Sunday 7 June 2009

Ujërat e zeza depërtojnë në disa puse të lagjes



Në një pjes të “Drenasin III” shpërthen një gropë septike e cika shkakton panik te banorët


Banorët kanë thënë se që nga ndërtimi i kësaj grope para 6 v jetësh nuk është pastruar. Komunarët pranojnë se gropa nuk i plotëson kushtet për t’u derdhur ujërat e zeza në të

Bekim Dobra

Drenas, 16 prill - Në një pjes e lagjës së “Drenasit III” ka shpërthyer një gropë septike, ndërkohë që uji i saj ka depertuar në disa puse të lagjës. Banorët e kësaj lagje, janë ankuar se që nga ndërtimi para gjashtë vitesh, kjo gropë septike nuk është pastruar asnjëherë. Mexhid Qorri nga “Drenasi III” shprehet i shqetësuar nga ujërat e zeza që kanë depertuar në pusin e shtëpisë së tij. "Kjo grop septike është ndërtuar që 6 vjet më parë dhe asnjëherë nuk është pastruar nga asnjë kompani. Ajo pranë shtëpisë sime ka shpërthyer dhe ujërat e zeza kanë dalë në oborr dhe kanë hyrë edhe në pusin e ujit të pijshëm dhe terbohemi se mos fëmijët do të marrin ndonjë epidemi, është tejet e vështirë të jetohet ku unë jetoj, sidomos tashti që ka filluar të nxehet koha" ka thënë Qorri. Edhe Lulzim Qerkini banor i “Drenasit III”, pohon të jetë në hall nga era e keqe që del nga kjo gropë septike. "Jam detyruar që fëmijet t’i largoja për një kohë nga shtëpia se ka qenë e pamundur të jetohej afër gropës septike”, ka thënë Qerkini. Nga ana tjetër administratori i lagjes, Qazim Shala thotë se qytetarët nuk kanë bërë asjnëherë asnjë aknkesë te ai. "Gropa septike është ndërtuar për të mirën e qytetarëve për funksionimin e rregullt të kanalizimit”, ka thënë shkurt Shala dhe ka pohuar se deri tashti nuk kas pasë asnjë shqetësim për këtë problem nga qytetarët e kësaj lagje. Së këndejmi drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi, ka pohuar se ekziston problem i madh çështja e asaj grope septike cila pa asnjë filtrim derdh ujërat e zeza jashtë barkut të saj. Ndërsa për shpërthimin e saj thotë se vet banorët e lagjes duhet të kujdesën për të pastruar më ndonjë kompani ujin e grumbulluar në gropë. Drenasi ka vetëm 3 gropa septike dhe ato nuk pastrohën, por pa ndonjë pengesë të madhe derdhën ne lumin Drenica. Premtimet e komunës për të zgjidhur këtë çështje kanë qënë të mëdha, sidomos për rregullimin e shtratit të lumit, por deri më tashti si kah i rregullimit të kanalizimeve është vërejtur vetëm në numër në listen parësore për vitin 2009, ku 9 projekte janë paraparë të rrëgullohën vetëm për kanalizime, sidomos në ato fshatra që kanë lumin afër.

Fotolajm



Drenas, 15 prill – Ndonëse të asfaltuara jo fort moti, në shumë rrugë të Drenasit janë krijuar gropa. Autoritetet komunale, dëri tashti nuk kanë ndërmarrë asjnë veprim për sanimin e tyre, ndëkohë që pa caktuar ndonjë datë, kanë paralajmeruar fillimin e punimeve për eleminimin e gropave. ( B.D.)

Komuna tashmë ka në llogari të vetën mjetet për 28 projekte

Drenasi nis mbar vitin, ngase i akordohet 78 për qind e grantit qeveritar

Drejtori i Financave i Drenasit, Hamdi Krasniqi, ka thënë se nga 40 projekte sa janë paraparë të realizohen sivjet, për 28 sosh janë derdhur mjetet në llogarinë banakare të komunës

Bekim Dobra

Drenas, 13 prill - Viti 2009 sipas drejtorit të Financave, Hamdi Krasniqi, ka nisur mbarë për faktin se 78 për qind e grantit të Qeverisë si objektiv vjetor është akodruar për 28 projekte kapitale, apo shuma prej 1.166.296 euro. Për akordinim e ketyre mjeteve Krasniqi ka thënë se buxheti fillesatar për këto projekte kapitale është në llogarin bankare të Komunës dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë e nisjes së procedurave të prokurimit e njëherësh lidhja e kontratave për projektet që janë të miratuara në buxhetin e vitit 2009. Krasniqi ka shtuar se shumës së sipërcaktuar në 3 mujorin e parë të këtij viti i shtohen edhe mjetet financiare nga burimet vetjake për kategorin ë e shpenzimeve ekonomike kapitale si bartje nga viti 2008 shuma prej 415 mijë e 731,25 euro dhe shuma e mjeteve të akrëtuara në muajin janar-shkurt prej 85.699 euro. Deri tashti komuna ka arkëtuar mjete financiare për kategorinë e shpenzimeve ekonomike të shpenzimeve kapitale në shumë prej 1 milion e 667.726,25 euro. “Është një shumë që asnjëher komuna nuk ka pas rastin ta kishte brenda periudhës së parë të vitit”,ka thënë Krasniqi. Të hyrat e burimeve vetjake kanë pasur një rrjedhojë të dëritashme dhe për përiudhën janar-mars janë arkëtuar gjithsejt 190.498,27 euro, apo 40,94 për qind e objektivit vjetor. Krasniqi ka theksuar se nëse rrjedhin të hyrat burimore vetjake në 3 përiodat e ardhshme të vitit nj ësoj si në përiudhën e parë, Komuna do t’i kapërcejë objektivat e planifikuara për 64 për qind. Buxheti Komunal për vitin 2009 është planifikuar të jetë në shumën prej 6 milion e 500.280 euro, ku nga kjo shumë për investime kapitale janë paraparë 24.64 për qind e mjeteve të planit buxhetor është ndarë për kategorinë ekonomike të shpenzimeve kapitale ku si kategori e veçantë për këtë vit fiskal ka një rritje të konsiderueshme derisa në vitin paraprak ka qënë mesatarisht 13 për qind e gjithë buxhetit vjetor. Më gjithë akordimin e të gjitha mjeteve për investime, Komuna e Drenasit këtë vit ende nuk ka nisur të realizojë asnjë nga projektet e parapara nga lista e prioriteteve.

Sunday 10 May 2009

SHF “Bashkimi” përfiton 15 mijë dollarë për nyje sanitare



Bekim Dobra

Drenas, 12 prill - Drejtori i Administratës së Drenasit, Xhemë Binaku, ka bërë të ditur të dielen se sipas marrëveshjes së mirëkuptimit me USAID-in amerikan dhe me CIMIC është marrë vendim t’i jepen 15 mijë dollarë Drenasit për rregullimin e nyjave sanitare në SHF “Bashkimi”. “Ne shpalljen solemne të shpërblimit për komunat efektive dhe zbatim të ligjit nga USAID-i e kemi fituar një projekt nga i cili është nga programi i kësaj organizate i ashtuquajturi “Komunat Efektive” , në të cilën na është ndarë shpërblimi për meremetimin e nyejve sanitare të SHF “Bashkimi” në Drenas”, ka treguar drejtori Binaku. Shpërblimi prej 15 mijë dollarësh e kemi fituar ndër komunat që janë më efikasitet dhe zbatim të mirë te ligjit, ka shtuar Binaku. Me organizatën ushtarako civile të KFOR-it, Drenasi është përfituese edhe e rregullimit të kanalizimit të lagjes Karaçica të Llapushnikut.

Ndotja shkatërron faunën e lumit

Peshkatarët alarmojnë për rrezikun që i kanoset lumit Drenica


Bekim Dobra




Pos ujërave të zeza nga fshatrat, shqetësimi ngrihet edhe nga derdhja e ujit të nxehtë nga “Ferronikeli”, i përbërë nga kripëra të xeherores


Drenas, 8 prill - Fauna e lumit të vetëm në Drenas është duke u shkatërruar nga ujërat e zeza dhe derdhja e ujit të nxehtë të “Ferronikelit” i përberë nga kripëra të xeherores. Shqetësimin më të madh e shprehin anëtarët e Shoqatës së Peshkaarëve Sportivë të Drenasit. Ismet Berisha, kryetarë i kësaj shoqate, thotë se gjendja e lumit ka shkaktuar zhdukje masive të peshkut. Sipas tij, pa asnjë pengesë, të gjitha fshatrat që janë përskaj, i derdhin ujërat e zeza në lum. Dikur lumi Drenica ka pasur shumë lloje peshku, aktualisht nuk ka. Fshatrat që ndotin lumen janë: Tersteniku, Baica, Çikatova e Re, Shtrubullova, disa lagjë të Drenasit, Pakleku i Vjetër, Zabel dhe Korroticë e Poshtme dhe i gjithë fshati Komoran, thotë Berisha. Anëtarët e Shoqatës kërkojnë nga këto fshatra që të kënë kujdes se ku i derdhin ujërat e zeza. “Çdo ngjalles që jëton në këtë ujë të ndotur ka ngordhur”, ka thenë Berisha. Ndër gjallesat që janë zhdukur janë edhe gaforrja, siluri, trofta, ngjala etj. Berisha thotë se ky problem është shtruar për disa vjet në Kuvendin Komunal, por nuk ka pasur ndonjë efekt. Edhe anëtari i Kryesisë së peshkatarëve, Ali Shehu, thotë së dukuri tjetër shqetësuese është edhe hedhja pa kontroll e mbeturinave të shumta. Në vend të vendeve përkatëse ato hidhen në lumë. Ismet Berisha ka akuzuar inspektoret komunalë, duke thënë se ata janë përgjegjës për gjendjen e lumit. “Inspektorët e ambientit duhët t’i ndalojnë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumë dhe të merren masa përkatëse”,ka thenë Berisha. Për këtë problem drejtori i Urbanizmit…, Liman Krasniqi, ka pranuar se lumi Drenica ndotët nga shumë faktorë. Ai ka thenë se edhe pse ekzistojnë 3 gropa septike në Komunën e Drenasit, në to nuk bëhet pastrami i ujit dhe derdhen në lumë. Ka shumë fshatra, të cilat lumin e shfrytezojnë si të vetmën zgjidhje për derdhjen e ujërave fekale. “Orientimet e KK-së janë për t’u bërë zgjidhja e kanalizimeve. Këtë vitë në listën e prioriteteve janë 9 projekte për rregullimin e kanalizimeve, kryesisht në ato fshatra afër lumit” thotë Krasniqi. Edhe inspektori i ambientit, Ahmet Ahmeti, pranon se lumi është tejet i ndotur, por ai ankohet në munges mjetësh për rregullim të gropave septike.

Fotolajm



Drenas, 8 prill - Këto mbeturina prej disa muajsh janë duke qendruar ndërmjet ndërtesave në qendër të Drenasit. Ndërmarrja "Pastrimi"ka akuzuar punëkryrësin e rregullimit të trotuareve i cili nuk ka larguar ato. Thasëve të mbushur më copa betoni tani u janë shtuar edhe mbeturinat e tjera, që banorët e ndërtesave i hedhin në këtë vend, ndërsa nuk pastrohen nga askush. (B.D.)

S’ka transmetim live të seancave

Kërkesa e opozitës refuzohet nga Kuvendi Komunal i Drenasit

Kryeopozitari Izet Abdyli (LDK) ka kërkuar që seancat e KK-së të transmetohën live, por kunvendarër e opozitës kanë refuzuar me arsyetimin se nuk ka buxhet

Bekim Dobra

Drenas, 8 prill - Në kuadër të rregullorës mbi transparencën, kërkesa e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas, që seancat e Kuvendit Komunal të transmetohën live në njëren nga radiot lokale nuk i ipet drit a jeshile nga këshilltaret e KK-së. Izet Abdyli, deputet në Asamblen Komunale nga radhet e opozitës (LDK), ka kërkuar ditë më parë nga deputetet e asambles që së paku 6 seanca gjatë vitit të transmetohen drejpërdrejt në njerën nga radiot lokale të Drenasit. Kjo kërkesë e tij ka ardhur pikërisht kur Asambleja Komunale e Drenasit ka votuar rregullorën e re mbi transparencën. Kërkesa e Abdylit nuk ka marrë më shumë se 6 vota pro. Zyrtarët komunalë, mosrealizimin e kësaj kërkese e kanë arsyetuar në munges të buxhetit komunal. Propozuesi i kësaj ideje, Izet Abdyli, mosmiratimin e saj e cilëson papërgjegjesi të vetë këshilltareve të Kuvendit Komunal të Drenasit. “Të gjithë ne jemi të ardhur në asamble nga votat e popullit, andaj ata duhet të degjojn zërin e arsyes për çfarë jemi të thirrur t’i mbrojm interesat e tyre”, ka thënë Abdyli. Rregullorja e re mbi transparencën thot se “qëllimi e kësaj rregullore është forcimi i transparencës se organeve të administratës komunale, rritjen e pjesmarrjes së publikut në vendimmarrje ne nivel lokal”. Madje në nenin 4 pika 2 thuhet se Kuvendi Komunal sipas mundësive buxhetore mund të bëjë transmetim të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. Naim Krasniqi, kryeredaktor në radio Dodonë, thotë se mediumi i tij është i gatshëm të bëjë transmetimin e e seancave të KK-së. “Kjo do të ishte e mirë për të gjithë qytetarët që me votën e tyre zgjodhën këta delegatë për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të kësaj ane, përmes transmetimit do të mësohet se cili është aktiv dhe joaktiv e që nuk i dëgjohet zëri”, ka thënë ai. Krasnqi tregon se medimunim e tij ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët që transmetimet e seancave të jenë live. Nga ana tjetër qytetarët vlerësojnë se një transmetim live do të ishte në dobi të tyre. Arbenita Rubovci, refuzimin e KK-së për t’i transmetuar publikisht seancat e KK-ja e ka cilësuar “jotransparencë dhe korrupsion”. “Më këtë gjest, deputetët japin mesazh të qartë se kanë hyrë në asamble për t’i përfaqësuar interesat e tyre përsonale dhe jo për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Rubovci. Edhe Naser Gashi është i mendimit se seanca e KK-së duhet të transmetohen në mënyrë që qytetarët të kuptojnë nga dora e parë se çfarë bëjnë të përzgjedhurit e tyre.

Autoritetet komunale presin udhezimin e Qeverisë

Kuvendi Komunal i Drenasit ende pa vendim për 44 eurot e punëtorëve shëndetësorë

Bekim Dobra

Drenas, 7 prill - Kuvendi Komunal i Drenasit ende nuk ka marrë asnjë vendim për të zbatuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i mbuluar pagat e punëtorëve shëndetësor. Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në QKMF “Dr.Hafir Shala”, Daut Gjinovci, ka thënë se përkundër parashtrimit të kërkesës te autoritetet komunale për pagesën e 44 eurove, një përgjigje në këtë çështje ende nuk është marrë. Gjinovci ka thënë se kanë pasur edhe takime më përfaqësues të Kuvendit Komunal të Drenasit dhe nga ta kanë marrë premtime se kërkesa e punëtoreve shëndetësorë dhe vendimi i Qeverisë do të zbatohen. Ai vonesen e KK të Drenasit e quan neglizhencë për të zgjidhur këtë çeshtje, derisa përmend tjera komuna që këtë çështje e kanë mbyllur. Nga ana tjetër zyrtarë të Kuvendit Komunal të Drenasit kanë thënë se janë duke pritur një udhezim nga Qeveria për të zbatuar marrëveshjen e arritur ndërmjet ekzekutivit kosovar dhe sindikalistëve shëndetësorë. Kryetari i KK të Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se kërkesa dhe vendimi i Qeverisë do të paraqitet në fund të muajit si kërkesë në Asamblen Komunale të Drenasit para deputeteve të KK-së. “Ne do të paraqesim si propozim këtë kërkesë në Asamblen Komunale ne fund të këtij muaji dhe do të marrim një vendim për të mbuluar pjesën e 44 eurove që na takojnë”, ka thënë Demaku. Ai ka shtuar se kërkesa është në shqyrtim në ekzekutivin komunal, ndërsa buxheti komunal është miratuar.

Saturday 18 April 2009

"Ferronikeli" në dilemë: të ulë rrogat, apo të largojë ೨೦೦ punëtorë

Kriza ekonomike globale godet gjigantin “Ferronikeli”

I përballur me rrezikun e mbylljes së ndërmarrjes, menaxhmenti i ka propozuar Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dy mundësi për parandalimin e shuarjes së ndërmarrjes: zbritjen e rrogave për 10 për qind, ose largimin nga puna të 200 punëtorëve për tre muaj me 70 për qind të pagave. Opsionet e ndërmarrjes për zvogëlim të numrit të punëtorëve ose për zbritje në paga Sindikata e Pavarur i ka refuzuar

BEKIM DOBRA

Drenas, 5 prill - Gjiganti kosovar “Ferronikeli”, i privatizuar me “spin off special” dy vite më parë gjendet pasra dy dilemave të mëdha, nëpërmjet të të cilave synon t’i tejkaloi pasojat e krizës globale. I përballur me rrezikun e mbylljes së ndërmarrjes, menaxhmenti i ka propozuar Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dy mundësi për parandalimin e shuarjes së ndërmarrjes: zbritjen e rrogave për 10 për qind, ose largimin nga puna të 200 punëtorëve për tre muaj me 70 për qind të pagave. Këto dy kushte për punëtorët janë bërë të ditura për gazetën nga Arten Bajrushi, një nga përfaqësuesit e lartë të “Ferronikelit”. Ai ka thënë se ndërmarrja është duke punuar tash sa muaj me kapacitet shumë të zvogeluar, ndërsa në prodhim është vetëm njerëa furrë rrotulluese, nga dy sa ka “Ferronikeli”. Ai ka thënë se nga 30 mijë dollar për një tonë nikel sa ka qënë shitja e tregut ndërkombëtar, ka rënë për 10 mijë dhe si pasojë e kësaj, prodhimi në ndërmarrje është përgjysmuar. Sipas tij, kriza financiare që ka goditur shumë vende të botës ka ndikuar edhe në ndërprerjen e kontratave të “Ferronikelit” me disa ndërmarrje të huaja. “Nikeli shitet vetëm në vendet e tjera dhe ate jashtë Ballkanit, ndërsa ato vende i ka kap kriza e madhe financiare, dhe kjo ka goditur edhe ndërmarrjen e “Ferronikelit”, ka thënë Bajrushi. Opsionet e ndërmarrjes për zvogëlim të punëtoreve ose zbritje në paga, Sindikata e Pavarur i ka refuzuar. Kryetari i sindikatës, Fehmi Nika, ka kujtuar se një grevë që ishte mbajtur në qershorë të vitit të kaluar kishte pasur dy kërkesa të vetme: rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në ndërmarrje. Si pasojë propozimet e fundit konsiderohen si të papranueshme. Nika ka thënë se 1021 punëtorë sa ka ndërmarrja punojnë në kushte tejet të vështira dhe të rënda. Nika ka thënë se edhe rroga momentale për punëtorët është tejet e vogël, ndërsa ka mohuar të jetë zvogëluar procesi i prodhimit në ndërmarrje aq sa për të marrë dy varientet e propozuara nga menaxhmenti. Ai thotë se prodhimi mund të jetë zvogëluar deri në 20 për qind, por jo edhe 50 për qind sa pohon menaxhmenti. “Më dy furra rrotulluese kemi prodhuar 600 tonë nikel për muaj, ndërsa tani më një furrë në muajin mars kemi prodhuar 470 tonë”, ka thënë ai duke hedhur posht edhe pohimet se efektet e krizës financiare janë kaq të mëdha sa për të zvogëluar numër punëtorësh apo zbritje të pagave. “Ne i mbrojmë interesat e punëtoreve dhe jemi të interesuar të mbrojmë edhe ndërmarrjen, ngase nga paga që merren këtu mbahen mbi një mijë familje”, ka thënë Nika. Ai ka shfaqur shpresën se menaxhmenti nuk do të marrë asnjë vendim pa pelqimin e punëtorëve të ndërmarrjes. Ndërkaq, sekretari i sindikatës, Sjedi Morina, ka thënë se “Ferronikeli” po e shfrytëzon në maksimum vakumin e padefinuar ligjor mbi punëtorët në Kosovë. “Nese një ndërmarrje në botë e ka shumë mirë gjendjen, kjo është “Ferronikeli”. Ka një klasë punëtore tejet të lirë, energjinë elektrike të lirë, naftën, mazutin, shfrytëzimin e tokës për xehe. Madje blerja është bërë më një çmim simbolik”, ka thënë Morina, duke ju referuar çmimit prej 33 milionë eurosh sa ka kushtuar privatizimi i ndërmarrjes. Ai i ka sugjeruar menaxhmentit të ndërmarrjes se ka hapësirë për të reduktuar shpenzimet si transportin dhe shpenzime të tjera për të mos i prekur punëtorët. Punëtorët e “Ferronikelit” kishin hyrë në grevë në qershorë të vitit të kaluar. Ata kishin kërkuar të rriteshin pagat e punëtorëve të shtresës se mesme dhe të ulët. Në kërë rast ka qënë kryeministrit Hashim Thaçi ai që ka ndërhyrë dhe punëtorët kanë ndërprerë grevën duke rifilluar prodhimin. “Ferronikeli”, iu kishte ngritur pagat atyre për 5 për qind, ndërsa tani ata rrezikohen t’u ulen pagat për 10 për qind. Mësohet se paga minimale e një punëtori në ndërmarrje është 180 euro, ndërsa maksimalja deri në 380 euro për punëtorë.

BOX:

Kriza ekonomike në botë i ka pamundësuar “Ferronikelit” edhe sigurimin e filtrave për tymtarë. Zyrtari për ambient në Kuvendin Komunal të Drenasit, Haki Bekolli, ka thënë se ndërmarrja vazhdon të ndotë ambientin për shkak se nuk i ka vënë këta filtra. Bekolli ka rikujtuar se ndërmarrja ka pasur edhe një afat të caktuar nga Ministria e Ambientit për vendosjen e tyre, por thotë se përfaqësues të ndërmarrjes janë ankuar në shkëputjen e kontratës me një kompani holandeze për furnizmin me filtra, ngase kriza globale ka pamundësuar blerjen. Këtë çështje e ka konfirmuar për gazetën edhe vetë Arten bajrushi, një nga përfaqësuesit e lartë të “Ferronikelit”. Sipas tij, kontrata në vlerë prej 8 milion euro është dashur të ndërpritej për shkak të krizës në botë.

KK-ja dhe shoqata e gjuetarëve "Drenica I" eleminojnë qentë endacakë

Bekim Dobra

Drenas, 3 prill - Drejtoria e Ekonomisë dhe Bujqësisë në Drenas në bashkëpunim me shoqatën e gjuetarëve "Drenica I" ka filluar pë të dytën herë eleminimin e qenve endacakë. Zyrtarja për informim në Kuvendin Komunal të Drenasit, Rinore Veliu, ka thënë se tenderin për eliminimin e qenve endacakë e ka fituar shoqata e gjuetarëve “Drenica-1” nga Drenasi dhe se aksioni do të zgjasë 14 ditë. “Ky aksion është bërë pubik në mënyrë që popullata të jetë e informuar për orarin dhe vendin e mbajtjes së aksionit. Gjithashtu janë informuar edhe subjekte relevante si KFOR-i rajonal dhe Stacioni Policor në Drenas”, ka thënë Veliu. Ajo ka shtuar se monitorimi i rrjedhës së aksionit është duke u bërë nga komisioni i caktuar nga Drejtorati për ekonomi dhe bujqësi. Për fazën e parë të aksionit KK-ja kishte ndarë 3000 euro të parashikuara sipas planit të buxhetit të Drejtorisë për ekonomi dhe bujqësi, kurse për fazën e dytë e cila është duke u implementuar janë ndarë mjete në vlerë 3800 euro. Drejtori i Ekonomisë dhe Bujqësisë, Skënder Hasi, ka thënë se pas informatave që kanë marr nga tereni dhe ankesat e banorëve për shumimim e qeneve endacak dhe rrezikun e tyre që kanë paraqitur kanë shpallur tenderin e fazës së dytë për eleminim e qenve. Hasi ka thënë se ata paraqesin rrezik të madhë të përhapjes së semundjeve zoonoze, terbimi-rabiese si dhe qenet endacak rrezikojnë qytetarët që gravitojnë sidomos ka veqaur si më të rrezikuarit femijet dhe nxënësit e shkollave. Hasi ka ngritur shqetësimin e tij se përderisa një aksion i tillë nuk ndërmerret nga të gjitha komunat e Kosovës është veshtirë të elminohën dhe të zhduken të gjithë qentë. Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Gjuaetarëve, Zeqir Qorri, ka thënë se në fazën e parë të aksionit që ka përfunduar para më shumë se tri javesh kanë arritur të eleminonin 377 qenë, ndërsa ka bërë të ditur se edhe në fazën e dytë që ka filluar para katër ditesh janë eleminuar 172 qen.