Sunday 22 February 2009

Hepatiti prek 8 nxënës, doktorët rekomandojnë kujdes

Shfaqet hepatiti në disa fshatra të Drenasit si pasojë e ujit të ndotur


Dr. Hatip Hulaj, epidemiolog, thotë se hepatitii është pasojë edhe e kushteve ekonomiko-socoale

Bekim Dobra

Drenas, 18 dhjetor - Në Korroticë të Eperme, përkatësisht në SH “Shaban Polluzha”, janë paraqitur rastet të hepatitit A. Këtë e ka paraqitur epidemiologu, dr.Hatip Hulaj në QKMF “Dr.Hafir Shala” të Drenasit. Ai thotë se në Korroticë te Epërme nga hepatitit A, 8 fëmijë, nxënës. Kjo, sipas tij, është shfaqur nga kontakti midis nxënësve. 8 rastet në Korroticë e Epërme janë duke u hospitalizuar në QKUK në Prishtinë, tregon Hulaj. “Shkolla përdor ujin e ujësjellësit nga burimi i Kroit të Mbretit, ujë të cilin e përdor edhe fshati. Ndaj është e nevojshme të merren mostrat e ujit nga baseni i kroit dhe të bëhët klorizimi në atë vend, ngase dyshohet se nga po ai krua është bërë edhe infektimi i nxënësve”, ka thënë epidemiologu Hulaj. Rasti i parë, sipas Hulajt, është paraqitur në një familje nga një fëmijë shkolle dhe nga ai është përhapur edhe te shokët e klasës së tij. Hulaj ka shpreh shqetësimin edhe për reshjet e shumta për të cilat ka theksuar se se ajo mund të ndikojë edhe më shumë në hapjen e kësaj epidemie. “Tashti kemi reshje të shpeshta dhe vershime të shumta, kjo ndikon, dhe rreziku është më i madhë”, thotë ai. “Ne u kemi rekomanduar shumë familjeve që ujin e dyshimtë ta vlojnë para se përdorin” ka thënë epidemiologu Hulaj dhe nuk ka mohuar mundësinë e përhapjes së kësaj semundjeje edhe nga hixhena e dobët në familje. “Fatkeqësisht në rajonin e Drenasit ka shumë familje që jetesën e kalojnë në gjendje shumë të veshtire, nuk kanë as kushtet elementare të jetesës”. Hulaj tregon se këtë vit kanë pasur shumë raste të hepatitit edhe në Paklek . Në Paklek ishin 16 raste, në Polluzhë dhe Makerrmal 7, në fshatin Shtuticë 6 dhe në Negroc 5 raste. Për të gjitha rastet, epidemiologu Hulaj thot se kemi të bejëm kryesisht më një epidemi familjare (kontakti). Edhe drejtori i Shëndetësisë, Elmi Dobra, ka thënë se gjendja nuk është alarmante, por edhe jo e pashqëtesime. Sipas tij, ekipi mjekësor çdo herë ka qënë i gatshëm dhe ka dalë ne terren, ku është munduar të lokalizojë semundjen. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të jënë të kujdeshëm gjatë përdorimit të ujit, sidomos kur është i dyshimt”, ka thënë Dobra.

No comments: