Sunday 22 February 2009

Përfitues, 655 ish, marrin parcelat nga janari i vitit 2009

Publikohet lista e ndarjes së trojeve për kategorit e luftës


Bekim Dobra

Drenas 17 dhjetor – Në mbledhjen e fundit të KK të Drenasit, pas “zhurmës” së madhe për ndarjet e trojeve për kategorit e luftës së UÇK-së është bërë publike lista, sipas së cilës kanë përfituar 655 veta. Trojet, gjithnjë sipas përfaqësuesve të komisionit, do të nisin të ndahën nga janari i vitit 2009. në këtë projekt janë përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidë të luftës dhe veteranë të UÇK-së. Lidhur më problemet e paraqitura rreth trojeve, anëatari i komisionit për ndarjen e trojeve, Rifat Bilalli, ka thënë se zhurmën e madhe e kanë bërë shtabet e ish-TMK-së dhe mjekëve që kanë lëshuar dokumente për njerëz të plagosur, që kurrë nuk kanë qenë ushtarë apo të plagosur. “Kjo ndarje e trojeve nuk mund të thuhet se është bërë qind për qind e përkryer, por jemi munduar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Bilalli. Ai ka shtuar se “edhe sikur të ndaheshin 6 mijë troje, prapëseprapë do të lindnin pakënaqësi” ka thënë ai. Edhe kryetari i KK-së, Nexhat Demaku, njëherësh edhe kryetari i komisionit për ndarjen e trojeve, ka thënë se ndarja e trojeve për kategorit e luftës është bërë përhir të gjakut të derdhur të luftëtarëve të lirisë. “Më i gëzuar do të isha sikur hiç mos t’i ndaja këto troje dhe të mos kishte njerëz të vrarë, të plagosur e veteranë, por kështu ka dashur fati i Kosovës dhe jemi munduar që të mos i harrojmë këto kategori që kanë dhënë më së shumti” ka thënë Demaku, pa e mohuar mundësinë që dikush ka përfituar pa qenë ushtarë apo i plagosur. Mëgjithëkëtë, ai është shfajësuar duke thënë se për bazë komisioni ka marrë dokumentet, në të cilat kushtet kanë qenë të plotësuara. Qysh në janar do të ndahen parcelat dhe se do të lidhen kontrata me përfituesit

No comments: