Sunday 8 March 2009

Uji i puseve i kontaminuar nga ujërat e zeza

Reshjet krijojnë probleme të përdorimit të ujit të pijshëm në Drenas

Dr. Hatip Hulaj, epidemiolog në qendrën e mjekësisë familjare “Dr. Hafir Shala”, ka deklaruar se 33 për qind e puseve janë kontaminuar nga depërtimi i ujërave të zeza

Bekim Dobra

Drenas, 6 shkurt - Pjesa më e madhe e fshatrave të Komunës së Drenasit përdorin ujë të kontaminuar për pije nga puset e tyre. Si pasojë e të reshjeve të fundit, uji i puseve është turbulluar, ndaj epidemiologë lokal kanë tërhequr vërejtjen për rrezik të përdorimit të tij. Dr.Hatip Hulaj, epidemiolog në qendrën e mjekësisë familjare “Dr Hafir Shala”, ka deklaruar se puset nuk i plotësojnë asnjë standard për pije, sidomos pas turbullimit të uji nga reshjet e fundit. Ai ka shtuar se gjatë analizave të bëra është konstatuar se uji i puseve i kontaminuar dhe i papijshëm. Në këtë kontekst, ai ka sugjeruar qytetarët që të përdorin mundësisht ujin nga ujësjellësi regjional “Prishtina”, i cili furnizon qytetin dhe disa fshatra. Hulaj ka bërë të ditu se 33 për e puseve janë kontaminuar nga depertimi i ujërave të zeza. Fshatrat që konsiderohen se kanë probleme më të theksuara me ujin e pijes janë Zabeli i Ulët, Llapushniku, Abria, Kizhnareka, Komorani, Shtutica, Gllobari, Tërsteniku I dhe II dhe fshatra të tjera. Për mungesë uji është ankuar edhe kryetari i fshatit Tërstenik II, Rifat Demaku. Ai thot se ujësllesi që është duke u rregulluar më financim të komunes ka mbetur i përgjysmuar. Ndonese janë shtrirë në pjesën më të madhe të fshatit gypat e ujit, ende nuk është bërë një lidhje furnizuese për ta. Demaku thot se fshati përballet me krizë të ujit të pijshëm, ngase puset janë turbulluar nga reshjet e fundit. Shqetësim të njëjtë ka paraqitur edhe Nezir Krasniqi nga fshati Gllobar. Ai thot se pas shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut uji në fshat është bërë i paperdorshëm për pije. Ndërsa zyrtarë komunalë këto ditë kanë nenshkruar një marrëveshje me USAID-in për të rregulluar çështjen e ujit tëpijshëm në tri vitet e ardhshme në Komunen e Drenasit.

No comments: