Sunday 22 February 2009

Shfuqizohen vendimet e masave të dhunshme, 90-98

KK i Drenasit, pas 8 vjetësh merr një vendim rreth pronave komunale

Përfaqësues të Drejtorisë së Gjeodezisë kanë thënë se për çdo ditë po shtohen qytetarë me vendime të marra nën masa të dhunshme, të kohës së Millosheviqit, të cilat janë në dëm të interesit të përgjithshëm

Bekim Dobra
Drenas, 27 dhjetor - Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Gjeodezisë, ka marrë një vendim për pezullimin e përkohshëm të regjistrimit kadastral për pronat e palujajtshme, të fituara nga pronat komunale dhe ish-ndërmarrjet shoqërore, për shkak të disa problemeve që mund të paraqitën më vonë. Sipas këtij vendimi, është mësuar se përkohësisht bëhet pezullimi i regjistrimit të pronës në regjistrat kadastral të pronave të paluajtshme të evidentuara në emër të ish-ndërmarrjeve shoqërore në personat e ndryshëm fizik dhe juridik, kryesisht me vendime gjyqësore dhe administrative të viteve të 90-ta deri më tani. Madje gjithëher sipas këtij vendimi me rastin e aplikimit të personave fizik dhe juridik për regjistrimin e pronave të palujtshme pran zyrës Komunale të Kadastres së Drenasit paraqitën mospërputhshmeri në bazë te dhënave me gjendjen e vjetër me të dhënat që pala i sjell me vendimin gjyqësor apo administrativ. Andaj në këtë vendim thuhet se deri sa të mos kompletohet dokumentacioni kadastral për shumë arsye pezullohet regjistrimi i kësaj të drejte, të drejtën e pronësisë gjërsa të kthehën shënimet kadastrale. Drejtoria e Gjeodezisë ka dhënë edhe një arsyetim dhe sqarim se në cilat baza është marrë ky vendim. Në arsyetim thuhet se me rastin e instalimit të masave të dhunshme në komunen e Drenasit, në vitet e 90-ta deri në vitin 1998, janë nxjerr vendime për transaksione të ndryshme lidhur me pronat komunale, shtëterore dhe shoqërore, duke u përvetësuar këto prona nga përsona të ndryshëm fizikë, në dëm të interesit të përgjithsëm të qytetarëve të komunës së Drenasit. Komuna vendimet e atëhershme i ka quajtur diskriminuese të nxjerrura nga organet e dhunshme dhe në një kohë jo të duhur për qytetarët e kësaj ane. Më ato vendime Komuna e Drenasit dëmtohet konsiderueshëm, lidhur me tokat për realizimin e projekteve të ndryshme të infrastructures. Komuna e Drenasit deri tashti ato vendime nuk i ka regjistruar si të ligjshme në kadastër, duke e ruajtur interesin e përgjithshëm të qytetarëve, që të mos krijohen probleme me palët që kanë përfituar me vendimet e tillanë, është theksuar në arsyetimin e shfuqizimit të vendimeve në kohën e masave të dhunshme. “Ne edhe sot e kësaj dite nuk kemi një regjistër të saktë, se sa është numri i përsonave që kanë përfituar me këto vendime apo siperfaqja e saktë e tokës së fituar ne dëm të pronave komunale”, thuhët tutje në arsyetimin dhe shpjegohet se për çdo vit po rritet numri i vendimeve të tilla

No comments: