Saturday 21 March 2009

Disa barnatore respektojnë, disa jo ararin e kujdestarisë


Drejtori i Shëndetësisë komunale Ilmi Dobra ka thënë se ne kemi marrë një vendim të tillë për respektimin e orarit të kujdestarisë, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi janë inspektoret ata që do të kujdesën për zbatim apo moszbatim

Bekim Dobra

Drenas, 1 mars – Nuk është mbushut as edhe një muaj i plotë që kur është marrë vendimi i Drejtorisë së Shëndetësisë Komunale për orarin e kujdestarisë nga barnatoret private në Drenas, por një vendim i tillë nuk ka gjetur respektim nga barnatoret private. Drejtori i Shëndetësisë, Ilmi Dobra, ka thënë se gjatë një takimi me përfaqësuesit e të gjithave barnatoreve private qe kanë pas, kanë marrë një vendim të tillë. Ai ka thënë se në bazë të këtij vendimi caktohet orari i kujdestarisë në Drenas dhe se vlen për 4 barnatoret private që operojnë si ajo “Dea”, “Medikos”, “PallmaFarm” dhe “Internistika”. Dobra ka thënë se orari i kujdestarisë për barnatorët e cekura më lart fillon prej orës 21 deri në orën 8:00 të mëngjesit. “Më këtë orar kanë pajtuar përfaqësuesit e barnatorëve private, por pse tani nuk janë duke zbatuar une nuk e di, ne kemi qenë të obliguar të marrim këtë vendim, tani për zbatim ose jo duhët të merrën inspektoret”, ka thënë Dobra. Mirëpo përkundër këtij vendimi që është marrë, ai ende nuk është duke u venë në jetë nga të gjitha barnatoret. Këtë e pranon edhe pronarja e barnatores “MedKos”, Sebie Hasi. Ajo ka thënë se nuk janë duke bërë kujdestari gjatë orarit të natës. Hasi ka thënë se punojnë vetëm deri në orën 19:00, ndërsa për mosrespektim të orarit të caktuar si arsyetim ajo ka thënë se nuk kanë siguri të mjaftueshme. Nuk është vetëm barnatorja “MedKos” e cila nuk respekton këtë vendim janë edhe dy barnatore tjera që nuk bejnë kujdestari. Nevojtareve ju bie që të shkojnë për barëra në komunat tjera, si në Skenderaj e Malishevë. Ajo që bënë kujdestari kur të ka orarin, është barnatorja “Dea”. Esat Pajaziti, pronarë i barnatorës së fundit thotë se që nga marrja e vendimit janë duke zbatuar orarin e kujdestarisë, edhe ate kur të tjerat nuk kujdestarojnë. Drejtoresha e Inspektoriatit, Hyrije Xhemajlaj- Thaçi, ka thënë se vendimi posa është marrë dhe ka shtuar se do të përkujdesën që të respektohet nga të gjitha lokalet që kryejn shërbim farmacist, të kundërtetn ka thënë se do të merren masa ndeshkuese që parasheh ligji.

No comments: