Monday 6 April 2009

Kryekuvendari ankohet në Ministrinë e Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor



Drejtoria për Urbanizëm e Drenasit s’i jep leje ndërtimikryesuesit të KK-së, Idriz Hyesni


Drejtori i Urbanizmit i Drenasit, Liman Krasniqi, ka thënë se objekti i kryesuesit të KK-së nuk i plotëson kushtet teknike për leje. Ndërkaq kreu i legjislativit në Drenas Idriz Hyseni, njëherësh pronar i ndërmarrjes “Kulla”, e ka konsideruar si të padrejtë refuzimin e dhënies së lejes së ndërtimit

Bekim Dobra

Drenas, 29 mars - Refuzimi i lejes së ndërtimit për një objekt shumeëkatësh, pronë e kreut të KK-së, Idriz Hysenit, ka bërë që ky i fundit të ankohet në Ministrinë e Ambentit dhe Planifikimit Hapësinor ndaj kryeurbanistit të kësaj komune, Liman Krasniqi. Kërkesa e Hysenit drejtuar Drejtorisë së Urbanizmit për t’u pajisur me leje të ndërtimit i është refuzuar nga kjo e fundit me arsyetimin se punimet nuk janë në përputhshmeri të kushteve tekniko-urbanistike. “Po, i është refuzuar leja e ndërtimit shkaku që objekti i filluar nuk është në perputhje ne kushtet tekniko-urbanistike dhe planin detaj urbanistik për atë zonë të ndërtimit”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Liman Krasnqi. Ai ka shtuar se sipërfaqja e objektit ne raport me kushtet tekniko-urbanistike është rritur për disa metra katrorë. Krasniqi beson se ka kryer detyrën e tij konfrom ligjit dhe së drejtoria e Urbanizmit nuk mund të lëshojë leje urbanistike asnjë ndërtuesi, i cili nuk i plotëson kriteret. “Ajo pjesë është zonë urbanistike, dhe për çdo veprim, ndërtim apo rrënim, secili është i obliguar të pajiset me leje urbanistike”, ka potencuar drejtori Krasniqi. Mëgjithatë ky refuzim i dhënies së lejes ka ardhur katër muaj pas fillimit të punimeve nga ndërmarrja “Kulla”, e cila tanimë ka ndërtuar katin e katërt të ndërtesës. Ndonëse ka vazhduar ndërtimin pa leje, kreu i KK-së, Hyseni, vendimin e kolegut të tij Krasniqi e ka cilësuar të padrejt pa bazë ligjore. Ai ka bindjen se i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara më ligj. Më herët ai i ka deklaruar KD-së se ka leje ndërtimi, por më refuzimin që i u bë nga DU-ja del se ai që nga fillimi ka bërë ndërtim pa leje. Për këtë kontest kreu komunal, Nexhat Demaku, nuk ka dhënë opinionin e tij nëse Drejtoria e Urbanizmit ka vepruar drejt, por ka deklaruar se janë duke pritur përgjigjën përfundimtare nga MAPH-ja.

Fotolegjenda: Prej katër muajsh objekti disakatësh e kreut të KK-së, Idriz Hyseni, është duke u ndërtuar pa lejen e komunës

No comments: