka qënë urë lidhëse e fiseve dardane dhe ilire në mes të kalasë së Mitrovicës, të Orllatit, Rahovecit dhe të asaj nga Prizereni” ka thënë historiani Dobra. Ai thotë se keto fakte janë të bazuara në bazë të studimeve dardane të librave historike. “Pos shënimeve në librat historikë ekzistues, ekziston edhe fakti se aty ka pasë banorë” ka thënë ai. Janë të gjitha gjurmët – shtëpitë nga guri, varrezat dhe shumë elemente tjera që syri t’i vertetonë. Dobra ka kritikuar qevërin e njëpasnjëshme të vendit që më gjithë kërkesat, këtë vend nuk e kanë shpallur vend historikë. Në këtë fshat është edhe legjenda e ferkemës së kalit të Mujë Halilit. Ajo gjindet vetëm pak metra prapa Kalas, përkatësisht të vendi i quajtur “mas rrasave”. Pamja e saj tregon vertetë një ferkem kali, por jo sikur madhesia normale e një patku kali, por të një kali gjigant që vetëm në legjenda mundë të thuhet. Për këtë legjend flet edhe historiani Dobra. Ai thot se për gjurmet e Mujë Halilit ekziton vetëm pamja e një ferkeme të Kalit, jo sikur një ferkeme normale e një kali, por jo dhe në shënime historike. Për këtë legjend, Dobra thot se ka mbetur vetëm gojëdhenë e trashiguar. “Thuhet se Mujë Halili me kalin e tij madhestorë ka kapercyer në malet e Çyçavicës të Vërrbocit dhe të fshatit Morinë kun ë të gjitha keto vende vertet ekziston një ferkem e një madhësie të tillë” thot histriani Dobra.

Xhamia e fshatit më e vjetra në Drenicë
Vërboci nuk njihet vetëm më kalan shekullore dhe legjenden e ferkemes së kalit të Mujë Halilit. Në këtë fshat ekziston edhe xhamia më e vjetër në Drenicë (pas djegjes së xhamisë së Krajkovës nga forcat serbe ). Ajo daton që nga viti 1615. Karakteristikë e kësaj xhamie mbetet trashigimia e prijesit të saj. Që nga ndërtimi i saj imam i kësaj xhamie e kanë trasheguar familja Kastrati nga ky fshat. Për këtë rastësi flet imami mulla, Driton Kastrati që është pasardhës i 14 i imameve të kësaj xhamie. Kjo familje sipas mulla Dritonit ekziston në fshatin Vërboc që nga viti 1610 dhe mulla Alia i pari ka qënë qe e ka vnuar gurëthemelin e ndërtimit të kësaj xhamie. Mulla Dritoni thot se kanë ardhë nga fshati Shkozë të Gjakovës dhe mënjeher kur janë vendosur në këtë fshat pas pesë viteve paraardhesit e tij kanë ndëruar xhaminë e parë në këto anë. Këtë objekt të ritit fetar islam e kanë shfrytezuar më shumë se 10 fshatra përreth. “Pas xhamisë së Krajkovës që është djegur terësisht nga forcat serbe ka mbetur xhamia e Vërbocit më e vjetra në Drenicë” thotë mulla Dritoni. Në oborrin e kësaj xhamie gjetum mulla Dritonin, duke i numëruar varret e paraardhseve të vet që si familje kishte trasheguar këtë fe. Ai numëronte imamat sipas emrave, thoshte se kanë qenë 1 mulla Alia, 4 mulla Isufa, 5 mulla Syla, 2 mulla Bajrama, 1 mulla Rexhepi dhe i fundit mulla Dritoni, nga po e njejta familje. Vendi ku është ndertuar xhamia është pronë e familjes Kastrati që është leshuar për ndërtim të xhamisë. Pikërisht në oborrin e saj gjinden edhe varret e njëpasnjëshme të familjes Kastrati. Xhamia ekziston sipas mulla Dritonit në po të njejtat themele të vitit 1615, thot se vetëm janë bërë disa riparime të vogla. Familja Kastrati mban me epitet dhe një lloj fanatizmi prijesin e xhamisë. Mulla Dritoni thot se kjo është pjes e trashigimis familjare që më më shumë deshirë e mbajn. “Këtë prijesi të imamit të xhamisë e kemi ndjekur më një deshire brez pas brezi dhe na është bërë edhe traditë familjare” thoshte mulla Dritoni. Ai tregon peripecit e mbajtjes së këtij epiteti të mullave. Thot se ka pas që nga ta edhe janë burgosur nga luftërat e ndryshme dhe janë malltretuar, vetëm se kanë mbrojtur vendin dhe traditen e fesë islame. Tradië e kësaj familje sipas mulla Dritonit ka qënë edhe pajtimi i familjeve të hasmuara. Ai thot se për sa vite gëzojnë një autoritet në Drenicë dhe më gjerë. Fshati Vërboc identifikohet me emrin Shelgjajë, por okupatoret serb këtë toponim shqiptarë e perkthyen me ermrin që tani quhet Verboc. Në pjesën verilinore të fshatit është edhe lumi Vërboc që është degë e lumit Drenica, si burim kryesor i ketij lumi. Fashati ka msëse 2000 mijë banorë dhe është i ndarë me lagje, ka edhe shkollën më 470 nxenes.

Komuna mendon për fshatin Vërboc në vitin 2009


Kreret e komunës së Drenasit kanë metuar që vitin e ardhshëm të shëndrrohët fshati Vërboc si fshat kulturor e turistik. Më këtë ata kanë menduar ndërtimin e një liqeni akumulues për ujë të pijshëm, si dhe shëndrrimin e Kalas në qendër turistike-kulturore. Kryetari i KK-së, Nexhat Demaku ka thënë se komuna ka planifikuar që vitin e ardhshëm grumbullon mjete për ndërtimin e në liqeni artificial si dhe për ndërtimin e një qendre tutistike-kulturore. Më ndërtimin e këtij liqeni artificial është thënë se do të këtë një vend ekologjik, turistik, shfrytëzim i ujërave për pije, ndalim të vershimeve dhe karakterin e vizitave kulturore e artsistike. Vendi për ndërtimin e këtij liqeni akumulues artificial është caktuar “Fusha e Mollës”, përkatësisht pranë Kalas shumëshekullore dhe pran gjurmeve legjendare të Halil Mujës. Realizimi i një projekti të tillë do t’i printe rajonit të Drenicës. Këtë plan ideor e ka shpalosur i pari i Komunës, Nexhat Demaku në fillim të muajit gusht. Ai pat thenë se me realizimin e këtij projekti komuna do të ketë përfitime të shumëfishta zhvillimore. Fshataret e kanë mirëprit iden e realizimit të një projekti të tillë.

No comments: