Wednesday 4 March 2009

Udhëtarët mërdhijnë, derisa polemizohet për stacionin e shëndrruar në hotel


Komuna e Drenasit nuk tërhiqet nga kërkesa që restorant- hoteleria “Kalaja” të kthehet në stacion të trenit

Komuna e Drenasit kundërshton mënyrën se si Hekurudhat e kanë dhënë këtë object në kundërshtim më Ligjin për koncesionet, duke mundësuar që ai të shënderrohet në object hotelier privat, i cili nuk kryen obligime ndaj Komunës. Hekurudha arsyetohët se obligimet e klientëve të saj ndaj komunave nuk janë përgjegjesi e saj

Bekim Dobra

Drenas, 11 janar - Plaku Mehmet Hajdari ishte mërdhirë të premten derisa priste trenin që vindte nga Peja, në drejtim të Prishtinës. Ai bashkë më shumë udhëtarë të tjerë në Drenas, ishte i detyruar të qëndronte jashtë për të pritur trenin, pasi që stacioni i dikurshëm local i trenit ka disa vjet që e ka ndërruar destinimin për t’u shëndrruar në restorant. “Qe një gjysmë ore jam këtu, me hy me pi diçka në këtë restorant më kushton më nalt se bileta, kështu që kamë vendosur me prit trenin deri sa te vjen”, tha plaku, duke pohuar se ftohtë është edhe në kontenjerët e vendosur si zëvendësim i objektit të stacionit. Objekti i stacionit të trenit, tashmë i njohur si restorant- hotel “Kalaja”,ka disa muaj që është shndërruar në pikë konflikti ndërmjet strukturave komunale të Drenasit dhe atyre udhëheqëse të Hekurudhave të Kosovës. Të paret kundërshtojnë mënyrën se si Hekurudha e ka dhënë këtë objekt në kundërshtim më Ligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve, duke mundësuar që ai të shndërrohet në object hotelier privat i cili nuk kryen obligim ndaj komunës. Ndërsa të dytët arsyetohetn se si kompani komerciale kanë të drejtë të dhënies me koncesion të objekteve të veta, por që nuk është obligim i tyre të kujdesen nëse përfituesi nga koncesioni do të kryejnë obligimet komunale. Ky konflikt disa mujor Komunë e Drenasit- Hekurudha të Kosovës ka kohë që zhvillohet nëpërmjet këmbimit të letrave. Një letër e tillë i ka ardhur ditë më parë në zyrë en e kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, nga ana e drejtorit të Infrastrukturës në Hekurudhat të Kosovës, Nazmi Kajtazi, për të cilën kryetari Demaku ka thënë se është e paautorizuar dhe se nuk ka pasur të drejtë ai të japë konkluzione rreth kësaj çështje.
Lëmshi (jo)ligjor rreth koncesionit
Në këtë shkresë Kajtazi i ka thënë kryetarit Demaku se Hekurudhat e Kosovës janë kompani komerciale e ndarë në dy divizione, në atë të infrastrukturës dhe komerciale dhe që të dy këto divizione operojnë nga të ardhurat dhe mbijetojnë nga të ardhurat si i krijonë. “Ju njoftojmë (edhe pse jeni të informuar) se stacioni i trenit në Drenas është dhënë më koncesion për 15 vjet, koncesioni është dhënë nepërmes tenderit dhe atë e ka fituar Mihane Bekteshi me qëllim të hapjes së një restoranti, dhe ky koncesion është dhënë shumë transparent dhe në bazë të Ligjit për koncesion”, ka thënë në shkres drejtiori Kajtazi, duke shtuar se “Hekurudhat e Kosovës nuk e kanë për obligim që t’i shtyjnë klientët e hekurudhave të paguajnë tatimet ndaj KK-së”. Ndërsa sa i përket çështjes së udhëtareve që nuk kanë ku ta presin trenin Kajtazi ka thënë se Hekurudhat e Kosovës kanë siguruar kontenjerët dhe së shpejti do të përfundojë edhe riparimi i objektit (ish- depoja) që do të shfrytëzohët pë udhëtarë. Mirëpo këto pohime nga kjo shkres i kanë hudhur poshtë kryetari Demaku dhe avokati komunal, Hakif Hasi. Ky i fundit ka sqaruar se në cilat baza jepet koncesioni. Hasi ka thënë se dhënja e objekteve më koncesion bëhet sipas Ligjit 02/L-44 për procedurën e dhënies së koncesioneve. Ai ka shtuar se në vështrim te nenit 43 pika 2 të këtij ligji, autoriteti kontraktues objektin më koncesion e jep për 10 vjer. Hasi ka shtuar se në bazë të nenit 36 pika 9 të po të njejtit ligj punët ndërtimore mund të fillojnë pasi të merret leja e ndërtimit. Avokati Hasi ka thënë se në bazë të këtij ligjit ndyshimi i destinimit të objektit që është në rastin konkret, shndërrimi nga stacioni i trenit në objekt hotelier, kërkohët leja e re urbane dhe leja e re e ndërtimit,nga të cilat, sipas tij, anjërën nuk i ka restorant “Kalaja”. Hasi ka shtuar se autoriteti kontraktues (Hekurudhat e Kosovës) këtë objekt e kanë dhënë në kundërshtim me Ligjin për procedurën e dhënies se koncesioneve ngase punët ndërtimore në këtë objekt kanë përfunduar gjatë vitit 2006, para se të bëhet shpallja e tenderit për dhënien më koncesion. “Tendëri për dhënien më koncesion të këtij objekti është shpallur dy herë dhe atë në më rastin e pelqimit më datën 16.05.2006, ndërsa kontrata e lidhur është bërë më 16.02.2007, pa u zbatuar procedurat nga neni 4 deri nenin 17 të ligjit në fjalë”, ka thënë Hasi, duke përfunduar se stacioni i trenit në Drenas nuk ka qënë i dedikuar vetëm për pritjen e udhëtareve dhe kryerjen e shërbimeve për udhëtarë, por një kat ka qënë objekt banseor për punëtoret që kanë shfrytëzuar këtë objekt, ndërsa kati i dytë ka qënë zyre pune.
Bekteshi: Komuna nuk ka fuqi të ma mbyllë lokalin
Zyrtarë komunalë thonë se kthimi i destinacionit që ka qënë më herët bëhet me qëllim që udhëtaret të kenë një vend destinimi për rpitje të trenit. Skender Hasi, drejtor për Ekonomi dhe Bujqësi, ka thënë se “Kalaja” nuk ka leje të shfrytëzimit dhe se kurrë nuk ka paguar tatimin. Ndërkaq pronarja e restorantit “Kalaja”, Mihane Bekteshi, ka thënë se me Hekurudhat e Kosovës ka kontratë për ta shfrytëzuar objektin, që ka shërbyer si stacion i trenit, 15 vjet. “Komuna e Drenasit nuk ka asnjë kompetencë mbi objektet e hekurudhave të Kosovës, pavarësisht në territorin e cilës komunë gjenden ato. Në rastin konkret, Komuna e Drenasit nuk ka asnjë fuqi ligjore që ta anulojë kontratën e nëshkruar mes meje dhe HK-së, e aq më pak të ma mbyllë objektin”, ka thënë Bekteshi. Ajo ka shtuar madje se në marrëveshjen që ka bërë, me një klauzulë të veçantë kanë lënë mundësinë për vazhdimin e shfrytëzimit të të njëjtit objekt, edhe pas kalimit të kohës prej 15 vjetëve. Ajo thot se edhe pas kërkesës se kryetarit të Komunës së Drenasit, drejtuar Hekurudhave të Kosovës, që këta të fundit të lirojnë objektin dhe ta kthejnë në stacion të trenit, ka biseduar me drejtorin e Infrastuktures hekurudhore, Nazmi Kajtazi, i cili i ka konfirmuar se “kontrata mbetët në fuqi dhe nuk mund të anulohet nga askush, pasi që ajo është miratuar edhe në Bordin e Drejtorëve të Hekurudhave të Kosovës”. Kërkesa për kthimin Qështja e restorant “Kalas” që të kthehet në destinimin e mëparshëm, sipas zyrtareve komunal është bërë duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetareve që nuk kanë një vend të caktuar ku mund të presin trenin dhe se restoranti nuk ka kurfare leje komunale per shfrytëzim dhe se është e dhënë më koncesion pa asnjë bazë ligjore. Madje një aktëvendim që ka siguruar “Koha Ditore” të protokoluar nga Drejtoria Komunale e Inspeksionit në vitin 2006 ka marrë vendim për pëzullimin e punimeve në stacionin e trenit, mirëpo pse nuk është zbatuar ky aktëvendim atëherë zyrtarët të tanishëm komunal nuk japin sqarim. Ata vetëm pasi që janë kryer punimet dhe është dhënë më koncesion ky objekt kërkojnë të zbatohët igji. Këto ndryshime ka kërkuar i pari i KK-së Nexhat Demaku. Ndërsa një burim i komunal i informuar mirë, ka azkuzuar qeverinë e mëhershme lokale që nuk kanë marrë një hap të tillë për kthimin e këtij destinimi, dhe ka shtuar se ky vendim i kryetarit Demaku, ndonese i qëlluar, mund të jetë edhe i vonë.



No comments: