Sunday 22 February 2009

Më gjitha përparimet, kontinjerët dhe tri ndërresat mbetën

Përfaqësues të arsimit në Drenas publikojnë arritjet njëvjeçare
Fillimi i punimeve për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale, e do të kushtoj mbi 2 milion e 200 mijë euro, sipas drejtorit të Arsimit, Arsim Mehmetit, është projekti më madhor në këtë rrafsh

Bekim Dobra

Drenas, 24 dhjetor
- Pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor, drejtues të Arsimit në Drenas kanë vlerësuar vitin 2008 më të suksesshmin. Drejtori i Arsimit, Arsim Mehmeti, ka theksuar se ky vit ishte më i realizuari, ngase janë përmirësuar kushtet mësimore më shumë se 90 për qind. Mehmteti ka përmend inaugurimin e 5 shkollave, në Abri, Gllanasellë, Dobroshec, në Tërstenik II, dhe ajo në fshatin Godanc. Ai ka thënë se pritet shumë shpejt të bëhet edhe inaugurimi i SHF “Bajram Curri” në Nekoc dhe ajo “Bashkimi” në Drenasin III. Si projektin më madhorë, Mehmeti ka përmend fillimin e punimeve në Shkollën e Mesme Profesionale, vlera e të cilit projekt do të arrin në mbi 2 milion e 200 mijë euro. Përurimi i këtij objekti pritet të bëhet para fillimit të vitit shkollorë 2009. Duke folur për rregullimin e infrastrukturës shkollore, ai ka përmendur kompjuterizimin e SHMT “Fehmi Lladrovci”, pastaj inagurimi i 4 bibliotekave në shkollat fillore dhe 4 sallave me paisje informative kompjuterizimit. Për këtë ka dhënë donacion biznesmeni Hetem Ramadani. Mehmeti ka theksuar gjithashtu se në shumicën e shkollave është siguruar uji i pijshëm, rregullimi i nyjeve sanitare, rrethojat e oborreve shkollore etj. Si rast më specifik ka përmendur hapjen e parafillorëve në të gjitha shkollat fillore. Gjithashtu, drejtori Mehmteti ka thënë se para disa muajsh është arritur marrveshja me “Caritasin” zviceran dhe atë të Luksemburgut që Qendra e Rinis, përkatësisht “Qendra Dielli” të shfrytëzohët për trajnime të edukatoreve dhe mentorëve, të cilët do të pajisen edhe më diploma. Një projekt i tillë ka gjetur përkahje dhe licencim edhe nga MASHT-i. “Është projekti i parë ballkanik që mundësohët nga “Caritasi” i Zvicrës dhe i Luksemburgur, kurse në Komunën tone, nga ky pilotprojekt janë diplomuar 8 edukatore dhe janë duke vazhduar trajnimin edhe dhjetëra të tjera”, ka thënë Mehmeti. Gjatë këtij viti janë dhënë edhe tri lloj bursash, DA-ja ka ndarë 40 bursa studentësh, firma “Al-Trade” 10, dhe nga fondacioni “Solos” i Zvicerës përmes QPEA-s nga Ferizaj kanë dhënë 74 bursa për nxenes të shkollave të mesme. “Gjithashtu, këtë vit është arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe më Bankën Botërore dhe përmes saj janë realizuar 10 projekte, e po ashtu një marrveshje edhe më USAID-in amerikan për t’u ndërtuar shkolla fillore në Çikatovë të Vjetër. Është thelluar bashkëpunimi më shtetin e Holandës, ngase një delegacion nga Drenasi ka marrë pjes në këtë shtet. Gjithashtu kemi pritur edhe mysafirë nga Holanda” ka theksuar Mehmeti. Drejtori pasi ka përmendur edhe projekte të tjera ka potencuar se edhe këtë vit kanë trasheguar probleme të vjetra. Ka veçuar SHMT “Fehmi Lladrovci”, ku nxënësit ende mësojnë më kushtet më të veshtira. “Në këtë shkollë ende qëndron problemi i tri ndërresave, mësimi në kontinjerë, si dhe grumbullimi i shumë nxënësve në një klasë, deri në 55 vet” ka thënë Mehmeti dhe ka shtuar se “më probleme madhore ka mbetur edhe SHF “Bashkimi” në qytet. Nxënësit mësojnë në tri ndërresa dhe në klasa kontinjerë”. Gjithashtu edhe SHF “Naim Frashëri” në fshatin Gllobar, vazhdon të mbaj mësim në tri ndërresa dhe në kontinjerë, kurse SHF “Deshmorët e Drenicës” në Çikatovë të Vjetër ka një problem tjetër. Një klasë me parafillorë edhe është mbyllur për shkak të lagështisë. Për të gjitha këto probleme shkollore, i pari i Arsimit në Drenas, Mehmeti ka thënë se për disa nga to janë gjetur zgjidhjet.

No comments: