Saturday 21 March 2009

Të rinjtë gjimnazist debatuan kundër dukurive negative



Kryetari i KK-së Nexhat Demaku, ka thënë se në bashkëpunim më strukturat e sigurisë dhe aktivitetet tjera në shkolla do të mundohemi që së bashku t'i luftojmë dukurit që nuk i përkasin shoqerisë sonë

Bekim Dobra

Drenas, 26 shkurt - Një debat që ka organizuar këshilli rinorë i gjimnazit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" ku tema e të cilit ka qënë "Preokupimet e të rinjëve për dukurit negaztive", kanë marrë pjes strukturat komunale, ato të sigurisë,përfaqësues të OSCE-së, EULEX dhe struktura tjera e nxënës shkolle. Fillimisht përmes projektorit, kryetari i këshillir rinorë të shkollës Astrit Hajdari, ka paraqitur problemet që shkatërrojnë të rinjët e kësaj komune, si trafikimi i qënieve njerëzore, droga, duhani, alkooli, prostitucioni, vetëvrasja, lojërat e dhunshme kompjuterike, braktisja e shkollave, siguria e nxenësve si dhe përdorimi i armëmbajtjeve pa leje nepër shkolla. Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku ka përgezuar të rinjët e kësaj shkolle për organizimin e ketij debati të rendesishem. "Ne duhët në bashkëpunim të ndersjell me organet e sigurisë dhe aktiviteteve siç është ky sot t'i luftojmë dukurit që nuk i përkasin shoqerisë sonë", ka thënë kryetari Demaku. Ai ka pranuar se fatkeqësisht dukurit që po debatohen përmes këtij takimi janë prezente në Kosovë dhe ato po shenojnë çdo ditë e më tepër rritje. Murat Gashi, profesor i sociologjisë nga nxënësit ka kërkuar që të mos bien pre e trafikimit të qenieve njerëzore. Si dukuri tejet shqetesuese e të rinjëve në shkolla, Gashi ka thënë se është konsumimi i tepert i duhanit. "Duhani dhe konsumimi i tij tek të rinjët ka filluar në masë shumë të madhe, dukuri që mundëson alternativë te leht edhe në konsumimin e alkoolit dhe gjërave narkotike", ka thënë profesori Gashi. Ndërsa Isuf Isufi profesor ka ngeh shqetësimin tjetër ku në shkolla behët braktisja e bankave shkollore. "Braktisja e shkollës është ikja e dritarës nga jeta, dhe kjo vie nga dukurit si duhani, droga, devijimi i gjendjes psikike, veshtirësit ekonomike dhe sociale" ka thënë Isufi. Ai ka kërkuar bashkëpunim edhe më të madhë nga institucionet dhe organet arsimore, prinderore mësimdhënes që të parandalojnë këtë dukuri të braktisjes së shkollave. Ndërsa komandanti i stacionit Policorë të Drenasit Valdet Bujupi, ka thënë se policia ka plan strategjik dhe plane operative për parandalimin e dukurive negative dhe se çdo herë janë në patrollime të luftimit të zvoglimit të dukurive negative. Ai ka premtuar nxënësit se kan përkrahjen maskimale të Policisë së Kosovës. Në fund takimi ka marrë karakterin e një debati dhe pyetësori, ku nxënësit kanë pyetur të pranishimit për dukurit që i pengojnë ata në shkollë.

No comments: