Monday 6 April 2009

“Fehmi Lladroci” ia zë vendin "Skënderbeut"


Kuvendarët e Drenasit riemërojnë sheshin kryesor të kësaj komune

Bekim Dobra

Drenas, 28 mars – Pasi që ka përjashtuar mediat nga seanca, Kuvendi Komunal i Drenasit ka vendosur që sheshin që mbante emrin “Skënderbeu” ta emërtojë me emrin e dëshmorit Fehmi Lladroci. Përzënien e mediave e kanë kundështuar shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kanë kërkuar një debat transparent për këtë pikë, mirëpo më insistimin e kryesuesit të Kuvendit, Idriz Hyseni, seanca është zhvilluar pa praninë e gazetarëve. Sipas burimeve mirë të informuara brenda Kuvendit, pas një debate të tensionuar prej më tepër se tri orë, deputetët kanë vendosur që sheshi i Drenasit të marrë emrin e komandantit Fehmi Lladroci. Jo zyrtartarisht mësohet se ka pasur edge propozime të tjera për emrin e sheshit. “Rasim Kiqina”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Dëshmorët e Drenicës”, ishin tri prej propozimeve, të cilat janë apostrofuar në seancë dhe nga të cilat asnjëri nuk kaloi. Ndonëse vendimi për emërtimin e sheshit “Skënderbeu” nuk është shfuziquar, këshilltarët janë thirrur në Ligjin për vetëqeverisje lokale. "Të gjitha emërtimet jozyrtare dhe thirrjet e më hershme të këtij sheshi abrogohen më hyrjen në fuqi të këtij vendimi", është thënë në projektvendim dhe është shtuar se pas miratimit të tij nga ana e Kuvendit Komunal, organi profesional i Komunës e kthen në fuqi ligjore për zbatim. Sheshi “Skënderbeu” e ka trashëguar emrin e rrugës që kalonte në këtë pjesë të qytetit dhe më këtë emërtim njihet që nga viti 2002. Për ndërtimin e tij ishin rrënuar mbi 50 objekte private afariste dhe ishte larguar një pompë benzene. Punimet në ndërtimin e këtij sheshi ende nuk kanë mbaruar, ndonëse kanë nisur nga fund ii vitit të kaluar.

1 comment:

Unknown said...

Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr Ellen}! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në marrëdhënien tuaj ose martesën ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp her ( +2349074881619 ).

Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJIA E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJIA E SHËRIMIT TË HIV
* SHPELA E KAZINOS
*HEQI SHPELLAT E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJI E LOTERISË
*MAGJAT ME FAT
*MAGJAT E Pjellorisë