Thursday 5 March 2009

Mbyllet xhamia e fshatit Zabel i Ulët



Paqartësi të mëdha në Bashkësinë Islame të Drenasit


Përveç mbylljes së xhamisë, Bashkësia Islame e Drenasit ka kërkuar nga autoritetet komunale t’i mbyllin të gjitha lokalet ku zhvillohen aktivitetet fetare pa pëlqimin e këtij institucioni

Bekim Dobra

Drenas, 14 janar - Pas sulmit ndaj kreut të Bashkësisë Islame të Drenasit, mulla Osman Musliu, me vendim të Këshillit është mbyllur xhamia e fshatit Zabel i Ulët. Në të njejtën kohë, Bashkësia Islame e Drenasit i ka drejtuar një kërkesë Kuvendit Komunal, përkatësisht Inspektoratit Komunal që t’i mbyllë të gjitha lokalet ku zhvillohen aktivitetet fetare pa pëlqimin e këtij institucioni. “Të ghitha lokalet ku zhvillohen aktivitete fetare ilegale pa ndonjë vendim të Bashkësisë Islame në Drenas të mbyllen, sepse më këto veprime rrezikohët gjandja e sigurisë më komunën tonë”, thuhet nder të tjera ne kërkesën e BID-it drejtuar autoriteteve komunale. Në këtë kontekst, në këtë kërkesë është përmendur edhe biblioteka pranë shkollës së fshatit Komoran, në të cilën zhvillohët aktivitet i dyshimt fetarë. Këtë letër e ka firmosur i pari i BI-së, mulla Osmani, dhe ka thënë se të gjitha organizatat dhe shoqatat fetare islame duhet të kenë leje veprimi nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas. Vetë mulla Osmani, të merkurën në shtepinë e tij priste dhe përcillte njerez që kishin ardhur për të “ngushëlluar” për incidentin që i ka ndodhur në xhuman e kaluar dhe për të cilin janë arrestuar nentë përsona. Ai gjatë pritjes, ofshante ne shenjë irritimi. “Kurgja spo me dhambin palgët, sa po me vret ndërgjegjja se me rrahën njerëzit e mi që fenë islame e shndërruan ne një sekt të vehabizmit”, thoshte ai. Të premten e kaluar, mulla Osmani është sulmuar teksa ka prezentuar imamin e ri të xhamisë se fshatit Zabel i Ulët të Drenasit. Ai ka prezentuar para xhematit, imamin Rijad Sofiun, ndërkaq Zabeli i Ulët, Korrotica e Ulët dhe Shtrubullova kanë nenshkruar një peticion për t;u zgjedhur imam Bahri Hoxha. Plaku Feriz Nebihu, e ka cilësuar të rëndë aktin që i ka ndodhur mulla Osmanit. “Kjo është shumë e rëndë për Drenicën dhe për gjithë Kosovën”, shprehej Ferizi. Ndërkaq anëtari i Kryesisë së Këshillit të BI-së, Malik Gashi, ka thënë se incidenti kandikuar negativisht jo vetëm në drenicë, por edhe më gjerë.

No comments: