Sunday 22 February 2009

Hapet poligoni i policisë për trajnime të gjuajtjes

Më mbeshtetje të OSBE-së, Policia e Kosovës bëhet me infrastrukturë më të mirë të punës

Bekim Dobra

Drenas, 12 dhjetor - Të premten pasdite me një ceremoni është bërë hapja e poligonit policorë të Policisë së Kosovës për trajnime të gjuajtjes. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, drejtori i përgjithshwm i Policisë, Sheremet Ahmeti, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Werner Alnhofer, dhe struktura tjera organizative. Ambasadori i OSBE-së, Alnhofer, ka thënë se ky është ndërtimi i piligonit të dytë nga tre që janë planifikuar këtë vit. "Institucionet e sigurisë do të jenë ato që do t'i shfrytëzojnë këto lokacione. Ne do të punojmë bashkërisht me institucionet e sigurisë së Kosovës për një siguri më të mirë", ka thënë ai dhe ka shtuar se këto investime për hapjen e këtyre poligonete janë bërë për të mos shpenzuar personat autorizues të sigurisë për të dalë jashtë vendit për trajnime për Policinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka falenderuar OSBE-në, posaçërisht ambasadorin Alnhofer. "Ne kemi nevojë për një qendër të tillë të trajnimeve dhe kjo do të ndikoj edhe më shumë për një rezultat të nivelit të sigurisë edhe më të madhe", ka thënë Pajaziti. Për projektin OSBE-ja ka investuar 180 mijë euro, ndërsa punimet i ka kryer ndërmarrja ndërtimore "Polluzha 1' nga Prishtina. Poligoni gjindet në fshatin Sankoc, përkatësisht në malet e Goleshit.

No comments: