Sunday 22 February 2009

Shuhet AAK-ja në Drenas


E pakënaqur me qendrën, Dega e Aleancës në Drenas merr vendim për t’i ndërprerë aktivitetet politike

“Më gjithë punën së palodhshme dhe të veshtirë të Degës sonë në Drenas, niveli qendror e ka injoruar atë me zgjedhjen e kryesive të reja në AAK, andaj ne më nuk do të jemi argatë i këtij subjekti që injoron degët dhe që zgjedh njerëz në baza lokaliste”, ka thënë ish-nenkryetari i AAK-së në Drenas, Shemsi Elezi

Bekim Dobra


Drenas, 27 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Drenas në mledhjen e së shtunës përmes një vendimi ka ndërprerë aktivitetet politike të këtij subjekti. Tanimë ish-anëtari i kryesisë së AAK-së në Drenas, Fatmir Dugolli, njëherësh edhe anëtarë i Asamblesë Komunale të Drenasit ka thënë se komplet Dega e AAK-së në Drenas ka ndërprerë aktivitetet e saja politike. Dugolli ka shtuar se në mbledhjen e mbajtur të shtunën të Kryesisë së kësaj dege është marrë unanimisht një vendim i tillë. Nënkryetari i AAK- së në Drenas, Shemsi Elezi, (kandidati që kishte konkurruar edhe për kryetarë komune nga radhet e kësaj partie) ka thënë se arsyeja e tërheqjes nga partia e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës është si shenjë pakënaqësie më ndodhitë që janë paraqitur në nivelin qendror të këtij subjekti. “Më gjithë punën e palodhshme dhe të vështirë të degës sonë në Drenas, niveli qendrorë ka lujt një rolë lokalist dhe degën e Drenasit e ka injoruar më zgjedhjen e kryesive të reja në AAK, andaj ne më nuk do të jemi argat i këtij subjekti që injoron deget dhe që zgjedh njerëz në baza lokaliste” ka thënë ish-nenrkyetari i AAK-së në Drenas, Shemsi Elezi. Ai ka shtuar së që nga dalja e AAK-së si opozitë e ka injoruar gjithëherë Degën e AAK-së në Drenas dhe askush nuk ka dhënë mbështetje, më gjithë punën e palodhshme të kësaj dege. “Ne kemi elektoratin tonë që na e kanë besuar edhe votën, për hirë që edhe ne mos ta injorojmë besueshmërinë e tyre, kemi marrë vendim që e gjithë kryesia e kësaj dege të tërhiqet nga kjo parti dhe më nuk do të jemi argat i punës së pashpërblyer dhe nuk do të jemi argatë i një partie që na ka injoruar si degë”, ka thënë Elezi. Ai ka përmendur rastin e fundit të Aleancës së Gruas së Kosovës, ku ka thënë se edhe pse një delegate e kësaj ane ka marrë 30 për qind besueshmërinë, ajo nuk ka hyrë në AGK. Dega e AAK-së në Drenas nuk ka mbajtur as edhe kuvend për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie, dhe me vite dega nuk ka pasur as edhe kryetar. Një burim mirë i informuar brenda PDK-së, ka thënë për “Kohën Ditore” se komplet Dega e AAK-së në Drenas do të kalojë në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe se tanimë edhe janë zhvilluar edhe bisedime për këtë. Fatmir Dugolli nuk e ka mohuar një mundësi të tillë, por ka thënë se “ne gjatë mbledhjes së sotme (e shtunë) kemi dalë më një vendim të shuarjes së AAK-së në Drenas dhe kjo ka ardhë nga shumë pakënaqësi më nivelin qendror dhe më organizmin e kësaj partie, ndërsa vendim unanimi për t’u rreshtuar në PDK nuk është përmend, por kjo tani mbetet të vendos secili individ, ne kemi marrë vetëm një vendim, por në janar të vitit të arsdhshëm nuk përjashtohët mundësia që të jemi edhe ne pjes e PDK-së”. Ai ka shtuar se ne mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale do të paraqes informimin se tani më në Asamblenë Komunale do të ushtrojë veprimtarinë si kandidat i pavarur. Drenasi që nga zgjedhjet e fundit është pa ndonjë opozit, edhe ajo që ka qënë është shumë “e heshtur”, asnjëra nga to nuk ka mbledhur kryesinë për të vlerësuar apo kritikuar punen e pozitës. Rasti i fundit i shuarjes së opozitës ishte ORA, kur ish-kryetari i Degës në Drenas, Imsail Dibrani, kishte ndërprerë aktivitetet e kësaj partie në këtë komunë dhe në Asamblenë Komunale kishte vendosur të jet si kandidat i pavarur.

No comments: