Sunday 22 February 2009

Më shumë tentativa vetëvrasjesh, më shumë aksidente

Policia flet per gjendjen e sigurisë në Drenas gjatë periudhës njëvjeçare


Në Komunën e Drenasit gjatë këtij viti janë shënuar gjithsejt 11 tentativa vetëvrasjeje, 3 më shumë se vjet

Bekim Dobra

Drenas, 27 dhetor – Stacioni Policorë i Komunës së Drenasit ka prezentuar statistikat e ngjarjeve që kanë ndodhur brenda këtyre 12 muajve. Togeri Fehmi Hoti, vitin që po shkon e ka cilësuar si më të qetë në kuptim të sigurisë, më gjithë shtimin e tentativave për vetëvrasjeje dhe hajnive të ndryshme. “Situate e sigurisë brenda rajonit të Komunës së Drenasit gjatë këtij viti ka qënë relativisht e qetë dhe e sigurt”, ka theksuar Hoti, ndërsa për këtë ka falenduar qytetarët për bashkëpunim më policinë. “Puna policore, si për ruajtjen e gjendjes së sigurisë, dhunën në familje, sigurinë në komunikacionit etj., varet edhe nga bashkëpunimi me qytetarë dhe të gjitha institucionet e kësaj komune”, ka vlerësuar togeri Hoti dhe ka shtuar se sivjet ka pasur më shumë raportime të dërguara në polici nga qytetarët. “Tek qytetarët është shtuar edhe besimi në Stacionit Policore të Drenasit. Ata i kanë kuptuar detyrat tona dhe detyrat e tyre kushtetuese për të bashkëpunuar më organet e sigurisë”, ka thënë Hoti, sipas të cilit ky vit ka shënuar rëenie të konsiderueshme të aksidenteve, sidomos ato raste më fatalitet. “Gjatë 12 muajve, nëse krahasojmë më vitin paraprak, kemi një rënje të veprave penale dhe kundërvajtjeve. Rastet më të shpeshta kanë qenë vjedhjet”, ka thënë Hoti. Ai ka shtuar se nga 885 raste të veprave kriminale që janë raportuar, 151 kanë qenë vjedhje kundër pasurisë, vjedheje të rënda 74, prishje të rëndit dhe qetësisë publike 126, demtim më qëllim të pronës 56, godit e e ik 52 raste, lëndime të lehta trupore 42, posedim i paautorizuar armësh 37 raste, kansosje 29, vjedhjeve mjetesh eksplozive të pashpërthyera 27, tentim vjedhje 25, dhunë familjare 25 etj. Hoti ka thënë se krahasuar më vitin 2007 ka një rënie të veprave penale. Dukuri shqetësuese këtë vit ka thënë se është rritja e tentativës së vetëvrasjeve, sidomos të moshat e reja. “Brenda një viti janë raportuar 11 tentativa vetëvrasjeje, dërisa një vit më parë janë shënuar vetëm 8 raste”, ka saktësuar Hoti, duke vleresuar si faktorin kryesor gjendjen ekonomike. Gjatë këtij raportimi të punës njëvjeçare, togeri Hoti ka dhënë edhe informacione të tjera rreth punës së policisë.

No comments: